Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/I: Parimet e Përgjithshme

Nga Wikibooks

PARAGRAFI :

1. Të gjitha agjencionet për kontrollimin e zbatimit të ligjeve, organizatat dhe Personeli i palëve, që për qellime të këtij Kapitulli do të përfshijë doganierët dhe policinë kufitare të cilët punojnë në Kosovë, do të veprojnë në pajtim me këtë marrëveshje dhe do tu përmbahen standardeve te njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut dhe procesit gjyqësor. Në zbatimin e funksioneve te tyre, personeli për kontrollimin e zbatimit të ligjeve nuk do të diskriminojnë në asnjë bazë, p.sh. gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, përcaktimit nacional, pronës, lindjes, apo ndonjë statusi tjetër.

2. Palët ftojnë Organizatën për Siguri dhe Bashkpunim në Europë (OSBE-në) përmes Misionit Implementues (MI) të vezhgojë dhe mbikqyrë implementimin e këtij Kapitulli dhe dispozitat shoqëruese të kësaj marrëveshjeje. Shefi i Misionit Inplementues (CIM-ang) apo i deleguari i tij, do të ketë autoritet që tu jap Palëve me dispozitat ekëtij Kapitulli. Palët pajtohen që tërësisht të bashkëpunojnë me MI- të cilit i është përcaktuar të kryejë detyrë rreth çështjeve policore, do të kenë të drejtë të mbajnë uniforma përderisa shërben në këtë pjesë të misionit.

3. Duke u kryer detyrat e tij, CIM do të informojë dhe konsultojë KFOR-in në menyrë të duhur.

4. MI-ja do të jetë e autorizuar të:

  • (a) Vëzhgojnë dhe inspektojnë aktivitetet që kanë të bejnë me kontrollimin ezbatimit të ligjeve, personelin dhe lokalet, duke përfshirë këtu edhe policinë kufitare dhe njësitë doganore, si dhe organizatat gjyqësore shoqëruese, strukturat dhe procedurat;
  • (b) Këshillojnë forcat dhe përsonelin për kontrollimin e zbatimit të ligjeve, duke përfshirë këtu edhe policinë kufitare dhe njësitet doganore, dhe kur është e nevojshme, i shtyejnë këto njësi që të jenë në pajtueshmëri me këtë Marrëveshje, duke përfshirë këtu edhe këtë Kapitull, dhe japin direktiva përkatëse bindëse në koordinimin me KFOR-in;
  • (c) Marrin pjesë dhe udhëheqin stërvitjen e përsonelit për kontrollimin e zbatimit të ligjeve;
  • (d) Në bashkëpunim me KFOR-in, vlerësojnë kërcnimet ndaj rendit publik;
  • (e) Këshillojnë dhe u ofrojnë udhëheqje autoriteteve qeveritare për masat që duhet marrë kur kemi të bëjmë me kërcnimin e rendit publik, dhe sa i përket organizimit në mënyrë efikase të agjencioneve për kontrollimin e zbatimit të ligjeve;
  • (f) Shoqërojnë personelin e Palëve për kontrollimin e zbatimit të ligjeve kur ata i kryejnë detyrat e tyre, sipas mendimit të duhur të MI-së;
  • (g) Disciplinojnë apo largojnë prej detyrës personelin e Palëve për siguri publike me shkas; dhe
  • (h) Kërkojnë përkrahje të duhur prej komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e ligjeve, që të mundësojnë që MI-ja të mund të zbatojë detyrat e caktuara me këtë Kapitull.

5. Autoritetet Kosovare, republikane, dhe federative për zbatimin e ligjeve dhe autoritetet ushtarake Federale do të jenë të detyruar, në fushat respektive të pushtetit që kanë, të mundësojnë lëvizjen e lirë dhe të sigurtë për të gjithë njerëzit, automjete dhe mallëra. Ky obligim përfshinë detyrën për lejimin e lëvizjes (kalimit) të papenguar të pajisjeve policore në Kosovë, gjë që është aprovuar nga CIM dhe COMKFOR për përdorim nga ana e policisë Kosovare, duke përfshirë këtu çfarëdo përkrahje tjetër dhënë nën paragrafin 4 (h) më lartë.

6. Palët ndërmarrin si detyrë të ndihmohën reciprokisht, kur kërkohet, në dorëzimin e të akuzuarve për ndërmarrje të akteve kriminale banda juridiksionit të Palës, dhe në hetimin dhe persekutimin e shkeljeve tej kufirit të Kosovës me pjesët tjera të RFJ-së. Palët do të zhvillojnë procedurë dhe mekanizma për të cilat janë pajtuar, si përgjigje në këto kërkesa. CIM apo i deleguari i tij do t’i zgjidhë kontestet në këto çështje.

7. MI-ja do ta ketë për qëllim transferimin e përgjegjësive për kontrollimin e zbatimit të ligjeve të përshkruara në Nenin II (më poshtë), autoriteteve dhe organizatave të përshkruara në NeninII, në kohë praktike sa më shpejt e cila është në pajtueshmëri me sigurinë publike civile.