Dokumenti i Rambujesë/Korniza/II: Masat e Ndërtimit të Besimit
Appearance
- Ndërprerja e Përdorimit të dhunës
- Përdorimi i dhunës në Kosovë do të ndërpritet menjëherë. Në përputhshmëri me këtë marrëveshje, shkeljet e pohuara të armëpushimit do t‘u raportohen vëzhguesve ndërkombëtar dhe ato nuk do të përdorën për të justifikuar dhunën si përgjigje.
- Statusi i policisë dhe forcave të sigurisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe tërheqjen e forcave, do të qeveriset sipas dispozitave të kësaj Marrëveshjeje. Forcat paramilitare dhe të parregullta në Kosovë janë të papajtueshme me dispozitat e kësaj marrëveshjeje.
KTHIMI - Palët e njohin se të gjithë personat kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre. Autoritetet e përshtatshme do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të mundësojnë kthimin e sigurtë personave, duke përfshirë dhënien e dokumenteve të nevojshme. Të gjithë individët do të kenë të drejtë të rimarrin pasuritë e tyre të patundshme, të drejtën e shfrytëzimit të pronës shtetërore, dhe të rehabilitojnë pronën dhe pasurinë e tyre. Palët do t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për rikthimin e personave në Kosovë.
- Palët do të bashkëpunojnë me Komisariatin e Lartë për Refugjatë (UNHCR) në të gjitha përpjekjet e tij, si dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare joqeveritare rreth riatdhesimit dhe kthimit të personave, duke përfshirë ato organizata të cilat do të vëzhgojnë trajtimin e personave pas kthimit të tyre.
Lejimi i Ndihmës Ndërkombëtare - Asnjë pengesë nuk do t’i bëhët qarkullimit normal të mallërave në Kosovë, përfshirë materialet për rekonstruim të shtëpive dhe strukturave. Republika Federative e Jugosllavisë nuk do të kërkojë viza, çështjen rreth doganimit si dhe formalitetet që kërkohen për Misionin për Implementim (IM), UNHCR-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare, si dhe organizatave joqeveritare të cilatë punojnë në Kosovë, të determinuara nga Shefi i Misionit për Implementim (CCIM-angl.)
- I tërë personeli, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar i angazhuar me punë në organizatat ndërkombëtare ose joqeveritare duke përfshirë Kryqin e Kuq të Jugosllavisë, do të ketë qasje të palimituar në gjithë popullin e Kosovës për qëllime të ndihmës humanitare. Të gjithë personat në Kosovë do të kenë dhe hyrje të ngjajshme të pa penguar, të sigurtë dhe të drejtëpërdrejtë në selitë e organizatave të tilla.
Çështjet tjera - Organet Federale nuk do të marrin asnjë vendim që ka efekt të ndryshëm, të pabarabartë (të papajtueshëm), të dëmshëm ose diskriminues për Kosovën. Vendime të tilla, nëse ndodhin, do të jenë të pavlefshme në lidhje me Kosovën.
- Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të deklarohet në Kosovë.
- Palët do të pajtohen menjëherë me të gjitha kërkesat për përkrahje nga Misioni për Implementim (MI). Misioni për Implementim do të ketë frekuencat e veta për transmetimin e Radio dhe TV programit për Kosovë. Republika Federative e Jugosllavisë do t’i sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme, duke përfshirë edhe frekuencat për radio-lidhje për të gjitha organizatat humanitare, përgjejgëse për shpërndarjen e ndihmave në Kosovë.
Arrestimi i Luftëtarëve dhe Çështjet Juridike - Të gjithë personat e ndaluar ose personat të cilët mbahen nga palët pa akuza do të lirohen. Palët gjithashtu do t’i lëshojnë dhe transferojnë, në pajtueshmëri me këtë marrëveshje, të gjithë personat që mbahen në lidhje me konfliktin. Palët do të bashkëpunojnë plotësisht me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), të lehtësojnë punën e tij në pajtueshmëri me mandatin që ka, duke përfshirë qasje të plotë te të gjithë personat e tillë, pavarësisht nga statusi i tyre, kudo që mund të mbahen, për vizita në pajtueshmëri me procedurat e punës standarde të KNKK-së.
- Palët do të ofrojnë informata, përmes mekanizmave për kërkim të KNKK-së, familjeve të të gjithë personave të cilët nuk figurojnë nëpër regjistrat e KNKK-së. Palët do të bashëkpunojnë plotësisht me KNKK dhe Komisionin Ndërkombëtar për Personat e zhdukur në përpjekjet e tyre për të përcaktuar identitetin, vendqëndrimin dhe fatin e personave të tillë.
- Secila palë:
- (a) - nuk do ta persekutojnë asnjërin për krimet që ndërlidhen me konfliktin në Kosovë, përveç personave të akuzuar për shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar. Në mënyrë që të ndihmohet transparenca, palët do t’u lejojnë ekspertëve ndërkombëtar (përfshirë ekspertët e Mjeksisë Ligjore) së bashku me hetuesit shtetëror;
- (b) - do të japin amnesti të përgjithshme, për personat, të dënuar për krime të motivuara politikisht, të ndërlidhura me konfliktin në Kosovë. Kjo amnesti nuk do të vlejë, për ata që dënohen në mënyrë të duhur për shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar, në gjykime të hapura dhe të drejta, të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare.
- Të gjitha Palët do të respektojnë obligimet e tyre për të bashkëpunuar në hulumtimin dhe persekutimin e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar.
- (a)-Në bazë të dispozitave të Rezolutës 827 (1993) dhe Rezolutave vijuese të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, palët do të ofrojnë bashkëpunim të plotë rreth aktiviteteve të Gjyqit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë gjatë hetimeve dhe persekutimeve, duke përfshirë zbatimin e kërkesave të gjyqit dhe lehtësimin e hulumtimeve.
- (b)-Palët do t’u lejojnë ekspertëve ndërkombëtar (duke përfshirë edhe ekspertët e Mjeksisë ligjore dhe Hulumtuesit) hyrje të plotë, të lirë dhe të papenguar për të hulumtuar të gjitha pandehmat për shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Mediat e Pavarura
- Duke pasur parasysh rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura në zhvillimin e një klime demokratike, politike dhe të domosdoshme për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, palët do të sigurojnë liritë më të mëdha të mundëshme të shtypit në Kosovë në të gjitha mediat, publike dhe private përfshirë këtu edhe gazetat, televizionin, radion dhe internetin.
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje