Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/VIII: Operacionet dhe Pushteti i KFOR-it
<< | 7. Implementimi II | >> |
< | Neni VIII Operacionet dhe Pushteti i KFOR-it |
> |
PARAGRAFI :
Pajtimi i palëve për shtrirjen e KFOR-it
[redakto]1. në pajtim me obligimet e përgjithshme nga Neni 1, palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të shtrihet dhe do të operojë papengesë, dhe do të ketë pushtet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për të ndihmuar që të sigurohët sjellja sipas këtij Kapitulli.
Pajtimi i palëve për të drejtat e KFOR-it
[redakto]2. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të ketë të drejtë të:
- (a) të monitorojë dhe të ndihmojë që të sigurohët sjellja e të gjitha palëve në pajtim me këtë kapitull, si dhe ti përgjigjet me kohë çdo shkeljeje dhe t’ia rimëkëmbë sjelljen sipas aneksit, duke shfrytëzuar edhe forcën ushtarake nëse kërkohët. Kjo përfshinë veprimin e domosdoshëm për të:
- 1. zbatuar reduktimin e Armatës Jugosllave dhe të MUP-it;
- 2. zbatuar demilitarizimin e forcave të tjera;
- 3. zbatuar restrikcionin të gjitha aktiviteteve, lëvizjeve dhe stërvitjeve të Armatës Jugosllave, MUP-it dhe Forcave Të Tjera në Kosovë;
- (b) të vendos aranzhmanet ndërmjetëse me MI-në, dhe të mbështetet MI-ja në mënyrë përkatëse;
- (c) të vendos aranzhmanet ndërmjetësuese me autoritetet lokale të Kosovës, me Forcat e tjera dhe me autoritetet civile dhe ushtarake të RFJ-së/ Serbe;
- (d) të vëzhgojë, monitoroj dhe të inspektojë çdo njërin dhe të gjitha objektet dhe aktivitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe zonën kufitare brenda 5 Km për të cilat COMKFOR-i i beson se ka , apo mund të ketë aftësi ushtarake, apo policore, apo që në mënyrë tjetër janë të lidhura me sjelljen sipas këtij Kapitulli;
- (e) të kërkojë nga Palët që të shenojnë dhe t’i pastrojnë minat dhe monitoroi përmbushjen e detyrave nga ana e tyre;
- (f) të kërkojë nga Palët që të participojnë në Komisionet e përbashkëta ushtarake siç është shpjeguar në Nenin XI.
Pajtimi i palëve për të drejtat plotësuese të KFOR-it
[redakto]3. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që KFOR-i do të ketë të drejtë që të përmbushë detyrat e tij plotësuese, brenda kufinjëve të detyrave të marrura parësore, aftësisë së tij, dhe mjeteve në dispozicion, siç është përcaktuar nga NAC-i ( Këshilli Veri Atlantik), që përfshinë si vijon:
- (a) të ndihmoj krijimin e kushteve të sigurisë për ndërmarrjen e detyrave nga të tjerët që kanë të bëjnë me këtë Marrëveshje duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të drejta (paanshme).
- (b) Të ndihmojë lëvizjen e organizatave në kryrjën e misionit humanitar;
- (c) Të ndihmojë agjencionet ndërkombëtare në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në Kosovë;
- (d) Të vëzhgojë dhe të pengojë ndërhyrjen në lëvizjen e popullsisë civile, refugjatët dhe përsonat e zhvendosur, si dhe t’u përgjigjet në mënyrë të duhur kërcënimeve të qëllimta në jetë dhe përsona.
Pajtimi i palëve për të drejtat shtesë të NAC-it
[redakto]4. Palët e kuptojnë dhe pajtohën që direktiva e mëtutjeshme të NAC-it mund të vendosin detyrat dhe përgjegjësi shtesë për KFOR-in për zbatimin e këtij Kapitulli.
Dispozitat e KFOR-it
[redakto]5. Operacionet e KFOR-it do të Qeverisen me dispozitat në vijim: (a) KFOR-i dhe përsoneli i tij ka status juridik dhe obligime të përcaktuara në Shtojcën B të këtij kapitulli; (b) KFOR-i do të ketë të drejtë të përdorë të gjitha mjetet e domosdoshme që të sigurojë mundësinë e tij të plotë për të komunikuar dhe do të ketë të drejtë për përdorim të pakufizuar të spektrit të plotë elektromagnetik. Në zbatimin e kësaj të drejte, KFOR-i do të bëjë përpjekje të arsyeshme që të koordinojë punën me autoritetet përkatëse të Palëve; (c) KFOR-i do të ketë të drejtë të kontrollojë dhe të rregullojë trafikun tokësor çdo kund në Kosovë, duke përfshirë lëvizjen e forcave të palëve. Të gjitha aktivitetet stërvitëse të palëve dhe lëvizjet në Kosovë domosdo duhët të autorizohën paraprakisht nga COMKFOR-i; (d) KFOR-i do të ketë të lirë dhe të papenguar të lëvizë nëpër tokë, ajër dhe ujë për në Kosovë dhe çdo kund në Kosovë. Në Kosovë ai do të ketë të drejtë që të bivouac (vendosin kampet), manevroi, vendoset dhe të shfrytëzoi çdo rajon dhe apo objekt për t’i kryer përgjegjësit siç kërkohët për mbështetjën e tij, stërvitjen dhe operacionet, me lajmërim paraprak siç është i mundshëm. As KFOR-i dhe as njëri nga përsoneli i tij nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëm të pronsisë publike apo private që ata mund të shkaktojnë duke i kryer detyratë që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij kapitulli. Bllokadatë e rrugëve, postblloqet, apo pengesat e tjera në lirinë e lëvizjes së KFOR-it do të jetë shkelje e këtij kapitulli dhe Pala që e shkelë do t’i nënshtrohët veprimit ushtarak të KFOR-it duke përfshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për tësiguruar sjelljen sipas këtij Kapitulli.
Pushteti i COMKFOR-it
[redakto]6. palët e kuptojnë dhe pajtohën që COMKFOR-i do të ketë pushtet, që pa ndërhyrje dhe leje nga sasnjëra palë, të bëjë qdo gjë që ai gjykon që është e domosodshme dhe në rregull, duke përfshire përdorimin e forcës ushtarake për të mbrojtur KFOR-in dhe MI-në, dhe t’i kryej pëgjegjësitë e numëruara në këtë kapitull. Palët do të sjellin në çdo pikëpamje sipas instruksioneve dhe kërkesave të KFOR-it.
E drejta e COMKFOR-it përkundër dispozitave
[redakto]7. Përkundër cilës do dispozitë tjetër të këtij kapitulli, palët e kuptojnë dhe pajtohën që COMKFOR-i ka të drejtë dhe është i autorizuar të detyrojë largimin, tërheqjën, apo rilokacionin e Forcave dhe armëve specifike, si dhe të urdhërojë ndërprejen të çfarëdo aktiviteteve, kurdo që COMKFOR-i përcakton se Forcat, armët, apo aktivitetet përbëjnë kërcënim, apo kërcënim potencial qoftë për KFOR-in apo misionin e tij, apo Palën tjetër. Forcat që dështojnë të rirreshtohën, të tërhiqen, apo t’a ndërrojnë vendin, apo të ndërprejnë aktivitetet kërcnuese, ose potencialisht kërcnuese për kërkesën e tillë nga KFOR-i, do t’i nënshtrohën aksionit ushtarak të KFOR-it, duke pëfhshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar zbatimin, në pajtim me konditatë e paraqitura nën Nenin I, paragrafin.