Atje lartë është ftohtë apo nxehtë?[redakto]
- Jam ngjitur në bjeshkë, ka qenë shumë ftohtë. Kur jam lëshuar në fushë ishte shumë nxehtë. Pasta lexova se çdo 100 metra lartësi, temperatura bie diku 0.6 grad.
E, pse skandinavët dhe skocezët reve u thonë "Perlmut"?[redakto]
- Mbi shkrepat dhe malet e gjerësisë gjeografike veriore, p.sh. Norvegji apo Skoci në netët e verës në qiellin e errët mund të shihen retë që xixëllojnë. Si duket kjo dukuri ka të bëjë me pluhurin e vullkaneve që ka arritur disi të depërtojë në stratosferë.
- Klima! Dikur moti, klimës i thonin moti. Tani motit, gjeografët po i thonë klimë e klimës mot. Si do që të jetë njëra është për ndryshimet atmosferike brenda periudhës prej 24 orësh dhe tjetra si mesatare e të parës në periudha të pacaktuara. Po më mirë ta pyesim Ekspert Gjeografin.
- Ekspert Gjeografi na shkruan: Klima (nga grq : pjerrtësi, klima) eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar .
A ka klimë të ftohtë e klimë të nxehtë?[redakto]
- Po ka mote me kohë të nxehtë dhe kohë të ftohtë. Moti apo klima e tokës, kryesisht është në duart e diellit. Rrezet e tij ngrohin dheun, ajrin dhe ujin. Energjia më e madhe e këtyre rrezeve është si nxehtësi përreth ekuatorit. Në këtë pjesë të tokës rrezet e diellit bien gati pingul. Për këtë në vendet afër ekuatorit motet janë më të ngrohta. Sasia më e vogël e rrezeve të diellit bie në hapësirat përreth poleve. Kjo ndodhë për shkak të pjerrtësisë së rënies së tyre. Për këtë edhe motet në këto anë mbajnë janë më të ftohta.
Pse mesdita është më e ngrohtë se mëngjesi?[redakto]
- Në mëngjes por edhe në mbrëmje, këndi i rënies së rrezeve të diellit është i pjerrët. Në anën tjetër në mesditë, kur dielli gjendet në zenit (mbi kokë) rrezet bijën pingul. Pjerrtësia e këndit të rënies së rrezeve ndikon shumë në sasinë e tufave të rrezeve të diellit.
- Shprehje nga ekspertët!? Shkencëtarët dhe ekspertët, sipas logjikës së tyre e kanë bërë ndarjen e planetit në pesë pjesë kryesore ku moti ndryshon d.m.th 5 zona klimatike. Që të pestat i kanë emërtuar: zona me klimë polare - ngrica, zona me klimë të ftohtë e të butë - dimër të ashpër, zona me klimë të ngrohtë e të butë - dimër të butë, zona me klimë shkretëtire - e thatë, dhe zona me klimë tropiku - e nxehtë me lagështi. Mirëpo kjo nuk do të thotë që brenda një zone të mos ketë dallime. Faktorët tjerë si bie fjala lartësia mbi detare, afërsia e detit po ashtu luajnë rolë të madh brenda një zone.
Çka janë hapësirat e shtypjes së lartë dhe ato të shtypjes së ulët?[redakto]
- Janë hapësira të cilat luajnë një rol kyç të kohës. Kur ajri i ftohët e i rëndë fillon të shtrihet në sipërfaqe, shtypja e ajërti ngritët lartë në qiell. Hapësira e cila rrethohet nga një dredhë spirale e ajërt quhet hapësirë e lartë. Kjo dredhë në pjesën veriore të tokës, dredhon në drejtim të akrepave të orës, ndërsa në pjesën jugore në të kundërtën e akrepave. Hapësirat e larta sjellin me vete qiellin e kthjellët dhe në verë nxehtësi e thatësi e në dimër ngrica dhe frymë mërdhisje. Përndryshe këtyre tek ne i thonë Po fryn veri. Kur ajri i ngrohtë ngritët lartë në qiell, shtypja e ajërti bie në sipërfaqe. Si pasojë e kësaj vije deri tek dredha spirale që dredhë nga brenda. Hapësira e prekur nga kjo quhet hapësira e ulët. Kjo dredhë në pjesën veriore të tokës dredhon në të kundërtën e akrepave të orës, ndërsa në pjesën jugore në drejtim të akrepave. Këto hapësira me veti sjellin kohë të paqëndrueshme, me erë, vërshime dhe reshje.
- Nxehtësia e diellit shkakton avullimin e ujit të detit, liqenit, lumit dhe bimëve. Ky avull ngritët dhe zë vend në atmosferë si ujë në formë gazi. Kur ajri ngatërrohet në bjeshkë e male fillon të ngritët më lartë apo shtresat më të rënda i shtyjnë më lartë ato më të lehta. Kur shtresat e ngrohta d.m.th më të lehta arrijnë në lartësi të caktuar fillojnë të mblidhen në re dhe aty vije deri tek kondensimi - ftohja. Pasi që të jetë kondensuar sasi e caktuar e ajërti në re, ato nuk mund të notojnë në ajër dhe e lëshojnë ujin si pika.
- Disa re, duken si shtresë e masës së bardhë, të tjerat kanë strukturë si të pendlave, por edhe disa duket si cipa të mëdha e të murrme. Format e reve ndryshojnë me kalimin e kohës pasi që ato në atmosferë takohen ndërmjet veti. Po ashtu edhe era duke i endur ju ndryshon formë.
Pse fëmijët thonë borashiu?[redakto]
- Sepse është duke reshur ose janë duke treguar për një reshje të përziere mes shiut dhe borës pjesërisht të shkrirë.
- Eksperte e matjeve nëpër stacionet meteorlogjike e kanë një vegël që shkurt i thonë higroja, e në të vërtetë i thonë higrometri, e nxjerrin jashtë e fusin mrena edhe e "lexojin" një vlerë prej tij, e na tregojin se çfarë lagështie ka ajri.
- Ekspert Gjeografi na shkruan: Për matjen e lagështisë së ajrit shërbejnë: psikrometrat, hidrometri , polimetri dhe hidrografi.
Pse bubullon e veton qielli?[redakto]
- Për shkak se qielli na rrëfen të rejat, e veta njerëzit lëshojnë bubutë e tyre. Po ku e di une. Duhet me lexu diku. Sa munda me kuptu, ato po përplaskan ndërveti atje lartë përshkakë të elektrizimit të tyre e disa vetive tjeta, gjatë përplasjes po lëshojkan zhurmë. Ngjajshem si me gjërat e zakonshme në tokë, kur përplasen, ndër të tjera krijohet zhurmë. Varësisht nga materiali dallon edhe zhurma.
Pse retë i rrethojnë majën e bjeshkëve?[redakto]
- Pyete babin! Për tu krijuar retë duhet të ketë ajër me përqindje pakësa më të lartë të lagështisë se zakonisht. Kur ky ajër të ngritet lartë fillon të ftohet. Kjo dukuri ndodhë shpeshë mbi bjeshkë. Kështu, ajëri duke u ngritur e duke u ftohur kondenzohet në pika uji. Pikan më tej formojnë retë të cilat qëndrrojnë mbi bjeshkë apo edhe e rrethojnë majet e tyre.
Pse janë "shtatë palë re"?[redakto]
- Nuk e di. Thuje një numër mes peshëshit edhe dymbdhjetëshit! Disa re janë më të vogla, disa janë në kondenzim e sipër d.m.th në formim e sipër. Varëshisht nga fazat e formimit dhe rrethinës dallohe së paku 7 lloje të tyre. Kështu kanë vendosur ata që merren me studimin e tyre për të i dalluar. Po kështu këto lloje sjellin "me vete" edhe mot të ndryshem nga njëra tjetra. Kështu thuhet që retë pendël - kështu disa i thërrasin retë që gjendën më së larti - përbëhen kryesisht nga kristale, nuk janë të dendura por të rralla e të holla dhe krijohen në lartësi 10 000 metra.
Cili vend ka lagështi më së shumti?[redakto]
- Ai vend ku ka më së shumti ngrohtësi e ujë. Jo nxehtësi po ngrohtësi!!! Ndërsa në planet ky vend llogaritet të jetë diku në Kolombi, në jug të Amerikës, dhe quhet Tutunendo. Në këtë vend gjatë një viti, mesatarisht bijen 11 770 milimetra ujë për metër katrori ose paramendo me hapë një gropë të thellë sa gjashtë të rritur njëri sipër tjetrit. Kaq përafërsisht janë 11 770 milimetra ujë. Kjo ishte për lagështi, ndërsa për vendin që udhëheqë listen e vendeve me rreshje më të dendura na fletë Eksper Gjeografi.
- Ekspert Gjeografi na shkruan: Më së shumti të reshura bien në Cherrapunji, vend në Indi 9 000 milimetra, jo brenda një viti por brenda një muaji. Dhe si kjo mos të ishte mjaftë, në sezonën e vitit 1860/61 kishte 26 461 mililitra.
- Në tokë!!! Në tokë, në bjeshkët e ShBA-së që ndodhen në shtetin e brendëshem të tyre, Uashington, melet e quajtura Mount Reinir (amerikantë në harta e shkruajn Mount Rainier), brenda një viti (1971/1972) kanë rënë mbi 31 000 milimetra borë. Më këtë, kjo bjeshkë është vendi më i "borëzuar" në tokë. Është një vend i cili është bërë i njohur për rreshjet e dëborës më të mëdhajat brenda një ramje të sajë - një shtresë e krijuar pa ndërpreje. Sasia e regjistruar e borës, thuhet të ketë qenë 4 800 milimetra. Kjo ka ndodhur në vitin 1959 në Kalifoni të Amerikës, në malet e quajtura "Shasta" (Mount Shasta).
Me çka mund të ndikohet në mot?[redakto]
- Pse a nuk po të pëlqen koha a? Po. Sipas shkencëtarëve, bënë. A po me çka. Për me ditë me çka, duhet me ditë çka donë të ndikoshë. Kështu b.f. për krijimin e rreshjeve të shiut, përdoren "bërthama akulli" (p.sh. akull i thatë, apo jod i argjend). Këto hudhen nga aeoroplani nëpër re të pasura me avull. Pikat e ftohura të ujit, kapen për këto bërthama akulli dhe ngrihen. Kristalet e akullta rriten deri sa të rëndohen aq sa të zhyten në fund të resë. Gjatë zhytjes shkrihen dhe bien në formë reshtje shiu në tokë. Me çak, me aeroplan po se po, por edhe me gjëra tjera ndër to me mend.
Ku është më së nxehti në botë?[redakto]
- Nëpër furra, shkritore të metaleve e qisi vene! Përndryshe për pjesën natyrore të tokës, dallohen viset tropikale në të cilat rrezet e diellit bien më pingul se tjeter ku në tokë. Rekorin për këtë e mbanë Libia, saktësisht shkretira e quajtur nga shkentarët Shkretira e Libisë. Aty diku, më 1922 thuhet të jetë matur temperatura më e vogël nën hije 58 grad celcius. Pos kësaj, për nxehtësi të till, dallohet edhe vendi i quajtur "fusha e vdekur" (Death Walley) në Kaliforni. Aty më 1923 është matur teperatura 56,7 grad.
- Ekspert Gjeografi na shkruan:Temperatura maksimale ka arrit në AL'AZIZIYA (Libi- Afrika Veriore) 58ºC.
- Ekspert Gjeografi na shkruan: Monsunet.- janë erëra periodike. Këto erëra me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka,kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani. Monsunet përfshijnë hapësira të mëdha të tokës dhe të oqeanit, d.m.th. ato formohen ku sipërfaqet e mëdha ujore kufizohen me sipërfaqe të mëdha të tokës. Monsunet fryjnë dimrit prej tokës kah oqeani,sepse dimrit toka është më e ftohtë se oqeani dhe mbi tokë ekziston shtypje ajrore më e madhe, kështu që gradienti horizontal i shtypjes ajrore është i drejtuar prej oqeanit kah toka, për këtë erërat fryjnë prej oqeanit kah toka.
- Drita e diellit është një përziere e ngjyrave. Pikat e shiut që goditen nga rrezet e diellit veprojnë si pasqyrëza të imta apo prizma xhami duke i thyer e shpërndarë rrezet e dritës në ngjyra të vetme. Ylberin e shohim kur prapa nesh gjendet dielli dhe para nesh bie shiu. Në ditët me diell, në bahçe, me pakë mjete e mundime, mund të krijosh ylberin tënd personal.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|