Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikibooks
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Puntori (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 32: Rreshti 32:
|-
|-
|Kapitulli IV : '''[[/8|Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]
|Kapitulli IV : '''[[/8|Drejitimi i mjeteve dhe kafshëve]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]
|-
|Kapitulli V : '''[[/8|Normat e sjelljes]]''' || ...[[/8|Faqe 8]]
|-
|-
|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.
|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij.
Rreshti 44: Rreshti 46:


<!----
<!----

KAPITULLI 5

NORMAT E SJELLJES

NENI 138

PARIMI BAZE I QARKULLIMIT

1. Përdoruesit e rrugës duhet të sillen në mënyrë të tillë
që të mos paraqesin rrezik ose pengesë për qarkullimin dhe në
mënyrë që në çdo rast të respektohet siguria rrugore.
2. Sjelljet e veçanta, përveç atyre të parashikuara në
kapitujt e mësipërm, janë përcaktuar në normat në vazhdim.

NENI 139

SHPEJTESIA

1. Eshtë detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë
shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh
karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat
dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të
çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve
dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për
trafikun.
2. Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin
e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e
nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e
menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara
çdo pengese të mundshme.
3. Veçanërisht drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë
shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në
kthesa, në afërsi të kryqëzimeve dhe shkollave, ose vendeve të
tjera të frekuentuara nga fëmijët, të treguar me sinjale të
caktuara, në pjerrësi të forta, në kalime të ngushta ose të
rënduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së
pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe
të tjera, gjatë kalimit në zona të banuara ose në pjesë të
rrugës, anash të cilave ka ndërtesa.
4. Drejtuesi i mjetit duhet ta zvogëlojë shpejtësinë deri
në ndalim afër kalimeve të këmbësorëve dhe në çdo rast kur
këmbësorët që ndodhen në rrugë, vonojnë të largohen ose japin
shenja hutimi, si dhe kur me afrimin e mjetit kafshët që gjenden
në rrugë japin shenja frikësimi.
5. Drejtuesi i mjetit nuk duhet të bëjë garë në shpejtësi.
6. Drejtuesi i mjetit nuk duhet të qarkullojë me shpejtësi
të zvogëluar deri në atë masë sa të paraqesë pengesë ose rrezik
për qarkullimin normal.
7. Dispozitave të këtij neni i nënshtrohet edhe drejtuesi
i biçikletës, i kafshëve tërheqëse, të barrës dhe të shalës.
8. Cilido që shkel dispozitat e pikës 3 dhe 5, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet
mijë lekë.
9. Kur bëhet fjalë për shkelje të kryera nga drejtues mjeti
të përmendur në pikën 7, gjoba është nga dyqind e pesëdhjetë deri
në një mijë lekë.
10. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë.

NENI 140

KUFIZIMET E SHPEJTESISE

1. Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e
njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 110 km/orë për
autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë
për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe
40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.
2. Brenda kufijve maksimalë të sipërpërmendur, entet pronare
të rrugëve mund të caktojnë, duke vendosur edhe sinjalizimin
përkatës, kufij minimalë shpejtësie dhe kufij maksimalë
shpejtësie, të ndryshëm nga ata të caktuar në pikën 1; në rrugë
dhe pjesë rrugësh të caktuara, kur nuk mund të zbatohen në rastin
konkret kriteret e caktuara në pikën 1, del e nevojshme të
vendosen kufij të tjerë, sipas udhëzimeve që do të jepen nga
ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. Entet pronare të
rrugëve kanë për detyrë të rivendosin menjëherë kufijtë e
shpejtësisë, në rast se bien shkaqet që kanë detyruar vendosjen
e kufijve të veçantë. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse
mund të ndryshojë masat e marra nga enti pronar i rrugës, kur ato
bien në kundërshtim me udhëzimet e saj dhe sidoqoftë me kriteret
e pikës 1. Po kjo ministri mund të bëjë edhe ndryshimin e
kufijve, aty ku nuk ka vepruar enti pronar i rrugës; në rast të
moskryerjes, Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund të
veprojë drejtpërdrejt me kryerjen e punimeve të nevojshme, me të
drejtë zhdëmtimi nga enti pronar i rrugës.
3. Kategoritë vijuese të mjeteve nuk mund t'i kalojnë
shpejtësitë e poshtëtreguara:
a) ciklomotori: 30 km/orë
b) automjete ose motomjete që përdoren për transportin e
mallrave të rrezikshme, kur udhëtojnë të ngarkuar: 50 km/orë
jashtë qendrave të banuara; 30 km/orë brenda qendrave të banuara;
c) makina bujqësore dhe makina teknologjike: jashtë qendrave
të banuara 40 km/orë dhe 20 km/orë brenda qendrave të banuara,
kur kanë rrota pneumatike ose sisteme të tjera të barasvlershme;
15 km/orë në gjithë rastet e tjera;
d) autokarro: 60 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe 30
km/orë në qendrat e banuara;
e) autotrena të përbërë nga një automjet dhe nga një
rimorkio sipas shkronjave "h", "i" dhe "l" të nenit 54, pika 1:
70 km/orë jashtë qendrave të banuara; 35 km/orë në qendrat e
banuara; 80 km orë në autostradë.
f) autobusë dhe trolejbusë me peshë të përgjithshme me
ngarkesë të plotë më të madhe se 8 tonë: 70 km/orë jashtë
qendrave të banuara, 35 km/orë në qendrat e banuara, 90 km/orë
në autostradë;
g) automjete të destinuara për transportin e mallrave ose
për përdorime të tjera, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të
plotë më të madhe se 3.5 tonë dhe deri në 12 tonë: 70 km/orë
jashtë qendrave të banuara; 90 km/orë në autostradë;
h) automjete të destinuara për transportin e mallrave ose
për përdorime të tjera, me peshë të përgjithshme me ngarkesë të
plotë më të madhe se 12 tonë: 60 km/orë jashtë qendrave të
banuara; 80 km/orë në autostradë;
i) kamionë me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më
të madhe se 5 tonë që përdoren për transportin e njerëzve sipas
nenit 81, pika 6: 70 km/orë jashtë qendrave të banuara; 80 km/orë
në autostradë;
l) makina ngarkim-transporti kur udhëtojnë me ngarkesë të
plotë: 30 km/orë në qendrat e banuara; 60 km/orë jashtë qendrave
të banuara.
4. Në pjesën e pasme të mjeteve të treguara në pikën 3, me
përjashtim të shkronjave "a" dhe "h", duhet të tregohet
shpejtësia maksimale e lejuar. Kur kemi komplekse mjetesh,
treguesi i shpejtësisë kufitare vendoset në rimorkio ose në
gjysmërimorkio. Përjashtohen nga ky detyrim automjetet ushtarake
të përfshira në shkronjat "c", "g", "h" dhe "i" të pikës 3.
5. Në të gjitha rastet kur është parashikuar kufizimi i
shpejtësisë, mbeten në fuqi detyrimet e përcaktuara në nenin 139
6. Për të vërtetuar shkeljet e kufizimeve të shpejtësisë,
konsiderohen burim provash rezultatet e aparateve të homologuara
sipas rregullave, regjistrimet e tahografit dhe dokumentet
përkatëse të kalimit në autostradë, sipas përcaktimeve në aktet
në zbatim.
7. Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë
ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10
km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind
deri në dy mijë lekë.
8. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se
10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
9. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se
20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë
e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje
merret masa administrative plotësuese me pezullimin e
lejedrejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është
kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më
pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për tre deri
gjashtë muaj.
10. Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë
lekë.
11. Në qoftë se shkeljet e treguara në pikat 7, 8 dhe 9
kryhen gjatë drejtimit të një mjeti të treguar në pikën 3,
shkronjat "b", "e", "f", "g", "h", "i" dhe "l", dyfishohet gjoba
e masave administrative të parashikuara.
12. Kur zotëruesi i një lejedrejtimi përsërit brenda një
viti shkeljen e parashikuar në pikën 9, merret masa
administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 4
deri në 12 muaj.

NENI 141

POZICIONI I MJETIT NE KARREXHATE

1. Mjetet duhet të qarkullojnë në anën e djathtë të
karrexhatës dhe në afërsi të kufirit të djathtë të saj, edhe kur
rruga është e lirë.
2. Mjetet që nuk kanë motor dhe kafshët, duhet të rrinë sa
të jetë e mundur më pranë kufirit të djathtë të karrexhatës.
3. Dispozita e pikës 2 zbatohet edhe për mjetet e tjera, kur
kryqëzohen ose përshkojnë një kthesë apo rakordim konveks, me
përjashtim të rasteve të qarkullimit në rrugë me dy karrexhata
të ndara, ose me një karrexhatë me të paktën dy korsi për çdo
sens lëvizjeje, ose me një karrexhatë me sens unik qarkullimi.
4. Kur një rrugë është e ndarë në dy karrexhata të veçanta,
duhet të qarkullohet në karrexhatën e djathtë; kur është e ndarë
në tri karrexhata të veçanta, duhet të qarkullohet në karrexhatën
e djathtë ose të qendrës, duke përjashtuar rastet kur
sinjalizohet ndryshe.
5. Duke përjashtuar rastet kur sinjalizohet ndryshe, kur një
karrexhatë është me dy ose më shumë korsi për sens lëvizjeje,
duhet të qarkullohet në korsinë më të lirë në të djathtë; korsia
ose korsitë në të majtë janë rezervuar për parakalimet.
6. Në rrugët e tipit A dhe B sipas nenit 2, pika 2, me tri
ose më shumë korsi për sens lëvizjeje, korsia në të djathtë është
e rezervuar për mjetet e ngadalta.
7. Brenda qendrave të banuara, duke përjashtuar rastet kur
sinjalizohet ndryshe, kur një karrexhatë ka dy ose më shumë korsi
për sens lëvizjeje, duhet të qarkullohet në korsinë e lirë që
është më djathtas; korsia ose korsitë në të majtë janë rezervuar
për parakalimet. Gjithsesi drejtuesit e mjeteve, për çdo
intensitet trafiku, mund të përdorin korsinë më të përshtatshme
në lidhje me drejtimin që do të marrin në kryqëzimin e ardhshëm;
vetë drejtuesit e mjeteve nuk duhet të ndërrojnë korsi, përveç
rasteve kur do të përgatiten për kthim djathtas ose majtas, apo
për të ndaluar, në përputhje me normat që rregullojnë këto
manovra.
8. Në rrugët me shina tramvaji në sipërfaqe, mjetet mund të
kalojnë mbi këto shina, me kusht që, në përputhje me kërkesat e
qarkullimit, të mos pengojnë ose ngadalësojnë lëvizjen e
tramvajeve, si dhe të mos jetë sinjalizuar ndryshe.
9. Në rrugët me dy palë shina në sipërfaqe, të dyja në një
anë të karrexhatës, mjetet mund të qarkullojnë në të majtë të
zonës së përshkuar nga shinat, mjaft që të mbeten gjithmonë
brenda pjesës përkatëse të karrexhatës sipas sensit të tyre të
qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e pasagjerëve.
10. Cilido që qarkullon kundërvajtje në kthesat, në
rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të
kufizuar, ose që e përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga
është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Si
pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese
me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri 6 muaj. Në qoftë se
shkelja përsëritet, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 4 deri
12 muaj.
11. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë.


NENI 142

QARKULLIMI I MJETEVE NE RRESHTA PARALELE


1. Qarkullimi në rreshta paralelë lejohet në karrexhatat me
të paktën dy korsi për çdo sens lëvizjeje, kur densiteti i
trafikut është i tillë që mjetet zënë gjithë pjesën e karrexhatës
të rezevuar për sensin e tyre të lëvizjes dhe lëvizin me një
shpejtësi që kushtëzohet nga shpejtësia e mjeteve që ecin
përpara, ose në rastin kur policët e trafikut e autorizojnë një
gjë të tillë. Lejohet, gjithashtu, qarkullimi në rreshta paralelë
në segmentet rrugorë përpara kryqëzimeve të kontrolluara nga
sinjale të ndritshme apo me dorë; në raste të tilla, kur jepet
sinjali "rrugë e lirë", kjo mënyrë qarkullimi duhet të vazhdojë
edhe në zonën e manovrës të këtij kryqëzimi.
2. Në qarkullimin në rreshta paralelë lejohet që drejtuesit
e mjeteve, duke përjashtuar rastet e mjeteve pa motor dhe
ciklomotorët, të mos pozicionohen afër kufirit të rrugës, mjaft
që të mbeten në korsinë e zgjedhur paraprakisht.
3. Kalimi nga një korsi në një tjetër lejohet, nëpërmjet
sinjalizimit paraprak, vetëm kur duhet të kapet korsia e djathtë
me synim për t'u kthyer djathtas, ose korsia e fundit në të majtë
me synim për t'u kthyer majtas, ose për të ngadalësuar
shpejtësinë apo për të kryer një qëndrim të vullnetshëm në anë
të karrexhatës, kur ky qëndrim është i lejueshëm. Drejtuesit e
mjeteve që ndodhen në korsinë e parë në të djathtë, mund,
gjithashtu, të zhvendosen nga kjo korsi, kur duhet të parakalojnë
një mjet pa motor ose një mjet të ngadalshëm në përgjithësi,
gjithmonë duke dhënë sinjalet e nevojshme.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 143

PERPARESIA

1. Drejtuesit e mjeteve, kur afrohen në një kryqëzim, duhet
të tregojnë kujdesin maksimal për të shmangur aksidentet.
2. Kur dy mjete janë duke u futur në një kryqëzim, ose kanë
trajektore që po ndërpriten, është e detyrueshme që përparësia
t'i jepet atij që vjen nga e djathta, me përjashtim të rasteve
kur sinjalizohet ndryshe.
3. Në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit
drejtuesit e mjeteve janë të detyruar t'u japin përparësi mjeteve
që lëvizin mbi shina, me përjashtim të rasteve kur sinjalizohet
ndryshe.
4. Drejtuesit e mjeteve duhet t'u japin përparësi mjeteve
të tjera në kryqëzime, në të cilat është vendosur nga autoriteti
kompetent sipas nenit 37 dhe kur kjo përparësi bëhet e njohur me
sinjale të caktuara.
5. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të ndalojnë para
vijës së ndalimit, përpara se të futen në kryqëzim, kur kështu
është vendosur nga autoriteti kompetent sipas nenit 37 dhe kjo
dispozitë është bërë e njohur me sinjale të caktuara.
6. Kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik,
drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të ndalojnë dhe t'i japin
përparësi atij që qarkullon në rrugë.
7. Eshtë e ndaluar zënia e një kryqëzimi, ose një kapërcimi
të linjave hekurudhore a të tramvajit, kur drejtuesi i mjetit nuk
ka mundësi të vazhdojë më tej dhe të lirojë në një kohë të
shkurtër zonën e manovrimit, në mënyrë që të lejojë kalimin e
mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera.
8. Kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe
pista për biçikleta, drejtuesi i mjetit ose i kafshës është i
detyruar të ndalojë dhe t'i japë përparësi atij që qarkullon në
rrugë. Detyrimi qëndron edhe nëse karakteristikat e këtyre udhëve
ndryshojnë në afërsi të hyrjes në rrugë.
9. Drejtuesit e mjeteve mbi shina duhet të respektojnë
sinjalet e përparësisë.
10. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
11. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura
në pikën 10 të paktën dy herë në një periudhë prej dymbëdhjetë
muajsh, në shkeljen e fundit merret masa administrative
plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 në 12 muaj.

NENI 144

MOSRRESPEKTIMI I SINJALIZIMIT RRUGOR

1. Përdoruesi i rrugës është i detyruar të sillet në mënyrën
e treguar nga sinjalizimi rrugor dhe nga polici i trafikut, sipas
normave të neneve nga 38 deri në 43 dhe normave përkatëse të
akteve në zbatim të Kodit.
2. Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi
rrugor, ose nga normat përkatëse të akteve në zbatim, si dhe nga
polici i trafikut, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
pesëqind deri në dy mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta
të parashikuara në nenet 6 dhe 7.
3. Drejtuesi i mjetit që vazhdon lëvizjen, ndonëse
sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë
lëvizje, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë
deri në njëzet mijë lekë, si dhe me masë plotësuese
administrative me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12
muaj.

NENI 145

MENYRA E VEPRIMIT NE KALIMET NE NIVEL

1. Përdoruesit e rrugës që janë duke iu afruar një kalimi
në nivel, duhet të tregojnë kujdesin maksimal, me qëllim që të
mënjanojnë aksidentet, si dhe duhet të ndjekin me kujdes
sinjalizimet e treguara në nenin 44.
2. Përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose
gjysmëbarriera, përdoruesit e rrugës duhet të sigurohen në afërsi
të sinjalizimit të parashikuar në aktet në zbatim, sipas normave
të nenit 44, pika 3, që asnjë tren të mos jetë duke u afruar dhe
në rast të tillë të kalojë menjëherë binarët; në rast të kundërt
duhet të ndalojë pa i zënë ato.
3. Përdoruesit e rrugës nuk duhet të kapërcejnë një kalim
në nivel kur:
a) janë mbyllur ose janë duke u mbyllur barrierat ose
gjysmëbarrierat;
b) gjysmëbarrierat janë duke u hapur;
c) janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese ose zanore
të parashikuara nga neni 44, pika 2, dhe nga aktet në zbatim,
sipas pikës 3 të të njëjtit nen;
d) janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave
ose gjysmëbarrierave të parashikuara nga po ai nen.
4. Përdoruesit e rrugës duhet të lirojnë me nxitim kalimin
në nivel. Në rast të ndalimit të detyruar të mjetit, drejtuesi
i mjetit duhet të përpiqet ta zhvendosë mjetin jashtë binarëve
ose, në rast se kjo është e pamundur, duhet të bëjë gjithçka të
mundshme për të shmangur çdo rrezik për njerëzit, si dhe të
veprojë në mënyrë që drejtuesit e mjeteve mbi shina të
paralajmërohen në kohën e duhur për qenien e rrezikut.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
6. Kur i njëjti subjekt kryen një nga shkeljet e përmendura
në pikën 5 të paktën dy herë në një periudhë prej dymbëdhjetë
muajsh, në shkeljen e fundit merret masa administrative
plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 në 12 muaj.

NENI 146

PARAKALIMI

1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon
një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i
ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara
normalisht për qarkullim.
2. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të
sigurohet paraprakisht që:
a) ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe
kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë;
b) drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi
nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër;
c) asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën
karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë
të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në
korsi, nuk ka filluar parakalimin;
d) që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të
lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh
diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do
të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga
drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të
parakalohet.
3. Drejtuesi i mjetit duhet, gjithashtu, duke përdorur
sinjalizimin përkatës të vendosur në mjet, të zhvendoset në të
majtë të mjetit që do të parakalohet, ta kalojë me shpejtësi,
duke ruajtur një largësi anësore të përshtatshme dhe pastaj të
zhvendoset djathtas sapo kjo të jetë e mundur, pa krijuar rrezik
ose pengesë. Në qoftë se karrexhata ose gjysmëkarrexhata është
e ndarë në shumë korsi, parakalimi duhet të kryhet në korsinë
menjëherë në të majtë të mjetit që do të parakalohet.
4. Mjeti që parakalohet duhet të lehtësojë manovrën dhe të
mos e rrisë shpejtësinë. Në rrugët me një korsi për sens
lëvizjeje mjeti që parakalohet duhet të qëndrojë sa më afër që
të jetë e mundur me kufirin e djathtë të karrexhatës.
5. Kur gjerësia, profili ose gjendja e karexhatës, duke
pasur parasysh edhe densitetin e qarkullimit në sens të kundërt,
nuk lejojnë të parakalohet lehtësisht dhe pa rrezik një mjet i
ngadalshëm, i madh ose i detyruar të respektojë një kufi të
caktuar shpejtësie, drejtuesi i këtij mjeti duhet ta ulë
shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të mënjanohet sa të jetë
e mundur, për të lejuar kalimin e mjeteve që vijnë pas tij. Në
qendrat e banuara drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik të
linjës për transportin e pasagjerëve nuk janë të detyruar të
zbatojnë dispozitën e fundit.
6. Në karrexhata me të paktën 2 korsi për sens lëvizjeje
drejtuesi i mjetit që, pasi ka kryer një parakalim, ka ndërmend
të parakalojë një mjet tjetër ose kafshë, mund të qëndrojë në
korsinë e përdorur për parakalimin e parë, me kusht që manovra
të mos jetë pengesë për mjetet më të shpejta që arrijnë nga
prapa.
7. Parakalimi duhet të kryhet në të djathtë, kur drejtuesi
i mjetit që do të parakalohet ka sinjalizuar se ka ndërmend të
kthehet në të majtë ose, në një karrexhatë me një sens, që ka
ndërmend të ndalojë në të majtë dhe ka filluar këto manovra.
8. Parakalimi i tramvajeve, kur ato nuk qarkullojnë në pjesë
rrugësh të rezervuara, duhet të kryhet nga e djathta, kur e lejon
gjerësia e karrexhatës nga e djathta e binarit. Në rastin e
karrexhatave me një sens lëvizjeje, parakalimi mund të kryhet nga
të dy anët. Kur tramvaji ka ndaluar në mes të karrexhatës për
hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve dhe nuk ka një shpëtuese,
parakalimi nga e djathta është i ndaluar.
9. Parakalimi, kur autobusi ose trolejbusi ka ndaluar për
hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve, bëhet me kujdesin më të madh.
10. Ndalohet parakalimi në afërsi ose përgjatë kthesave a
në kurrize rrugore dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të
pamjaftueshme. Në raste të tilla parakalimi lejohet kur rruga
është me dy karrexhata, të ndara ose me karrexhata me një sens
a me të paktën dy korsi me të njëjtin sens lëvizjeje dhe është
vendosur sinjalizimi horizontal përkatës.
11. Ndalohet parakalimi i një mjeti që është duke parakaluar
një tjetër, si dhe parakalimi i mjeteve të ndaluara ose me
lëvizje të ngadaltë në kalimet në nivel, në semaforë ose në raste
të tjera të bllokimit të trafikut, kur për këtë qëllim është e
nevojshme zhvendosja në pjesën e karrexhatës të destinuar për
sensin e kundërt të lëvizjes.
12. Ndalohet parakalimi në afërsi ose në kryqëzime.
Megjithatë lejohet në këto raste:
a) kur drejtuesi i mjetit që do të kalohet ka sinjalizuar
se ka ndërmend të kthehet nga e majta dhe e ka filluar këtë
manovër;
b) kur kryhet në rrugë me përparësi, por me dy karrexhata
të ndara ose me sens të njëjtë a me të paktën dy korsi me të
njëjtin sens lëvizjeje dhe kur korsitë janë kufizuar nga
sinjalizimi horizontal përkatës;
c) kur mjeti që parakalohet është me dy rrota pa motor,
gjithmonë kur nuk është e nevojshme zhvendosja në pjesën e
karrexhatës të destinuar për sensin e kundërt të lëvizjes;
d) kur qarkullimi rregullohet me semafor ose me polic
trafiku.
13. Ndalohet parakalimi në afërsi ose në kalimet në nivel
pa barriera, përveç rasteve kur qarkullimi rrugor rregullohet me
semaforë, si dhe kur mjeti ka ndaluar ose ka ulur shpejtësinë
pranë një kalimi këmbësorësh për të lejuar këmbësorët ta kalojnë
karrexhatën.
14. U ndalohet drejtuesve të autotrenave,
gjysmërimorkiatorëve dhe artikularëve parakalimi i autotrenave,
gjysmërimorkiatorëve, artikularëve dhe kamionëve jo vetëm për
rastet e parashikuara më sipër por edhe në rrugë ose pjesë
rrugësh, në të cilat ndalimi i parakalimit tregohet nga sinjale
të caktuara.
15. Cilido që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e
pikave 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndëshkohet me masë administrative me
gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
16. Cilido që nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave
9, 10, 11, 12, 13 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
pesëqind deri në dy mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e
parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë
nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur i njëjti subjekt kryen
një nga shkeljet e përmendura në këtë pikë të paktën dy herë, në
një periudhë prej dy vjetësh, në shkeljen e fundit merret masa
administrative plotësuese për pezullimin e lejedrejtimit nga 3
në 6 muaj, ose nga 6 deri në 12 muaj, në rastin e ndalimit sipas
pikës 14.

NENI 147

LARGESIA E SIGURISE NDERMJET MJETEVE

1. Gjatë lëvizjes mjetet duhet të mbajnë, kundrejt mjetit
që ndodhet përpara, një largësi sigurie të tillë që të garantohet
në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja
me mjetin që ndodhet përpara.
2. Jashtë qendrave të banuara, kur është vendosur një ndalim
parakalimi vetëm për disa kategori mjetesh, ndërmjet këtyre
mjeteve duhet të mbahet një largësi jo më e vogël se 100 m. Kjo
dispozitë nuk është e detyrueshme në pjesët e rrugës me dy ose
më shumë korsi për sens lëvizjeje.
3. Kur janë në veprim makina për pastrimin ose shpërndarjen
e borës, mjetet duhet të veprojnë me kujdes të veçantë Largësia
e sigurisë kundrejt makinave të tilla nuk duhet të jetë më e
vogël se 20 m. Mjetet që kalojnë në sens të kundërt duhet, nëse
është e nevojshme, të ndalojnë me qëllim që të mos pengojnë
punën.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
5. Kur si pasojë e mosrespektimit të dispozitave të këtij
neni ndodh një përplasje me dëmtime të rënda për mjetin, të tilla
që duhet të kryejnë kontrollin sipas nenit 79, pika 7, ndëshkimi
është me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë. Kur i njëjti subjekt, brenda dymbëdhjetë muajve
kryen të paktën dy herë të njëjtën shkelje sipas kësaj pike, në
shkeljen e fundit zbatohet masa plotësuese administrative me
pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në dy vjet.
6. Në qoftë se nga përplasja rezultojnë plagë të rënda të
njerëzve, ndaj drejtuesit të mjetit zbatohen sanksionet penale
për krimet e plagosjeve pa dashje ose të vrasjeve pa dashje.

NENI 148

KEMBIMI I MJETEVE NE KALIMET E ZENA ME PENGESA OSE NE RRUGET
MALORE

1. Kur këmbimi i mjeteve nuk është i mundur si pasojë e
punimeve, mjeteve të ndaluara ose pengesave të tjera, drejtuesi
i mjetit, i cili ka pengesë në sensin e tij të lëvizjes dhe nuk
mund të pozicionohet në buzën e djathtë të karrexhatës, duhet të
qëndrojë për të lënë të kalojnë mjetet që vijnë në sensin e
kundërt.
2. Në rrugët malore ose gjithsesi me pjerrësi të madhe, nëse
këmbimi me mjete të tjera është i vështirë ose i pamundur,
drejtuesi i mjetit që lëviz në zbritje duhet të ndalojë dhe të
pozicionohet sa më afër buzës së djathtë të karrexhatës ose të
zhvendoset në sheshndalim, kur ky ekziston. Kur drejtuesi i
mjetit që lëviz në ngjitje ndodhet pranë një sheshndalimi, duhet
të ndalojë në të, në rast se rruga është aq e ngushtë sa që në
të kundërt duhet të manovrohet duke lëvizur prapa.
3. Kur manovra e lëvizjes prapa bëhet e domosdoshme,
komplekset e mjeteve kanë përparësi ndaj mjeteve të tjera; mjetet
me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë më të madhe se 3,50
tonë kanë përparësi ndaj atyre me peshë të përgjithshme me
ngarkesë të plotë deri në 3.50 tonë; autobusët kanë përparësi
ndaj kamionave. Për rastet kur kemi mjete brenda së njëjtës
kategori me ato të sipërpërmendura, lëvizja prapa duhet të kryhet
nga drejtuesi i mjetit që lëviz në zbritje, duke përjashtuar
rastet kur lëvizja prapa paraqitet dukshëm më e lehtë për
drejtuesin e mjetit që lëviz në ngjitje, veçanërisht kur ky i
fundit ndodhet pranë një sheshndalimi.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në
dhjetë mijë lekë.
5. Në shkeljet e dispozitave të këtij neni zbatohet neni
147, pikat 5 dhe 6.

NENI 149

PERCAKTIME MBI SINJALIZIMIN PAMOR DHE NDRICIMIN E MJETEVE ME
MOTOR DHE RIMORKIOVE

Për zbatimet e këtij kapitulli, quhet:
a) fener largësie (i bardhë): sistemi që shërben për
ndriçimin në largësi të rrugës përpara mjetit;
b) fener joverbues (i bardhë): sistemi që shërben për të
ndriçuar rrugën përpara mjetit pa shkaktuar verbim;
c) fener i përparmë mjegullçarës (i verdhë): sistemi që
shërben për të përmirësuar ndriçimin e rrugës në raste mjegulle,
kur bie borë, shi ose ka re pluhuri;
d) fener i lëvizjes prapa (i bardhë): sistemi që shërben për
të ndriçuar rrugën prapa mjetit dhe që paralajmëron përdoruesit
e tjerë të rrugës se mjeti po kryen ose po fillon të kryejë
lëvizjen prapa;
e) tregues i ndritshëm i drejtimit me lëshim dritë (sinjalet
anësore): sistemi që shërben për të sinjalizuar përdoruesit e
tjerë të rrugës, që drejtuesi i mjetit po ndërron drejtim majtas
ose djathtas;
f) sinjalizim i ndritshëm i rrezikut: ndriçimi i
menjëhershëm i gjithë treguesve të ndritshëm të drejtimit;
g) sistemi i ndriçimit të targës së pasme të regjistrimit:
sistemi që shërben për të ndriçuar targën e pasme të
regjistrimit;
h) dritat e pozicionit të pasëm dhe të përparmë: sisteme që
shërbejnë për të sinjalizuar njëkohësisht praninë dhe largësinë
e mjetit të parë nga përpara ose nga pas;
i) drita e pasme për mjegull: sistemi tek ose dopjo që
shërben për ta bërë më të dukshëm mjetin nga pas në rastet e
mjegullave të dendura;
j) drita qëndrimi: sistemi që shërben për të sinjalizuar
praninë e një mjeti të ndalur në një qendër të banuar; në këtë
rast zëvendëson dritat e pozicionit;
k) dritat e pengesave: sistemi i destinuar për të plotësuar
dritat e pozicionit të mjetit, për të sinjalizuar përmasa
gabaritë të veçanta, penguese ndaj qarkullimit që ka ky mjet;
l) dritat e ndalimit: sistemi që shërben për t'u treguar
përdoruesve të tjerë që drejtuesi i mjetit ka vënë në përdorim
frenat e shërbimit;
m) sinjal reflektues: sistemi me reflektim dritë i destinuar
për të sinjalizuar praninë e mjetit;
n) panel reflektues ose fluoreshent: sistemi që shërben për
të sinjalizuar kategori të caktuara mjetesh.


NENI 150

SINJALIZIMI PAMOR DHE NDRICIMI I MJETEVE

1. Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor të mjeteve
është i detyrueshëm nga gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri
gjysmë ore përpara lindjes së tij, si dhe ditën nëpër tunele, në
raste mjegulle, kur bie borë, shira të fortë dhe në çdo rast
tjetër me fushëpamje të dobët.
2. Me përjashtim të mjeteve e ciklomotorëve me dy rrota dhe
motorëve, përdorimi i sinjalizimit pamor është i detyrueshëm edhe
gjatë ndalimit ose qëndrimit, duke përjashtuar rastet kur mjeti
bëhet tërësisht i dukshëm nga ndriçimi publik, ose kur qëndron
jashtë karrexhatës. Ky detyrim është në fuqi edhe kur mjeti
gjendet në korsinë e emergjencës.
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 151

PERDORIMI I SISTEMEVE TE SINJALIZIMIT PAMOR DHJE MJETEVE ME
MOTOR DHE RIMORKIOVE

1. Në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, pika 1, gjatë
lëvizjes së mjeteve me motor dhe mjeteve të tërhequra, duhet të
mbahen ndezur dritat e pozicionit, dritat e targës dhe, kur është
e përcaktuar, dritat e pengesës. Përveç këtyre dritave, në mjetet
me motor duhet të mbahen ndezur:
a) fenerët joverbues: në qendrat e banuara, kur ndriçimi
publik mungon ose është i pamjaftueshëm; jashtë qendrave të
banuara edhe kur ndriçimi publik është i mjaftueshëm; brenda dhe
jashtë qendrave të banuara në raste mjegulle, tymi, gjatë rënies
së borës dhe shiut të dendur; në qendrat e banuara këta fenerë
duhet të përdoren edhe kur ndriçimi publik nuk është i
vazhdueshëm dhe kur burime të tjera drite mund të ngatërrojnë
shikimin e drejtuesit të mjetit ose dukshmërinë e mjetit nga të
tjerët;
b) fenerët e largësisë jashtë qendrave të banuara, kur drita
e jashtme mungon ose është e pamjaftueshme; gjatë ndërprerjeve
të shkurtra të lëvizjes që lidhen me kërkesat e qarkullimit,
duhet të përdoren fenerët joverbues.
2. Fenerët joverbues dhe ato të largësisë nuk duhet të
përdoren për raste të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën
1. Ditën, në raste mjegulle, tymi, gjatë rënies së borës dhe
shiut të dendur, këta fenerë mund të zëvendësohen me fenerët
mjegullçarës të përparmë. Gjithashtu, në mjetet që transportojnë
të plagosur ose të sëmurë rëndë, fenerët joverbues duhet të
mbahen ndezur ditën për çdo rast dhe në orët e në rastet e
përcaktuara në nenin 150, pika 1, në qendrat e banuara, edhe pse
ndriçimi publik mund të jetë i mjaftueshëm.
3. Drejtuesit e mjeteve duhet të shuajnë fenerët e largësisë
dhe të kalojnë në fenerët joverbues në këto raste:
a) kur janë duke u këmbyer me mjete të tjera, duke kryer
ndërrimin e dritave në largësinë e nevojshme, me qëllim që
drejtuesit e mjeteve, me të cilët këmbehen, të mund të vazhdojnë
lëvizjen e tyre me lehtësi dhe pa rrezik;
b) kur ndjekin mjete të tjera në një largësi të vogël, me
përjashtim të rastit kur fenerët e largësisë përdoren me ndriçim
të ndërprerë për të sinjalizuar synimin e parakalimit të mjetit
që ecën përpara;
c) në çdo rast tjetër, kur ka rrezik të verbohesh,
përdoruesit e tjerë të rrugës ose drejtuesit e mjeteve që
qarkullojnë mbi shina, mbi ujë ose në rrugë të tjera fqinje.
4. Lejohet përdorimi i fenerëve të largësisë në mënyrë të
ndërprerë për të bërë paralajmërime të nevojshme për shmangien
e aksidenteve dhe për sinjalizimin e synimit për parakalim të
mjetit që ecën përpara. Ky përdorim lejohet gjatë qarkullimit
ditën dhe natën, si dhe duke i dhënë përparësi pikës 1, shkronja
"b", edhe brenda qendrave të banuara.
5. Në orët dhe rastet e treguara në nenin 150, gjatë
ndalimit dhe qëndrimit duhet të mbahen hapur dritat e pozicionit,
dritat e targës dhe, kur është e përcaktuar, dritat e pengesës.
6. Në qendrat e banuara dhe në orët dhe rastet e treguara
në nenin 150, pika 1, gjatë qëndrimit në kufirin anësor të
karrexhatës, mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre, nëse janë të
lidhura, dhe që kanë gjatësi jo më të madhe se 6 m dhe gjerësi
jo më të madhe se 2 m, mund të jenë të sinjalizuara, duke
përdorur në vend të dritave të pozicionit, dritat e qëndrimit të
dukshëm nga ana e trafikut.
7. Drejtuesit e mjeteve me motor duhet të aktivizojnë
sinjalizimin ndriçues të rrezikut:
a) në rastet e zënies së karrexhatës;
b) gjatë kohës së nevojshme për vendosjen dhe rimarrjen e
sinjalit të lëvizshëm të rrezikut kur ky është i nevojshëm;
c) kur për arsye defekti mjeti është i detyruar të lëvizë
me shpejtësi të reduktuar;
d) kur verifikohen ngadalësime të papritura ose rreshtime
në kolonë;
c) në të gjitha rastet kur ndalimi i emergjencës përbën
rrezik, qoftë edhe vetëm për momentin, për përdoruesit e tjerë
të rrugës.
8. Në rast mjegulle me fushëpamje më të vogël se 50 m, duhet
të përdoret drita e prapme për mjegull, për ato mjete që i
disponojnë.
9. Ndalohet përdorimi i sistemeve ose burimeve të tjera
ndriçuese të ndryshme nga ato të treguara në nenin 149.
10. Cilido që shkel dispozitat e pikës 9, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë,
si dhe me pezullimin e lejeqarkullimit për 6 muaj.
11. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni ose
përdor në mënyrë të gabuar sistemet e sinjalizimit me ndriçim,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë.

NENI 152

NDRYSHIMI I DREJTIMIT A I KORSISE OSE MANOVRA TE TJERA

1. Drejtuesit e mjeteve që kanë ndërmend të kryejnë një
manovër për t'u futur në fluksin e qarkullimit, për të ndryshuar
drejtimin ose korsinë, për të kthyer sensin e lëvizjes, për të
bërë lëvizje prapa, për t'u kthyer djathtas ose majtas, për të
zënë një rrugë tjetër, ose për t'u futur në një vend që nuk është
për kalim publik, si dhe për të ndaluar, duhet:
a) të sigurohen që mund ta kryejnë manovrën pa krijuar
rrezik ose pengesë për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke pasur
parasysh pozicionin, largësinë, drejtimin e tyre;
b) të sinjalizojnë paraprakisht qëllimin e tyre në një kohë
të mjaftueshme.
2. Sinjalizimi i manovrave duhet të kryhet nëpërmjet
sistemeve të caktuara ndriçuese, tregues të drejtimit. Të tilla
sinjalizime duhet të vazhdojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së
manovrës dhe duhet të ndërpriten kur ajo ka përfunduar
plotësisht. Me të njëjtat sisteme duhet të sinjalizohet edhe
ngadalësimi për të ndaluar. Kur sistemet e mësipërme mungojnë,
drejtuesi i mjetit duhet të kryejë sinjalizimin me dorë, duke
ngritur vertikalisht krahun, kur ka ndërmend të ndalojë, dhe,
duke hapur anash krahun e djathtë dhe atë të majtë, kur ka
ndërmend të kthehet.
3. Drejtuesit e mjeteve duhet gjithashtu:
a) për t'u kthyer nga e djathta, të qëndrojnë sa më afër që
të jetë e mundur me kufirin e djathtë të karrexhatës;
b) për t'u kthyer nga e majta, si dhe për t'u futur në zona
që nuk janë për kalim publik, të afrohen sa më shumë që të jetë
e mundur në aksin e karrexhatës dhe, në rast kryqëzimi, të
kryejnë kthimin pranë qendrës së kryqëzimit dhe në të majtë të
tij, përveç rasteve kur ka sinjalizim tjetër, si dhe kur gjenden
në një karrexhatë me një sens qarkullimi, të qëndrojnë sa më afër
që të jetë e mundur me kufirin e majtë të karrexhatës. Në të dy
rastet drejtuesit e mjeteve nuk duhet të hyjnë në rrugën tjetër
në sens të kundërt dhe duhet të tregojnë kujdesin maksimal;
c) në manovrat e prapakthimit dhe të futjes në fluksin e
qarkullimit t'u japin përparësi mjeteve në lëvizje normale.
4. Ndalohet përdorimi pa vend i sinjalizimit të ndryshimit
të drejtimit.
5. Gjatë kryerjes së manovrave drejtuesit e mjeteve nuk
duhet të kryejnë frenime të menjëhershme ose ngadalësime të
papritura.
6. Ndryshimi i sensit të lëvizjes është i ndaluar në afërsi
ose në kryqëzime, kthesa dhe kurrize, si dhe në largësi më pak
se 50 m prej tyre.
7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 153

KUFIZIMI I ZHURMAVE

1. Gjatë qarkullimit duhet të shmangen zhurmat shqetësuese
të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjetit, veçanërisht nëse
është me motor, nga mënyra me të cilën është sistemuar ngarkesa
dhe nga veprime të tjera që kanë të bëjnë me qarkullimin.
2. Sistemi zhurmëshues duhet të mbahet në gjendje të mirë
pune dhe nuk duhet të ndryshohet.
3. Në përdorimin e aparateve radiofonike ose të riprodhimit
zanor në mjete nuk duhen kaluar kufijtë maksimalë zanore të
pranueshëm, të përcaktuar nga aktet në zbatim, jashtë mjetit dhe
brenda mjetit për mjetet e shërbimit publik.
4. Sistemet e alarmit zanor të sigurimit nga vjedhja, të
vendosura në mjete, duhet të kufizojnë lëshimin zanor brenda
kufijve kohore të parashikuar nga aktet në zbatim të këtij Kodi.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë
lekë.

NENI 154

PERDORIMI I SISTEMEVE TE SINJALIZIMIT ZANOR

1. Sistemet e sinjalizimit zanor duhet të përdoren me kujdes
maksimal dhe vetëm për sigurinë rrugore. Sinjalizimi duhet të
jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur.
2. Jashtë qendrave të banuara përdorimi i sistemeve të
sinjalizimit zanor lejohet sa herë që e kërkojnë kushtet e
mjedisit ose të trafikut, për të mënjanuar aksidentet,
veçanërisht gjatë manovrave të parakalimit. Gjatë orëve të natës
dhe të ditës, kur është e nevojshme, sinjali zanor mund të
zëvendësohet me sinjalin ndriçues me ndërprerje të shkurtra
nëpërmjet dritave të largësisë, në rastet kur kjo nuk është e
ndaluar.
3. Në qendrat e banuara sinjalizimet zanore janë të
ndaluara, përveç rasteve të rreziqeve të menjëhershme. Në orët
e natës, në vend të sinjalizimit zanor, lejohet përdorimi i
dritave të largësisë me ndërprerje të shkurtra.
4. Në rast nevoje, drejtuesit e mjeteve që transportojnë të
plagosur ose të sëmurë rëndë përjashtohen nga detyrimi i zbatimit
të ndalimeve dhe kufizimeve për përdorimin e sistemeve të
sinjalizimit zanor.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 155

NDALIMI QENDRIMI DHE PUSHIMI I MJETEVE

1. Për zbatimin e këtyre normave:
a) me "ndalim" kuptohet ndërprerja e lëvizjes së mjetit për
shkak të nevojave të qarkullimit;
b) me "qëndrim" kuptohet pezullimi i përkohshëm i lëvizjes
edhe në zona ku nuk lejohet qëndrimi për të lejuar hipjen ose
zbritjen e njerëzve, si dhe për nevoja të tjera me kohëzgjatje
të vogël. Gjatë qëndrimit, që sidoqoftë nuk duhet të krijojë
pengesë për qarkullimin, drejtuesi i mjetit duhet të jetë i
pranishëm dhe i gatshëm për të rifilluar lëvizjen;
c) me "pushim" kuptohet ndërprerja e lëvizjes së mjetit e
zgjatur në kohë me mundësi largimi të drejtuesit të mjetit;
d) me "qëndrim emergjencë" kuptohet ndërprerja e lëvizjes
kur mjeti është i papërdorshëm, për shkak avarie ose duhet të
ndalojë për shkak të gjendjes së keqe fizike të drejtuesit të
mjetit a të një pasagjeri.
2. Përveç sinjalizimeve të ndryshme, si dhe në rastet e
parashikuara në pikën 4, në rast qëndrimi ose pushimi mjeti duhet
të vendoset sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë
të karrexhatës, paralelisht me të dhe sipas sensit të lëvizjes.
Kur nuk ekziston trotuar i ngritur, duhet të lihet një hapësirë
e mjaftueshme për kalimin e këmbësorëve, sidoqoftë jo më e vogël
se një metër.
3. Jashtë qendrave të banuara mjetet në qëndrim ose në
pushim duhet të vendosen jashtë karrexhatës, por jo në pistat për
biçikleta as në bankina, përveç rasteve kur është sinjalizuar
posaçërisht. Në rast pamundësie, ndalimi ose qëndrimi duhet të
kryhet sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të
karrexhatës, paralelisht me të dhe sipas sensit të lëvizjes. Në
karrexhatat e rrugëve me përparësi pushimi është i ndaluar.
4. Në rrugët urbane me një sens lëvizjeje pushimi lejohet
edhe përgjatë kufirit të majtë të karrexhatës, me kusht që të
mbetet hapësirë e mjaftueshme për kalimin e të paktën të një
rreshti mjetesh dhe sidoqoftë jo më i vogël se 3 m i gjerë, duke
marrë parasysh edhe një qëndrim të mundshëm në krahun e djathtë.
5. Në zonat e pushimit për nevoja të parashikuara mjetet
duhet të vendosen në mënyrën e sinjalizuar.
6. Në zonat ku pushimi lejohet për një kohë të kufizuar,
drejtuesi i mjetit është i detyruar të sinjalizojë, në mënyrë
plotësisht të dukshme, orarin kur ka filluar pushimi. Aty ku ka
sistem kontrolli të kohëzgjatjes së pushimit, është i detyrueshëm
përdorimi i tij.
7. Eshtë e ndaluar për cilindo të hapë dyert e një mjeti,
të zbresë nga ai, aq më tepër të lërë të hapura dyert, pa qenë
i siguruar paraprakisht që ky veprim nuk përbën rrezik ose
pengesë për përdoruesit e tjerë të rrugës.
8. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 156

NDALIMI I QENDRIMIT DHE PUSHIMIT TE MJETEVE

1. Qëndrimi dhe pushimi nuk lejohen:
a) në afërsi ose përgjatë kalimeve në nivel dhe mbi binarët
e linjave hekurudhore ose të tramvajit apo aq pranë tyre sa të
pengohet lëvizja;
b) në tunele, në nënkalime, nën mbikalimet, nën harqet dhe
portat, përveçse kur është sinjalizuar ndryshe;
c) në kurrize rruge dhe kthesa, jashtë qendrave të banuara
dhe në rrugët urbane të kategorisë së parë, edhe në afërsi të
tyre;
d) në sinjalet rrugore vertikale dhe semaforike dhe 30 m në
afërsi të tyre, kur pengojnë fushëpamjen, si dhe në sinjalet
horizontale të përzgjedhjes paraprake dhe gjatë korsive
udhëzuese;
e) jashtë qendrave të banuara, në zonat e kryqëzimeve dhe
në afërsi të tyre;
f) në qendrat e banuara në zonat e kryqëzimeve dhe në afërsi
të tyre në më pak se 5 m nga zgjatimi i buzës më të afërme të
karrexhatës tranversale, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe;
g) në rrugëkalimet dhe vendkalimet për këmbësorë, në korsitë
për biçikleta dhe mjete të ngjashme me to, si dhe në daljet e
tyre;
h) në trotuare, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe.
2. Pushimi i një mjeti në karrexhatë ndalohet:
a) në rrugëkalimet e mjeteve;
b) kudo ku ndalohet vendosja pranë një mjeti tjetër në
pushim të rregullt, ose zhvendosja e mjetit në pushim;
c) në rresht të dytë, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me
2 biçikleta, 2 ciklomotorë me dy rrota ose 2 motore me dy rrota;
d) në hapësirat e rezervuara për stacionimin dhe qëndrimin
e autobusëve, trolejbusëve dhe të mjeteve që qarkullojnë mbi
shina dhe, aty ku ato nuk janë të kufizuara me shenja, në një
largësi jo më të vogël se 15 m nga sinjali i stacionit, si dhe
në hapësirat e rezervuara për stacionimin e mjeteve të shërbimit
taksi;
e) në zonat e destinuara për mjetet e shkarkimit të mallrave
në orët e caktuara;
f) në bankina, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe;
g) në hapësirat e rezervuara për qëndrimin ose pushimin e
mjeteve për invalidë sipas nenit 186 dhe në rrafshet e pjerrëta
ose bashkimet e rakorduara ndërmjet trotuarëve, rampave a
korridoreve të tranzitimit me karrexhatën që përdoret nga këto
mjete;
h) në korsi ose karrexhata të rezervuara për mjete publike;
i) në zonat urbane për këmbësorë;
j) në zonat me trafik të kufizuar për mjetet e
paautorizuara;
k) në hapësirat e caktuara për impiante ose pajisje të
destinuara për shërbime të emergjencës ose të higjienës publike
të treguara me sinjalet përkatëse;
l) përpara kasave të plehërave urbane ose mbajtës të
ngjashëm;
m) vetëm gjatë orëve të punës, në dhe pranë pikave të
shpërndarjes së karburantit, të vendosura në zonën e rrugës, deri
në 5 m përpara dhe pas instalimeve të destinuara për furnizim.
3. Në qendrat e banuara ndalohet pushimi i rimorkiove, kur
janë të shkëputura nga mjeti tërheqës, përveç rasteve kur
sinjalizohet ndryshe.
4. Gjatë qëndrimit dhe pushimit drejtuesi i mjetit duhet të
marrë masat e nevojshme për të mënjanuar aksidentet dhe për të
mos lejuar përdorimin e mjetit pa pëlqimin e tij.
6. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
7. Masat që parashikon ky nen, zbatohen për çdo ditë
kalendarike të kohëzgjatjes së shkeljes.


NENI 157

HEQJA DHE BLLOKIMI I MJETEVE

1. Organet e policisë, të përmendura në nenin 12, kanë të
drejtë të vendosin për heqjen e mjeteve:
a) në rrugë dhe pjesë të saj, në të cilat me urdhëresë të
entit pronar të rrugës, është përcaktuar se pushimi i mjeteve
përbën pengesë a rrezik serioz për qarkullimin rrugor dhe kur
sinjali i ndalimpushimit jepet nga tabelat e vendosura
posaçërisht;
b) në rastet, për të cilat flitet në nenin 155, pika 4 dhe
6, si dhe në nenin 156, pikat 1, 2 dhe 3;
c) në të gjitha rastet e tjera, kur pushimi i mjeteve është
i ndaluar dhe përbën pengesë ose rrezik serioz për qarkullimin
rrugor;
d) kur mjeti është lënë në vende ku qëndrimi nuk lejohet,
sias urdhëresave të shpallura nga enti pronar i rrugës, për arsye
pastrimi ose mirëmbajtjeje të rrugëve dhe pajisjeve të saj.
2. Entet pronare të rrugës janë të autorizuara t'u lëshojnë
leje subjekteve të veçanta për kryerjen e shërbimit të heqjes së
mjeteve, duke përcaktuar mënyrat e veprimit në përputhje me
normat rregulluese. Mjetet e caktuara në shërbimin e
sipërpërmendur duhet të kenë karakteristikat e përcaktuara nga
aktet në zbatim të këtij Kodi.
3. Përveç heqjes së mjetit, lejohet edhe bllokimi i mjetit
nëpërmjet zhvendosjes së tij dhe përdorimit në rrotat të një
pajisjeje të veçantë me çelës, pa pasur nevojë për ruajtje.
Karakteristikat dhe mënyra e përdorimit të kësaj pajisjeje
përcaktohen në aktet në zbatim. Përdorimi i kësaj pajisjeje nuk
lejohet kur mjeti në pozicion të parregullt përbën pengesë ose
rrezik për qarkullimin.
4. Heqja dhe bllokimi i mjeteve përbëjnë një masë
administrative plotësuese ndaj masës administrative me gjobë që
është parashikuar për shkeljet e treguara në pikën 1.
5. Organet e policisë mund të veprojnë edhe me heqjen e
mjeteve, kur duke u nisur nga gjendja e tyre ose nga ndonjë
arsyetim tjetër i bazuar, gjykohet që janë braktisur. Me heqjen
e mjeteve mund të merret edhe enti pronar i rrugës, pasi të ketë
marrë mendimin paraprak të organeve të policisë.

NENI 158

QENDRIMI I KAFSHEVE

1. Në qendrat urbane drejtuesi duhet të kontrollojë nëse
kafshët që i janë besuar atij, të mbrehura ose jo, gjatë
qëndrimit janë gjithmonë plotësisht të siguruara nëpërmjet
sistemeve ose mbajtëseve përkatëse fikse dhe të lidhura në mënyrë
të tillë që të mos krijojnë pengesë a rrezik për qarkullimin e
mjeteve e të këmbësorëve. Gjatë orëve të natës kafshët mund të
qëndrojnë vetëm në vende me ndriçim të mjaftueshëm. Jashtë
qendrave të banuara është i ndaluar qëndrimi i kafshëve në
karrexhatë.
2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë.

NENI 159

ZENIA E KARREXHATES

1. Në rast se karrexhata zihet për shkak të avarise së
mjetit, rënies së ngarkesës ose për çfarëdo arsye tjetër,
drejtuesi i mjetit, me qëllim që të mënjanojë çdo rrezik për
trafikun pasardhës, duhet menjëherë të lirojë për sa është e
mundur kalimin, duke marrë masa për të mënjanuar zënien dhe për
të shtyrë mjetin jashtë karrexhatës ose, në qoftë se kjo nuk
është e mundur, ta vendosë në buzën e djathtë të karrexhatës dhe
paralel me aksin e saj.
2. Cilido që nuk ka mundur të shmangë rënien ose përhapjen
e materialeve rrëshqitës, ndezës ose sidoqoftë të afta për të
krijuar rrezik a pengesë për qarkullimin, duhet menjëherë të
marrë masat e nevojshme për ta bërë qarkullimin të lirë dhe të
sigurtë.
3. Në rastet e parashikuara nga ky nen, përdoruesi duhet të
marrë masa për t'ua sinjalizuar rrezikun ose pengesën përdoruesve
të tjerë nëpërmjet sinjalit të paraqitur në nenin 160 ose, në
mungesë, me mjete të tjera të përshtatshme, si dhe të informojë
entin pronar të rrugës a një organ të policisë.
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Për efekt të pikës 2, masa administrative është me gjobë nga pesë
mijë deri në njëzet mijë lekë.

NENI 160

SINJALIZIMI I MJETIIT TE NDALUAR .

1. Duke përjashtuar detyrimet e përshkruara në nenin 150,
jashtë qendrave të banuara mjetet, përveç atyre të tërhequra me
kafshë, biçikletave, ciklomotorët me dy rrota dhe motorët, që për
çfarëdo arsye kanë ndaluar në karrexhatë natën, kur mungojnë ose
janë të pamjaftueshme dritat e pasme të pozicionit ose të
emergjencës, dhe për çdo rast edhe ditën, kur nuk mund të jenë
të dallueshme në një largësi të mjaftueshme nga ato që vijnë nga
prapa, duhet të sinjalizohen me sinjalin e lëvizshëm të rrezikut,
me të cilin duhet të jenë pajisur. Sinjali duhet të jetë vendosur
në largësinë e parashikuar nga aktet në zbatim të këtij Kodi.
2. Sinjali i lëvizshëm i rrezikut është në formë trekëndëshi
i veshur me material reflektues dhe i pajisur me një mbajtëse që
lejon mbështetjen mbi planin rrugor në pozicion pothuajse
vertikal, në mënyrë që të garantohet pamja.
3. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat dhe
mënyrat e miratimit të sinjalit. Trekëndëshi duhet të jetë sipas
modelit të miratuar dhe të përmbajë datën e miratimit.
4. Kur mjeti nuk është i pajisur me sinjalin e lëvizshëm
përkatës të rrezikut, drejtuesi i mjetit duhet të marrë masa për
sinjalizimin e pengesës në një mënyrë tjetër të efektshme.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 161

AUTOKOLONA USHTARAKE KORTEZHE DHE RASTE TE NGJASHME ME TO

1. Ndalohet ndërprerja e autokolonave të mjeteve ushtarake,
të forcave të policisë ose të mjeteve të ndihmës së shpejtë të
sinjalizuar si të tillë. Ndalohet, gjithashtu, hyrja ndërmjet
mjeteve që formojnë një autokolonë të tillë.
2. Ndalohet ndërprerja e kolonave të trupave ushtarake ose
nxënësve, kortezheve ose procesioneve.
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë
lekë.

NENI 162

SISTEMI I NGARKESES NE MJETE

1. Ngarkesa e mjeteve duhet të sistemohet në mënyrë të tillë
që të mënjanohet rrëzimi ose humbja e saj; të mos zvogëlohet
fushëpamja e drejtuesit të mjetit dhe të pengohet lirshmëria e
lëvizjeve gjatë drejtimit; të mos rrezikojë stabilitetin e
mjetit; të mos mbulojë sistemet e ndriçimit dhe sinjalizimit
pamor, targat e njohjes dhe sinjalet e bëra me krahë.
2. Ngarkesa nuk duhet të kalojë kufijtë e gabariteve të
përcaktuara në nenin 61 dhe nuk mund të dalë jashtë në mënyrë
gjatësore nga ana e përparme e mjetit. Ngarkesa mund të dalë
jashtë në mënyrë gjatësore nga ana e prapme e mjetit, në qoftë
se përbëhet nga gjëra të pandashme, deri në 3/10 e gjatësisë së
mjetit dhe në kufijtë e përcaktuara në nenin 61.
3. Pa ndryshuar kufijtë maksimalë të gabariteve të
përcaktuara në nenin 61, pika 1, është e mundur të transportohen
objekte që dalin jashtë në mënyrë anësore nga gabaritet e mjetit,
me kusht që dalja jashtë nga secila anë të mos e kalojë largësinë
30 cm nga dritat e pozicionit të përparmë dhe të prapmë.
Shtyllat, shufrat, pllakat ose ngarkesa të ngjashme me to të
vendosura horizontalisht, nuk mund sidoqoftë të dalin në mënyrë
anësore jashtë gabariteve të mjetit.
4. Pajisjet ndihmëse të lëvizshme nuk duhet të dalin gjatë
lëkundjeve jashtë gabariteve të mjetit dhe nuk duhet të zvarriten
përtokë.
5. Ndalohet transportimi ose tërheqja e objekteve që
zvarriten përtokë, edhe në qoftë se pjesërisht janë të mbajtura
nga rrotat.
6. Në qoftë se ngarkesa del jashtë gabariteve të mjetit,
duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për të shmangur
rrezikun për përdoruesit e tjerë të rrugës. Në çdo rast dalja
gjatësore duhet të sinjalizohet nëpërmjet një ose dy paneleve
speciale katërkëndore, të veshura me material fluoreshent e
reflektues dhe të vendosura në fundet e daljes, në mënyrë që të
rezultojë pandryshueshmërisht pingul kundrejt aksit të mjetit.
7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar karakteristikat dhe
mënyrat e miratimit të paneleve.
8. Cilido që shkel dispozitat e pikave të mësipërme të këtij
neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind
deri në dy mijë lekë.
9. Mjeti nuk mund të vazhdojë udhëtimin, nëse drejtuesi i
tij nuk ka marrë masa për të sistemuar ngarkesën sipas mënyrave
të përcaktuara nga ky nen. Për këtë organi që konstaton shkeljen,
për rastet e mjeteve me motor, përveç zbatimit të masave sipas
pikës 8, vepron me tërheqjen e menjëhershme të lejeqarkullimit
dhe lejedrejtimit, duke u përkujdesur për çuarjen e mjetit në një
vend të përshtatshëm për sistemimin e ngarkesës, për marrjen e
dokumenteve bëhet shënimi përkatës në procesverbalin e
konstatimit të shkeljes. Dokumentet e sipërpërmendura i rikthehen
drejtuesit të mjetit kur ngarkesa është sistemuar në përputhje
me normat përkatëse. Mënyra e rikthimit të dokumenteve
përcaktohet në aktet në zbatim të këtij Kodi.

NENI 163

TERHEQJA E MJETEVE ME AVARI

1. Përveç rasteve të parashikuara në nenin 63, tërheqja në
kushte emergjence e një mjeti nga një mjet tjetër duhet të kryhet
me anën e një lidhjeje të fortë ndërmjet këtyre dy mjeteve, siç
mund të jetë litari, zinxhiri, kavo, tub hekuri ose ndonjë
pajisje tjetër e ngjashme, mjaft që të jenë sinjalizuar në mënyrë
të përshtatshme për t'u parë qartë nga përdoruesit e tjerë të
rrugës.
2. Gjatë tërheqjes në mjetin e tërhequr duhet të mbahet
ndezur sistemi me dritë të ndërprerë, siç tregohet në nenin 149,
shkronja "f", ose, në mungesë të një sinjali të tillë, të kthehet
nga krahu i qarkullimit paneli i treguar në nenin 162, pika 6,
ose sinjali i lëvizshëm sipas nenit 160. Mjeti tërheqës, kur
është i pajisur me të, duhet të mbajë ndezur sistemin përkatës
me dritë të verdhë të përcaktuar nga aktet në zbatim për mjetet
e ndihmës në rrugë.
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 164

TRANSPORTI I MALLRAVE ME MJETE TE TERHEQURA ME KAFSHE

1. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e mjeteve të
tërhequra me kafshë në transportin e mallrave nuk duhet ta kalojë
peshën e lejuar të shënuar në targë.
2. Cilido që qarkullon me një mjet që tejkalon peshën e
përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguar nga targa, kur nuk
është kryer asnjë nga shkeljet e nenit 62, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë
lekë.

NENI 165

TRANSPORTI I MALLRAVE ME MJETE E MOTOR ME RIMORKIO DHE MAKINA
TEKNOLOGJIKE

1. Mjetet me motor, rimorkiot dhe makinat teknologjike nuk
mund të kalojnë peshën e përgjithshme të përcaktuar në
lejeqarkullimin.
2. Cilido që qarkullon me një mjet, pesha e përgjithshme e
të cilit me ngarkesë të plotë rezulton të jetë mbi 5 % më e madhe
se ajo e përcaktuar në lejeqarkullimin, kur kjo peshë është më
e madhe se 10 tonë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë:
a) nga pesëqind deri në dy mijë lekë, në qoftë se mbipesha
nuk është më e madhe se 1 ton;
b) nga një mijë deri në katër mijë lekë, në qoftë se
mbipesha nuk është më e madhe se 2 tonë;
c) nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, në qoftë
se mbipesha nuk është më e madhe se 3 tonë;
d) nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, në qoftë se
mbipesha është më e madhe se 3 tonë.
3. Për mjetet me peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë
më të vogël se 10 tonë masat administrative të parashikuara në
pikën 2, sipas shkronjave "a", "b", "c" dhe "d", janë të
zbatueshme atëherë kur mbipesha, më e madhe se 5 %, të mos kalojë
përkatësisht 10, 20, 30 për qind, ose të kalojë 30 për qind të
peshës së përgjithshme.
4. Automjetet e përshtatshme për transportin e pajisjeve të
treguara në nenin 10, pika 3, shkronja "d", mund të qarkullojnë
me ngarkesën e tyre vetëm në autostrada ose në rrugë me
karrexhatë jo më të vogël se 6.5 m dhe me lartësi të lirë të
konstruksionit të nënkalimeve që të garantojnë një hapësirë të
lirë minimale kundrejt hapësirë-dritës së veprave të artit jo më
të vogël se 20 cm. Mjetet e përshtatshme për transportin e
kontejnerëve të treguar në nenin 10, pika 3, shkronja "e", mund
të qarkullojnë me ngarkesën e tyre në rrugë që kanë lartësi të
lirë të konstruksionit të nënkalimeve, që të garantojnë një
hapësirë të lirë minimale kundrejt hapësirë-dritës së veprave të
artit jo më të vogël se 30 cm.
5. Cilido që qarkullon me një autotren ose me një
gjysmërimorkiator, pesha e përgjithshme e të cilit me ngarkesë
të plotë rezulton mbi 5 % më e madhe se ajo e treguar në
lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative të njëjtë me
atë të parashikuar në pikën 2.
6. Masa administrative e treguar në pikën 5 zbatohet edhe
në rast tejkalimi të peshës në tërësi.
7. Cilido që qarkullon në kundërshtim me dispozitat e
treguara në pikën 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga një mijë deri në katër mijë lekë, pa ndryshuar përgjegjësinë
civile të treguar në nenet përkatëse të Kodit Civil.
8. Për efekt të sanksioneve administrative të parashikuara
nga ky nen, peshat e përgjithshme me ngarkesë të plotë të
treguara në lejeqarkullimet, si dhe vlerat numerike të marra
ndërmjet zbatimit të çfarëdo përqindje, duhen konsideruar të
rrumbullakuara me 100 kg më shumë.
9. Masat administrative të parashikuara nga ky nen, zbatohen
si për drejtuesin e mjetit, ashtu edhe për pronarin e tij, si dhe
për porositësin, kur transporti kryhet për llogari tërësisht të
tij. Mbajtësi i lejeqarkullimit të mjetit është i detyruar të
marrë përsipër dëmshpërblimin ndaj enteve pronare të rrugëve të
përshkuara, të matur sipas tejkalimit të kufijve të peshës të
përcaktuara në nenin 62.
10. Kur është vërejtur një mbipeshë më e madhe se 10 % e
peshës së përgjithshme me ngarkesë të plotë të treguar në
lejeqarkullimin, vazhdimi i udhëtimit kushtëzohet nga reduktimi
i ngarkesës brenda kufijve të lejuar.
11. Masat administrative të parashikuara nga ky nen zbatohen
edhe për transporte e mjete jashtë normave të përcaktuara në
nenin 10, kur nuk është lëshuar autorizimi, si dhe kur kalohet
pesha maksimale e përgjithshme e treguar në autorizim, duke
kufizuar në këtë rast mbipeshën e lejuar me 5 % kundrejt peshës
maksimale të këtij mjeti, sipas nenit 62. Vazhdimi i udhëtimit
kushtëzohet nga lëshimi i autorizimit.
12. Rezultatet e instrumenteve të peshës të verifikuara
sipas ligjit dhe ato, me të cilat janë pajisur organet e
policisë, si dhe dokumentet shoqëruese të parashikuara nga
dispozitat e ligjit, përbëjnë burime provash për kontrollin e
ngarkesës. Shpenzimet e verifikimit janë në ngarkim të subjekteve
sipas pikës 9, në solidaritet.
13. Për mjetet e regjistruara jashtë shtetit zbatohen të
gjitha normat e parashikuara në këtë nen.,

NENI 166

DISIPLINA E TRANSPORTIT TE MATERIALEVE TE RREZIKSHME NE RUGE


1. Në transportin rrugor të mallrave konsiderohen materiale
të rrezikshme ato që bëjnë pjesë në klasat e përcaktuara në
Marrëveshjen Europiane në lidhje me transportin ndërkombëtar në
rrugë të mallrave të rrezikshme, sipas akteve të veçanta që
rregullojnë këtë lloj transporti.
2. Kushtet teknike në lidhje me etiketimin, ambalazhimin,
ngarkimin, shkarkimin dhe stivimin në mjete rrugore dhe me
sigurimin e transportit të mallrave të rrezikshme, të lejuara për
ransport në bazë të akteve të treguara në pikën 1, si edhe
procedurat e licencimit të mjeteve që transportojnë këto mallra,
përcaktohen me rregullore të veçantë të Këshillit të Ministrave.
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit mund, gjithashtu, të
përcaktojë, me një udhëzim të tij, veglat dhe pajisjet e veçanta
të mjeteve që janë të nevojshme për transportin e një malli,
klase mallrash ose klase mallrash të rrezikshme të treguara në
pikën 1. Për mallrat që paraqesin rrezik shpërthimi ose zjarri,
udhëzimet përkatëse të mësipërme përcaktohen nga ministria që
mbulon veprimtarinë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e
Rendit Publik dhe të Mbrojtjes. Të ngarkuarit për ngarkimin dhe
shkarkimin e mallrave të rrezikshme, me përjashtim të
nënprodukteve të naftës për impiantet e furnizimit rrugor të
automjeteve, duhet të jenë të kualifikuar për këtë punë.
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton, me udhëzime
të saj, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Kodi,
masat e nevojshme të zbatimit.
3. Mallrat e rrezikshme, transporti ndërkombëtar i të cilave
në rrugë është i lejuar nga marrëveshje ndërkombëtare, mund të
transportohen në rrugë, në brendësi të shtetit, sipas kushteve
të caktuara për transportet ndërkombëtare të këtyre mallrave. Për
mallrat që paraqesin rrezik shpërthimi dhe për gazet helmuese
qëndron në fuqi detyrimi i të interesuarve për t'u pajisur me
licenca për mjete dhe leje transporti për mallrat, të cilat
parashikohen nga dispozita të veçanta.
4. Me udhëzime të ministrisë që mbulon veprimtarinë
përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik dhe
Ministrinë e Shëndetësisë, mund të klasifikohen si mallra të
rrezikshme, për transportimin në rrugë materiale dhe objekte që
nuk janë përfshirë ndër ato të treguara në pikën 1, por që janë
të ngjashme me to. Në të njëjtat udhëzime tregohen kushtet që
duhen respektuar për lejimin e transportit të mallrave të veçanta
të përfshira në listë. Për mallrat e ngjashme me ato të
përmendura në pikën 3 mund të vendoset edhe detyrimi i
autorizimit për çdo transport, duke përcaktuar autoritetin
kompetent, si dhe kriteret e mënyrat që duhen ndjekur.
5. Për transportin e materialeve të shpërbëshëm ose
radioaktivë zbatohen normat e ligjit përkatës për transportin e
materialeve të rrezikshme.
6. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, nëpërmjet
udhëzimeve të saj, merr masa për zbatimin e marrëveshjeve
ndërkombëtare në lidhje me sigurinë e transportit rrugor të
mallrave të rrezikshme.
7. Cilido që qarkullon me një mjet ose kompleks mjetesh të
përshtatshme për transportin e mallrave të rrezikshme, masa e
përgjithshme e të cilit me ngarkesë të plotë është më e madhe se
ajo e treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë
lekë.
8. Cilido që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje,
kur parashikohet, si dhe nuk respekton kushtet e vëna për
ruajtjen e sigurisë në këtë autorizim, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë
lekë. Për të tillë shkelje ushtrohet edhe masa administrative
plotësuese e pezullimit të lejeqarkullimit dhe e pezullimit të
lejedrejtimit për një periudhë nga 1 deri në 2 vjet.
9. Në të njëjtën mënyrë, cilido që shkel normat e përfshira
në udhëzimet e ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në
bashkëpunim me Ministrinë e Rendit Publik, të treguara në pikën
2, si dhe nuk respekton kushtet e transportit të treguara në
pikat 3 dhe 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. Për një shkelje të
tillë ushtrohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit
të lejeqarkullimit dhe e pezullimit të lejedrejtimit për një
periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
10. Për shkeljet e treguara në pikat e mësipërme zbatohen
dispozitat e nenit 165, pika 10.

NENI 167

TRANSPORTI I NJEREZVE, KAFSHEVE DHE OBJEKTEVE
NE MJET ME MOTOR.

1. Në të gjitha mjetet drejtuesi duhet të ketë lirshmërinë
maksimale të lëvizjes për kryerjen e manovrave të nevojshme për
drejtimin e mjetit.
2. Numri i njerëzve që mund të zënë vend në mjete, përveç
atyre të treguar në pikën 5, edhe në lidhje me vendosjen e
ndenjëseve, nuk mund ta kalojë atë të treguar në lejeqarkullimin.
3. Numri i njerëzve që mund të zënë vend, të ulur ose në
këmbë, në automjete dhe trolejbuse të destinuar për transportin
e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, si dhe ngarkesa e
përgjithshme e mjetit, nuk mund t'i kalojnë vlerat maksimale
korresponduese të treguara në lejeqarkullimin. Vlera të tilla
janë përcaktuar në aktet në zbatim në lidhje me tipin dhe
karakteristikat e këtyre mjeteve.
4. Gjithë pasagjerët e mjeteve me motor duhet të zënë vend
në mënyrë të tillë që të mos kufizojnë lirshmërinë e lëvizjes së
drejtuesit dhe të mos i pengojnë atij pamjen. Gjithashtu, në
mjete të tilla, duke përjashtuar ciklomotorët me dy rrota dhe
motorët, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri nuk duhet të dalin nga
përmasa gabaritë transversale e kabinës.
5. Në autovetura dhe automjete të përshtatshme për
transportin e përzier të njerëzve dhe mallrave, lejohet
transporti mbi numrin e lejuar të dy fëmijëve me moshë më të
vogël se 10 vjeç në kabinë, me kusht që të jenë të shoqëruar nga
të paktën një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
6. Në mjete të ndryshme nga ato të autorizuara nga normat
përkatëse të ligjit për transportin e kafshëve, është i ndaluar
transporti i kafshëve në numër më të madh se 3 dhe sidoqoftë në
kushte të tilla që të përbëjnë pengesë ose rrezik për drejtimin
e mjetit. Eshtë i lejuar vetëm transporti i kafshëve shtëpiake
me përmasa të vogëla, edhe në numër më të madh, me kusht që të
jenë të ruajtura në kafaze ose mbajtëse të caktuara në hapësirën
prapa vendit të drejtimit të mjetit ndarë me rrjetë ose mjet
tjetër të ngjashëm me të që, nëse vendosen në mënyrë të
përhershme, duhet të jenë të autorizuara nga dega e rrethit e
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
7. Cilido që drejton mjete ose trolejbuse të destinuar për
transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një
numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe
se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe
transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar
në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga një mijë deri në katër mijë lekë.
8. Kur shkeljet e treguara në pikën 7 janë kryer duke e
dhënë mjetin në mënyrë abuzive në përdorim të të tretëve,
zbatohet masa administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri
në dhjetë mijë lekë, si dhe masa administrative plotësuese e
pezullimit të lejeqarkullimit për një periudhë nga 6 deri në 12
muaj.
9. Cilido që shkel dispozitat e mësipërme, kur bëhet fjalë
për autovetura, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
një mijë deri në katër mijë lekë.
10. Cilido që shkel dispozitat e treguara në pikën 6,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë.

NENI 168

TRANSPORTI I NJEREZVE, KAFSHEVE DHE OBJEKTEVE
NE MJETE ME MOTOR ME DY RROTA

1. Në motore dhe ciklomotore me dy rrota drejtuesi duhet të
ketë të lirë përdorimin e krahëve, të duarve dhe të këmbëve,
duhet të qëndrojë i ulur në pozicion korrekt dhe duhet ta mbajë
timonin me të dyja duart, ose me një dorë, në rast nevoje, për
manovra ose sinjalizime të mundshme. Nuk duhet të veprojë duke
ngritur rrotën e përparme.
2. Në ciklomotorë është e ndaluar transportimi i njerëzve
të tjerë, përveç drejtuesit.
3. Në motor pasagjeri i mundshëm duhet të jetë i ulur në
mënyrë të stabilizuar dhe të ekuilibruar, në pozicionin e
përcaktuar nga pajisje të caktuara të mjetit.
4. Eshtë e ndaluar për drejtuesit e mjeteve të treguara në
pikën 1 të tërheqë ose të tërhiqet nga mjete të tjera.
Gjithashtu, ndalohet transportimi i objekteve që nuk janë të
siguruara në mënyrë solide, që dalin jashtë në mënyrë anësore
kundrejt aksit të mjetit ose në mënyrë gjatësore kundrejt
gabaritit të tij mbi 50 cm, si dhe i pengojnë ose i kufizojnë
pamjen drejtuesit të mjetit. Transporti i kafshëve lejohet duke
respektuar kushtet e gabariteve të përcaktuara më lart dhe në
kafaze të përshtatshme dhe fiks.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë
lekë. Kur shkeljet e treguara në pikat 1 dhe 2 kryhen nga
drejtues motori, përveç masës administrative me gjobë, zbatohet
edhe masa administrative plotësuese me ndalimin administrativ të
mjetit për 30 ditë.

NENI 169

PERDORIMI I KASKES MBROJTESE PER PERDORUESIT E MJETEVE ME DY RROTA.

1. Eshtë e detyrueshme që gjatë lëvizjes të vihet në kokë
një kaskë mbrojtëse sipas tipit të homologuar, në përputhje me
normativat e përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë
përkatëse për:
a) drejtuesit e ciklomotorëve dhe motorëve me dy rrota;
b) drejtuesit e motorëve të çfarëdo cilindrate, edhe po të
jenë të pajisur me kosh, si dhe për pasagjerët edhe po të jenë
në moshë jo madhore.
2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer në moshë jo madhore,
përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.
3. Kur shkelja kryhet nga një drejtues mjeti në moshë jo
madhore, në vend të masës administrative me gjobë, zbatohet
bllokimi administrativ i mjetit për 30 ditë.
4. Cilido që importon ose prodhon për tregti në territorin
e Republikës ose tregton kaska mbrojtëse për ciklomotorë, motorë
e motorë me kosh të tipave të pahomologuar, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Kur kaskat nuk janë përdorur ende, janë subjekt konfiskimi.

NENI 170

Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit

1. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që zënë vendet e
përparme të mjeteve të kategorisë M1 sipas klasifikimit të nenit
47, pika 2, të prodhuara nga janari 1978, janë të detyruar të
vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Ky
detyrim qëndron edhe për pasagjerët që rrinë në vendet e pasme,
për mjetet e prodhuara nga maji 1990.
2. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të kontrollojë
vazhdimisht funksionimin normal të rripave të sigurisë dhe, në
rast mosfunksionimi siç duhet, t'i zëvendësojë ato me rripa të
tjerë të homologuar për tipin e mjetit ku do të vendosen.
3. Përjashtohen nga detyrimi për vendosjen e rripave të
sigurisë:
a) anëtarët e forcave të policisë gjatë përmbushjes së një
shërbimi emergjence;
b) drejtuesit e mjetit dhe personeli i mjeteve zjarrfikëse
dhe të shëndetësisë, në rastet e ndërhyrjeve emergjente;
c) drejtuesit e automjeteve të shërbimit të transportit
taksi të njerëzve ose ato të shërbimit të qiradhënies me drejtues
mjeti, gjatë shërbimit në qendrat e banuara;
d) njerëzit me shtatgjatësi më të vogël se 1.50 m dhe më të
madhe se 1.90 m; ky kusht duhet të vërtetohet nga një dokument
njohjeje;
e) njerëzit që, në bazë të certifikatave të lëshuara nga
zyra shëndetësore lokale, rezultojnë të prekur nga sëmundje të
veçanta, të cilat nuk lejojnë përdorimin e rripit të sigurimit;
f) gratë në gjendje shtatzanie, në bazë të certifikatës së
lëshuar nga gjinekologu që i kuron dhe që vërteton krijimin e
rreziqeve të veçantë nga përdorimi i rripit të sigurisë;
g) anëtarët e shërbimeve të rojës private që kryejnë
shoqërime dhe që kanë dokumentacionin njohës sipas rregullave
përkatëse.
Në rastet e shkronjave "d", "e", "f" dhe "g" certifikatat
ose vërtetimet e përcaktuara duhet t'u tregohen organeve të
policisë me kërkesën e tyre, sipas nenit 12. Janë, gjithashtu,
të përjashtuar nga detyrimi për përdorimin e rripave të sigurisë
dhe sistemeve të tjera fiksuese drejtuesit dhe pasagjerët e
mjeteve që nuk janë të pajisur, që nga prodhimi i tyre, me pjesët
e veçanta mbërthyese.
4. Pasagjerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet
e përparme të mjeteve të kategorisë M1 dhe N1 të klasifikuar në
nenin 47, pika 2, vetëm kur mbahen nga sisteme të përshtatshme
fiksuese.
5. Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e
pasme të mjeteve të kategorisë M1, duhet të mbahen nëpërmjet
sistemeve të posaçme të fiksimit. Në rast se në vendet e pasme
rrinë më shumë se dy pasagjerë me moshë deri në 4 vjeç, vetëm ai
me moshë më të vogël duhet të mbahet nëpërmjet sistemeve të
posaçme të fiksimit, me kusht që të tjerët të jenë të shoqëruar
të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
6. Norma e pikës 5 nuk zbatohet për pasagjerët deri në
moshën 4 vjeç që udhëtojnë me autovetura të shërbimit publik
taksi për transport njerëzish ose të shërbimit me qiradhënie me
drejtues mjeti gjatë shërbimit, kur qarkullojnë në qendrat e
banuara a në itinerare nga ose për në stacionin e trenit, porte
dhe aeroporte, me kusht që të jenë të shoqëruar të paktën nga një
pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.
7. Sistemet e fiksimit për pasagjerët duhet të përputhen me
një tip të homologuar, sipas normativave të përcaktuara nga
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse.
8. Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e
fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e
pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije
në moshë jo madhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit
ose, kur ndodhet në momentin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që
është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.
9. Cilido që, ndonëse e përdor rripin e sigurisë, ndryshon
a pengon funksionimin normal të tij, ose e zëvendëson me një tip
të pahomologuar për mjetin ku është vendosur, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë
lekë.
10. Cilido që importon ose prodhon për tregti në territorin
kombëtar ose tregton rripa sigurimi apo sisteme fiksimi të tipave
të pahomologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Gjithashtu, kur rripat dhe
sistemet e fiksimit nuk janë vendosur ende në mjete, janë subjekt
konfiksimi.

NENI 171

PERDORIMI I SYZEVE OPTIKE DHE APARATEVE TE TJERA GJATE
DREJTIMIT TE MJETIT

1. Mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit, të cilit gjatë
lëshimit ose rinovimit të lejedrejtimit i është kushtëzuar të
riparojë të metat organike ose aftësitë e ulëta anatomike a
funksionale nëpërmjet syzeve optike ose aparateve të tjera të
caktuara, është i detyruar t'i përdorë ato gjatë drejtimit të
mjetit.
2. Eshtë e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë
lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, me
përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe
të policisë, si dhe të drejtuesve të caktuar për transportin e
njerëzve për llogari të të tretëve. Lejohet përdorimi i
aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për
funksionimin e tyre.
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë.

NENI 172

KOHEZGJATJA E UDHETIMIT
. PER AUTOMJETET E CAKTUARA PER TRANSPORTIN E NJEREZVE OSE MALLRAVE

1. Kohëzgjatja e udhëtimit të automjeteve të caktuara me
transportin e njerëzve dhe të mallrave dhe kontrollet përkatëse
disiplinohen me normat e përcaktuara nga aktet në zbatim.
2. Drejtuesi i mjetit që tejkalon kohën e udhëtimit të
përcaktuar dhe nuk respekton kohën e pushimit brenda kufijve të
caktuar nga aktet në zbatim, ndëshkohet me masë administrative
me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

NENI 173

KUSHTE DHJE KUFIZIME TE QARKULLIMIT NE AUTOSTRADA
DHE RRUGE INTERURBANE KRYESORE

1. Normat e këtij neni dhe të nenit 174 zbatohen për mjetet
që qarkullojnë në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe
në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme
me to, të përcaktuara me udhëzimin e ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse, me propozimin e entit pronar të rrugës,
si dhe që tregohen me sinjale të fillimit dhe të mbarimit.
2. Ndalohet qarkullimi i mjeteve të mëposhtme në autostradat
dhe rrugët e treguara në pikën 1:
a) karrocat, biçikletat, ciklomotorët, motorët me cilindratë
më të vogël se 150 cc, kur kanë motor me djegie të brendshme dhe
motorët me kosh me cilindratë më të vogël se 250 cc, kur kanë
motor me djegie të brendshme;
b) motomjete të tjera, kur kanë peshë pa ngarkesë (tara)
deri në 400 kg dhe peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë
deri 1,300 kg;
c) mjete pa rrota pneumatike;
d) makina bujqësore, makina teknologjike ose elektropirunë
dhe motopirunë;
e) mjete me ngarkesë të çrregullt dhe të pasiguruar si
duhet, ose që del jashtë përmasave gabaritë të lejuara;
f) me tendë jo të mbërthyer dhe ngarkesë të zbuluar, kur
transportojnë materiale që përhapen me lehtësi në mjedis;
g) mjetet që kanë ngarkesë ose përmasa që tejkalojnë
përmasat gabaritë kufitare të përcaktuara në nenet 61 dhe 62, me
përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 10;
h) mjetet, gjendja funksionale, pajisjet dhe gomat e të
cilave mund të përbëjnë rrezik për qarkullimin;
i) mjetet me ngarkesë të pasistemuar dhe të pafiksuar në
mënyrë të përshtatshme.
3. Dispozitat e pikës 2 nuk zbatohen për mjetet që i takojnë
enteve pronare a koncesionerë të autostradave ose të autorizuara
prej tyre.
4. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kufijtë minimalë të
shpejtësisë, për lejimin e qarkullimit në autostrada dhe në rrugë
interurbane kryesore për kategori të përcaktuara mjetesh.
5. Me udhëzime të ministrisë që mbulon veprimtarinë
përkatëse pa ndryshuar të drejtat urdhëruese të enteve pronare
sipas nenit 6, mund të përjashtohen nga tranzitimi në disa
autostrada, ose pjesë të tyre, edhe kategori të tjera mjetesh a
transportesh, kur e kërkojnë nevojat e qarkullimit. Kur bëhet
fjalë për automjete të destinuara për shërbime publike të linjës,
masa të tilla merren nga ministria që mbulon veprimtarinë
përkatëse, kurse për ato që i takojnë Forcave të Armatosura,
bashkëpunohet me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Rendit
Publik.
6. Ndalohet qarkullimi i këmbësorëve, karrocave dhe
kafshëve, me përjashtim të zonave të shërbimit dhe atyre të
qëndrimit. Në zona të tilla kafshët mund të qarkullojnë vetëm kur
janë të ruajtura siç duhet. Përgjatë korsive të emergjencës
lejohet kalimi i këmbësorëve vetëm për të shkuar në vendet e
kërkimit të ndihmës.
7. Në karrexhata, rampa, kalimet në disnivel, zonat e
shërbimit ose parkimit dhe në çdo përkatësi tjetër të autostradës
është e ndaluar:
a) tërheqja e mjeteve që nuk janë rimorkio;
b) ndalimi i mjeteve për të marrë pasagjerë;
c) kryerja e veprimtarive tregtare ose propagandistike të
çfarëdolloji; ato lejohen në zonat e shërbimit ose parkimit, kur
janë të autorizuara nga enti pronar;
d) kampimi, përveç zonave të destinuara për një gjë të tillë
dhe për një periudhë të përcaktuar nga enti pronar ose
koncesioner.
8. Në zonat pranë autostradave ose të kufizuara me to është
e ndaluar, edhe për ata që janë pajisur me licencë ose autorizim,
të kryejnë veprimtari propagandistike të çfarëdolloj forme, si
dhe veprimtari tregtare me oferta shitjeje për përdoruesit e
këtyre autostradave.
9. Në zonat e shërbimit dhe parkimit, si dhe në çdo
përkatësi tjetër të autostradave, është e ndaluar lënia në pushim
e mjeteve për një kohë më të madhe se 24 orë, duke përjashtuar
parkimet e rezervuara për hotelet ekzistuese në zonën e
autostradës, ose në zona të tjera të pajisura në mënyrë të
ngjashme.
10. Me kalimin e periudhës kohore të treguar në pikën 9,
mjeti mund të lëvizë detyrimisht. Në këtë rast zbatohen
dispozitat e nenit 157.
11. Organet e policisë rrugore marrin masa për lëvizjen e
mjeteve në qëndrim, që për arsye të gjendjes së tyre ose për një
motiv tjetër të bazuar, mund të mendohen si të braktisura, si dhe
për transportin e tyre në një nga qendrat e grumbullimit. Për të
tilla operacione organet e policisë mund të ngarkojnë entin
pronar.
12. Ndihma rrugore dhe lëvizja e mjeteve janë të lejuara
vetëm për entet dhe ndërmarrjet e autorizuara, edhe paraprakisht,
nga enti pronar.
13. Cilido që shkel dispozitat e pikës 2, shkronjat "e" dhe
"f", ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e
pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
14. Cilido që shkel dispozitat e pikës 7, shkronjat "a", "b"
dhe "d", ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind
deri në dy mijë lekë.
15. Cilido që shkel dispozitat e pikës 7, shkronja "c" dhe
8, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e
pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Për të tilla shkelje zbatohet
dhe masa administrative plotësuese me bllokimin e mjetit për 60
ditë.
16. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqindepesëdhjetë
deri në një mijë lekë. Në qoftë se shkelja ka të bëjë me
dispozitat e pikës 6, gjoba është nga dyqind e pesëdhjetë deri
në një mijë lekë.
17. Pasi është evidencuar shkelja e pikave 2 dhe 4, organet
e policisë detyrojnë drejtuesin e mjetit të largohet nga
autostrada së bashku me mjetin, duke dhënë ndihmën e nevojshme
për një largim të tillë. Në rastin e pikës 2, shkronjat "e" dhe
"f", norma zbatohet vetëm kur nuk është e mundur rivendosja e
ngarkesës në kushtet e parashikuara nga këto norma.

NENI 174

SJELLJET GJATE QARKULILIMIT NE AUTOSTRADA DHE NE RRUGET
INTERURBANE KRYESORE

1. Në karrexhata, rampa dhe në kalimet në disnivel të
rrugëve sipas nenit 173, pika 1, është e ndaluar:
a) kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i
trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në
karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë
të lejuar;
b) kryerja e lëvizjes prapa, edhe në korsitë e emergjencës,
duke bërë përjashtim për manovrat e nevojshme në zonat e
shërbimit ose të parkimit;
c) qarkullimi në korsitë e emergjencës, përveçse kur
ndalohet ose rifillohet lëvizja;
d) qarkullimi në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë,
përveçse kur hyhet ose dilet nga karrexhata.
2. Eshtë e detyrueshme:
a) kalimi në korsinë e shpejtimit për t'u futur në korsinë
e lëvizjes, si dhe dhënia e përparësisë mjeteve që qarkullojnë
në korsinë e lëvizjes;
b) kalimi i menjëhershëm për të dalë nga karrexhata në
korsinë e djathtë, duke u futur kështu në korsinë e caktuar të
ngadalësimit që nga fillimi i saj;
c) sinjalizimi i menjëhershëm i ndryshimit të korsisë me
mënyrat e treguara në nenin 152.
3. Në rast ndalimi të qarkullimit për arsye bllokimi ose
sidoqoftë për formime rreshtash, kur korsia për pushime
emergjence mungon ose është e zënë nga mjete në pushim apo nuk
është e mjaftueshme për qarkullimin e mjeteve të policisë dhe të
ndihmës, mjetet që zënë korsinë e parë në të djathtë duhet të
vendosen sa më afër që të jetë e mundur me vijën e majtë.
4. Në raste bllokimi lejohet kalimi në korsinë për qëndrime
emergjencë me të vetmin qëllim për të dalë nga autostrada, duke
u nisur nga tabela e paralajmërimit të daljes e vendosur 500
metra nga kalimi në disnivel.
5. Në karrexhata, rampa dhe në kalimet në disnivel ndalohet
pushimi ose vetëm qëndrimi, me përjashtim të situatave të
emergjencës, të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e
përdoruesve të mjetit ose nga mosfunksionimi i këtij mjeti. Në
të tilla raste mjeti duhet të çohet sa më shpejt që të jetë e
mundur në korsinë për pushime emergjence ose, kur kjo mungon, në
sheshpushimin e parë në sensin e lëvizjes, duke shmangur
sidoqoftë çfarëdo bllokimi të korsisë së lëvizjes.
6. Pushimi i emergjencës nuk duhet të zgjatet mbi kohën
minimale të nevojshme për kalimin e kësaj emergjence dhe nuk
duhet sidoqoftë të zgjatë më shumë se 3 orë. Me kalimin e kësaj
periudhe kohe mjeti duhet të lëvizet detyrimisht dhe zbatohen
dispozitat e nenit 173, pika 11.
7. Pa ndryshuar dispozitat e nenit 160, gjatë pushimit dhe
qëndrimit natën, në rast pamjeje të kufizuar, duhet gjithmonë të
mbahen të ndezura dritat e pozicionit, si dhe sistemet e tjera
të përcaktuara në nenin 150.
8. Kur natyra e defektit e bën të pamundur zhvendosjen e
mjetit në korsinë e emergjencës, ose kur mjeti është i detyruar
të qëndrojë në vende ku nuk ekzistojnë hapësira të tilla të
caktuara, duhet të vendoset, nga ana e prapme e mjetit dhe në
largësi të paktën 100 metra nga ai, sinjali i caktuar i
lëvizshëm. I njëjti detyrim bie mbi drejtuesin e mjetit gjatë
pushimit në bankinën e emergjencës, natën ose në çdo rast tjetër
të pamjes së kufizuar, kur janë të pamjaftueshme dritat e
pozicionit.
9. Në autostrada me karrexhata me 3 ose më shumë korsi,
përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, u ndalohet drejtuesve
të mjeteve për transport mallrash, pesha e të cilave me ngarkesë
të plotë i kalon 5 tonët, si dhe drejtuesve të mjeteve ose
komplekseve të mjeteve me gjatësi të përgjithshme më të madhe se
7 metra, të zënë korsi të tjera, me përjashtim të dy korsive më
të afërta me anën e djathtë të karrexhatës.
10. Pa ndryshuar dispozitat e nenit 142 për lëvizjen në
rreshta paralelë, ndalohet vendosja anash e një mjeti tjetër në
të njëjtën korsi.
11. Në autostrada, për përdorimin e të cilave është e
detyrueshme pagesa e një takse, drejtuesit e mjeteve, aty ku
parashikohet dhe sinjalizohet, duhet të ndalojnë në barrierat e
caktuara, duke u vendosur, aty ku është e nevojshme, në kolonë
sipas sinjalizimeve ekzistuese ose nga persona të ngarkuar dhe
të paguajë taksën sipas mënyrave dhe tarifave në fuqi.
12. Drejtuesit e mjeteve në shërbim të autostradës, me kusht
që të jenë pajisur me autorizim të veçantë nga enti pronar i
rrugës, janë të përjashtuar, kur përmbushin detyra efektive të
shërbimit, nga zbatimi i normave të këtij neni në lidhje me
ndalimin e kryerjes së:
a) manovrave të kthimit të sensit të lëvizjes;
b) lëvizjes, lëvizjes prapa dhe qëndrimit në bankinat e
emergjencës;
c) tërheqjes së mjeteve me defekt.
13. Drejtuesit e mjeteve të përmendura në pikën 12, gjatë
kryerjes së manovrave me kujdesin më të madh, duhet të kenë në
funksionim në mjetet e tyre sistemin plotësues të sinjalizimit
pamor me dritë të verdhë vezulluese.
14. Janë të përjashtuar nga zbatimi i ndalimeve të kryerjes
së manovrave të treguara në pikën 12 edhe drejtuesit e
automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve
e të autoambulancave që kanë në funksionim sistemin shtesë të
sinjalizimit pamor me dritë blu vezulluese.
15. Personeli i shërbimit në autostrada dhe në çdo pjesë
tjetër që u përket autostradave përjashtohet nga zbatimi i
ndalimeve të qarkullimit për këmbësorët.
16. Për përdoruesin e autostradës me taksë të papajisur me
dokumentin e hyrjes, ose që zë impiantet e kontrollit në mënyrë
të gabuar, në lidhje me dokumentin që ai ka, taksa që i takon
llogaritet nga stacioni më i largët i hyrjes për kategorinë e
mjetit të tij. Përdoruesit i jepet e drejta e provës në lidhje
me stacionin e hyrjes.
17. Cilido që kalon pa ndaluar në stacione, duke shkaktuar
rrezik për qarkullimin, si dhe për sigurimin individual e
kolektiv, ose vë në zbatim çfarëdo akti për të shmangur
plotësisht ose pjesërisht pagimin e taksës, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.
18. Në të njëjtën mënyrë drejtuesi që qarkullon në
autostradë me mjet që nuk është në rregull me kontrollin e
parashikuar në nenin 79, ose që nuk e ka kaluar atë pozitivisht,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në
katër mijë lekë. Gjithmonë vendoset ndalimi administrativ i
mjetit që do t'i kthehet drejtuesit, pronar ose mbajtës i
ligjshëm, ose personit të deleguar nga pronari, vetëm pas
prenotimit për kontrollin e këtij mjeti.
19. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, shkronja "a", kur
akti është kryer në karrexhatë, në rampë ose në kalimet në
disnivel, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë
lekë.
20. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, shkronja "b", "c"
dhe "d" dhe të pikave 2, 6 dhe 7, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë
mijë lekë.
21. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë.
22. Nga evidencimi i shkeljes së ndalimit sipas pikës 1,
shkronja "a", merret edhe masa administrative plotësuese e
pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 12 në 24 muaj.
Në rastin e shkeljeve të dispozitave të pikës 1, shkronjat "c"
dhe "d" përveç masës administrative me gjobë, merret edhe mssa
administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një
periudhë nga 6 në 12 muaj.

NENI 175

QARKULLIMI I AUTOMJETEVE DHE MOTOREVE NE SHERBIM TE
POLICISE,
ZJARREFIKESEVE DHE AUTOAMBULANCAVE

1. Përdorimi i sistemeve zanore shtesë të alarmit dhe, kur
mjetet janë të pajisura, edhe me sisteme shtesë të sinjalizimit
pamor e me dritë vezulluese blu u lejohet drejtuesve të
automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë ose
zjarrfikëseve, atyre të autoambulancave, vetëm për përmbushjen
e shërbimeve urgjente të institucionit. Në kryqëzime të drejtuara
policët e trafikut marrin masa për lejimin e menjëhershëm të
kalimit të mjeteve të mësipërme.
2. Drejtuesit e mjeteve të përmendura në pikën 1, gjatë
përmbushjes së shërbimeve urgjente të institucionit, kur përdorin
së bashku sistemin zanor shtesë të alarmit dhe atë të
sinjalizimit pamor me dritë vezulluese blu, nuk janë të detyruar
të zbatojnë detyrimet, ndalimet dhe kufizimet në lidhje me
qarkullimin, sinjalizimin rrugor dhe normat e sjelljes në
përgjithësi, me përjashtim të sinjalizimeve të policit të
trafikut, por gjithmonë duke mos sjellë rrezik për vete dhe për
të tjerët.
3. Cilido që gjendet në rrugën, e cila përshkohet nga mjetet
e përmendura në pikën 1, ose në rrugë që bashkohen në afërsi të
daljeve në të parën, sapo të dëgjojë sinjalin zanor shtesë të
alarmit, ka për detyrë të lërë të lirë kalimin dhe, kur është e
nevojshme, të ndalojë. Eshtë e ndaluar të ndiqen nga afër mjete
të tilla duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes. Shkeljet e
kësaj pike ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga dhjetë
mijë deri dyzet mijë lekë, si dhe me pezullimin e lejedrejtimit
nga 12 deri 24 muaj.
4. Cilido që, me përjashtim të rasteve të treguara në pikën
1, përdor sistemet shtesë të treguara, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në 20 mijë lekë, si
edhe me pezullimin e lejëdrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

NENI 176

DOKUMENTET E UDHETIMIT PER TRANSPORTE PROFESIONALE
ME MJETE TE PAJISURA ME TOPOGRAF

1. Këto dokumente janë:
a) librezat individuale, të dhënat e regjistrit të shërbimit
dhe kopjet e orarit të shërbimit që sipas rregullores duhet t'u
paraqiten për kontroll organeve të policisë rrugore të përmendura
në nenin 12;
b) librezat individuale të ruajtura nga subjekti i
transportit dhe regjistrat e shërbimit që sipas rregullores duhet
t'u paraqiten për kontroll funksionarëve të organeve përkatëse
të ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe inspektoratit
të punës.
2. Drejtuesi i mjetit që kalon periudhat e drejtimit të
caktuara dhe nuk zbaton periudhat e pauzës brenda kufijve të
përcaktuar nga rregullorja, ose nuk zbaton periudhat e pushimit
të përcaktuara, ose është i papajisur me librezën individuale të
kontrollit a me të dhënat e regjistrit të shërbimit, ose kopjen
e orarit të shërbimit sipas rregullores, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, E
njëjta masë zbatohet edhe për anëtarët e tjerë të ekuipazhit që
nuk zbatojnë këto norma.
3. Cilido që nuk ka me vete ose mban të paplotësuar a
ndryshon librezën individuale të kontrollit, ose të dhënat e
regjistrit të shërbimit, apo kopjen e orarit të shërbimit,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë, përveç rastit kur akti përbën krim.
4. Për shkeljet e normave të këtij neni subjekti i
transportit, nga i cili varet i punësuari që ka kryer shkeljen,
ka përgjegjësinë solidare me autorin e shkeljes të paguajë shumën
e duhur.
5. Ndërmarrja që gjatë kryerjes së transporteve nuk zbaton
dispozitat e rregullores dhe nuk mban dokumentet e caktuara ose
i mban të skaduara, të paplotësuara a të ndryshuara, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë
lekë për secilin punonjës që ka kryer shkeljen, përveç rastit kur
akti përbën krim.
6. Kur shkeljet përsëriten, duke pasur parasysh edhe llojin
e intensitetin e tyre, subjektit të transportit që kryen
transport personash jo në shërbim linje ose mallrash, i
pezullohet për një periudhë nga 1 në 3 muaj certifikata për
transport e mjetit që ka kryer shkeljet, në qoftë se nuk ka marrë
masa, pas paralajmërimit të autoritetit kompetent, për të
rregulluar në një periudhë prej 30 ditësh pozicionin e tij.
7. Në rast se subjekti i transportit, me gjithë procedimin
sipas pikës 6, përsërit shkeljet, edhe në shërbime të tjera
transporti që mund të kryejë, merret masa e heqjes së licencës
për transport.
8. Të njëjtat sanksione zbatohen edhe për subjektet e
transportit që kryejnë transport njerëzish me shërbime në linjë.
9. Sanksionet e pezullimit dhe të anulimit, për të cilat
flitet në pikat 6, 7 dhe 8, ushtrohen nga autoriteti që ka
lëshuar licencën.
10. Kundër masës së heqjes pranohet ankim hierarkik brenda
15 ditëve në Ministrinë e Punëve Publike dhe të Transportit, e
cila vendos brenda 30 ditëve.

NENI 177

REGJISTRUESI I SHPEJTESISE DHE KOHES

1. Mjetet duhet të qarkullojnë të pajisura me tahograf, me
karakteristikat, rastet dhe mënyrat e përdorimit të përcaktuara
në aktet në zbatim.
2. Cilido që qarkullon me një mjet të papajisur me tahograf,
në rastet kur është parashikuar pajisja me të, ose kur është
pajisur me një tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje
me ato të përcaktuara në aktet në zbatim, ose kur tahografi nuk
funksionon, ose kur nuk është futur letra e regjistrimit,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri
në dyzet mijë lekë. Masa ndëshkimore me gjobë dyfishohet, kur
janë prekur vulat ose është ndryshuar tahografi.
3. Mbajtësi i licencës ose i autorizimit për transport
mallrash, që vë në qarkullim një mjet të papajisur me tahograf
ose pa fletët e tij të regjistrimit, apo me tahograf pa vula a
që nuk funksionon, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga
dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
4. Kur vërtetohen tri shkelje sipas pikës 3 brenda një viti,
organet kompetente të Ministrisë së Punëve Publike dhe
Transportit zbatojnë masën administrative plotësuese të
pezullimit për një vit të lejes së transportit për mjetin, me të
cilin janë kryer shkeljet e sipërpërmendura. Ky sanksion nuk i
përjashton masat administrative me gjobë të parashikuara.
5. Nëse drejtuesi i mjetit ose punëdhënësi dhe mbajtësi i
lejes së transportit rrugor të mallrave janë i njëjti person,
sanksionet e parashikuara zbatohen vetëm një herë në masën e
përcaktuar për sanksionin më të rëndë.
6. Për shkeljet sipas pikës 3 konstatimi i shkeljeve duhet
t'u njoftohet organeve kompetente të Ministrisë që mbulon
veprimtarinë përkatëse, pranë të cilës është regjistruar ky mjet.
7. Pa ndryshuar zbatimin e sanksioneve të parashikuara në
pikat e mësipërme, funksionari ose polici që ka konstatuar
qarkullimin e mjetit pa tahograf, me tahograf të dëmtuar ose që
nuk funksionon, i ngarkon drejtuesit të mjetit me shënim në
dokumentet të rregullojë instrumentin brenda një periudhe prej
10 ditësh. Kur drejtuesi i mjetit dhe mbajtësi i lejes së
transportit nuk janë i njëjti person, periudha e mësipërme nga
data e marrjes së shënimit në procesverbal, mund të zgjatet edhe
15 ditë.
8. Me kalimin e periudhës së caktuar pa u kryer rregullimi
sipas pikës 7, në rast se mjeti qarkullon, bëhet ndalimi
administrativ i tij. Mjeti i kthehet pas një muaji pronarit ose
mbajtësit të lejes së qarkullimit.
9. Për shkeljen sipas pikës 2 merret masa administrative
plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 2 deri në 3 muaj.
10. Kur vërehen shkelje të dispozitave të pikave 2 dhe 3,
procesverbali u dërgohet organeve përkatëse të Drejtorisë së
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për verifikimet
e nevojshme të rivendosjes së rregullsisë së funksionimit të
aparatit tahograf.

NENI 178

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHEM PER QARKULLIM DHE DREJTIM

1. Për të qarkulluar me mjete me motor, drejtuesi i mjetit
duhet të ketë me vete këto dokumente:
a) lejeqarkullimin;
b) librezën teknike për mjetin e transportit rrugor;
c) autorizimin për përdorimin e mjetit, kur drejtuesi nuk
është pronar i mjetit;
d) lejedrejtimin të vlefshëm për kategorinë përkatëse të
mjetit;
e) autorizimin për drejtimin e kategorive përkatëse të
mjeteve, në vend të lejedrejtimit sipas shkronjës "d", si edhe
një dokument personal njohjeje;
f) certifikatën e sigurimit të detyruar;
g) dokumentin e taksës së zotërimit të mjetit.
2. Personi që kryen detyrën e instruktorit gjatë ushtrimeve
për drejtimin e mjeteve, duhet të ketë me vete lejedrejtimin e
caktuar dhe dëshminë e kualifikimit profesional sipas akteve në
zbatim.
3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete edhe lejen e
transportit, kur mjeti shfrytëzohet në një nga përdorimet e
parashikuara në nenet 81 dhe 82.
4. Kur automjeti përshtatet për përdorime të ndryshme nga
ai që është caktuar në lejeqarkullimin, kur është fjala për një
mjet të jashtëzakonshëm ose transport të jashtëzakonshëm, ose kur
mjeti është në qarkullim prove, drejtuesi i mjetit duhet të ketë
me vete autorizimin përkatës.
5. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete certifikatën e
aftësisë profesionale, kur ajo kërkohet.
6. Drejtuesi i ciklomotorit duhet të ketë me vete
certifikatën e përputhjes së mjetit dhe një dokument të vlefshëm
njohjeje, nga i cili mund të përcaktohet mosha.
7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë. Gjithashtu, zbatohet masa plotësuese e ndalimit
administrativ të mjetit.
8. Cilido që, pa një arsye justifikuese, nuk zbaton kërkesën
e autoriteteve për t'u paraqitur, brenda periudhës kohore të
caktuar në këtë kërkesë, në zyrat e policisë, për të dhënë
informacion ose për të paraqitur dokumente për vërtetimin e
shkeljeve administrative të parashikuara nga ky kod, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri
dhjetë mijë lekë.

NENI 179

PARAQITJA E SHENJAVE DALLUESE PER QARKULLIM

1. Eshtë e detyrueshme paraqitja në automjete dhe motomjete,
duke përjashtuar ciklomotorët dhe motorët me ose pa kosh, në
pjesën e përparme ose në xhamin e përparmë, e shenjave dalluese
që dëshmojnë pagesën e taksës së pronësisë dhe të sigurimit të
detyrueshëm.
2. Drejtuesit e motorëve me ose pa kosh dhe ciklomotorëve
përjashtohen nga detyrimi i pikës 1, me kusht që t'i kenë me vete
këto dokumente.
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë; zbatohen dispozitat e pikave 7 dhe 8 të nenit 178.

NENI 180

QARKULLIMI I BICIKLETAVE

1. Drejtuesit e biçikletave duhet të ecin në një rresht në
të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara,
përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe
lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta
për biçikleta, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.
2. Drejtuesit e biçikletave duhet të kenë të lirë përdorimin
e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një
dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë
lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri
maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.
3. Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të
tërhiqen nga një mjet tjetër.
4. Drejtuesit e biçikletave duhet ta marrin mjetin për dore,
kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik
për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe
duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.
5. Eshtë i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në
biçikleta, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një
qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor
transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në
mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme të përcaktuara nga
aktet në zbatim.
6. Biçikletat e ndërtuara dhe të njohura për transportin e
njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë
me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues. Në një rast
të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.
7. Në mjetet e përmendura në pikën 6 nuk mund të
transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe
drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve
me moshë deri në 10 vjeç.
8. Për transportin e mallrave dhe kafshëve zbatohet neni
168.
9. Biçikletat duhet të kalojnë në pistat e rezervuara për
to, kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara
me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim.
10. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë. Për biçikletat e përmendura në pikën 6, gjoba është
nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 181

QARKULLIMI I MJETEVE TE TERHEQURA ME KAFSHE

1. Çdo mjet i tërhequr me kafshë duhet të drejtohet nga një
drejtues që nuk duhet ta braktisë kurrë drejtimin gjatë lëvizjes
dhe duhet të ketë vazhdimisht kontrollin e kafshëve.
2. Një mjet i përshtatshëm për transportin e njerëzve ose
të mallrave nuk mund të tërhiqet nga më shumë se dy kafshë, në
qoftë se është me dy rrota, ose nga më shumë se katër, në qoftë
se është me katër rrota. Bëjnë përjashtim transportet funebër.
3. Mjetet e përshtatshme për transportin e mallrave, kur
duhet të kalojnë pjerrësi të forta ose për nevoja të tjera të
provuara, mund të tërhiqen nga një numër më i madh kafshësh nga
ai i treguar në pikën 2, me autorizim paraprak nga enti pronar
i rrugës. Në qendrat e banuara autorizimi lëshohet në çdo rast
nga kryetari i bashkisë ose i komunës.
4. Mjetet e tërhequra nga më shumë se tri kafshë duhet të
kenë dy drejtues.
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një
mijë lekë.

NENI 182

QARKULLIMI I KAFSHEVE TUFAVE DHE I KOPEVE

1. Për çdo dy kafshë tërheqëse barre ose shale, kur nuk janë
të mbrehura në një mjet, dhe për çdo kafshë të pashtruar ose të
rrezikshme duhet të paktën një drejtues, i cili duhet të ketë
vazhdimisht kontrollin e saj dhe ta drejtojë në mënyrë të tillë
që të shmangë pengimet dhe rreziqet per trafikun.
2. Dispozita e pikës 1 zbatohet edhe për kafshët e tjera të
veçanta ose në grupe të vogla, me kusht që rruga të kalojë në një
zonë të destinuar për kullotje, e sinjalizuar me sinjale të
caktuara të rrezikut.
3. Në orët dhe në rastet e parashikuara në nenin 150, me
përjashtim të rrugëve të ndriçuara në mënyrë të mjaftueshme ose
brenda qendrave të banuara, drejtuesit e kafshëve duhet të mbajnë
të ndezur një sistem të sinjalizimit që projekton horizontalisht
në të gjitha drejtimet dritë ngjyrë portokalli, e vendosur në
mënyrë të tillë që të jetë e dukshme si nga ana e përparme, ashtu
edhe nga ajo e pasme.
4. Prapa mjeteve të tërhequra me kafshë mund të lidhen jo
më shumë se dy kafshë, pa qenë e detyruar prania e drejtuesit dhe
e dritave sipas pikës 3. Sidoqoftë në rastet e parashikuara në
nenin 150 kafshë të tilla nuk nuk duhet të pengojnë pamjen e
dritave të parashikuara për mjetin, në të cilin janë lidhur.
5. Tufat, kopetë dhe çfarëdo grumbull tjetër kafshësh deri
në 30 krerë, kur qarkullojnë në rrugë, duhet të jenë të drejtuara
nga një rojtar dhe nga jo më pak se dy për një numër më të madh
krerësh.
6. Rojtarët duhet të rregullojnë kalimin e kafshëve në
mënyrë të tillë që të mbetet e lirë nga e majta të paktën gjysma
e karrexhatës. Ata janë, gjithashtu, të detyruar të copëzojnë dhe
ndajnë grupet e kafshëve në intervale të përshtatshme për të
siguruar rregullsinë e qarkullimit.
7. Grupimet e kafshëve të përmendura në pikat 5 dhe 6 nuk
mund të qëndrojnë në rrugë dhe natën duhet të udhëhiqen nga një
rojtar e të ndiqen nga një tjetër. Që të dy duhet të mbajnë të
ndezur një sistem sinjalizimi që projekton horizontalisht në të
gjitha drejtimet dritë ngjyrë portokalli, e vendosur në mënyrë
të tillë që të jetë e dukshme si nga ana e përparme, ashtu edhe
nga ajo e pasme.
8. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

NENI 183

QARKULLIMI DHE QENDRIMI I AUTOKAMPEVE

1. Mjetet e përmendura në nenin 54, pika 1, shkronja "k",
për qarkullimin rrugor në përgjithësi dhe për shkak të ndalimeve
dhe kufizimeve të parashikuara në nenet 6 dhe 7, i nënshtrohen
të njëjtës disiplinë të parashikuar për mjetet e tjera.
2. Qëndrimi i autokampeve, aty ku lejohet, në zonën rrugore,
nuk përbën kampim, në qoftë se automjeti nuk mbështetet në
terren, përveçse me rrotat, nuk lëshon rryma të tjera shkarkimi,
përveçse ato të propulsorit mekanik, dhe nuk zë sidoqoftë zonën
rrugore në masë më të madhe se madhësia e vetë mjetit.
3. Në rast qëndrimi ose parkimi me pagesë, për autokampet
zbatohen tarifa 50% më të mëdha se ato të zbatuara për
autoveturat në parkime të njëjta të zonës.
4. Ndalohet shkarkimi nga autokampi i mbetjeve organike dhe
i ujërave të pastra dhe të ndotura në rrugë dhe në zona publike
jashtë impianteve të caktuara të shkarkimeve
higjieniko-shëndetësore.
5. Ndalimi sipas pikës 4 shtrihet edhe për automjete të
tjera të pajisura me impiante të caktuara mbledhëse të brendshme.
6. Cilido që shkel dispozitat e pikave 4 dhe 5, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë
lekë.
7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kriteret për
realizimin përgjatë rrugëve dhe autostradave, në zonat e
rregulluara të rezervuara për qëndrimin dhe parkimin e
autokampeve dhe në kampimet, të impianteve
higjieniko-shëndetësore për grumbullimin e mbetjeve organike dhe
të ujërave të pastra e të ndotura, të mbledhura në impiantet e
brendshme të këtyre mjeteve, si dhe kriteret për krijimin nga
bashkitë dhe komunat të zonave të rregulluara analoge në
territoret përkatëse dhe vendosjen e sinjaleve të caktuara
rrugore, me të cilat duhet të tregohet çdo impiant.
8. Me udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë janë përcaktuar
karakteristikat e lëngjeve dhe substancave kimike që përdoren në
trajtimin e mbetjeve organike dhe të ujërave të pastra dhe të
ndotura të derdhura në impiantet higjieniko-shëndetësore të
përmendura në pikën 4.

NENI 184

DREJTIMI I MJETIT NEN NDIKIMIN E ALKOLIT

1. Ndalohet drejtimi i mjetit pas përdorimit të pijeve
alkoolike.
2. Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve
alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me
gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Pas
verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese
me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1
deri në 2 vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti.
3. Kur mjeti nuk mund të drejtohet nga njeri tjetër i
përshtatshëm, mund të tërhiqet deri në vendin që tregon i
interesuari, ose në ofiçinën më të afërt, dhe i dorëzohet
pronarit ose atij që e administron, me garancitë normale për
ruajtjen e mjetit.
4. Në raste aksidentesh, ose kur ka arsye të mendohet se
drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje jonormale psikofizike si
pasojë e ndikimit të alkoolit, organet e policisë rrugore, sipas
nenit 12, kanë të drejtë të kryejnë verifikimin përkatës me
instrumentet dhe procedurat e përcaktuara nga aktet në zbatim të
këtij Kodi.
5. Në rast se drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet
verifikimi sipas pikës 4, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në
njëzet mijë lekë, si dhe me sanksionet e përmendura në pikën 2
të këtij neni, përveç rasteve kur përbën vepër penale.

NENI 185

DREJTIMI I MJETIT NEN NDIKIMIN E LENDEVE DROGUESE

1. Ndalohet drejtimi i mjetit nga përdoruesi i lëndëve
droguese ose psikotrope.
2. Në raste aksidentesh ose kur ka arsye të mendohet se
drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje jonormale si pasojë e
përdorimit të lëndëve droguese ose psikotrope, organet e policisë
rrugore, sipas nenit 12, pa përmendur detyrimet e tjera që
parashikon ligji, mund të marrin masa për shoqërimin e
menjëhershëm të drejtuesit të mjetit për verifikimet e rastit
pranë shërbimeve publike kompetente lokale për të droguarit.
Gjendja verifikohet me mënyrat e përcaktuara me urdhëresë të
ministrit të Shëndetësisë, në marrëveshje me ministrin e Rendit
Publik dhe ministrin e Punëve Publike dhe Transportit. Kopja e
analizës shëndetësore i transmetohet në kohën e duhur, nën
kujdesin e organit të policisë që ka kryer verifikimet, organit
që ka lëshuar lejedrejtimin, për marrjen e masave sipas
kompetencave përkatëse.

3. Organi që ka lëshuar lejedrejtimin, duke u bazuar në
certifikatat e lëshuara nga organet e treguara në pikën 2,
urdhëron që drejtuesi i mjetit t'i nënshtrohet vizitës mjekësore
për qëllimet e nenit 117 dhe mund të vendosë, në mënyrë
parandaluese, pezullimin e lejedrejtimit derisa të rezultojnë
pozitivisht kontrollet e ushtruara në periudhat kohore të
përcaktuara në aktet në zbatim.
4. Zbatohen dispozitat e pikave 2, 3 dhe 5 të nenit 184.

NENI 186

QARKULLIMI DHE PUSHIMI I MJETEVE NE SHERBIM TE INVALIDEVE

1. Për qarkullimin dhe pushimin e mjeteve në shërbim të
invalidëve, entet pronare të rrugës janë të detyruara të
ndërtojnë dhe mirëmbajnë strukturat përkatëse, si dhe
sinjalizimin e nevojshëm për të lejuar e lehtësuar lëvizjen e
tyre, siç është përcaktuar në aktet në zbatim.
2. Subjektet që kanë të drejtë të shfrytëzojnë strukturat
e përmendura në pikën 1, marrin autorizimin përkatës nga kryetari
i bashkisë a komunës ku ata banojnë, sipas kufizimeve dhe
formaliteteve të përcaktuara në aktet në zbatim.
3. Mjetet në shërbim të invalidëve të autorizuar sipas pikës
2, nuk janë të detyruar të respektojnë kufijtë e kohës kur
pushojnë në zonat e parkimit me kohë të kufizuar.
4. Cilido që shfrytëzon strukturat e përmendura në pikën 1,
pa autorizimin e përcaktuar në pikën 2, ose nuk i përdor siç
duhet këto struktura, ndëshkohet me masë administrative me gjobë
nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
5. Cilido që shfrytëzon strukturat e përmendura në pikën 1,
duke pasur autorizimin përkatës sipas pikës 2, por nuk zbaton
kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në këtë autorizim, ndëshkohet
me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në
një mijë lekë.

NENI 187

MENYRA E VEPRIMIT NE RAST AKSIDENTI

1. Përdoruesi i rrugës, në rast aksidenti, që në njëfarë
mënyre lidhet me sjelljen e tij, është i detyruar të ndalojë dhe
t'u japë ndihmën e nevojshme njerëzve të dëmtuar, duke përdorur
kutinë e ndihmës së shpejtë. Në programin e autoshkollës për
marrjen e lejedrejtimit përfshihet edhe një kurs i ndihmës së
shpejtë në rast aksidenti. Programi i këtij kursi përcaktohet me
udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, në
bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryqin e Kuq
Shqiptar.
2. Njerëzit e përfshirë në një aksident duhet të zbatojnë
të gjitha masat e përshtatshme për të ruajtur sigurinë e
qarkullimit dhe të veprojnë duke ruajtur gjendjen e vendit të
aksidentit, si dhe gjurmët e tij të nevojshme për përcaktimin e
përgjegjësisë, por gjithmonë duke garantuar sigurinë e
qarkullimit.
3. Drejtuesi i mjetit që ka kryer aksidentin, pasi të ketë
përcaktuar vendin e ngjarjes, kur nuk ka mjete të tjera për të
dërguar të aksidentuarit në qendrën më të afërt të mjekimit, i
transporton ata dhe kthehet menjëherë në vendin e ngjarjes, kur
ai është në gjendje t'i kryejë këto veprime.
4. Aty ku si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme
në materiale, drejtuesit e mjetit dhe çdo përdorues tjetër i
rrugës i përfshirë në aksident, duhet, gjithashtu, të shmangin
pengimin e qarkullimit, aty ku është e mundur, sipas dispozitave
të nenit 159. Punonjësit e shërbimit të policisë rrugore, në
raste të tilla, duhet të bëjnë zhvendosjen e menjëhershme të çdo
pengese për qarkullimin, përveç kryerjes me shpejtësi të madhe
të vëzhgimeve të mundshme për të qartësuar aksidentin.
5. Në çdo rast drejtuesit e mjetit duhet, gjithashtu, t'i
japin emrin dhe adresën, si dhe informacione të tjera të
nevojshme, edhe për qëllim dëmshpërblimi, njerëzve të dëmtuar
ose, në qoftë se këta nuk janë të pranishëm, t'u komunikojnë
atyre me mënyra të ndryshme elementet e sipërtreguara.
6. Për cilindo që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk
zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme
materiale, zbatohet masa administrative me gjobë nga një mijë
deri në katër mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6
deri në 12 muaj.
7. Cilido që, në kushtet e treguara në pikën 1, në rast
aksidenti me dëme në njerëz, nuk zbaton detyrimin e ndalimit,
dënohet sipas Kodit Penal. Zbatohet edhe masa administrative
plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga një
deri në dy vjet.
8. Cilido që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton
detyrimin e dhënies së ndihmës së nevojshme njerëzve të plagosur,
kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri
në njëzet mijë lekë.
9. Për cilindo që, në kushtet e treguara në pikën 3, pas
dhënies së ndihmës nuk kthehet në vendin e ngjarjes, zbatohen
dispozitat e pikës 7 të këtij neni.
10. Cilido që nuk zbaton dispozitat e pikave 2, 4 dhe 5,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në
katër mijë lekë.

NENI 188

SJELLJA E KEMBESOREVE

1. Këmbësorët duhet të qarkullojnë në trotuare, bankina,
shëtitore dhe hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto
mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet
të qarkullojnë në buzën e karrexhatës në sens të kundërt me
lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një
pengesë sa më të vogël për qarkullimin. Jashtë qendrave të
banuara, këmbësorët kanë për detyrë të qarkullojnë në sens të
kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata me dy sense
lëvizjeje dhe në buzën e djathtë në lidhje me drejtimin e
lëvizjes së mjeteve në rastin e karrexhatave me një sens
lëvizjeje. Këmbësorët që qarkullojnë në karrexhatat e rrugëve
brenda dhe jashtë qendrave të banuara, pa ndriçim publik, kanë
për detyrë të lëvizin në një rresht të vetëm.
2. Këmbësorët, për kapërcimin e karrexhatës, duhet të
përdorin vendkalimet këmbësore, nënkalimet dhe mbikalimet jashtë
qendrave të banuara. Kur këto nuk ekzistojnë, ose janë më shumë
se 100 metra larg nga vendi i kapërcimit, këmbësorët mund të
kapërcejnë karrexhatën vetëm në drejtimin perpendikular, me
kujdesin e nevojshëm për të shmangur situata të rrezikshme për
të ose për të tjerët.
3. Eshtë e ndaluar për këmbësorët të kapërcejnë kryqëzimet
në mënyrë diagonale dhe, gjithashtu, ndalohet kapërcimi i
shesheve jashtë vendkalimeve këmbësore, kur ato ekzistojnë.
4. Eshtë e ndaluar për këmbësorët të qëndrojnë ose të
vonohen në karrexhatë, përveç rasteve kur është e domosdoshme për
sigurimin e lëvizjes. Eshtë gjithashtu i ndaluar qëndrimi në grup
në trotuare, bankina ose pranë vendkalimeve këmbësore, duke
krijuar pengesë për kalimin normal të këmbësorëve të tjerë.
5. Këmbësorët që do të kapërcejnë karrexhatën në një zonë
të papajisur me vendkalim këmbësorësh duhet t'u japin përparësinë
drejtuesve të mjeteve.
6. Eshtë e ndaluar për këmbësorët të kryejnë kapërcime
rrugore, duke kaluar përpara autobusëve, trolejbusëve dhe
tramvajeve që kanë ndaluar në stacione.
7. Mjetet e papajisura me motor që përdoren nga fëmijët ose
nga persona invalidë, mund të qarkullojnë në pjesët e rrugës të
caktuara për këmbësorë.
8. Qarkullimi me anë të patinave, karrocave ose me të tjerë
shpejtues lëvizjeje është i ndaluar në karrexhatat e rrugëve.
9. Eshtë e ndaluar kryerja në karrexhatë e lojërave ose
manifestimeve sportive të paautorizuara. Në hapësirat e caktuara
për këmbësorë është i ndaluar përdorimi i karrocave, patinave ose
i shpejtuesve të tjerë të lëvizjes që mund të krijojnë situata
të rrezikshme për përdoruesit e tjerë.

NENI 189

SJELLJA E DREJTUESVE TE MJETEVE NDAJ KEMBESOREVE

1. Kur trafiku nuk është i rregulluar nga polici ose nga
semafori, drejtuesit e mjeteve duhet t'i japin përparësi, duke
ngadalësuar dhe, kur është e nevojshme, duke ndaluar, këmbësorëve
që kalojnë në vendkalimet këmbësore. Drejtuesit e mjeteve që
kthehen për t'u futur në një rrugë tjetër, në hyrjen e së cilës
gjendet një vendkalim këmbësorësh, duhet t'u japin përparësi,
duke ngadalësuar dhe, kur është e nevojshme, duke ndaluar,
këmbësorëve që kalojnë në vendkapercimet këmbësore, kur atyre nuk
u është ndaluar kalimi.
2. Në rrugë të papajisura me vendkalime këmbësorësh
drejtuesit e mjeteve duhet t'i lejojnë këmbësorit, që ka filluar
kapërcimin e karrexhatës, të arrijë i sigurt në anën tjetër.
3. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndalojnë, kur një person
invalid me aftësi lëvizjeje të kufizuara ose që lëviz me karrocë
invalidësh, ose i pajisur me shkop të bardhë, ose i shoqëruar me
një qen drejtues, ose sidoqoftë i dallueshëm në njëfarë mënyre,
kapërcen karrexhatën, ose ka ndërmend ta kapërcejë, dhe duhet të
shmangin situata të rrezikshme që mund të shkaktohen nga veprime
të gabuara a të ngathëta të fëmijëve dhe të të moshuarve.
4. Cilido që shkel dispozitat e neneve 188 dhe 189,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në
dy mijë lekë.

NENI 190

DETYRIMET KUNDREJT FUKSIONAREVE , OFICEREVE DHE POLICEVE

1. Të gjithë ata që qarkullojnë në rrugë, janë të detyruar
të ndalojnë, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe
policë, të cilëve i takon kryerja e shërbimeve të policisë
rrugore, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e
caktuar dallues.
2. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të paraqesin pa
lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funksionarëve, oficerëve dhe
policëve të treguar në pikën 1, dokumentin e qarkullimit,
lejedrejtimin dhe çdo dokument tjetër që, sipas normave të
qarkullimit rrugor, duhet të kenë me vete.
3. Funksionarët, oficerët dhe policët të përmendur në pikat
e mësipërme, mund:
- të kryejnë kontrollin e mjetit për verifikimin e zbatimin
e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjen e këtyre
mjeteve;
- të urdhërojnë drejtuesin e mjetit që të mos e vazhdojë
udhëtimin, kur sistemet e sinjalizimit pamor dhe të ndriçimit ose
gomat paraqesin defekte a parregullsi të tilla që mund të
krijojnë rrezik të madh për sigurinë e tij dhe të të tjerëve,
duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike ose kushtet e
rrugës;
- të urdhërojnë drejtuesit e mjeteve të ndalojnë ose të
vazhdojnë udhëtimin, duke treguar kujdes të veçantë që të mos
dëmtojnë rrugën.
4. Organet e Ministrisë së Rendit Publik dhe të policisë
ushtarake mund, për kontrollet e nevojshme për kryerjen e
shërbimit të tyre, të formojnë postëblloqe dhe, në një rast të
tillë, të përdorin mjete të afta për të siguruar pa rrezik
aksidentesh frenimin gradual të mjeteve që nuk ndalojnë, me
gjithë urdhrin e dhënë me sinjale të caktuara. Karakteristikat
e këtyre mjeteve, si dhe kushtet dhe mënyrat e përdorimit të
tyre, përcaktohen me udhëzime të Ministrisë së Rendit Publik dhe
Ministrisë së Mbrojtjes.
5. Drejtuesit e mjeteve duhet t'u binden sinjalizimeve që
personeli ushtarak, edhe i pashoqëruar nga personeli i policisë
rrugore, i treguar në nenin 12, pika 1, jep për të lejuar
lëvizjen e kolonës ushtarake.
6. Cilido që shkel detyrimet sipas pikave 1, 2, 3 dhe 5
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri
katër mijë lekë, si dhe me masën plotësuese të pezullimit të
lejedrejtimit për 6 muaj.
7. Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, kur nuk përbën
vepër penale, dënohet me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë
lekë, si dhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit
për 1 vit.

NENI 191

DETYRIMI I SIURIMIT PER PERGJEGJESI CIVILE

1. Mjetet me motor që nuk lëvizin mbi shina, duke përfshirë
edhe trolejbusët e rimorkiot, nuk mund të qarkullojnë në rrugë
dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të
dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve.
2. Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me
masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë
lekë.

KAPITULLI 6
KAPITULLI 6



Versioni i datës 9 maj 2008 10:45