Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/VII: Njoftimet
Appearance
<< | 7. Implementimi II | >> |
< | Neni VII Njoftimet |
> |
PARAGRAFI :
K+5 Forcat e armatosura të rregullta
[redakto]1. deri më ditën K+5 ditë, palët do të paraqesin informatän që vijon sa i përket statusit të ushtrisë së rregullt; gjithë policisë, duke përfshirë policinë ushtarake, dega e policisë për siguri publike, polici speciale, paramilitare dhe forca të tjera në Kosovë, dhe do t’a informojnë COMKFOR-inmbi ndryshimet në këtë informacion:
- (a) lokacioni, shtrirja dhe forca e gjithë njësive ushtarake dhe të policisë speciale e përfolur më lartë;
- (b) kuantiteti dhe tipet e armatimit prej 12.7 mm dhe më lartë, si dhe municioni për armatim të tillë, duke përfshirë kolonitë, depot e furnizimit dhe vendet e deponimit;
- (c) pozicioni dhe përshkrimet të çdo predhë/rakete tokë-ajër, duke përfshirë sistemet mobile , artilerinë kundërajërore, radarët mbështetës dhe komandat ndihmëse dhe sistemet e kontrollit;
- (d) pozicioni dhe përshkrimi i të gjitha minave, teknikës luftarake të pa-eksploduar, mjeteve eksploduese, pengessave, minat befasuese, telave të thurur, pengesave të rrezikshme fizike dhe ushtarake për sigurinë e çdo personeli në Kosovë, sistemet e armatimit,automjetet dhe paisjet tjera ushtarake; dhe
- (e) çdo informatë tjetër të natyrës ushtarake apo të sigurisë të kërkuar nga COMKFOR-i
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje