Jump to content

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/1

Nga Wikibooks

Dispozita të përgjithshme


Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2
Neni 1: Parime të përgjithshme

1. Qarkullimi i këmbësorëve, mjeteve dhe/ose kafshëve në rrugë rregullohet me normat e këtij Kodi dhe aktet që miratohen në zbatim të tij, në përputhje me normat ndërkombëtare e të Komunitetit Europian në këtë fushë. Normat dhe aktet në zbatim të këtij Kodi udhëhiqen nga parimi i sigurisë së lëvizjes në rrugë, duke ndjekur objektivat e një lëvizjeje racionale, i mbrojtjes së mjedisit dhe i kursimit të energjisë.

2. Qeveria raporton në Kuvendin e Shqipërisë jo më pak se një herë në vit për rezultatet e arritura dhe masat që duhen marrë për përmirësimin e sigurisë rrugore.

3. Qeveria, nëpërmjet organeve përkatëse, i jep opinionit publik të dhënat më të domosdoshme, duke përdorur sistemet më të përparuara të komunikimit masiv dhe, për sa i përket disa kategorive qytetarësh, mesazhe publicistike të karakterit parandalues e edukativ.

4. Njohja dhe zbatimi i përpiktë i normave përkatëse të këtij Kodi dhe i akteve në zbatim të tij janë të detyrueshme për gjithë personat që qarkullojnë në rrugët e territorit të Republikës së Shqipërisë me mjet ose pa mjet dhe/ose për ata persona që kanë të bëjnë me këto rrugë.

Neni 2: Përcaktime dhe klasifikime rrugësh

1. Në zbatim të normave të këtij Kodi, “rrugë” quhet zona për përdorim publik e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve.

2. Sipas karakteristikave të tyre konstruktive, teknike dhe funksionale rrugët klasifikohen si vijon:

A. Autostradë
B. Rrugë interurbane kryesore
C. Rrugë interurbane dytësore
D. Rrugë urbane kryesore
E. Rrugë urbane dytësore
F. Rrugë lokale

3. Rrugët e ndara sipas pikës 2 duhet të kenë këto karakteristika minimale:

A - AUTOSTRADË: Rrugë interurbane ose urbane me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje, bankinë të shtruar të mundshme në të majtë dhe korsi emergjence, ose bankinë të shtruar në të djathtë, pa kryqëzime në nivel, e pajisur me rrethim dhe sisteme asistence për përdoruesin gjatë gjithë gjatësisë, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor dhe e dallueshme me sinjale të vecanta të fillimit dhe mbarimit. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
B - RRUGË INTERURBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe bankina të shtruara, pa kryqëzime në nivel, me hyrje të koordinuara për objekte anësore, e dallueshme nga sinjale të veçanta të fillimit dhe mbarimit, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Për të tjera kategori të mundshme mjetesh të përdoruesve duhet të parashikohen hapësira të përshtatshme. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara, me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
C - RRUGË INTERURBANE DYTËSORE: Rrugë me një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens dhe bankina.
D - RRUGË URBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura, ose të ndara nga trafikndarës, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe një korsi e mundshme e rezervuar për mjete publike, bankina të shtruara dhe trotuare, me kryqëzime në nivel të pajisura me semafor. Për qëndrimin janë parashikuar zona ose breza anësore jashtë karrexhatës, të dyja me hyrje dhe dalje të përqendruara.
E - RRUGË URBANE DYTËSORE: Rrugë me një karrexhatë me të paktën dy korsi, bankina të shtruara dhe trotuare. Për qëndrimin janë parashikuar zona të pajisura me korsi manovrimi jashtë karrexhatës.
F - RRUGË LOKALE: Rrugë urbane ose interurbane, e sistemuar në mënyrë të përshtatshme sipas përkufizimeve të pikës 1 të këtij neni, por që nuk bën pjesë në rrugët e mësipërme.

4. Quhet “rrugë shërbimi” rruga anash një rruge kryesore (autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë urbane kryesore), e cila ka funksionin e lejimit të qëndrimit, si dhe grupimin e hyrjeve nga objektet anësore në rrugën kryesore e anasjelltas; përdoret, gjithashtu, për lëvizje dhe manovra të palejueshme në rrugën kryesore.

5. Rrugët e klasifikuara, sipas pikës 2, ndahen sipas përdorimit, funksionimit dhe nevojave të karakterit administrativ, në rrugë: “shtetërore, “rrethi”, dhe “të brendshme”, sipas të dhënave në vazhdim. Entet pronare të rrugëve të sipërpërmendura janë përkatësisht, shteti, rrethi, bashkia, subjekti privat a shtetëror. Për rrugët e destinuara ekskluzivisht për trafikun ushtarak, të quajtura “rrugë ushtarake”, pronar konsiderohet komanda e rajonit ushtarak.

6. Rrugët interurbane sipas pikës 2, shkronjat B dhe C, ndahen në:

A - Shtetërore, kur:
a) perfaqesojne drejtimet kryesore te trafikut kombetar;
b) lidhin rrjetin kryesor rrugor të shtetit me atë të shteteve kufitare;
c) lidhin ndërmjet tyre kryeqendrat e rretheve ose përfaqësojnë lidhje të drejtpërdrejta e të rëndësishme ndërmjet rrugëve shtetërore;
d) lidhin me rrjetin e rrugëve shtetërore portet detare, aeroportet, qendrat me rëndësi të veçantë industriale, turistike, kulturore e klimaterike;
e) janë rrugë që përfaqësojnë interes të veçantë për ekonominë kombëtare.
B - Rrethi, kur lidhin kryeqendrën e rrethit me bashkitë, qendrat e komunave dhe zona të tjera me interes industrial, bujqësor, turistik e klimaterik, rrugët që lidhin qendrat e komunave, bashkitë me qendrat e komunave dhe rrugët që lidhin qendrat e bashkisë dhe të komunave me rrugët shtetërore.
C - Rrugë të brendshme: Përfshihen rrugët që shtrihen brendapërbrenda sektorëve të minierave, naftës, pyjeve, veprave industriale, kantiereve, guroreve dhe ekonomive bujqësore.
D - Komunale: janë të gjitha rrugët brenda territorit të bashkisë që nuk përfshihen në ato të grupeve A, B dhe C.

7. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse procedon në klasifikimin e rrugëve shtetërore sipas pikave 2 dhe 5, duke ndjekur kriteret sipas pikave 5 dhe 6. Ajo mund të marrë mendimin e Institutit të Studimeve të Transportit, si dhe të rretheve të interesuara, sipas rasteve dhe me mënyrat e përcaktuara në aktet në zbatim. Rrethet me të njëjtat kritere të përcaktuara procedojnë, pasi marrin mendimin e enteve lokale, në klasifikimin e rrugëve të mbetura sipas pikave 2 dhe 5. Rrugët të klasifikuara në këtë mënyrë regjistrohen në arkivin kombëtar të rrugëve të parashikuar në nenin 220.

8. Kur rrugët nuk kanë më karakteristikat klasifikuese të mësipërme ose nuk u përgjigjen më qëllimeve funksionale, deklasifikohen nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe nga rrethet, sipas kompetencave përkatëse të mësipërme, duke marrë mendimet sipas pikës 7. Rastet dhe procedurat për një deklasifikim të tillë përcaktohen në aktet në zbatim.

9. Sinjalistika rrugore për rrugë, në afërsi të të cilave ka institucione arsimore, përcaktohet sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës në fuqi.

Neni 3: Përcaktime rrugore dhe trafiku

Sipas normave të këtij Kodi, përcaktimet rrugore dhe të trafikut kanë kuptimin vijues:

1. BANKINA: pjesë e rrugës e përfshirë ndërmjet kufirit të karrexhatës dhe elementit gjatësor më të afërm: - trotuarit, trafikndarësit, argjinaturës, buzës së brendshme të kanalit, ose buzës së sipërme të skarpatës.

2. BREZ I REZERVUAR: shirit toke, jashtë kufirit rrugor, në të cilën është e ndaluar për pronarin e tokës të kryejë ndërtime, rrethime, të mbjella, depozitime etj.

3. BREZ PËR QËNDRIME ANËSORE: pjesa e rrugës në anë të karrexhatës, e ndarë me një vijë kufitare të ndërprerë e që përfshin rreshtin e vendeve të qëndrimit dhe korsinë përkatëse të manovrës.

4. BREZI I PËRKATËSISË: shirit toke i ndodhur ndërmjet karrexhatës dhe kufirit rrugor; është pjesë e pronësisë rrugore dhe mund të përdoret vetëm për realizimin e pjesëve të tjera të rrugës.

5. BRIGJET E RRUGËS: zonë e terrenit që vjen menjëherë pas buzës së poshtme ose të sipërme të skarpatës së trupit rrugor, përkatësisht kur rruga është e ngritur ose e thelluar në terren.

6. DEGË KRYQËZIMI: pjesë rruge që bën pjesë në një kryqëzim.

7. ISHULL SHPËTUES: (shih SHPËTUESE)

8. ISHULL TRAFIKU: (shih ISHULL UDHËZUES)

9. ISHULL TRAFIKNDARËS: (shih TRAFIKNDARËS)

10. ISHULL UDHËZUES: pjesa e rrugës e kufizuar në mënyrë të përshtatshme dhe e pashkelshme, e destinuar për ndarjen dhe drejtimin e rrymave të trafikut.

11. KALIM NË DISNIVEL: kryqëzim në nivele të ndryshme, në të cilin rrymat e trafikut nuk ndërpriten ndërmjet tyre.

12. KALIM NË NIVEL: kryqëzim në nivel i rregulluar dhe i sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme, me qëllim sigurimin e qarkullimit ndërmjet një ose më shumë rrugësh dhe një linjë hekurudhore që kalon nëpër sipërfaqen rrugore.

13. KANAL: vepër arti e destinuar për rrjedhjen e ujërave të shiut, borës ose të drenazhimit, i ndërtuar përgjatë ose tërthor rrugës.

14. KARREXHATA : pjesë e rrugës e destinuar për lëvizjen e mjeteve; ajo është e përbërë nga një ose më shumë korsi lëvizjeje dhe përgjithësisht është e shtruar dhe e kufizuar nga vija anësore.

15. KORSI: pjesë gjatësore e rrugës me gjerësi të përshtatshme për lejimin e kalimit të një rreshti të vetëm mjetesh.

16. KORSI MJETESH ME PEDAL: pjesë gjatësore e rrugës e kufizuar në mënyrë të përshtatshme, e rezervuar për qarkullimin e mjeteve me pedal.

17. KORSI EMERGJENCE: korsi e veçantë në anë të karrexhatës e destinuar për ndalesat e emergjencës, për kalimin e mjeteve të ndihmës së shpejtë dhe, në raste të rralla, për lëvizjen e këmbësorëve, kur kjo është e lejuar.

18. KORSI LËVIZJEJE: korsi përbërëse e karrexhatës, normalisht e kufizuar nga shënja horizontale.

19. KORSI NGADALËSIMI: korsi e veçantë për të lejuar daljen e mjeteve nga një karrexhatë në mënyrë që të mos shkaktojë ngadalësimin e mjeteve që nuk marrin pjesë në një manovër të tillë.

20. KORSI E REZERVUAR: korsi lëvizjeje e destinuar për qarkullimin ekskluziv të një ose vetëm të disa kategori mjetesh.

21. KORSI E SPECIALIZUAR: korsi e destinuar për mjetet që kryejnë manovra të caktuara, si parakalim, ngadalësim, shpejtim, manovra për qëndrim etj.

22. KORSI SHPEJTIMI: korsi e veçantë për të lejuar dhe lehtësuar hyrjen e mjeteve në karrexhatë.

23. KRAHU I KRYQËZIMIT: (shih DEGË E KRYQËZIMIT)

24. KRYQËZIM NË DISNIVEL: bashkësi e infrastrukturave (mbikalime, nenkalime dhe rampa) që lejon zhvendosjen e rrymave të mjeteve ndërmjet degëve të rrugëve të vendosura në nivele të ndryshme.

25. KRYQËZIM NË NIVEL: zonë e përbashkët për disa rrugë, e organizuar në mënyrë të tillë që të lejojë zhvendosjen e rrymave të trafikut nga njëra rrugë te tjetra.

26. KTHESË: rakordim gjatësor ndërmjet dy pjesëve të drejta të rrugës që kanë akse, të cilat ndërpriten.

27. KUFI RRUGOR: fundi i pronësisë rrugore, i cili rezulton nga aktet e blerjes ose nga brezat e shpronësimit të projektit të miratuar. Në mungesë të tyre, kufiri formohet nga buza e jashtme e hendekut të sigurimit apo kanalit, kur ai ekziston, ose nga këmba e skarpatës, nëse rruga është në lartësi, ose nga buza e sipërme e skarpatës, nëse rruga është në thellësi.

28. PARKIMI: zonë ose infrastrukturë e vendosur jashtë karrexhatës, e destinuar për qëndrimin e rregulluar ose jo të mjeteve.

29. PJERRËSI: pjesë e rrugës me pjerrësim gjatësor të vazhdueshëm.

30. QARKULLIMI: është lëvizja, ndalimi dhe qëndrimi i këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve në rrugë.

31. QENDËR E BANUAR: bashkësi ndërtesash, e kufizuar përgjatë rrugëve në hyrje dhe në dalje me sinjale të posacme të fillimit dhe fundit; me bashkësi ndërtesash kuptojmë një grupim të vazhdueshëm dhe të ndërprerë nga rrugë, sheshe, lulishte e zona të përdorimit publik me hyrje për mjetet dhe këmbësorët në rrugë.

32. RAKORDIM KONKAV: rakordim ndërmjet dy pjerrësish të ndryshme njëra pas tjetrës me akse që ndërpriten nën sipërfaqen e rrugës; pjesë e rrugës me formë gjatësore konkave.

33. RAKORDIMI KONVEKS: rakordim ndërmjet dy pjerrësish të ndryshme njëra pas tjetrës, me akse që ndërpriten mbi sipërfaqen e rrugës; pjesë e rrugës me karakteristikë gjatësore konvekse.

34. RAMPE KRYQËZIMI: rrugë e destinuar për lidhjen e dy degëve të një kryqëzimi.

35. RRUGË INTERURBANE: rrugë jashtë qendrave të banuara.

36. RRUGËKALIM KËMBËSORËSH: pjesë e rrugës e ndarë nga karrexhata me një vijë të verdhë, ose një mbrojtëse të posaçme paralele me të, e destinuar për kalimin e këmbësorëve; ajo kryen funksionin e një trotuari rrugor në mungesë të tij.

37. RRUGËKALIM MJETESH: hyrje ose dalje të një zone anësore, e përshtatshme për qëndrimin e një ose më shumë mjeteve.

38. RRUGË NDËRKOMBËTARE: rrugë ose pjesë të rrugës që bëjnë pjesë në itinerare të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare.

39. RRUGË URBANE: rrugë brenda një qendre të banuar.

40. RRYMË TRAFIKU: bashkësi mjetesh (rrymë mjetesh), ose këmbësorësh (rrymë këmbësorësh), që lëvizin në rrugë në të njëjtën sens lëvizjeje në një ose më shumë rreshta paralel, duke ndjekur një trajektore të caktuar.

41. SHESH QËNDRIMI: pjesë e rrugës me gjatësi të kufizuar, në krah dhe jashtë bankinës, e destinuar për qëndrimin e mjeteve.

42. SHPËTUESE: pjesë e rrugës e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur në mënyrë të përshtatshme, e destinuar për mbrojtjen dhe qëndrimin e këmbësorëve, në vendkalimet e këmbësorëve ose në ndalesa të transportit kolektiv.

43. SHTEGKALIM: rrugë me bazament natyror e formuar për kalimin e këmbësorëve ose të kafshëve.

44. TRAFIKNDARËS: pjesë gjatësore e rrugës, e pakalueshme nga mjetet, e destinuar për ndarjen e rrymave të mjeteve.

45. TROTUAR: pjesë e rrugës jashtë karrexhatës, e ngritur ose e kufizuar dhe e mbrojtur, e destinuar për këmbësorët.

46. UDHËZUES: bashkësi treguesish të destinuar për përzgjedhjen e rrymave të trafikut dhe për t’i udhëzuar në drejtime të caktuara.

47. VENDKALIM KËMBËSORËSH: pjesë e rrugës e shënuar në mënyrë të përshtatshme dhe e organizuar, në të cilën këmbësorët, gjatë kalimit nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kanë përparësi ndaj automjeteve.

48. XHEP NDALIMI: pjesë e rrugës jashtë karrexhatës, e destinuar për ndalimin e mjeteve publike të linjës, ngjitur me trotuarin ose me një hapësirë tjetër pritjeje për këmbësorët.

49. ZONË KRYQËZIMI: pjesë e kryqëzimit në nivel, në të cilën ndërpriten dy ose më shumë rryma trafiku.

50. ZONË NDËRRIMI: pjesë e rrugës me sens unik, gjatë së cilës rryma paralele trafiku, në lëvizje në të njëjtin sens, mund të ndryshojnë pozicionin e tyre reciprok pa pasur nevojë të ndalen.

51. ZONË ME TRAFIK TË KUFIZUAR: zonë, në të cilën hyrja dhe qarkullimi i mjeteve janë të kufizuara në orë të caktuara ose për kategori të caktuara mjetesh.

52. ZONË RIGRUPIMI: pjesë e karrexhatës para vijës së ndalimit, e destinuar për grumbullimin e mjeteve në pritje për rrugë të lirë, përgjithësisht e ndarë në korsi të specializuara e të kufizuara nga vija gjatësore të vazhduara.

53. ZONË RRUGORE: sipërfaqja e përfshirë brenda kufijve rrugore; përfshin karrexhatën dhe brezat e përkatësisë.

54. ZONË PËRZGJEDHJEJE: pjesë e rrugës, e sinjalizuar në mënyrë të përshtatshme, ku lejohet ndryshimi i korsisë, me qëllim që mjetet të kalojnë në korsi të specializuara.

55. ZONË URBANE KËMBËSORE: zonë e ndaluar për qarkullimin e automjeteve, përveç atyre të shërbimit të urgjencës dhe mjeteve në shërbim të personave me aftësi të kufizuar lëvizjeje, që kanë përmasa dhe shpejtësi të krahasueshme me mjetet me pedal.

56. ZONË E VEÇANTË: zonë urbane, në të cilën janë në fuqi rregulla të posaçme qarkullimi në mbrojtje të këmbësorëve dhe të mjedisit, e kufizuar nga sinjale të posaçme fillimi dhe fundi.

Neni 4: Përcaktimi i qendrave të banuara

1. Për zbatimin e disiplinës në qarkullimin rrugor, këshilli brenda 90 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Kodi, merr vendim për përcaktimin e qendrës së banuar.

2. Vendimi për përcaktimin e qendrës së banuar publikohet për 30 ditë rresht, duke i bashkëngjitur atij hartën, në të cilën janë evidencuar kufijtë në rrugët e hyrjes e të daljes.

Neni 5: Rregullimi i qarkullimit në përgjithësi

1. Ministria, që mbulon veprimtarinë përkatëse, u shpërndan organeve kompetente të pushtetit lokal dhe enteve pronare të rrugëve, sipas nenit 2 të këtij Kodi, aktet për zbatimin e normave të qarkullimit rrugor.

2. Në rastet e mosrespektimit të këtyre akteve, ministri përgjegjës për transportin u heq enteve pronare të drejtën për të shpallur masa kufizuese për qarkullimin e mjeteve në rrugë. Kur entet pronare të rrugëve nuk veprojnë në mënyrën e caktuar, ministri përgjegjës për transportin, kur rrezikohet seriozisht siguria rrugore, merr masa për ekzekutimin e punimeve të nevojshme, me të drejtën e zhdëmtimit nga enti pronar i rrugës kundërvajtjes.

3. Masat për rregullimin e qarkullimit shpallen nga entet pronare, sipas normave të neneve 6 e 7 të këtij Kodi, nëpërmjet organeve kompetente, me urdhëresa të motivuara dhe të bëra të njohura për publikun nëpërmjet sinjalizimeve rrugore. Kundër masave të shpallura nga komanda ushtarake territoriale e rajonit parashikohet ankesë hierarkike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Neni 6: Rregullimi i qarkullimit jashtë qendrave të banuara

1. Organi kompetent i pushtetit lokal, për arsye të sigurimit publik, sigurimit të qarkullimit, mbrojtjes së shëndetit, si dhe për nevoja të karakterit ushtarak, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe të Ministrisë së Rendit Publik, mund të pezullojë përkohësisht qarkullimin e të gjitha ose të disa kategorive mjetesh në rrugë a pjesë të saj. Organi kompetent i pushtetit lokal, në ditë feste ose ditë të tjera të veçanta të caktuara, me urdhër të ministrit përgjegjës për transportin dhe ministrit të Rendit Publik, mund të ndalojë qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kushtet e vendimeve që do të nxjerrë organi kompetent i pushtetit lokal.

2. Organi kompetent i pushtetit lokal vendos çdo vit rregulla të përshtatshme për shtegtimin periodik të kopeve, duke përcaktuar, kur duhet, itineraret dhe intervalet e kohës dhe vendit. Cilido që shkel këtë rregull, ndëshkohet me masa administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.

3. Për rrugët ushtarake pushteti ushtrohet nga komandanti i rajonit ushtarak, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni.

4. Enti pronar i rrugës me urdhër mund:

a) për një kohë të nevojshme, të pezullojë qarkullimin e të gjitha ose të disa kategorive mjetesh për motive të sigurisë publike, si dhe për motive urgjente, që kanë të bëjnë me ruajtjen e pasurisë rrugore ose për nevoja të karakterit teknik;
b) të vendosë detyrime, ndalesa dhe kufizime të përkohshme ose të përhershme për çdo rrugë ose pjesë të saj, ose për kategori të caktuara mjetesh, në lidhje me kërkesat e qarkullimit ose karakteristikat strukturore të rrugës;
c) të rezervojë korsi, edhe të mbrojtura, për kategori të caktuara mjetesh që lëvizin edhe mbi shina, ose për mjete të destinuara për përdorime të caktuara;
d) të ndalojë, të kufizojë ose ta kushtëzojë kundrejt pagesës parkimin a qëndrimin e mjeteve;
e) të urdhërojë kompletimin e mjeteve me pajisje antirrëshqitëse ose goma speciale, për lëvizje në borë dhe akull;
f) të pezullojë përkohësisht qëndrimin në rrugë ose pjesë rruge, për nevoja të karakterit teknik a të pastrimit, duke e bërë të njohur këtë pezullim me sinjalet përkatëse jo më pak se 48 orë përpara.

5. Urdhëresat shpallen:

a) për rrugët dhe autostradat shtetërore: nga Autoriteti Rrugor Kombëtar;
b) për rrugët e rrethit: nga kryetari i këshillit të rrethit;
c) për rrugët komunale: nga kryetari i bashkisë;
d) për rrugët e brendshme: nga titullari i subjektit që i administron;
e) për rrugët ushtarake: nga komandati i zonës ushtarake territoriale.

6. Për rrugët dhe autostradat me koncesion, të drejtat e pronarit të rrugës ushtrohen nga koncesioneri, i cili njofton paraprakisht entin pronar të rrugës për çdo masë që merr. Në raste urgjente koncesioneri mund të marrë masa edhe pa komunikuar me entin pronar të rrugës, por ky i fundit ka të drejtën e anulimit të tyre, kur është e nevojshme.

7. Në mjediset e aeroporteve të hapura për trafikun ajror civil dhe në zonat portuale kompetencat për disiplinimin e qarkullimit në rrugët e brendshme të hapura për përdorim publik i rezervohen përkatësisht drejtorit të aeroportit dhe drejtorit të portit, të cilët procedojnë me urdhra në përputhje me normat e këtij Kodi. Në mjediset e aeroporteve, në të cilat administrimi i aerostacioneve u është besuar enteve ose shoqërive të tjera, fuqia urdhëruese ushtrohet nga drejtori i aeroportit, i cili merr paraprakisht mendimin e entit ose të shoqërisë së interesuar.

8. Autoritetet që kanë vendosur ndalimin e qarkullimit në zbatim të pikave 1 dhe 4, shkronjat “a” dhe “b”, mund të bien në marrëveshje që, për pasoja të rënda dhe për rrethana që nuk mund të përjashtohen, të nxjerrin lejekalime që përdoren në kushte dhe përkujdesje të veçanta.

9. Të gjitha rrugët shtetërore kanë përparësi, përveç rasteve kur autoriteti kompetent vendos ndryshe për kryqëzime të veçanta, duke u bazuar në klasifikimin e tyre në nenin 2, pika 2 të këtij Kodi. Në rrugë të tjera, ose pjesë rrugësh, përparësia mund të vendoset me udhëzim të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, gjithmonë në bazë të klasifikimit të nenit 2, pika 2. Përparësia duhet të bëhet e njohur gjithmonë me sinjale të caktuara.

10. Enti pronar i rrugës me përparësi, kur e kërkojnë intensiteti ose siguria e trafikut, mundet t’i detyrojë me urdhëresë drejtuesit e mjeteve të ndalojnë përpara se të futen në rrugën me përparësi.

11. Kur bëhet fjale për dy rrugë me përparësi, që i përkasin të njëjtit ent, ky ent duhet të përcaktojë dhënien e përparësisë ose ndalimin në kryqëzimin e këtyre dy rrugëve. Kur bëhet fjalë për dy rrugë me përparësi, që i përkasin enteve të ndryshme, detyrimet e mësipërme duhet të rregullohen në marrëveshje ndërmjet këtyre dy enteve. Në rast se marrëveshja nuk arrihet, vendoset me urdhër të ministri përgjegjës për transportin.

12. Cilido që nuk zbaton ndalimin e qarkullimit të shpallur sipas normave të pikave 1 dhe 3, është objekt i masave administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Nëse shkelja kryhet nga drejtuesi i një mjeti për transport mallrash, kur drejtuesi i mjetit është njëkohësisht edhe pronari i mjetit, masa administrative është gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Në rastin e fundit, përveç masës administrative me gjobë, shtohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë katërmujore, si dhe pezullimi i lejes së qarkullimit të mjetit për të njëjtën periudhë. Në këtë rast, organet e policisë detyrojnë drejtuesin e mjetit të ndalojë udhëtimin dhe, kur ky qëndrim mjeti bëhet pengesë për qarkullimin, merr masa që mjeti të çohet në një zonë të afërt, në të cilën të qëndrojë. Gjatë qëndrimit përgjegjësia për mjetin dhe ngarkesën, që mund të ketë, mbetet e drejtuesit të mjetit. Nëse dispozitat e mësipërme nuk zbatohen, zbatohet masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për 12 muaj.

13. Cilido që shkel detyrimet e tjera, ndalesat ose kufizimet e parashikuara në këtë nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë, deri në katër mijë lekë. Në rastet e ndalimit të qëndrimit gjoba është nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Kur kjo shkelje zgjatet mbi 24 orë, gjoba zbatohet për çdo periudhë 24-orëshe.

Neni 7: Rregullimi i qarkullimit ne qendrat e banuara

1. Ne qendrat e banuara, komunat dhe bashkite, me urdherese te kryetarit te pushtetit lokal, duhet:

a) te zbatojne masat e parashikuara ne nenin 6, pikat 1, 2 dhe 4;
b) te kufizojne qarkullimin e te gjitha ose te disa kategorive te automjeteve per nevoja te qarta dhe te motivuara per parandalimin e ndotjes se mjedisit dhe mbrojtjen e pasurise artistike, te mjedisit dhe natyrore, ne perputhje me udhezimet e shpallura nga Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese, pasi te jete marre mendimi i Ministrise se Shendetesise dhe Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve;
c) te percaktoje perparesite ne rruge te caktuara ose pjese te tyre, ose ne nje kryqezim te caktuar, ne baze te klasifikimit ne nenin 2, dhe, kur intensiteti a siguria e trafikut e kerkojne, te detyroje drejtuesit e mjeteve qe, perpara se te hyjne ne nje rruge te caktuar, te ndalojne ne kryqezim dhe t'i japin perparesi atij qe qarkullon ne kete rruge;
d) te rezervoje hapesira te caktuara per qendrimin e mjeteve te organeve te policise rrugore sipas nenit 12, te zjarrfikeseve, te sherbimit te ndihmes se shpejte dhe te atyre ne sherbim te personave me aftesi te kufizuara levizese, te pajisura me shenja speciale, ose per mjetet e sherbimit ne linje per qendrimin e tyre ne stacionet fundore te linjave;
e) te caktoje zonat ku lejohet parkimi i mjeteve;
f) te caktoje, me vendim te keshillit te komunes ose bashkise, zona te destinuara per parkim, ne te cilat qendrimi i mjeteve kushtezohet nga pagesa e nje shume qe varet nga kohezgjatja e qendrimit, duke fiksuar kushtet dhe tarifat sipas udhezimeve te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese;
g) te percaktoje orarin dhe hapesira te rezervuara per mjetet qe perdoren per ngarkim dhe

shkarkim mallrash:.

h) te cakloje zona te pajisura dhe te rezervuara per qendrimin dhe parkimin e aukokampeve; i) te rezervoje rruge per qarkullimin e mjeteve te sherbimit te transportit publik, me synim favorizimin e levizshmerise urbane.

2. Ndalimi i qendrimit nenkupton ndalimin e qendrimit nga ora 8.00 deri ora 20.00, perveç rasteve kur tregohet ndryshe me sinjale te caktuara.

3. Per pjese te rrugeve jokomunale, te cilat pershkojne qendra te banuara, masat e paraqitura ne nenin 6 pika 1 dhe 2, jane kompetenca te organit kompetent te pushtetit lokal, kurse ato te paraqitura ne piken 4, shkronja "a", jane kompetence e entit pronar te rruges.

4. Ne rastet e pezullimit te qarkullimit per motive te sigurimit publik, sigurise se qarkullimit ose nevoja te karakterit ushtarak, si dhe atje ku jane vendosur detyrime, ndalime a kufizime te i perkohshme ose te perhershme, mund t 'u jepen leje te veçanta per nevoja te domosdoshme mjeteve te policise, mjekesise, si dhe personave me aftesi te kufizuar levizese, te pajisura me sinjale te veçanta.

5. Karakteristikat, menyra e ndertimit, procedura e homologimit dhe kriteret e vendosjes e te mirembatjes se sistemeve te kontrollit te koheqendrimit ne parkime percaktohen me udhezim te Ministrise qe mbulon veprimtarine perkatese.

6. Zonat e destinuara per parkim duhet te jene te vendosura mundesisht jashte karrexhates dhe gjithsesi ne menyre qe mjetet e parkuara te mos pengojne rrjedhjen e tratikut.

7. Pjesa e te ardhurave nga parkimet me pagese, qe i takon entit pronar te rruges, destinohet per vendosjen, ndertimin dhe administrimin e parkimeve ne siperfaqe, nentokesore ose ne ndertesa, si dhe per permiresimin e tyre; shumat ne para qe mund te teprojne perdoren per punime rrugore.

8. Ne rast se komuna ose bashkia merr persiper administrimin e drejtperdrejte te parkimeve me roje ose e jep si koncesion a vendos sistemet e kontrollit te kohezgjatjes se qendrimit. sipas i pikes 1, shkronja "f" eshte e detyruar qe, ne pjese te kesaj zone parkimi ose ne zona te tjera ne afersi te saj, te rezervoje nje siperfaqe te pershtatshme te destinuar per parkim pa roja ose pa sisleme kontrolli te kohezgjatjes se qendrimit. Nje detyrim i tille perjashtohet per zonat e percaktuara te ne nenin 3 si "zona kembesore urbane" dhe "zona me tratik te kufizllar", si dhe ne zona te tjera me rendesi te veçante urbanistike, ku ka kerkesa dhe kushte te veçanta trafiku.

9. Komunal ose bashkite, me vendim te keshillit te tyre, kujdesen per caktimin e zonave urbane kembesore dhe zonave me trafik te kufizuar, duke marre parasysh ndikimin e trafikut ne sigurine e qarkullimit, shendetin, rendin publik, pasurine kulturore dhe te mjedisit, si dhe territorin. Ne rast urgjence ky caktim mund te behet me urdherese te kryetarit te keshillit. Ne menyre te ngjashme komunat ose bashkite caktojne zona te tjera me rendesi urbanistike, per te cilat flitet ne piken 8, te cilat paraqesin kerkesa te veçanta trafiku.

10. Zonat e permendura ne pikat 8 dhe 9 tregohen me sinjale.

11. Zonat e permendura ne pikat 8 dhe 9, si dhe ne zona te tjera me rendesi te veçante urbanistike ne te cilat jane te pranishme kushte dhe kerkesa te njejta me ato te parashikuara ne pikat e mesiperme, komunat ose bashkite kane te drejte te rezervojne, me urdherese te kryetarit, hapesira qendrimi vetem per mjetet private te banoreve te zones, falas ose kundrejt pageses. .

12. Cilido qe nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon ne sens te kundert me ate te lejuar, nuk zbaton detyrimin e perparesise dhe te ndalimit ne kryqezim, ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije, deri ne kater mije leke dhe, per rastet kur qarkullon ne sens te kundert me ate te lejuar. Perveç mases se mesiperme, drejtuesit te mjetit i pezullohet leja e drejtimit per nje periudhe 6-mujore.

13. Cilido qe shkel detyrimet, ndalimet ose kufizimet e tjera te parashikuara ne kete nen, denohet me mase administrative me gjobe nga peseqind deri ne dy mije leke. Ne rastet e ndalim qendrimit, kur shkelja zgjat mbi 24 ore, masa administrative me gjobe zbatohet per çdo 24 ore shkelje ndalim qendrimi. Per rastet e qendrimeve me periudhe kohe te kufizuar a te grafikuar, masa administrative me gjobe nga dyqind e pesedhjete deri ne nje mije leke, zbatohet per çdo periudhe kohe te shkelur.

Neni 8: Qarkullimi në qendrat e vogla.

1. Ne qendrat turistike dhe kurative, kur veshtiresite dhe rreziqet e trafikut jane veçanerisht te shpeshta. Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese dhe Ministria e Shendetesise, pasi marrin mendimin e pushtetit lokal te interesuar, me udhezim te vecante mund te ndalojne, ne muajt me levizje intensive, mjetet qe u perkasin personave qe nuk bejne pjese ne popullsine e perhershme, te futen dhe te qarkullojne ne keto qendra. Me te njejtin urdher mund te vendosen perjashtime ne favor te kategorive te caktuara te mjeteve.

2. Cilido qe shkel detyrimet e parashikuara ne kete nen, denohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke.


Neni 9: Garat sportive në rrugë

1. Ne rruge dhe zona publike jane te ndaluara garat e paautorizuara sportive me mjete ose kafshe si dhe ato atletike. Autorizimi leshohet nga kryetari i komunes, bashkise ose rrethit, ne territoret e te cilave do te zhvillohen garat me mjete me motor, çiklistike, atletike, ose ato me kafshe. Kur veprimtarite sportive shtrihen ne disa rrethe, autorizimet jepen nga organet kompetente te pushtetit lokal, pasi merret mendimi i federatës kombëtare përkatëse dhe Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse. Në autorizim përcaktohen kushtet, në të cilat duhet të zhvillohen këto gara sportive.

2. Autorizimet duhet të kërkohen nga organizatorët të paktën 30 ditë përpara veprimtarisë, për ato në kompetencë të kryetarit të komunës, bashkisë ose rrethit. Dhënia e autorizimit bëhet me miratim të entit pronar të rrugës.

3. Për hartimin e programit vjetor të garave nga Komiteti Olimpik, kur pranohet karakteri sportiv i tyre dhe nuk krijohen kufizime të rëndësishme për shërbimin e transportit publik dhe trafikut të zakonshëm, organizatorët duhet t'ua paraqesin kërkesat e tyre Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, ose pushtetit lokal, brenda datës 31 dhjetor të vitit paraardhës.

4. Autorizimi sipas pikës 1, për zhvillimin e garave të parashikuara sipas programit, duhet kërkuar nga organi competent i pushtetit lokal të paktën 30 ditë përpara datës së caktuar dhe kushtëzohet me respektimin e normave tekniko-sportive dhe të sigurimit, si dhe me kolaudimin e zonës së garës dhe pajisjeve të saj. Kolaudimi duhet bërë nga një specialist i entit pronar të rrugës dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, së bashku me përfaqësuesit e organeve sportive kompetente dhe organizatorët e garës. Ky kolaudim mund të mos bëhet kur shpejtësia e lëvizjes nuk do ta kalojë shpejtësinë e lejuar. Kolaudimi është gjithmonë i domosdoshëm të bëhet në ato pjesë rrugë ku do të tejkalohet shpejtësia e lejuar.

5. Në rastet kur për nevoja të motivuara duhet të futet një garë e paparashikuar në program, organizatorët, para se të kërkojnë autorizimin sipas pikës 4, duhet të kërkojnë miratimin nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse sipas pikës 3 të paktën 60 ditë përpara garës. Organi kompetent i pushtetit lokal mund të japë autorizimin për ndryshimin e datës së parashikuar në program, kur organet sportive kompetente e kërkojnë këtë për nevoja të motivuara.

6. Autorizimi i organit kompetent të pushtetit lokal është, gjithashtu, i kushtëzuar me nënshkrimin nga organizatorët, të një kontrate siguracioni për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve. Siguracioni duhet të mbulojë, gjithashtu, përgjegjësinë, për dëmet e mundshme që mund t'u shkaktohen rrugës dhe pajisjeve të saj.

7. Në fund të çdo gare, organi kompetent i pushtetit local i bën të njohur menjëherë Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, për parashikimin e programit të vitit të ardhshëm, përfundimet e garës, duke theksuar shmangiet nga kushtet e autorizimit dhe aksidentet që mund të kenë ndodhur.

8. Cilido që organizon gara sportive të treguara në këtë nen, pa qenë i autorizuar në mënyrat e parashikuara, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga pesë mijë deri njëzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, si dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur bëhet fjalë për gara me mjete motorike. Në çdo rast autoriteti administrativ ndërpret menjëherë zhvillimin e garës.

9. Cilido që nuk zbaton detyrimet, ndalesat ose kufizimet që parashikon ky nen për zhvillimin e një gare sportive ose kushtet e caktuara nga autorizimi përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri dhjetë mijë lekë, kur është fjala për gara atletike, çiklistike ose me kafshë, dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë, kur është fjala për gara me mjete motorike.

Neni 10: Mjetet jashtë norme dhe transportet në kushte jonormale

1. Konsiderohet jashtë norme mjeti që i kalon, për kërkesa funksionale të veçanta, kufijtë e përmasave gabaritë dhe kufijtë e ngarkesave të përcaktuara në nenet 61 dhe 62.

2. Konsiderohet transport në kushte jonormale:

a) transporti i një ose më shumë mallrash të pandashme, që për efekt të përmasave të tyre i tejkalojnë kufijtë e përmasave gabaritë të përcaktuara në nenin 61, por që janë gjithmonë brenda kufijve të ngarkesës, të përcaktuara në nenin 62. Së bashku me mallrat e pandashme mund të transportohen edhe mallra të tjera që janë brenda kufijve të përmasave gabaritë të përcaktuara nga neni 61 dhe që gjithmonë nuk kalojnë kufijtë e ngarkesës të përcaktuara në nenin 62;
b) transporti i blloqeve prej guri natyror ose objekteve industriale të pandashme, i kryer me mjete jashtë norme, pa kaluar kufirin e ngarkesës së përgjithshme të treguar në lejet

e qarkullimit dhe, sidoqoftë, për jo më shumë se tri blloqe a objekte, mjaft që të paktën një ngarkesë të kërkojë përdorimin e mjeteve jashtë norme dhe kur masa e përgjithshme e sipërpërmendur të mos jetë më e madhe se 40 tonë për mjete teke dhe 86 tonë për mjete me rimorkio ose gjysmërimorkiatorë. Kufijtë e mësipërm mund të kalohen vetëm në rastin kur trasnportohet një copë e vetme e pandashme.

3. Konsiderohet transport jashtë norme edhe ai transport i kryer me mjete:

a) ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë gabariteve të mjetit nga ana e pasme e tij më shumë se 3/10 e gjatësisë së tij;
b) që, ndonëse kanë një ngarkesë të pandashme që del jashtë gabariteve nga ana e pasme më pak se 3/10, kanë përmasën gabaritë gjatësore, duke përfshirë edhe ngarkesën, më të madhe se kufiri gjatësor gabaritë i çdo kategorie mjetesh;
c) ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë përmasave gabaritë tërthore të mjeteve;
d) teke ose që formojnë mjet me rimorkio, të cilat kanë në mënyrë të përhershme pajisje të veçanta të paraqitura në lejet përkatëse të qarkullimit, të destinuara vetëm për transportin e mjeteve që kalojnë kufijtë e parashikuara në nenin 61;
e) me rimorkio ose gjysmërimorkio që përdoren vetëm për transportin e kontejnereve, që i kalojnë përmasat e përcaktuara në nenin 61 ose ngarkesat e përcaktuara në nenin 62;
f) ngarkim-transporti të përcaktuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", kur kalojnë kufijtë e peshave të përcaktuara në nenin 62;
g) me karroceri me lartësi të ndryshueshme që kryejnë transporte kafshësh të gjalla.

4. Quhen mallra të pandashme, sipas normave të këtij Kodi, ato, për të cilat zvogëlimi i përmasave të ngarkesës, brenda kufijve të neneve 61 dhe 62, mund të sjellë dëme ose të prishë funksionimin e tyre a të cënojë sigurinë e transportit.

5. Mjetet jashtë norme mund të përdoren vetëm nga ndërmarrje a shoqëri që ushtrojnë sipas ligjit veprimtarinë e transporteve jashtë norme. Regjistrimi i këtyre mjeteve mund të bëhet vetëm në emër të këtyre ndërmarrjeve a shoqërive.

6. Transporti dhe mjetet jashtë norme kanë autorizim të veçantë për qarkullim, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për autostradat dhe rrugët shtetërore, nga komanda e rajonit ushtarak për rrugët ushtarake dhe nga pushteti lokal për rrjetin rrugor të mbetur. Nuk kanë nevojë për autorizim mjetet:

a) sipas pikës 3, shkronja "d", kur edhe për efekt të ngarkesës nuk e kalojnë lartësinë 4.20 m, si dhe nuk e tejkalojnë gjatësinë me më tepër se 12%, me kufirin maksimal 13.44 m për automjetet teke, 20.16 m për automjetet me rimorkio dhe 17.36m për gjysmërimorkiatorët. Ky tejkalim mund të jetë i përparmë dhe i pasmë, ose vetëm i pasmë për mjetet teke a me rimorkio, dhe vetëm i pasmë për gjysmërimorkiatorët, me kusht që kush kryen transportin të ketë verifikuar që në itinerar të përfshihen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karakteristika sipas nenit 165, pika 4;
b) sipas pikës 3, shkronja "e" dhe "g", kur nuk e tejkalojnë me ngarkesë lartësinë 4.30 m dhe përmasat e tjera të përcaktuara nga neni 61 ose peshat e përcaktuara nga neni 62, me kusht që kush kryen transportin të ketë verifikuar që në itinerar të përfshihen vetëm rrugë ose pjesë rruge që kanë karakteristika sipas nenit 165, pika 4.

7. Mjetet rrugore të klasifikuara si makina ngarkim-transporti sipas nenit 54, pika 1, shkronja "n", dhe që kalojnë kufijtë e ngarkesës të përcaktuara në nenin 62, nuk kanë nevojë për autorizim qarkullimi, me kusht që:

a) të mos kalojnë kufijtë e ngarkesës të treguara në pikën 8 dhe sidoqoftë të mos kalojnë kufijtë e përmasave gabaritë të nenit 61;
b) të qarkullojnë në rrugë ose pjesë rrugësh që në arkiv, sipas nenit 221, rerzultojnë të kalueshme për mjete të tilla, siç përcaktohet në pikën 4 të nenit 221;
c) nga ana e atij që kryen transportin të verifikohet që përgjatë itinerarit të mos ketë kufizime të ngarkesës së përgjithshme ose për aks, të sinjalizuara me tabelat përkatëse;
d) të jetë paguar taksa e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit sipas nenit 34.

Kur kushtet e pikave "a", "b" dhe "c" nuk plotësohen, mjetet e sipërpërmendura duhet të kërkojnë autorizimin e parashikuar për të gjitha transportet e tjera jashtë norme.

8. Pesha maksimale për ngarkesë të plotë të makinave të ngarkim-transportit, me kusht që aksi më i ngarkuar të mos e kalojë ngarkesën 13 tonë, nuk duhet të jetë më e madhe se:

a) mjete teke me motor:
- me dy akse: 20 tonë
- me tri akse: 33 tonë
- me katër ose më shumë akse, me dy akse të përparme drejtuese: 40 tonë;

b) kompleks mjetesh:

- me katër akse: 44 tonë
- me pesë ose më shumë akse: 56 tonë
- me pesë ose më shumë akse, për transportin e betonit me betoniere: 54 tonë.

9. Autorizimi jepet për një ose më shumë transportime ose për periudha të caktuara kohe në kufijtë e ngarkesës maksimale teknikisht të pranueshme. Në autorizim mund të përcaktohet itinerari, si dhe shoqërimi nga policia rrugore. Aty ku kushtet e trafikut janë të përshtatshme, policia rrugore mund të autorizojë ndërmarrjen a shoqërinë transportuese të përdorë mjetet e saj për shoqërimin e ngarkesës, sipas mënyrave të caktuara në aktet në zbatim.

10. Autorizimi mund të jepet vetëm kur është i pajtueshëm me ruajtjen e mbishtresave të rrugës, me qëndrueshmërinë e veprave të artit dhe me sigurinë e qarkullimit. Në të janë përcaktuar kushtet dhe masat e nevojshme në lidhje me sigurinë rrugore. Nëse gjatë transportit në kushte jonormale, tipi i mjetit, ngarkesa në akse, periudha e kohës së transportit ose numri i transporteve bëhen shkak i pasojave më të mëdha në rrugë nga sa është parashikuar në taksën e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit, duhet të rritet masa e zhdëmtimit që i paguhet entit pronar të rrugës. Mënyra e këtij zhdëmtimi përcaktohet në pikën 16. Dhënia e autorizimit kushtëzohet nga pagesa e shpenzimeve të mundshme për verifikime teknike paraprake, organizimin e trafikut, kur ai është i nevojshëm për kryerjen e transportit, si dhe për punime përforcuese të veprave të artit.

11. Autorizimi nuk parashikohet për mjetet jashtë norme të përmendura në pikën 1, kur ato qarkullojnë pa kaluar kufijtë e përcaktuar në nenet 61 dhe 62.

12. Nuk përfaqëson transport në kushte jonormale transporti me gjysmërimorkiator, gjysmërimorkio e të cilit është e pajisur me frigorifer të autorizuar që zgjatet përpara, me kusht që kompleksi të mos i kalojë kufijtë e përmasave gabaritë të caktuara në nenin 61.

13. Mjetet e transportit të pasagjerëve që, për nevoja të veçanta e të justifikuara funksionale kalojnë përmasat ose peshat e përcaktuara nga nenet 61 dhe 62, përfshihen në grupin e mjeteve të përmendura në pikën 1. Kur këto mjete përdorin sisteme lëvizëse me ushqim elektrik, megjithëse e kalojnë kufirin gjatësor për shkak të krahut të marrjes së energjisë elektrike, nuk pajisen me autorizim. Regjistrimi dhe autorizimi bëhen vetëm në emër të ndërmarrjes së autorizuar për kryerjen e transportit të pasagjerëve.

14. Dhënia e autorizimit kushtëzohet nga plotësimi i kushteve të paraqitura në nenin 92.

15. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat konstruktive dhe funksionale të mjeteve jashtë norme dhe të atyre të përshtatura për transporte në kushte jonormale, si dhe të makinave të ngarkim-transportit.

16. Në aktet në zbatim përcaktohen formalitetet për lëshimin e autorizimit për kryerjen e transportit në kushte jonormale, tolerancat e mundshme, shuma shtesë e zhdëmtimit të pasojave të përdorimit në rastin e transportit në kushte jonormale, kur kalohet ngarkesa e lejuar, si edhe kriteret e pozicionimit të grupit shoqërues teknik ose të policisë rrugore.

17. Cilido që kryen një nga transportet në kushte jonormale të paraqitura në pikat 2, 3 dhe 7, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme të paraqitura në pikën 1, pa marrë autorizimin përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë lekë.

18. Cilido që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

19. Cilido që qarkullon pa pasur me vete autorizimin, megjithëse e ka marrë atë, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Udhëtimi mund të vazhdojë vetëm pasi të paraqitet autorizimi. Kjo nuk e përjashton detyrimin e pagimit të shumës së mësipërme.

20. Cilido që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja "n", i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, si dhe me pezullimin e lejes së qarkullimit nga 1 në 6 muaj. Leja e qarkullimit merret menjëherë nga ai që konstaton shkeljen dhe çohet pa humbur kohë në zyrën e regjistrimit të lejeve të qarkullimit, e cila merr vendimin e pezullimit. Në shkeljen e tretë brenda një periudhë 5-vjeçare, merret masa administrative e heqjes së lejes së qarkullimit si makinë ngarkim-transporti.

21. Cilido që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe autostrada që janë përcaktuar si të pakalueshme sipas kërkesave të këtij neni, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë.

22. Masat administrative të parashikuara në pikat 17, 18, 20 dhe 21 zbatohen si për drejtuesin e mjetit ashtu edhe për pronarin e mjetit, si dhe për porositësin, kur transporti kryhet vetëm për llogari të tij. Në këtë rast, policia e ndalon drejtuesin e mjetit të vazhdojë udhëtimin derisa të pajiset me autorizimin përkatës ose të ketë zbatuar kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në autorizim. Në rast se qëndrimi i mjetit në vendin ku është konstatuar shkelja bëhet shkak për pengimin e qarkullimit, policia bën zhvendosjen e mjetit në një zonë të afërt qëndrimi. Gjatë qëndrimit të mjetit përgjegjësia për mjetin dhe ngarkesën mbetet e drejtuesit të mjetit. Nëse nuk zbatohen dispozitat e kesaj pike, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet masës administrative plotësuese me pezullim lejedrejtimi nga një deri në tre muaj.

23. Përveç masave administrative të parashikuara me gjoba në pikat 17, 18, 20 dhe 21, drejtuesit të mjetit i pezullohet lejedrejtimi për një periudhë nga një deri në dy muaj, si dhe i pezullohet leja e qarkullimit të mjetit nga tre deri në gjashtë muaj.

Neni 11: Shërbimet e policisë rrugore dhe të kontrolleve të tjera në rrugë

1. Shërbimet e policisë rrugore janë:

a) parandalimi, konstatimi dhe verifikimi i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor;
b) konstatimi dhe verifikimi i aksidenteve rrugore;
c) kryerja e shërbimeve të drejtpërdrejta për rregullimin e trafikut;
d) shoqërimi i mjeteve për sigurimin e qarkullimit;
e) kujdesi dhe kontrolli i përdorimit të rrugës.

2. Organet e policisë rrugore marrin pjesë edhe në operacionet e ndihmës në rrugë. Ato detyrohen të bashkëpunojnë në kryerjen e matjeve për studimet mbi trafikun.

3. Shërbimet e policisë rrugore kryhen nga Ministria e Rendit Publik, e cila është kompetente për bashkërendimin e shërbimit të policisë rrugore me organet e tjera që kanë detyrime në këtë fushë, sipas nenit 12.

4. Të interesuarit mund të kërkojnë nga organet e policisë, sipas nenit 12, informacione të kufizuara në lidhje me rrethanat e kryerjes së aksidentit, për vendbanimin e palëve, siguracionin e mjeteve dhe të dhënat identifikuese të tyre.

Neni 12: Kryerja e shërbimeve të policisë rrugore dhe e kontrolleve të tjera në rrugë

1. Kryerja e shërbimeve të policisë rrugore të përcaktuara nga ky Kod i takon:

a) policisë rrugore në Ministrinë e Rendit Publik;
b) funksionarëve të Ministrisë së Rendit Publik të ngarkuar për policinë rrugore.

2. Kryerja e shërbimeve të paraqitura në nenin 11, pika 1, shkronjat "a" dhe "b", i takojnë edhe policisë gjyqësore sipas Kodit të Procedurës Penale.

3. Kujdesi dhe kontrolli i shfrytëzimit ekonomik të mjetit në vende të veçanta dhe i rrugëve kryhen edhe nga persona të tjerë, pasi të kenë kaluar një provim kualifikimi, siç përcaktohet në aktet në zbatim. Këta persona mund të jenë:

a) nga strukturat përkatëse të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, si drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve;
b) nga personeli i zyrave kompetente në fushën e transportit rrugor të rretheve, bashkive dhe komunave, vetëm për shkeljet e bëra në rrugët që janë pronë e entit, nga i cili varen;
c) nga nëpunës të shtetit, të rretheve, bashkive dhe komunave që kanë kualifikimin ose funksionin e mirëmbajtësit të rrugës, duke u kufizuar vetëm në shkeljet e kryera në rrugë ose

pjesë rruge që janë në përgjegjësinë e tyre;

d) nga personeli i entit hekurudhor të shtetit dhe i hekurudhave në koncesion, që kryejnë detyra kontrolluese dhe ruajtëse, duke u kufizuar vetëm në shkeljet e kryera në zonën e

kalimit në nivel që ato administrojnë;

e) nga personeli i aeroporteve që varen nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, në zonat e përcaktuara në nenin 6, pika 7.

4. Shoqërimi dhe kryerja e shërbimeve të drejtpërdrejta për sigurimin e lëvizjes së kolonave ushtarake i takojnë edhe oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcave të Armatosura, të kualifikuar për këtë dhe të pajisur me dëshmi nga autoriteti ushtarak kompetent.

5. Subejktet e treguara në këtë nen, kur nuk janë me uniformë, për përmbushjen e detyrave të policisë rrugore duhet të përdorin distinktivin dhe tabelën standard.


Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2