Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë/7
Qarkullimi në rrugë i makinave bujqësore dhe teknologjike | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
1. Për makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe për ato të tërhequra që qarkullojnë në rrugë, zbatohen përmasat gabaritë kufitare të përcaktuara me normat e nenit 61, përkatësisht për makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe rimorkiot. 2. Duke përjashtuar rastet, për të cilat është vendosur ndryshe në nenin 57, pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e makinave bujqësore me rrota nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë kur janë me një aks, 8 tonë kur janë me dy akse dhe 10 tonë kur janë me tri a më shumë akse. 3. Për makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe për ato të tërhequra që janë të pajisura me rrota pneumatike, që ushtrojnë një ngarkesë mesatare njësi mbi rrugë jo më të madhe se 8 daN/cm2 dhe që kur kanë tri a më shumë akse largësia ndërmjet dy akseve njëri pas tjetrit nuk është më e vogël se 1.20 m, peshat e përgjithshme me ngarkesë të plotë, duke iu referuar pikës 2, nuk mund të jenë më të mëdha se përkatësisht 6 tonë, 14 tonë dhe 20 tonë. 4. Pesha maksimale mbi aksin më të ngarkuar nuk mund të jetë më e madhe se 10 tonë; ajo mbi dy akse njëri pas tjetrit në largësi më të vogël se 1.20 m nuk mund t'i kalojë 11 tonët dhe kur largësia është më e madhe se 1.20 m, kjo peshë e shpërndarë mbi të dy akset mund të shkojë deri në 14 tonë. 5. Në të gjitha kushtet e ngarkesës së makinës bujqësore vetëlëvizëse, pesha që ushtrohet në rrugë nga aksi udhëzues në gjendje statike nuk duhet të jetë më e vogël se 20% e peshës vetjake të makinës në lëvizje. Kjo vlerë nuk duhet të jetë më e vogël se 15% për makinat që lëvizin me shpejtësi më të vogël se 15 km/orë dhe 13% për makinat bujqësore me gjysmë zinxhiri. 6. Pesha e përgjithshme e makinave bujqësore me zinxhirë nuk mund të jetë më e madhe se 16 tonë. 7. Traktorët bujqësore, për të qarkulluar në rrugë me mekanizma të mbartur ose gjysmë të mbartur, duhet të plotësojnë këto kushte:
8. Makinat bujqësore që për nevoja funksionale kanë përmasa gabaritë dhe peshë më të madhe se ato të përcaktuara në pikat 1 deri në 6, si dhe traktorët e pajisur me mekanizma të mbartura ose gjysmë të mbartura, që nuk plotësojnë kërkesat e pikës 7, konsiderohen makina bujqësore jashtë norme dhe për të qarkulluar në rrugë duhet të kenë autorizim të vlefshëm për një vit dhe të përsëritshëm, të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, kur rrugët janë shtetërore dhe nga rrethi për rrugët e tjera. 9. Në aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktohen vendosjet, karakteristikat fotometrike, ngjyrat dhe mënyrat e përdorimit të pajisjeve a sistemeve të sinjalizimit pamor, që paralajmërojnë pengesat që sjellin në qarkullim makinat bujqësore, për të cilat flitet në pikat 7 dhe 8; në aktet në zbatim jepen udhëzimet dhe kushtet që duhen respektuar gjatë lëvizjes në rrugë. 10. Cilido që qarkullon në rrugë me makina bujqësore, të cilat i tejkalojnë përmasat gabaritë kufitare dhe peshat e lejuara, pa autorizimin përkatës ose që nuk respekton udhëzimet dhe kushtet e përcaktuara në këtë autorizim, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. 11. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore jashtë norme dhe nuk e ka me vete autorizimin përkatës, i nënshtrohet masës administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Udhëtimi mund të vazhdojë vetëm pas paraqitjes së autorizimit, kjo nuk e përjashton pagesën e gjobës së masës administrative. 12. Për shkeljet sipas pikës 10, zbatohen edhe masat plotësuese administrative të parashikuara nga pika 23 e nenit 10.
1. Komplekset lëvizëse në rrugë, të formuara nga makinat bujqësore vetëlëvizëse dhe makinat bujqësore të tërhequra, nuk mund të kalojnë gjatësinë 15.50 m. 2. Sipas kufizimit të pikës 1, traktorët bujqësorë mund të tërheqin deri në dy rimorkio bujqësore brenda rrugëve të brendshme të fshatrave në sezon prodhimi ose jo më shumë se dy makina bujqësore teknologjike, me kusht që të jenë të pajisura me sisteme frenimi që komandohen që nga traktori. 3. Për traktorët bujqësorë me mekanizma të mbartur në pjesën e përparme ndalohet tërheqja e makinave bujqësore të rimorkueshme që nuk kanë sisteme frenimi, edhe nëse këto makina konsiderohen pjesë përbërëse e traktorit. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
1. Makinat bujqësore të përcaktuara në nenin 57, pika 2, për të qarkulluar në rrugë, duhet të garantojnë qëndrueshmëri të mjaftueshme edhe kur qarkullojnë vetë, edhe kur qarkullojnë duke tërhequr makina bujqësore të rimorkiueshme, ose duke mbartur a gjysmëmbartur mekanizma, për të cilët duhet të jetë garantuar lidhja trepërmasore. Makinat bujqësore vetëlëvizëse duhet të jenë konstruktuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë një fushëpamje të përshtatshme edhe kur kanë kabinë drejtimi të mbyllur, kur kanë sisteme mbrojtëse për drejtuesin e mjetit dhe kur mbartin a gjysmëmbartin mekanizma. Ndenjësja e drejtuesit të mjetit duhet të jetë e arritshme me lehtësi dhe e rehatshme, si dhe me komanda që përdoren lehtësisht. 2. Makinat bujqësore vetëlëvizëse të përcaktuara në nenin 57, pika 2, shkronja "a", duke përjashtuar ato të numrit 3, duhet të jenë të pajisura me:
3. Makinat bujqësore vetëlëvizëse të përcaktuara në nenin 57, pika 2, shkronja "a", numri 3, duhet të pajisen me sistemet e shkronjave të mësipërme "b", "c", "d", "g" dhe "h"; duhet , gjithashtu, të jenë të pajisur me sistemet sipas shkronjës "a", që mund të jenë edhe të heqshme; kur kanë peshë deri 0,3 tonë mund të mos kenë sistemet e shkronjës "b". 4. Makinat bujqësore të tërhequra të përcaktuara në nenin 57, pika 2, shkronja "b", duhet të pajisen me sistemet e shkronjave "a", "b", "g", "h" dhe "i" të pikës 2; makinat bujqësore të tërhequra të përcaktuara në nenin 57, pika 2, shkronja "b", numri 1, kur kanë peshë të përgjithshme më të vogël ose të barabartë me peshën e lejuar për rimorkim të makinave bujqësore që tërheqin makinat bujqësore teknologjike pa frena, mund të mos i kenë sistemet e parashikuara në pikën 2, shkronja "b". Lejohet që, për makinat bujqësore të tërhequra, duke përjashtuar rimorkiot bujqësore, sistemet e shkronjës "a", pika 2, të jenë të heqshme. 5. Kushtet teknike përkatëse të karakteristikave konstruktive të makinave bujqësore dhe të sistemeve, me të cilat ato duhet të pajisen, kur nuk parashikohen në aktet në zbatim të këtij Kodi, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, në marrëveshje me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit, duke përjashtuar problemet e zhurmave e të ndotjes së mjedisit që janë në kompetencë të ministrit të Shëndetësisë. Me të njëjtën procedurë mund të përcaktohen karakteristika, numri dhe mënyra përdorimi të sistemeve, për të cilat flitet në këtë nen. 6. Makinat bujqësore të përcaktuara në nenin 57, pika 2, duhet gjithashtu, t'u përgjigjen dispozitave për mjetet dhe sistemet e mbrojtjes, të parashikuara në normativat për sigurinë dhe higjienën. Për këto shkelje merret edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes së qarkullimit deri në kryerjen e kontrollit teknik në punë, si edhe për mbrojtjen e mjedisit nga çdo lloj ndotjeje. 7. Kur udhëzimet sipas pikës 5 janë objekt i marrëveshjeve ndërkombëtare, ku aderon vendi ynë, kushtet teknike janë ato që bëjnë pjesë në këto marrëveshje; për homologimin bën përjashtim e drejta e të interesuarve, për të kërkuar zbatimin e kushteve teknike të rregulloreve ose të rekomandimeve të shpallura nga Zyra Europiane e Kombeve të Bashkuara - Komisioni Ekonomik për Europën, të pranuara nga ministria kompetente përkatëse. 8. Me të njëjtat udhëzime mund të bëhet i detyrueshëm respektimi i normave të unifikimit që kanë lidhje me dispozitat e pikave 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
1. Makinat bujqësore të përcaktuara në nenin 57, pika 2, janë subjekt i verifikimit të të dhënave të identifikimit, të fuqisë së motorit, kur është e nevojshme, dhe i përputhjes me kushtet teknike dhe karakteristikat e përcaktuara me norma ligjore. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë kategoritë e makinave bujqësore të tërhequra që përjashtohen nga ky verifikim. 2. Verifikimi sipas pikës 1 kryhet gjatë kontrollit dhe provave nga ana e organeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas mënyrave të përcaktuara me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, i cili merr mendimin paraprak të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit duke përajshtuar çështjet që lidhen me zhurmat dhe ndotjen e mjedisit që janë kompetencë e ministrit të Shëndetësisë. 3. Për makinat bujqësore të përmendura në pikën 1 që prodhohen në seri, verifikimi kryhet mbi një prototip nëpërmjet homologimit të tipit, sipas mënyrave të përcaktuara me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe të Transportit, i cili merr mendimin paraprak të ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, duke përjashtuar çështjet që lidhen me zhurmat dhe ndotjen e mjedisit e që janë në kompetencë të ministrit të Shëndetësisë. Duke përjashtuar marrëveshjet ndërkombëtare, homologimi i përgjithshëm ose i pjesshëm i lëshuar nga një shtet i huaj mund të njihet vetëm mbi bazën e reciprocitetit.
1. Për t'u futur në qarkullim makinat bujqësore, me përjashtimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 106, duhet të jenë të pajisura me një certifikatë përshtatshmërie teknike ndaj qarkullimit ose me leje qarkullimi. 2. Certifikata e përshtatshmërisë teknike ndaj qarkullimit ose leja e qarkullimit lëshohet pas përfundimit pozitivisht të verifikimit të parashikuar në nenin 106, pika 1, në bazë të një dokumentacioni që është në gjendje të përcaktojë origjinën e makinës bujqësore. Në aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktohen përmbajtja dhe karakteristikat teknike të certifikatës së përshtatshmërisë teknike dhe lejes së qarkullimit. 3. Për makinat bujqësore që nuk prodhohen në seri, duke përfshirë edhe prototipet e prodhimeve në seri, dokumentacioni i origjinës përbëhet nga certifikata e origjinës së ekzemplarit që lëshohet nga fabrika konstruktuese ose prodhuese. Kur bëhet fjalë për makina bujqësore të konstruktuara me pjesë të veçanta, duhet të paraqitet dokumentacioni i origjinës për secilën pjesë. 4. Për makinat bujqësore të tipit të homologuar të prodhuar në seri konstruktori ose përfaqësuesi ligjor i tij, i lëshon blerësit një deklaratë tip, sipas modelit të miratuar nga Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, e cila vërteton që makina bujqësore me të gjitha pjesët e saj është në përputhje me tipin e homologuar. Me këtë deklaratë konstruktori mban përgjegjësi të plotë ligjore. Kjo deklaratë, kur lejohet lëshimi i saj, ka edhe vlerën e certifikatës së origjinës. 5. Për makinat bujqësore të tipit të homologuar dokumentet e qarkullimit, për të cilat flitet në pikën 2, lëshohen duke u mbështetur në deklaratën e përputhjes me tipin e homologuar, pa kryer verifikime të mëtejshme. 6. Cilido që lëshon deklaratën e përputhjes për makinat bujqësore që nuk përputhen me tipin e homologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. 7. Lëshimi i certifikatës së përshtatshmërisë teknike ndaj qarkullimit, ose i lejes së qarkullimit, pezullohet kur shfaqen elemente që tregojnë mundësinë e një krimi që ndiqet penalisht.
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse ka të drejtë të marrë dhe të bëjë në çdo moment verifikimin e përputhjes me tipin e homologuar të makinave bujqësore që ende nuk janë regjistruar dhe të sistemeve të tyre përkatëse, të destinuara për tregun e brendshëm dhe që janë identifikuar sipas normave të pikës 1. Me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe të Transportit, i cili merr mendimin paraprak të ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, duke përjashtuar çështjet që lidhen me zhurmat dhe ndotjen e mjedisit që janë në kompetencë të ministrit të Shëndetësisë, përcaktohen kriteret dhe mënyrat e marrjes dhe verifikimit të makinës bujqësore, si edhe pagesat përkatëse në ngarkim të titullarit, për të cilin kryhet homologimi. 3. Me të njëjtin udhëzim janë përcaktuar procedurat që duhen ndjekur për pezullimin ose anulimin e homologimit, për rastet kur gjatë kontrolleve, sipas pikës 2, rezulton që nuk është respektuar përputhja e serisë me tipin e homologuar. 4. Cilido që prodhon ose shet një makinë bujqësore ose sisteme makinash bujqësore që nuk përputhen me tipin e homologuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. 5. Cilido që prodhon ose shet një makinë bujqësore të homologuar dhe që lëshon një deklaratë përputhjeje me tipin e homologuar, të papajisur me të dhënat e identifikimit sipas normave të pikës 1, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë.
1. Makinat bujqësore të treguara në nenin 57, pika 2, shkronja "a", numrat 1 dhe 2, shkronja "b", numri 2, duke përjashtuar rimorkiot bujqësore me peshë të përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, për të qarkulluar në rrugë duhet të regjistrohen dhe të pajisen me lejen e qarkullimit. Ndërsa makinat bujqësore të treguara në nenin 57, pika 2, shkronja "a", numri 3, dhe shkronja "b", numri 1, me përjashtimet e parashikuara në nenin 106, pika 1, dhe rimorkiot bujqësore me peshë të përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, për të qarkulluar në rrugë duhet të pajisen me certifikatën e përshtatshmërisë teknike për qarkullim. 2. Leja e qarkullimit ose certifikata e përshtatshmërisë teknike për qarkullim lëshohet nga degët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Këto zyra marrin masa për regjistrimin e makinave bujqësore të treguara në nenin 57, pika 2, shkronja "a", numrat 1 dhe 2, shkronja "b", numri 2, duke përjashtuar rimorkiot bujqësore me peshë të përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, në emër të pronarit të mjetit ose të atij që kryen punime agromekanike apo dhënie me qira makinash bujqësore, si dhe në emër të enteve a shoqërive publike. 3. Ndryshimi i pronësisë i makinave bujqësore që i nënshtrohen regjistrimit, si dhe ndryshimi i vendqëndrimit ose vendbanimit të pronarit të tyre, duhet t'u njoftohet brenda 10 ditëve zyrave të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me dokumentacionin përkatës dhe lejen e qarkullimit nga pronari i ri dhe nga zotëruesi i lejes së qarkullimit. Këto zyra shënojnë ndryshimet përkatëse në lejen e qarkullimit. Kur kërkesa e paraqitur për ndryshimin e pronësisës është veprim i njëanshëm, këto zyra duhet të sigurojnë edhe një deklaratë për marrje përgjegjësie dhe të marrin masa për njoftimin e pronarit të ri sipas procedurës së përcaktuar në nenin 94, pika 4, kur kjo është e zbatueshme. 4. Regjistrimi i ndryshimit të pronësisë është i mundur vetëm kur pronari i ri plotëson kërkesat e pikës 2. 5. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë përmbajtjen dhe karakteristikat e lejes së qarkullimit dhe të certifikatës së përshtatshmërisë teknike me tipin e homologuar, si dhe procedurat për kryerjen e ndryshimeve të parashikuara në pikat 2, 3 dhe 4. 6. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore, për të cilën nuk është lëshuar leja e qarkullimit ose certifikata e përshtatshmërisë teknike për qarkullim, ose që nuk respekton kushtet e përcaktuara në lejen e qarkullimit ose në certifikatën e përshtatshmërisë teknike për qarkullim, ndëshkohet me masëadministrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Për rastet kur nuk bën njoftimin e ndryshimit të pronësisë ose vendqëndrimit a vendbanimit në kohën e caktuar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Pasojë e kësaj shkeljeje është edhe masa plotësuese administrative e tërheqjes së lejes së qarkullimit ose të certifikatës së përshtatshmërisë teknike për qarkullim.
1. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, urdhërojnë kontrollin e përgjithshëm a të pjesshëm të makinave bujqësore të regjistruara sipas normave të nenit 109, me synim verifikimin e kërkesave minimale të sigurisë së qarkullimit, si dhe të gjendjes së tyre teknike. 2. Organet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, kur lindin dyshime për respektimin e kërkesave sipas pikës 1, mund të urdhërojnë në çdo moment kontrollin e përgjithshëm për makina bujqësore të veçanta. 3. Aktet në zbatim të këtij Kodi përcaktojnë procedurat, afatet dhe mënyrat e kryerjes së kontrollit, për të cilin flitet në këtë nen, dhe, kur është e nevojshme, kriteret për verifikimin e kërkesave minimale të përshtatshmërisë për qarkullim që duhet të plotësojnë makinat bujqësore në qarkullim, si dhe të gjendjes teknike të tyre. 4. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në marrëveshje me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit, mund të urdhërojë modifikimin e normativave të parashikuara nga ky nen, për t'i përshtatur me dispozitat përkatëse të marrëveshjes ndërkombëtare. 5. Për makinat bujqësore, për të cilat flitet në pikën 1, zbatohen normat e nenit 79, pika 7. 6. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore që nuk është paraqitur për kontroll, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Pasojë e kësaj shkeljeje është edhe masa plotësuese administrative e tërheqjes së lejes së qarkullimit ose certifikatës së përshtatshërisë teknike për qarkullim.
1. Makinat bujqësore që janë subjekt i verifikimit të kërkesave sipas nenit 106, nuk duhet të paraqesin deformime në krahasim me karakteristikat e treguara në lejen e qarkullimit, ose në certifikatën e përshtatshmërisë teknike për qarkullim, dhe as ndryshime a dëmtime të sistemeve të përcaktuara. 2. Organet përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me kërkesë të të interesuarit, kryejnë provat e verifikimit të parashikuara në nenin 106, pika 2, për makinën bujqësore, së cilës i janë bërë modifikime të një a disa karakteristikave ose të një a disa sistemeve që tregohen në dokumentet e qarkullimit; kur kontrolli rezulton pozitivisht, organet e sipërpërmendura kryejnë azhurnimin e këtyre dokumenteve. 3. Për makinat bujqësore që duhet të regjistrohen dhe të pajisen me leje qarkullimi, zbatohen dispozitat përkatëse të neneve 92, 93, 94, 97 dhe 102. 4. Cilido që qarkullon në rrugë me një makinë bujqësore që ka karakteristika të ndryshme nga ato të treguara në pikën 1 dhe që ka sistemet e përcaktuara me norma ligjore, të ndryshuar, të dëmtuar ose të mangët, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri dhjetë mijë lekë, me përjashtim të rasteve që përbëjnë krim.
1. Makinat bujqësore vetëlëvizëse të treguara në nenin 57, pika 2, shkronja "a", numrat 1 dhe 2 për të qarkulluar në rrugë duhet të jenë të pajisura me një targë në pjesën e pasme që përmban të dhënat e regjistrimit. Pjesa e fundit e kompleksit të makinave bujqësore mban kopjen e targës së makinës bujqësore tërheqëse. Për këto makina lëshohet një kopje targe që përdoret kur krijohen komplekse makinash bujqësore. 2. Rimorkiot bujqësore, duke përjashtuar ato me peshë të përgjithshme jo më të madhe se 1.50 tonë, duhet të pajisen me një targë të veçantë që përmban të dhënat e regjistrimit të vetë rimorkios. 3. Targimi i makinave bujqësore disiplinohet nga dispozitat përkatëse të neneve 99 dhe 101. Për prodhimin, shpërndarjen dhe kthimin e targave, zbatohet neni 100. 4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me sanksione sipas neneve 99, 100 dhe 101. 5. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit përcakton, me urdhëresë të veçantë, procedurën e zbatimit të dispozitave të pikës 3.
1. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike duhen respektuar përmasat gabaritë kufitare dhe peshat kufitare të përcaktuara në nenet 61 dhe 62, kurse për normat konstruktive dhe sistemet e pajimit duhet të respektojnë dispozitat e nenit 105. 2. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike duhen regjistruar në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që i lëshojnë lejen e qarkullimit atij që vërteton se është pronari i mjetit. 3. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike duhen respektuar dispozitat e neneve 98, 106, 107, 110 dhe 111. Makinat teknologjike që, për kërkesa funksionale, i tejkalojnë përmasat gabaritë kufitare dhe peshat kufitare të përcaktuara në nenet 61 dhe 62, konsiderohen makina teknologjike jashtë norme dhe për to zbatohen normat e parashikuara në nenin 103, pika 8. 4. Për të qarkulluar në rrugë makinat teknologjike vetëlëvizëse dhe ato që tërhiqen, duhet të jenë të pajisura me një targë njohjeje, e cila përmban të dhënat e regjistrimit. 5. Mënyrat e zbatimit të pikave 2 dhe 3, si dhe ato që kanë të bëjnë me modifikimet në emërtimin e mjeteve, përmbajtjen dhe karakteristikat e lejes së qarkullimit, janë përcaktuar me udhëzime të organeve të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. 6. Mënyrat për regjistrimin dhe targimin përcaktohen në akte të veçanta. 7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me të njëjtat sanksione të parashikuara për të njëjtat shkelje të kryera me makinat bujqësore.
|