Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/VI: Sigurimi i Kufijëve Ndërkombëtar
Appearance
<< | 2. Sigurimi Publik Policor dhe Civil | >> |
< | Neni VI Sigurimi i Kufijëve Ndërkombëtar |
> |
PARAGRAFI :
.
[redakto]1. Qeveria e RFJ-së do të kujdeset për pikat kalimtare zyrtare në kufirin e saj ndërkombëtar (me Shqipërinë dhe FYROM-in)
.
[redakto]2. Përsoneli i Organizatave të përmendura më poshtë mund të jetë prezent përgjatë kufinjëve ndërkombëtar të Kosovës dhe tek pikat kalimtare ndërkombëtare dhe nuk mund të veprojnë jashtë pushtetit të përshkruar në këtë Kapitull.
- (a) Policia Kufitare e Republikës së Serbisë
- (I) Policia kufitare do të vazhdojë të ushtroj autoritetin e vet në kufirin ndërkobëtar të Kosovës dhe në lidhje me zbatimin e ligjeve të RFJ-së për imigracion. Numri i përgjithshëm i policëve kufitarë do të zvogëlohët në 75 brenda ditëve pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshje.
- (II) Duke mbajtur numrin e përsonelit kufitar të specifikuar në paragrafin (i) radhët e Policëve Kufitarë ekzistues që veprojnë në Kosovë do të zmadhohën nga radhët e rekrutëve të rinjë, ashtu që të përfaqësojnë popullatën e Kosovës.
- (III) E tërë policia Kufitare e stacionuar në Kosovë duhët të vijojë stërvitjën në Akademinë Policore në Kosovë brenda 18 muajve pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshje
- (b)Zyrtarët Doganorë
- 1. Shërbimi Doganor i RFJ-së do të vazhdojë të ushtrojë juridiksionin në pikë-kalimet kufitare ndërkombëtare zyrtare të Kosovës, dhe në depotë doganore si të jetë e nevojshme në Kosovë. Numri i përgjithshëm i përsonelit doganor do të zvogëlohet në 50, brenda 14 ditëve pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.
- 2. Oficerët Shqiptarë të kosovës të Shërbimit doganor do të ushtrohën dhe të shpërblehën nga RFJ-ja.
- (c) CIM-i do të bëjë shqyrtimin periodik të nevojave të policëve kufitar dhe doganorë dhe do të kenë autoritet që të rrisin apo zvogëlojnë numrin e përsonelit të specifikuar në paragrafet (a) (i) dhe (b) (i) më lartë, në mënyrë që të reflektohët nevoja operative dhe të përshtatet përbërja e çdo njësie doganore.
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje