Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/XII: Lirimi i të burgosurve
<< | 7. Implementimi II | >> |
< | Neni XII Lirimi i të burgosurve |
> |
PARAGRAFI :
Standartet e këmbimit
[redakto]1. Palët do t’i lirojnë dhe këmbejnë në pajtim me standardet humanitare, të gjithë përsonat e mbajtur lidhur me konfliktin ( në vijim "të burgosurit") deri më EIF (hyrje në fuqi )+ 21 ditë. Përveç kësaj, palët do të bashkëpunojnë plotësisht me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK; ICRC-ang.) për të ndihmuar punën e tij në pajtim mandatin e tij, për ta zbatuar monitoruar planin për lirimin dhe këmbimin e të burgosurve në pajtim me afatin. Në përgaditje të zbatimit të kësaj, Palët do të:
- (a) t’i japin ICRC-së qasje të plotë te të gjithë përsonat, pa marrë parasysh situatën e tyre, të cilët janë duke u mbajtur nga ata lidhur me konfliktin, për vizitat që janë në pajtim me procedurat operuese e standarde të ICRC-së;
- (b) t’i ofrojnë ICRC-së secilin dhe qdo informacion që ka të bëjë me të burgosurit e që kërkohët nga ICRC-ja deri më EIF ( hyrjes në fuqi ) + 14 ditë.
Lajmërimi i familjeve
[redakto]2. Palët do t’i ofrojnë informacione familjeve te të gjithë përsonave nepërmjet të mekanizmave gjurmues të ICRC-s. Palët do të bashkëpunojnë plotësisht me ICRC-në në përpjekjet e tij për të determinuar identitetin, vendin se ku gjenden dhe fatin e atyre që nuk gjinden.