Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/2
Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
1. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse shpall, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, në bazë të klasifikimit të nenit 2, rregullat funksionale dhe gjeometrike për ndërtimin, kontrollin dhe kolaudimin e rrugëve dhe impianteve e mjediseve të shërbimeve që kanë të bëjnë me to, me përjashtim të atyre për përdorim ushtarak. Rregullat duhet të jenë në përputhje me sigurinë e qarkullimit për gjithë përdoruesit e rrugës, me pakësimin e ndotjes atmosferike dhe zanore, me mbrojtjen e përdoruesve të ndërtesave përgjatë rrugës, si dhe të ndërtesave e monumenteve me vlera të mëdha arkitektonike ose historike. Rregullat që kanë të bëjnë me pakësimin e ndotjes atmosferike dhe zanore formulohen në bazë të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. 2. Shmangia nga rregullat e mësipërme lejohet vetëm për rugët ekzistuese, kur kushte të veçanta lokale, të mjedisit, arkeologjike dhe ekonomike e bëjnë të pamundur zbatimin e tyre, por gjithmonë duke siguruar qarkullimin rrugor dhe ruajtjen e mjedisit. 3. Rregullat e paraqitura në pikën 1 rishikohen çdo dy vjet. 4. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, shpall, sipas kritereve të paraqitura në pikën 1, udhëzimet për klasifikimin funksional të rrugëve ekzistuese. 5. Entet pronare të rrugëve duhet të klasifikojnë rrjetin e tyre brenda 6 muajve nga shpallja e udhëzimeve të përmendura në pikën 4. 6. Entet pronare të rrugëve janë të detyruara të krijojnë hartat e rrugëve dhe t'i mbajnë ato të azhurnuara, të krijojnë kadastrën e rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin asaj, sipas mënyrave të përcaktuara me udhëzim të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, e cila merr mendimin paraprak të Institutit të Studimeve të Transportit. Në kadastër duhet të përfshihen edhe impiantet dhe shërbimet e përhershme të nevojshme për qarkullimin rrugor. 7. Entet pronare të rrugës janë të detyruara të kryejnë gjatë vitit matje dhe hulumtime të trafikut, si dhe të përmbushin detyrimet ndërkombëtare që Shqipëria mund të marrë përsipër në këtë fushë. 8. Për zbatimin e këtij neni Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, sipas nenit 35, pika 3, ka për detyrë të marrë të dhënat e gjithë territorit kombëtar, t'i përpunojë e publikojë çdo vit, si dhe t'ua komunikojë ato organizmave ndërkombëtarë. Kjo strukturë kujdeset gjithashtu që entet e ndryshme të zbatojnë udhëzimet, rregullat dhe afatet kohore të përcaktuara në këtë nen dhe në aktet në zbatim të tij.
1. Entet pronare të rrugëve, për garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së qarkullimit, kanë për detyrë:
2. Entet pronare, gjithashtu, kanë për detyrë:
dhe normave të tjera që kanë lidhje me të, si dhe të normave që përmbahen në autorizimet dhe lejet. 3. Për rrugët në koncesion, të drejtat dhe detyrat e entit pronar të rrugës, të parashikuara nga ky Kod, ushtrohen nga koncesioneri, përveç rasteve kur vendoset ndryshe.
1. Në të gjitha rrugët dhe pjesët që i përkasin asaj, ndalohet:
përgjithësi të krijohen gjendje të rrezikshme për trafikun;
2. Cilido që nuk respekton ndalimet e paraqitura në pikën 1, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
1. Pronarëve të terreneve në kufi me pronësitë rrugore, jashtë qendrave të banuara, u ndalohet:
Në aktet në zbatim përcaktohen largësitë e ndryshme nga kufiri rrugor në varësi nga llojet e ndalimeve të treguara. 2. Në kryqëzimet rrugore në nivel, brezave të rezervuar të treguar në pikën 1, shkronjat "b" dhe "c", duhet t'u shtohen zonat e fushëpamjes të përcaktuara nga trekëndëshi që ka dy brinjë mbi vijat kufizuese të brezit të rezervuar, gjatësia e të cilave e matur nga pika e ndërprerjes së këtyre vijave të jetë sa dyfishi i largësive të përcaktuara në aktet në zbatim, kurse brinja e tretë përfaqësohet nga segmenti që bashkon dy pikat ekstreme. 3. Ndalohet ndërtimi i çdo objekti mbitokësor pranë dhe në brendësi të kryqëzimeve në disnivel. Brezat e rezervuar për rampat e jashtme, duhet të jenë ato që i korrespondojnë rrugës më pak të rëndësishme ndërmjet atyre që kryqëzohen.
1. Jashtë qendrave të banuara, në pjesën e brendshme të kthesave dhe jashtë pronësisë rrugore, duket të sigurohet një brez i rezervuar, ku ndalohet çdo tip ndërtimi, rrethimi, të mbjellash ose depozitimi, sipas normave të përcaktuara në aktet në zbatim për gjerësinë e kthesës. 2. Në pjesën e jashtme të kthesave, brezat e rezervuar janë ato të përcaktuara për rrugët e drejta.
1 Në qendrat e banuara, për ndërtimet ekzistuese e të reja, riparimet, rikonstruksionet dhe zgjerimet, brezat e rezervuar për mbrojtjen e rrugës, të matura nga kufiri rrugor, nuk duhet të kenë përmasa më të vogla se ato të treguara në aktet në zbatim, sipas tipit të rrugës. 2. Në kryqëzimet rrugore në nivel, brezave të rezervuar të treguar në pikën 1, duhet t'u shtohen zonat e fushëpamjes të përcaktuara nga trekëndëshi që ka dy brinjë mbi vijat kufizuese të brezit të rezervuar, gjatësia e të cilave, e matur nga pika e ndërprerjes së këtyre vijave, të jetë sa dyfishi i largësive të përcaktuara në aktet në zbatim, kurse brinja e tretë përfaqësohet nga segmenti që bashkon dy pikat ekstreme. 3. Ndalohet ndërtimi i çdo objekti mbitokësor pranë dhe në brendësi të kryqëzimeve në disnivel, që sipas gjykimit të entit pronar të rrugës pengon funksionimin normal të këtij kryqëzimi. Brezat e rezervuar për rampat e jashtme, duhet të jenë ato që I korrespondojnë rrugës më pak të rëndësishme ndërmjet atyre që kryqëzohen. 4. Rrethimet dhe të mbjellat duhet të realizohen sipas planeve urbanistike dhe të trafikut, si dhe nuk duhet të pengojnë ose zvogëlojnë fushëpamjen e nevojshme për sigurinë e qarkullimit rrugor.
1. Gjatë ndërtimit të poligoneve të qitjes, punishteve ose depove të materialeve plasëse, gazesh ose lëngjesh të ndezshme, të guroreve që shfrytëzohen nëpërmjet lëndës plasëse, si dhe të stabilimenteve që sidoqoftë ndikojnë në sigurinë ose shëndetin publik ose rregullsinë e qarkullimit rrugor, duhet të respektohen largësitë e përcaktuara nga aktet në zbatim ose, në mungesë të tyre, nga organi kompetent i pushtetit lokal, i cili merr paraprakisht mendimin teknik të entit pronar të rrugës dhe të zjarrfikësve. 2. Cilido që shkel dispozitat e përcaktuara në nenet 16, 17, 18 dhe 19, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë dhe është gjithashtu i detyruar të risjellë në gjendjen fillestare, me shpenzimet e tij, vendin ku është kryer shkelja.
1. Në rrugët e tipit A, B, C dhe D, sipas nenit 2, ndalohet çdo lloj zënie e sipërfaqes rrugore, nga panaire dhe tregje me automjete, baraka, tenda etj. Në rrugët e tipit E dhe F zënia e sipërfaqes rrugore mund të autorizohet, me kusht që të përcaktohet një itinerar tjetër për trafikun. 2. Nuk lejohet vendosja e kioskave, qoshkave të gazetave ose e instalimeve të tjera, edhe me karakter të përkohshëm, jashtë qendrave të banuara në brezat e rezervuar. 3. Në qendrat e banuara, pa përjashtuar kufizimet dhe ndalimet e përcaktuara në nenet dhe pikat e mëparshme, zënia e trotuareve me kioska, qoshka gazetash dhe instalime të tjera mund të lejohet deri në mesin e gjerësisë së tyre, me kusht që në vazhdim të këtyre instalimeve të mbetet e lirë një zonë për qarkullimin e këmbësorëve me gjerësi jo më të vogël se 2 m. Zënia nuk mund të bëhet në brëndësi të trekëndëshave të fushëpamjes së kryqëzimeve, të treguara në nenin 18, pika 2. 4. Cilido që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse, ose që, duke pasur leje, nuk zbaton kushtet e saj, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.
1. Pa autorizimin ose lejen nga organi kompetent, sipas nenit 26, është e ndaluar kryerja e punimeve ose depozitimeve dhe hapja e kantiereve rrugore, edhe të përkohshme, në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, si dhe në brezat e rezervuar dhe zonat e fushëpamjes. 2. Cilido që kryen punime ose depoziton materiale në zonat e destinuara për qarkullimin dhe qëndrimin e mjeteve dhe këmbësorëve, duhet të marrë masat e nevojshme për sigurimin e rregullshmërisë së qarkullimit dhe ta mbajë atë në funksionim të plotë si ditën, ashtu edhe natën. Duhet të marrë masa të tilla që personeli punues, i ekspozuar ndaj trafikut të mjeteve, të jetë i dukshëm si ditën ashtu edhe natën. 3. Në aktet në zbatim përcaktohen normat që kanë të bëjnë me mënyrat dhe mjetet për kufizimin dhe sinjalizimin e kantiereve, për sigurimin e dukshmërisë si ditën, ashtu edhe natën të personelit punues, për rregullimin e trafikut dhe mënyrat e zhvillimit të punimeve në kantieret rrugore. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ose të akteve në zbatim të tij, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. 5. Kundërvajtësit e përcaktuar në nenet 20 dhe 21 dënohen, gjithashtu, me masë administrative plotësuese me detyrimin për heqjen e objekteve abuzive, në ngarkim dhe me shpenzimet e tyre.
1. Pa autorizimin e entit pronar të rrugës nuk mund të përcaktohen hyrje dhe degëzime të reja të rrugës për te tokat ose objektet anësore dhe as lidhje të reja me rrugë të përdorimit publik a privat. 2. Hyrjet dhe degëzimet ekzistuese a të autorizuara duhet të rregullohen sipas normave të këtij kapitulli. 3. Rrugëkalimet duhet të dallohen nga shënja të veçanta, pasi të jenë autorizuar nga enti pronar i rrugës. 4. Ndalohet transformimi i hyrjeve a degëzimeve ekzistuese, si dhe ndryshimi i mënyrës së përdorimit të tyre, përveçse me autorizim të veçantë të parashikuar në pikën 1. 5. Aktet në zbatim të normave të këtij Kodi përcaktojnë rastet kur enti pronar i rrugës mund të mos japë autorizimin sipas pikës 1. 6. Cilido që ka marrë autorizimin, duhet të realizojë e mirëmbajë, kur është e nevojshme, veprat e artit në kanalet anësore, pa ndryshuar seksionin e kanalit dhe as karakteristikat planaltimetrike të sipërfaqes së rrugës. 7. Aktet në zbatim të normave të këtij Kodi tregojnë mënyrën e ndërtimit e të mirëmbajtjes së hyrjeve dhe të degëzimeve. 8. Lëshimi i autorizimit për hyrjet në objekte të çdo lloji është i kushtëzuar me realizimin e parkimeve sipas normativave në fuqi për to. 9. Kur disa pronësi përfshihen në mënyrë të natyrshme ose si pasojë e ndërtimit, të modifikimit të objekteve të përdorimit publik, për ato raste kur është i pamundur rregullimi teknik i hyrjeve ekzistuese, si dhe në rastet kur ka densitet të lartë hyrjesh, ose sa herë që karakteristikat planaltimetrike në pjesën e rrugës të pajisur me hyrje a degëzime nuk garantojnë kërkesat e një qarkullimi normal e të sigurtë, enti pronar i rrugës lëshon autorizimin për hyrjen apo degëzimin të kushtëzuar me realizimin e veprave të veçanta, sikurse janë lidhjet rrugore të pajisura, kryqëzimet në disnivel dhe rrugët paralele, edhe pse këto vepra, duke u interesuar disa pronarëve, bëjnë të domosdoshëm krijimin e shoqërive të përbashkëta për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre veprave. 10. Ministria, që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton për çdo rrugë ose për çdo tip rruge që duhet marrë në considerate në funksion të trafikut për dy arterie rrugore që kryqëzohen, karakteristikat teknike që duhen përshtatur për realizimin e hyrjeve dhe degëzimeve, si edhe kushtet teknike e administrative, mbi të cilat duhet të bazohet enti pronar i rrugës për lëshimin e autorizimit përkatës. Eshtë gjithsesi e ndaluar hapja e hyrjeve përgjatë rampave të kryqëzimit në nivel ose disnivel, si dhe gjatë korsive të shpejtimit a ngadalësimit. 11. Cilido që hap hyrje a degëzime të reja ose cilido që transformon a ndryshon mënyrën e përcaktuar të përdorimit të atyre ekzistuese pa autorizimin e entit pronar të rrugës, apo që mban në përdorim hyrje ekzistuese të paautorizuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri dyzet mijë lekë. Shkelja e mësipërme sjell edhe masa plotësuese administrative për rivendosjen e gjendjes fillestare në ngarkim të autorit të shkeljes dhe me shpenzimet e tij. Masat plotësuese nuk zbatohen, në qoftë se veprat e realizuara mund të rregullohen nëpërmjet një autorizimi përkatës. Lëshimi i këtij autorizimi nuk heq gjobën administrave. 12. Cilido që shkel normat e tjera të këtij neni dhe aktet përkatëse në zbatim të tij, është subjekt i masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë.
1. Përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme nga mjetet që kalojnë në rrugë, është e ndaluar të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi etj., që për nga përmasat, forma, ngjyrat, pamja dhe vendndodhja mund të shkaktojnë konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bëjnë të vështirë kuptimin, dallimin apo efikasitetin e tij, si dhe të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit. Në çdo rast impiante të tilla nuk duhet të formojnë pengesë apo gjithsesi vështirësi për qarkullimin e invalidëve. Janë, gjithashtu, të ndaluara tabelat dhe mjetet e tjera të ndritshme të reklamimit që mund të sjellin verbim për drejtuesit e mjeteve rrugore. Në ishujt e trafikut në kryqëzime është e ndaluar vendosja e çdo lloj instalimi të ndryshëm nga sinjalizimi rrugor i përcaktuar. 2. Vendosja mbi mjetet rrugore të shkrimeve a shenjave reklamuese të shndritshme ose reflektuese lejohet vetëm sipas kushteve të parashikuara në aktet në zbatim të normave të këtij Kodi, me qëllim që të përjashtohet çdo rrezik verbimi a hutimi për drejtuesit e mjeteve të tjera. 3. Përgjatë rrugëve, në mjediset ose afërsitë e vendeve të mbrojtura, për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe peizazhistike, ose të ndërtesave a vendeve me vlera historike e artistike, është e ndaluar vendosja e tabelave ose mjeteve të tjera reklamuese. 4. Për vendosjen e tabelave ose të mjeteve të tjera reklamuese gjatë rrugës apo në vende të dukshme nga rruga duhet autorizimi i entit pronar të rrugës që lëshohet, duke respektuar këto norma. Në brendësi të qendrave të banuara kompetenca eshte e komunave dhe bashkive, të cilat janë të detyruara të marrin miratimin teknik të entit pronar të rrugës, kur rruga është shtetërore apo e rrethit. 5. Kur tabelat apo mjetet e tjera reklamuese janë të dukshme nga një rrugë tjetër që i përket një tjetër enti pronar rruge,autorizimi kushtëzohet me miratimin paraprak nga ky i fundit. Tabelat ose mjetet e tjera reklamuese të vendosura përgjatë linjave hekurudhore dhe kur janë të dukshme nga rruga, janë subjekt i dispozitave të këtij neni dhe vendosja e tyre bëhet me autorizim të entit hekurudhor, duke marrë miratimin paraprak të entit pronar të rrugës. 6. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë normat për përmasat, karakteristikat, vendvendosjen e mjeteve reklamuese përgjatë rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës dhe në stacionet e shërbimit dhe furnizimit me karburant. 7. Eshtë e ndaluar çdo lloj reklame përgjatë ose e dukshme nga itineraret ndërkombëtare, autostradat, rrugët interurbane kryesore dhe hyrjet e tyre. Në këto rrugë lejohet reklamimi vetëm në zonat e shërbimit ose parkimit, kur për këtë është marrë autorizimi nga enti pronar i rrugës, si dhe kur kjo reklamë nuk është e dukshme nga rruga. 8. Eshtë njëlloj e ndaluar çdo formë reklamimi mbi mjete rrugore që ka një përmbajtje, domethënie apo synim të kundërt me normat e këtij Kodi. 9. Përshtatja e formave të reklamave ekzistuese me normat e këtij Kodi, pas hyrjes së tij në fuqi, parashikohet në aktet në zbatim. 10. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund t'u shpërndajë enteve pronare të rrugëve udhëzime për zbatimin e dispozitave të këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe urdhëron, nëpërmjet organeve të saj, kontrollin e respektimit të këtyre dispozitave. 11. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe kushtet e autorizimeve të parashikuara nga ky nen gjobitet me një shumë nga njëzet e pesë mijë deri njëqind mijë lekë dhe zbatohen masat plotësuese administrative që e detyrojnë autorin e shkeljes të heqë, me shpenzimet e tij, të gjitha veprat, tabelat, parullat dhe çdo tip impianti e formë reklame.
1. Pjesët që i përkasin rrugës janë pjesët e rrugës të destinuara në mënyrë fikse për shërbimin ose pajimin funksional të saj. 2. Pjesët që i përkasin rrugës, rregullohen nga normat e këtij Kodi dhe aktet në zbatim të tij; ato ndahen në pjesë të shfrytëzimit dhe pjesë të shërbimit. 3. Quhen pjesë shfrytëzimi pjesët përbërëse të rrugës ose ato që janë vendosur në mënyrë fikse në trupin e rrugës. 4. Pjesë shërbimi quhen zonat e shërbimit me objektet përkatëse për furnizimin dhe pushimin e përdoruesve, zonat e parkimit, zonat dhe ndërtesat për mirëmbajtjen e rrugës apo gjithsesi të destinuara nga enti pronar ekskluzivisht dhe në mënyrë të vazhdueshme për t'i shërbyer rrugës dhe përdoruesve të saj. Pjesët e shërbimit të rrugës përcaktohen nga enti pronar i rrugës në bazë të akteve në zbatim të këtij neni dhe në mënyrë që të mos pengojnë qarkullimin a të kufizojnë fushëpamjen. 5. Pjesët që i përkasin rrugës, të formuara nga zonat e shërbimit, zonat e parkimit dhe nga ndërtesat e destinuara për çlodhje, mund t'u jepen në koncesion të tretëve, sipas rregullave të përcaktuara në aktet në zbatim. 6. Cilido që vendos apo vë në shfrytëzim impiante ose objekte pa lejen përkatëse, nga autoritetet përkatëse siç është parashikuar nga neni 26 i këtij Kodi, ose i transformon apo ndryshon mënyrën e përdorimit të tyre të parashikuar nga leja e sipërpërmendur dhe që shkel kushtet e saj, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. 7. Cilido që shkel kushtet e lejes së sipërpërmendur ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë. 8. Shkeljet e mësipërme sjellin si pasojë masa administrative plotësuese me detyrimin për heqjen e impianteve ose objekteve të realizuara pa leje, në ngarkim e me shpenzimet e autorit. Shkeljet sipas pikës 7 sjellin si pasojë masa administrative plotësuese të pezullimit të veprimtarisë së ushtruar deri në zbatimin e kushteve të shkelura. Rivendosja e gjendjes normale nuk e përjashton pagesën e gjobës administrative të përcaktuar në pikën 7.
1. Nuk mund të kryhen, pa lejen paraprake të entit pronar të rrugës, përshkime dhe përdorime të zonës rrugore dhe pjesëve përbërëse të saj, si kanale uji, tubacione uji, linja elektrike dhe telekomunikacioni ajrorë a nëntokësorë, nënkalime a mbikalime, teleferikë të çdo lloji, gazsjellës, depozita lëndësh djegëse të lëngëta ose të tjera impiante a vepra arti që mund të cënojnë gjithsesi pronësinë rrugore. Objektet e sipërpërmendura duhet të realizohen në mënyrë të tillë që përdorimi dhe mirëmbajtja e tyre të mos pengojë qarkullimin e mjeteve në rrugë, duke siguruar hyrjen nga brezat e përkatësisë. 2. Lejet lëshohen vetëm në raste të domosdoshme, duke bërë paraprakisht verifikimin teknik nëpërmjet autoritetit kompetent sipas nenit 26. Cilido që nuk respekton kushtet e parashikuara në leje apo në normat e akteve përkatëse në zbatim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. 3. Kazanët për mbledhjen e mbeturinave urbane të çdo lloji dhe natyre duhet të vendosen në mënyrë të tillë që të mos paraqesin rrezik apo të mos pengojnë qarkullimin. 4. Aktet në zbatim përcaktojnë normat për përshkimin dhe përdorimin e zonës së rrugës. 5. Cilido që realizon një impiant apo objekt siç është parashikuar në pikën 1 ose ndryshon mënyrën e përdorimit apo ushtron veprimtarinë pa leje, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë. 6. Shkeljet sipas pikave 2-5 sjellin si pasojë masa administrative plotësuese të pezullimit të çdo veprimtarie deri në zbatimin e kushteve të shkelura, me detyrimin për heqjen e impianteve a objekteve pa leje, në ngarkim e me shpenzimet e autorit të shkeljes.
1. Autorizimet, sipas këtij kapitulli lëshohen nga enti pronar i rrugës ose nga ndonjë ent tjetër i deleguar prej tij apo nga enti koncesioner i rrugës, në përputhje me kontratën përkatëse; delegimi i njoftohet Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse ose organit kompetent të pushtetit lokal, kur bëhet fjalë për ente lokale. 2. Autorizimet dhe koncesionet, sipas këtij kapitulli, janë kompetencë e entit pronar të rrugës, kurse për rrugët në koncesion veprohet sipas kontratës përkatëse. 3. Për pjesët e rrugëve shtetërore, të rrethit a komunale që kalojnë brenda qendrave të vogla të banuara, lëshimi i autorizimit a koncesionit është kompetencë e komunës, pasi të jetë marrë miratimi i entit pronar të rrugës. 4. Vendosja në rrugë dhe pjesët që i përkasin asaj, e linjave hekurudhore, tubacioneve a kanalizimeve të tjera të destinuara për përdorim publik, ose edhe vetëm përshkimi i rrugës dhe pjesëve që i përkasin asaj me objektet e mësipërme, autorizohet, vetëm në rastet e domosdoshme, kur është e pamundur teknikisht çdo zgjidhje tjetër, me urdhër të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe të entit pronar të rrugës ose në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes, kur bëhet fjalë për rrugë ushtarake.
1. Kërkesat e drejtpërdrejta për marrjen e autorizimeve a koncesioneve sipas këtij kapitulli i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, kur bëhet fjalë për rrugë apo autostrada shtetërore. Për rrugët në koncesion, kërkesa i drejtohet entit koncesioner, i cili merr masa për t'ia transmetuar, së bashku me mendimin e tij, Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, kur kontrata e koncesionit nuk i lejon koncesionerit t'i lëshojë vetë këto autorizime a leje. 2. Kërkesat për autorizime dhe koncesione, që i përkasin rrugëve joshtetërore, i drejtohen entit pronar të rrugës. 3. Kërkesat shoqërohen me dokumentacionin teknik përkatës dhe angazhimin e kërkuesit, për të përballuar të gjitha shpenzimet për shqyrtimin dhe hetimin e nevojshëm në vend, duke depozituar paraprakisht garanci në para. 4. Vendimet për dhënie koncesioni apo autorizimi të parashikuara nga ky kapitull, duhet të akordohen, për çdo rast, me të drejtat e të tretëve të interesuar dhe të kenë detyrimin e koncesionerit apo autorizimin e marrësit për të riparuar dëmet e mundshme që janë pasojë e punimeve, zënieve të truallit dhe të depozitimeve të autorizuara. 5. Vendimet për dhënie koncesioni apo autorizimi të parashikuara nga ky kapitull, që janë të përsëritshme pas mbarimit të afatit të tyre, përmbajnë kushtet dhe udhëzimet e karakterit teknik apo administrativ që ato u nënshtrohen, shumën në para të nevojshme për zënien e truallit dhe për përdorimin e autorizuar, si dhe kohëzgjatjen që gjithsesi nuk mund t'i kalojë të 20 vjetët. Autoritetet kompetente të përcaktuara në nenet 11 e 12 të këtij Kodi, mund ta anulojnë a modifikojnë atë në çdo kohë, kur shfaqen arsye të interesit publik apo të ruajtjes së sigurisë rrugore, pa pasur asnje detyrim për zhdëmtime. 6. Kohëzgjatja e zënies së truallit të rrugës për instalimin e shërbimeve publike është e përcaktuar në bazë të përfundimit të parashikuar të punimeve. 7. Shuma në para, e nevojshme për zënien e rrugëve dhe pjesëve që u përkasin atyre, mund të përcaktohet nga enti pronar i rrugës me pagesë vjetore ose me një pagesë të vetme. 8. Në përcaktimin e madhësisë së kësaj shume merren parasysh: pasojat në rrugë ose autostradë, kur veprimtaria e autorizuar përbën objektivin kryesor të ndërmarrjes, vlera ekonomike që rrjedh nga marrja e koncesionit apo autorizimit, si dhe nga avantazhet që nxjerr përdoruesi. 9. Autoriteti kompetent, për lëshimin e autorizimit a koncesionit, mund të kërkojë depozitimin e një garancie në para. 10. Cilido që ndërmerr punime, kryen zënie trualli apo depozitime që prekin rrugët ose autostradat dhe pjesët që u përkasin atyre, për të cilat është lëshuar autorizimi përkatës, duhet të mbajë në vendin e punimeve, të zënies së truallit a depozitimit, një kopje të këtij autorizimi, që është i detyruar t'ua paraqesë, me kërkesën e tyre, funksionarëve, oficerëve ose policëve, siç tregohet në nenin 12. 11. Për shkeljen e dispozitave të pikës 10 autori ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë dhe me masën plotësuese të pezullimit të punimeve. Kur refuzohet paraqitja e autorizimit ose vërtetohet mungesa e tij, pezullimi është përfundimtar dhe sjell si pasojë masën administrative plotësuese me detyrimin për rivendosjen e gjendjes nga autori i shkeljes dhe me shpenzimet e tij.
1. Koncesionerët e hekurudhave, të trolejbusëve, teleferikëve, linjave elektrike-telefonike, qofshin këto sipërfaqësore ose nëntokësore, të tubave naftëmbajtës e gazmbajtës, të shpërndarjes së ujit të pijshëm ose të gazit, si dhe ata të shërbimit të mbledhjes së ujërave të qytetit dhe ata të shërbimeve që lidhen me rrugën, janë të detyruar të respektojnë kushtet e vendosura nga enti pronar i rrugës për ruajtjen e rrugës dhe për sigurinë e qarkullimit rrugor. Kur bëhet fjalë për impiante që bëjnë pjesë në shërbimet e transportit, këto kushte i njoftohen Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe rrethit kompetent. 2. Kur për nevoja të rrugës bëhet e domosdoshme heqja, ndryshimi ose zhvendosja e impianteve të treguara në pikën 1, shpenzimet përkatëse janë në ngarkim të koncesionerit dhe punimet përkatëse duhet të kryhen brenda kohës së përcaktuar nga enti pronar i rrugës. Kur nuk respektohet afati i caktuar, enti pronar i rrugës i kryen vetë punimet e nevojshme dhe shpenzimet i bëhen ngarkim koncesionerit, i cili është i detyruar të zhdëmtojë të gjitha pasojat që rrjedhin nga vonesa e ekzekutimit të punimeve, si dhe të përgjigjet sipas sanksioneve përkatëse të parashikuara nga enti pronar i rrugës.
1. Pronarët që kufizohen me rrugën janë të detyruar t'i mbajnë gardhet në mënyrë të tillë që të mos e ngushtojnë ose të mos e dëmtojnë rrugën apo autostradën dhe janë të detyruar t'i presin degët e pemëve apo të mbjellave që shtrihen përtej kufirit rrugor dhe që fshehin shënjat rrugore ose që e bëjnë të pamundur lexueshmërinë e tyre nga largësitë dhe këndvështrimet e nevojshme. 2. Kur për shkak të kohës së keqe ose për çdo lloj arsye tjetër pemët a degët e çfarëdo përmase dhe të çfarëdo lloji bien në rrugë, pronari i tyre është i detyruar t'i heqë ato brenda një kohe sa më të shkurtër. 3. Cilido që shkel normat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri dyzet mijë lekë, si dhe vepron masa plotësuese që e detyron autorin e shkeljes të riparojë me shpenzimet e veta vendet e dëmtuara ose të heqë veprat abuzive.
1. Ndërtimet dhe muret e çfarëdo lloji që janë pranë rrugës duhet të ruhen në mënyrë të tillë që të mos rrezikohet siguria publike dhe të mos shkaktohen dëme mbi rrugët dhe pjesët që i përkasin asaj. 2. Përveç vendimeve që në rastet e jashtëzakonshme dhe urgjente mund të nxirren nga kryetari i bashkisë a komunës për ruajtjen e sigurisë publike, organi kompetent i pushtetit lokal, duke marrë mendimin e entit pronar të rrugës ose të entit koncesioner të rrugës, mund të urdhërojë shëmbjen ose përforcimin e mureve dhe ndërtimeve që rrezikojnë të shkatërrohen, me shpenzime në ngarkim të pronarit të ndërtesës ose murit që rrezikohet të shëmbet, nëse ky i fundit, megjithëse i paralajmëruar, nuk ka marrë masa për kryerjen e punimeve të nevojshme. 3. Në rastin e morpërmbushjes së detyrimit në kohën e duhur, autoritetet kompetente, sipas normave të pikës 2, marrin masat e nevojshme për shëmbjen ose përforcimet, duke ia vënë në ngarkim pronarit të gjitha shpenzimet e kryera për këtë qëllim. 4. Ndërtimi dhe riparimi i veprave mbrojtëse përgjatë rrugëve dhe autostradave, kur ato shërbejnë vetëm për të mbrojtur dhe mbajtur truallin ngjitur me rrugën, janë në ngarkim të pronarit të këtij trualli; nëse këto vepra mbrojtëse kanë për qëllim mbrojtjen e rrugës ose të autostradës, atëherë janë në ngarkim të entit pronar të rrugës. 5. Shpenzimet ndahen sipas ndihmesës përkatëse, kur vepra i shërben njëkohësisht rrugës dhe pronarëve fqinjë me rrugën. Shpërndarja e shpenzimeve bëhet me vendim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, me propozim të zyrës përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve për rrugët shtetërore dhe autostradat, dhe në rastet e tjera me vendim të këshillit të rrethit sipas propozimit të zyrës teknike kompetente. 6. Ndërtimi i veprave mbrojtëse që shërbejnë vetëm për të mbrojtur ose për të mbajtur truallin gjitur me rrugën, të cilat janë të domosdoshme gjatë ndërtimit të rrugëve të reja, është në ngarkim të entit, të cilit i takon rruga; enti pronar i rrugës është i detyruar të kryejë dhe të përballojë shpenzimet e nevojshme të mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të këtyre veprave.
1. Pronarët e truallit ngjitur me rrugën duhet t'i mirëmbajnë brigjet e rrugës, qoftë rrugë e ngritur apo e thelluar, në mënyrë që të pengohet copëtimi ose rrëshqitja e trupit të rrugës, ku përfshihen edhe veprat mbrojtëse, për të cilat është folur në nenin 30; të vendosin pengesat e nevojshme anash rrugës dhe në pjesët që i përkasin asaj, në mënyrë që të pengohet rënia e gurëve ose materialeve të tjera mbi rrugë. Duhet, gjithashtu, të kryhen, kur duhet, punimet e nevojshme të mirëmbajtjes dhe të mënjanohen veprime që mund të shkaktojnë ndodhitë e sipërpërmendura. 2. Shkelja e dispozitave të mësipërme sjell si pasojë masën administrative plotësuese, që e detyron autorin e shkeljes të riparojë, me shpenzimet e veta, vendet e dëmtuara.
1. Ata që kanë të drejtë t'i kalojnë ujërat në hendeqet e rrugës, janë të detyruar të ruajnë hendeqet dhe, në rast dëmtimi, t'i shlyejnë entit pronar të rrugës shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e hendekut dhe për riparimin e dëmtimeve të mundshme që nuk janë shkaktuar nga të tjerët. 2. Duke përjashtuar rastet e parashikuara nga neni 33, ata që kanë të drejtë të përshkojnë rrugët me tuba ose me kanale ujore, janë të detyruar të ndërtojnë e mirëmbajnë urat dhe veprat e artit të nevojshme për kalimin e ujërave ose tubave të ujit; duhet, gjithashtu, të kryejnë e të mirëmbajnë edhe veprat e tjera të artit që janë ose bëhen të domosdoshme për të ushtruar lejen e marrë, si dhe për të shmangur dëmtimet në rrugë që rrjedhin nga ushtrimi i kësaj lejeje. Këto vepra duhet të ndërtohen sipas kushteve teknike që i bashkëngjiten lejes së lëshuar nga enti pronar i rrugës dhe nën mbikëqyrjen e këtij të fundit. 3. Ujitja e tokave anësore duhet të kryhet në mënyrë të tillë që ujërat të mos bien mbi rrugë dhe as të mos kalojnë përmes saj ose pjesëve që asaj i përkasin, me qëllim që të shmanget çdo lloj dëmtimi i trupit rrugor dhe çdo lloj rreziku për qarkullimin. Këtij rregulli duhet t'i binden gjithë pronarët e tokave anës rrugës, mbi të cilat kryhet ujitja. 4. Enti pronar i rrugës, në rast se subjektet e përmendura në pikat 1 dhe 2 nuk zbatojnë detyrimet që u takojnë, urdhëron ndërtimin e veprave të nevojshme për të realizuar qëllimet, për të cilat flasin pikat e lartpërmendura. Në rast mosbindjeje, enti pronar merr masa për kryerjen e këtyre punimeve, duke ua vënë në ngarkim këtyre subjekteve shpenzimet përkatëse. 5. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe organi kompetent i pushtetit lokal për detyrimet e treguara në pikën 1, kur nuk janë përmbushur në mënyrë të vullnetshme nga i detyruari.
1. Pronarët dhe përdoruesit e kanaleve artificiale në afërsi të kufirit rrugor janë të detyruar të zbatojnë të gjitha masat e karakterit teknik për të penguar derdhjen e ujërave mbi trupin e rrugës dhe çdo dëmtim të shkaktuar prej tyre në trupin dhe në brezat e përkatësisë së rrugës. 2. Detyrimi për mirëmbajtjen dhe ribërjen e veprave ekzistuese të artit të rrugës mbi kanalet artificiale janë në ngarkim të pronarëve dhe të përdoruesve të tyre, me përjashtim të rasteve kur provohet qenia e këtyre kanaleve para ndërtimit të rrugës. 3. Veprat ekzistuese të artit me strukturë druri mbi kanalet artificiale që përshkojnë rrugën, duhet që gjatë rikonstruktimit të tyre të bëhen me struktura murale ose betonarmeje, prej hekuri ose të përzier, sipas udhëzimeve dhe kushteve teknike të entit pronar të rrugës, në përputhje me ngarkesat e lejuara në këtë rrugë. Nuk përfshihen në këtë dispozitë veprat e artit që ndodhen në rajone ushtarake dhe për të cilat veprohet ndryshe. 4. Rikonstruksioni i veprave të artit prej druri me strukturat dhe sipas pikave të mësipërme është i detyrueshëm për pronarët ose përdoruesit e ujërave dhe bëhet me shpenzimet e tyre:
5. Eshtë, gjithashtu, në ngarkim të pronarëve të lartpërmendur mirëmbajtja e veprave të artit të rikonstruktuara. 6. Në rast zgjerimi të veprave të artit të çfarëdo tipi tjetër, për t'i dhënë mundësi zgjerimit të rrugës, shpenzimet përkatëse janë në ngarkim të entit pronar të rrugës; shpenzimet për mirëmbajtjen e gjithë veprës së artit mbeten në ngarkim të pronarëve, zotëruesve ose përdoruesve të ujërave. 7. Cilido që shkel dispozitat e nenit 30, pika 1, u nënshtrohet sanksioneve administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Cilido që shkel dispozitat e neneve 31, 32 dhe 33 gjobitet me dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
1. Makinat e ngarkim-transportit, për të cilat bëhen parashikime në nenin 54, pika 1, shkronja (n), duhet të jenë të pajisura, për qëllimet e qarkullimit, me shënjën dalluese që provon kryerjen e pagesës shtesë, për zhdëmtim të pasojave të përdorimit, që është e barabartë në vlerë me taksën e përvitshme të regjistrimit. 2. Për qarkullimin mbi autostrada të makinave të ngarkim-transportit, duhet t'u paguhet pronarëve ose koncesionerëve një shumë shtesë ndaj zhdëmtimit të pasojave të përdorimit. Kjo shumë është e barabartë me tarifën e autostradës për mjetin në kushte normale, të rritur 50%, dhe duhet të paguhet së bashku me tarifën normale në portat e autostradës. 3. Të ardhurat nga taksa e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit derdhen në një zë të veçantë në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 4. Aktet në zbatim përcaktojnë mënyrat e shpërndarjes së të ardhurave, për të cilat bëhet fjalë në pikën 3, enteve pronarë të rrugëve që i përdorin ekskluzivisht për të mbuluar shpenzimet për punimet që lidhen me përforcimin, përshtatjen dhe përdorimin e infrastrukturave. 5. Nëse makina e ngarkim-transportit qarkullon pa vendosjen e shenjës dalluese, për të cilën flitet në pikën 1, drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
|