Si ka filluar të gjallëroj jeta në tokë?[redakto]
- Si ka filluar jeta, si duket vetëm Zoti i madh e dinë. Mirëpo shkencëtarët e kanë gjetur si ka filluar gjallërimi i saj. Sipas shkencëtarëve toka kishte jetuar 3 miliard vite pa gjallesa. Kur planeti ynë fillojë të ftohej si ftohet gaca e zjarrtë, fillojë të krijohet atmosfera. Aso kohe ajo ishte shumë e vrazhdë, binte shiu e reshje të përziera, ujë-elemente. Pikat që binin në tokë, grumbulloheshin dhe duke u grumbulluar u formuan liqenjëzit. Me reshjet shtohej edhe mbushja sipërfaqeve të parregullta dhe ‘‘liqenjëzit’’ lidheshin njëri me tjetrin. Nga këto lidhje u formuan sipërfaqe të mëdha me ujë nën të cilat filloj të lëvizë jeta. Si erdh deri tek ky gjallërim, unë nuk e di. Mund ta marrë me mend që gjitha të mirat e Zotit - që për ne shumica janë vdekjeprurëse - ishin në planetin tonë. Si duket lëvizja aq e nxituar e ujit, elementeve, ju mundësojë të përqafoheshin më shpesh ndërmjet veti. Vetëtimat e shpeshta me energjinë e tyre kujdeseshin për gjallërimin e elementeve. Dhe në fund të fundit filloj gjallërimi i jetës nga një lidhje e çuditshme e elementeve kimike - me gjasë e ka goditur reja këtë lidhje. Në gjithë këtë kaos të krijuar nga natyra, për të qenë apo për të mos qenë, qe qeliza qenia e parë që gjallëroi jetën.
Po, si dukej toka kur gjallërojë jeta?[redakto]
- Po të kishim një pasqyrim besnik të asaj kohe, nuk do besoje se ajo ishte toka që njohim ne. Sipërfaqja e saj ishte e gurtë dhe e kryesisht e rrafshët. Malet e para ende nuk kishin marrë formën të ngritur e të dallueshme. Sipërfaqe të mëdha ishin të mbuluara me dete. Këto dete ishin edhe pikënisja e gjallërimit të jetës nga qeniet e gjalla.
Si i quajnë gjeografët cofëtinat e moçme?[redakto]
- Mbeturinat e mbeturinave të kafshëve d.m.th mbeturinat e cofëtinave shkencëtarët i quajnë edhe më 'ile. ërtet ata me këtë shprehje përpos mbeturinat e cofëtinave kuptojnë edhe mbeturinat e dushkut e moçme të bimëve) e mbeturinat e të gjitha gjallesave që kanë jetuar në tokë. ten në gurëo edhe në lloç. Fosilet më të shpeketëmbët dhe pjesë tjeratë skeletit të kafshëve. Po ashtu edhe pjesë të forta të bimëve d.m.th pemëve sidomos lëvoret e forturosur. Pj buta,kafshëve, të bimëvrallë munë gjinden.
- Fosilet zakonisht gjenden në pjesë të tokës që janë ngurosur moti. Këto pjesë gjenden nën shtresat e sipërme dhe për të arritur deri tek to duhet gërmuar. Ndodh që shpalosjen e fosileve ta bëjë vetë natyra. Njerëzit hasin në to gjatë punimeve të tyre në miniera apo gurëthyese. Nganjëherë shkencëtarët kanë fat dhe gjejnë skeletin e plotë të kafshëve të moçme që tani janë të njohura nën emrin dinozaurë.
Gjallesat, ndikojnë në atmosferën e tokës?[redakto]
- Gjallesat e para anonin dhe i ngjanin më shumë bimëve se kafshëve. Me ndihmën e energjisë së diellit uji përzihej me një gazë (dyoksid-karbonin: dy oksigjen-një karbon) dhe formonte sheqerin si ushqim. Në këtë qark një oksigjen jashtëqitej (hidhej nga brendia e gjallesave) si mbeturin në atmosferë. Një pjesë e sasisë së hedhur të oksigjenit u mblodh në një shtresë të atmosferës duke formuar ozonin. Shtresa e ozonit vepronte si ombredh për gjallesat që anonin nga ana e kafshëve. Kohë pas kohe duke ndikuar në këtë mënyrë toka u shndërrua në një planet të gjallë.
Cilat janë vetit e rëndësishme të gjallesave?[redakto]
- Dy veti primitive i karakterizojnë gjallesat e para nën dete: grabitja dhe kopjimi. Nëpërmjet këtyre vetive ato ja merrnin detit energjinë dhe shumoheshin duke e kopjuar vetveten - e pse jo edhe të tjerët.
Si e gjen moshën e gurit gjeologu?[redakto]
- Nuk jam gjeologë, por më ka ra të lexojë se masa e elementeve kimike në gurë e dhe të ngurtë ndryshon me kalimin e kohës prej miliona viteve. Këto ndryshime, gjeologët me metodat e tyre i masin dhe sipas skemave të tyre i krahasojnë. Rezultatet që ju dalin atyre gjatë këtyre krahasimeve tregojnë moshën e gurit apo dheut të ngurosur.
- Kafsha cofë, e mbulon dheu, e harron koha, e gjen njeriu, vije shkencëtari dhe na tregon si është krijuar.
Kush ishte i pari me mbledhjen e fosileve?[redakto]
- Kur Ksenofani në Greqinë antike, para 2000 vitesh, gjente fosile, gazohej tej mase. Gjetjet e tij ishin kryesish mbeturina të peshqve, guacave të detit, mirëpo ato i gjente larg ujit të detit. Se çka do të thoshte kjo largësi, deri vonë ishte e panjohur. Leonardo da Vinçit dhe moshatarët e tij që fosilet ishin mbeturina të moçme të mbeturinave të kafshëve të ngordhura. Për shkencëtarët, tani ishte e qartë që disa pjesë të tokës në të kaluarën ishin të mbytura në ujë. Kjo e shpjegonte largësinë nga deti të vendeve ku Ksenofani kishte gjetur fosilet.
- Shkencëtarët kanë organizuar dhe sistemuar kohën ashtu që gjatë bisedimeve ndërmjet veti të mos thonë p.sh si flasim në biseda të lira moti, moti, moti apo diçka të ngjashme. Kohën fillestare të gjallërisë mbi tokë e kanë futur në një sistem të emërtuar Kambriku (lat.Aevum Cambricum ). Bëhet fjalë për një kohë zgjatje prej milion viteve 542 deri 488,3.
Si dukej jeta në atë kohë?[redakto]
- Shumë kafshë në kohën e Kambiumit që notonin e zvarriteshin kanë mbetur si fosile. Vendi më i popullarizuar për gjetje duket të jetë në Kanada (i quajtur ang.:’’Burges Shale’’). Është për të cekur që në këtë vend përpos mbeturinave të pjesëve të forta (halave) mund të gjinden edhe ato të buta – mishi. Kjo lë të kuptojë që nga këto mbeturina mund të nxjerrim përfundime - kemi diçka në dorë për atë kohë. Është kohë prej 120 vitesh. Është koha kur gjallesat jetonin vetëm në det dhe nga qeniet një qelizore u krijuan qeniet e përbëra nga shumë qeliza. Në këtë kohë kishte, skraja, meduza, kërmylla dhe yje deti.
Kur kanë quar krye peshqit?[redakto]
- Gjallesat e para të përbëra ishin pa kurriz - pa kurrizorët. ato ose ishin qull i butë si bie fjala shpuzoret apo meduzat, ose kishin kocka të ngjashme me kërmillin. Kurrizorët e parë d.m.th kafshët që kishin kurriz ishin peshqit. peshqit u krijuan nga fundi i Kambrikut. Në fillim nuk kishin turi - gojë, për të hëngër ushqimin por thithni cofëtinat e mbetura mbi sipërfaqe të nën detit.
Kur ishin peshqit sundues të botës?[redakto]
- Peshku sundues i botës!? - Asnjëherë, bota është në mendjen e njeriut. Por para 405 milion viteve ishte koha kur ata sundonin gjallesat tjera në tokë - ishte koha e peshqve, koha e quajtur Devoni (lat.: Aevum Devonianum). Tani në ujëra notonte tyrli-tyli lloj i peshkut - për këtë edhe vetë shkencëtarët shpesh këtë kohë e quajnë koha e peshkut. Llojet e reja, kishin gojë dhe ishin notues shumë të mirë - në krahasim me llojet e përparshme të gjallesave. Këto dy aftësi bënë që filloj gjuetia, lufta për ekzistencë solli mbretërit e nën detit - peshku gjuante peshkun. Llojet e peshqve që kishin mburoja kocke apo floska ishin para ardhësit e Peshkaqenit (lat.: Selachimorpha) dhe Batoideve (lat.:Batoidea) - duken si lopa e detit.
Kur e pushtuan bimët tokën?[redakto]
- Lufta për gjallëri brenda qarkut të jetës, në brendinë e detit kishte filluar. Me paraqitjen e një lloj peshku Opistognathidae bimët filluan të pushtojnë tokën - popullojnë. Duket se shkak ka qenë që bimët nuk mund të notonin më tej në ujë, peshën e tyre duhej ta mbante diçka dhe për minerale ju duheshin rrënjët të cilat ato i lëshuan në dhe.
- Nuk e di. Për me u krijua njeriu - ndoshta. Por kam lexuar që gjallesat e para mbi sipërfaqe duhet të kenë qenë para ardhësit e insekteve dhe të merimangave - për këto të fundit kamë dëgjuar se janë gjindse në çdo hapësirë e rrethanë. Këto dy lloje, për ushqim, duhej të kenë përdorur bimët. A, po e gjeta. Po thotë: peshqit e parë që e kanë lënë ujin, paskan pas aftësi frymëmarrje edhe në ajër edhe në ujë. - po vazhdon - Në hapësirën e re nuk paskan pas armiq dhe paskan pasur ushqim të begatshëm. - nuk e kuptova, kanë qenë frikacakë apo sy-unët.
A kanë fakte gjeografët për pushtimin e dheut nga gjallesat?[redakto]
- I vogël jam, për këtë punë - më duhet të mësojë më shumë. Deri atëherë më mbetet të besojë atë çka lexojë nga gjeografët. Gjeografët thonë që edhe sot ka peshq që gjallërojnë e marrin frymë mbi dhe. Për shembull ata marrin një lloj peshku gabzherr që jeton në Afrikë - sipas biologëve i takon klasë Dipnoi. Ky lloj paska aftësi të gjallëroj në ujë dhe të mbijetojë në shtatin e tharë të ujit. po ashtu ata marrin shembull edhe një lloj kapërcyes të lloçit, vëzhgon gjahun në ujë e pjesën tjetër e mbanë jashtë ujit. Ngjashëm me këta shembuj duhet të kenë qenë edhe llojet e para të peshqve që e kanë popullzua dheun.
Cilat gjallesa jetojnë edhe në ujë edhe në dhe?[redakto]
- Po gjurmojë në internet ... - e gjeta. Këto gjallesa nga shkencëtarët quhen Amfiben dhe qenkan kafshë, lloji i parë i të cilave është paraqitur para 400 milion viteve. Dhe trupat e tyre kanë arritur edhe 1 metërshin. Përmendet emri në latinisht Ichthyostega.
Gjithashtu edhe breshkat kan aftësi per të ndenjur edhe ne ujë edhe ne tokë por zakonisht ato ne tokë dalin për të lëshuar vezë
- Cili lloj i gjuetisë!? Gjuetinë nën det e shtjelluam. Gjallërimi i gjallesave është një dukuri në vete. Zhvillimi, përsosja e mënyrave të gjuajtjes, si duket në natyrë nuk kanë kufi. Kështu, në një kohë, kohë karboni - thonë shkencëtarët, si pasojë e ngrohtësisë dhe lagështisë mbi dhe u shtrin e zgjeruan lloje të xhunglës. Këto hapësira ishin e mira e Zotit në tokë për insekte, merimanga, shumë-këmbësit dhe pa kurrizorë tjerë. Nëpërmjet lëvores së drunjve, shumë-këmbshit ja arritët disi të ngritën në lartësi. Nga aty filluan larvat dhe nga këto flutra-shpezët - disa arrinin edhe madhësinë e pulave tona. Këto shpezë filluan gjuetinë nga ajri - gjuanin insektet.
Si e masin gjeologët kohën?[redakto]
- Shtyp! ... Ndalo! Sa është ora, ju lutem!? Përndryshe ata kohën e gjatë të historisë të jetës së tokës e ndajnë në periudha. Gjeologët këto periudha që zgjasin miliona vjet i ndajnë më tej. Si duket këto periudha kanë të bëjnë edhe me paraqitjet e para të llojeve të gjallesave sepse në secilën periudhë gjallëronin gjallesa tjera.Historia gjeologjike e Tokës, si dhe historija e njerzimit , ndahet në njësi kohore. Një njësie të caktuar kohore të historisë gjeologjike I përgjigjet koha e krijimit të një serie më të vogël apo mëtë madhe të depozitimeve ( fundrrimeve) shkëmbore.Historia gjeografike ndahet në katër era:
- parakembriane (koha ose era e lashhtë)
- paleozoiku (koha ose era e jetës së lashtë)
- mezozoiku ( koha ose era e jetës së m,esme )
- kenozoiku ( koha ose era e jetë së re)
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|