Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/XI: Themelimi i komisionit të përbashkët ushtarak

Nga Wikibooks
<< 7. Implementimi II >>

< Neni XI
Themelimi i komisionit të përbashkët ushtarak
>

PARAGRAFI :

Shtrirja e KFOR-it

[redakto]

1. Një Komision i përbashkët ushtarak (JMC) do të themelohët për shtrirjen e KFOR-it në Kosovë.

Kryesimi i komisionit

[redakto]

2. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të kryesohet nga COMKFOR-i apo përfaqësuesi i tij dhe do të bëhet nga anëtarët që vijojnë:

  • (a) Komandanti i lartë ushtarak Jugosllav i Forcave te¨RFJ-së, apo përfaqësuesi i tij;
  • (b) Ministrat e brendshëm të RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë, apo përfaqësuesit e tyre;
  • (c) Përfaqësuesi i lartë ushtarak i Forcave të Tjera;
  • (d) Përfaqësuesi i MI-së,
  • (e) Përsonat e tjerë do ti cakton COMKFOR-i, duke përfshirë një apo më shumë përfaqësues të udhëheqjes civile të Kosovës.

Do të ...

[redakto]

3. komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të:

  • (a) shërbej si organ qëndror për te¨gjitha palët që të shqyrtojnë qdo ankesë ushtarake, pyetje, apo problem që kërkon zgjidhje nga COMKFOR-i, siç janë dëshmitë për shkelje armëpushimit, apo dëshmi të tjera të moszbatimit të këtij Kapitulli,
  • (b) pranoi raporte dhe bënë rekomandime për veprime specifike të COMKFOR-it për të siguruar sjelljen e palëve sipas dispozitave të këtij kapitulli,
  • (c) ndihmon COMKFOR-it në caktimin dhe implementimin e masave transparente lokale në mes të Palëve.

Tribunali i Hagës

[redakto]

4. komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) nuk do të përfshijë asnjë përson publikisht të padijtur nga Tribunali ndërkombëtar për Jugosllavinë e kaluar.

Funksionimi

[redakto]

5. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të funksionojë si organ konsultativ për t’i dhënë këshilla COMKFOR-it. Megjithatë, vendimet përfundimtare do të merren nga COMKFOR-i dhe do të jenë juridikisht të obligueshme për Palët.

Takimet

[redakto]

6. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të takohët me thirrje të COMKFOR-it.Qdo palë mund të kërkojë nga COMKFOR-i që ta thërras takimin.

Komisionet plotësuese

[redakto]

7. Komisioni i përbashkët ushtarak (JMC) do të themelojë komisione plotësuese ushtarake me qëllim që ti ofroj ndihmë në kryerjen e funksioneve të shpjeguara më lartë. Komisionet e tilla do të jenë në nivele të tilla që i përcakton COMKFOR-i. Përbërja e atyre komisioneve do të përcaktohët nga COMKFOR-i.