Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/VII: Arrestimi dhe Mbajtja

Nga Wikibooks

PARAGRAFI :

1. Përveç sipas Nenit I.(3) dhe seksioneve (a)-(b) të këtij paragrafi, vetëm oficerët e policisë komunale do të jenë të autorizuar që të arrestojnë dhe të mbajnë individët në Kosovë.

  • (a) Policia Kufitare do të jetë e autorizuar brenda Kosovës që të arrestojë dhe mbajnë individët të cilët kanë shkelur dispozitat penale të ligjeve të imigracionit.
  • (b) Oficerët e Shërbimit Doganor do të jenë të autorizuar branda Kosovës që të arrestojnë dhe mbajnë individët të cilët kanë shkelur ligjet doganore.

2. Menjëherë pas arrestimit, oficeri që ka bërë arrestimin do ta informojë Komisionin Komunal për Jurispodencë Penale më të afërt, për arrestimin dhe mbajtjën e të arrestuarit. Pastaj ai do ta transferojë të arrestuarin në burgun përkatës më të afërt në Kosovë, në rastin sa më të shpejtë.

3. Oficerët mund të përdorin forcë të arsyeshme dhe të nevojshme në pajtim me rrethanat që mundësojnë arrestimin dhe që të mbajnë të arrestuar.

4. Kosova dhe komunat e saj përbërse do të themelojnë burgje që të mbajnë të pandehurit dhe që të burgosin individët të fajsuar me shkeljën e ligjeve të zbatueshme të Kosovës. Burgu do të funksionojë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Hyrja në këto burgje do t’i lejohet përsonelit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.