Shko te përmbajtja

Hipi Zhdripi i Matematikës/gj

Nga Wikibooks

gjykimi

[redakto]

Në logjikën matematike gjykimi (dëftimi, thënia) merret për koncept themelor i cili në aspektin e saktësisë (vërtetësisë) i nënshtrohet ligjit të përjashtimit të së tretës dhe ka vetëm njërën prej dy vlerave: është i saktë (i vërtetë) ose është jo i saktë (jo i vërtetë). Kështu, p. sh.:"Katrori është paralelogram";2>−7; 102⋮3; 5∈{0,1,2,...,9} ; 𝐍⊂𝐙 janë gjykime të sakta, ndërkaq:"Diagonalja e katrorit është më e vogël se brinja e tij"; 2=1,5 ; π=3 ; a+12≠(a+2)+1 janë gjykime jo të sakta.