Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/VI: MUP-i

Nga Wikibooks

PARAGRAFI :

Ministrija e policisë së Brendshme

[redakto]

1. Ministrija e policisë së Brendshme (MUP) është përfunduar si e gjithë policia he njësitet e siguris publike dhe personale nën kontrollin e autoriteve federale dhe republikane, përveç policisë kufitare e përmendur në Kapitullin 2 dhe studentet e akademisë policore dhe përsoneli i shkollës së stërvitjes në Vushtrri, e përmendur në Kapitullin 2. CIM në konsultim me COMFOR-in, do të ketë pushtet diskrecional që t’a përjashtoi cilëndo njësi të sigurimit publik nga ky definim nëse ai përcakton se kjo është në interes publik (psh. Zjarrëfikësit)

  • (a) Deri më ditën K+15 ditë, të gjitha njësitet e MUP-it, në Kosovë ( me përjashtim të policisë kufitare të përmendur në nenin VI.A.1.të kapitullit 2) do të kenë të përfunduar rirreshtimin në kolonitë e miratuara të numëruara në shtojcën A të këtij kapitulli, apo në garnizonet jashtë Kosovës. Komandanti më i lartë i MUP-it në Kosovë, apo përfaqësuesi i tij, do të konfirmoi me shkrim COMKFOR-it dhe CIM-it deri më ditën K+15 ditë, se MUP-i është duke u sjellur sipas rregullave, dhe do ti plotësojnë me informata të reja informacionet e kërkuara me Nenin VII, duke dhënë sqarim për tërheqjet dhe ndryshimet e tjera gjatë rerreshtimit. Ky informacion do të lejohet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e MI-së dhe siç është miratuar në mënyrë specifike nga CIM-i në konsultim me COMKFOR-in dhe do të varet nga konditat e kësaj Marrëveshjeje
  • (b) Menjëherë pas EIF (hyrjës në fuqi), do të bëhen tërheqjet si vijon:
  • (1) Deri më ditën K+15 ditë, ato njësi të MUP-it jo të vendosura në Kosovë para 1 shkurtit 1998, do të tërhiqen gjithë përsonelin dhe pajisjet nga Kosova në lokacionet e tjera në Serbi.
  • (2) Deri më ditën K+20 ditë, e gjithë policia speciale, duke perfshirë PJP-në, SAJ-in, dhe forcat JSO, si dhe pajisjet e tyre, do të tërhiqen në kolonitë e tyre jashtë Kosovës, në lokacionet e tjera në Serbi, përveç kësaj, të gjitha mjetet e MUP-it për ofensivë ( të përcaktuara si automjete të blinduara me armë të përforcuara prej 12.7 mm, apo më të mëdha, dhe i gjithë armatimi i rëndë te përforcuara apo jo në automjete) do të tërhiqen deri më ditën K+20.
  • (c) deri më ditën K+30 ditë, komandanti më i lartëi MUP-it, do t’i ofrojë për miratim COMKFOR-it, në konsultim me kryesuesin e KVM-së, planin detaj për zvogëlimin në faza të forcave të mbetura të MUP-it. Në rast se COMKFOR-i në kosultim me CIM-in nuk e miraton planin, ai ka pushtet që të nxjerrë planin e tij juridikisht të obligueshem për zvogëlimin të mëtejmë të MUP-it. CIM do të vendos në të njejtën kohë kur njësitet e MUP-it do të veshin uniforma të reja dhe shenja (stema) të reja. Në çdo rast, orari që vijon domosdo duhët të respektohët:
    • (1) deri më ditën K+60 ditë, zvogëlim i 50 % i njësive të mbetura te¨MUP-it, duke përfshirë rezervistët. CIM-i sipas konsultimeve me COMKFOR-in do të ketë të drejtë diskrecionale që të shtyjë këtë afat deri më ditën K+90 ditë, nëse ai gjykon që se do të ketë rrezik nga vakumi zbatim të ligjeve;
    • (2) Deri më ditën K+120 ditë, zvogëlim i mëtutjeshëm deri në 2500 anëtar të MUP-it. CIM pas koinsultimeve me COMKFOR-in do të ketë të drejtë diskrecionale që të shtyjë këtë afat deri më ditën K+180 ditë, për të plotësuar nevojat operacionale;
    • (3) Tranziconi në policinë lokale fillon kur policia Kosovare të stërvitet dhe të jetë e aftë të kryej detyrat e saj. CIM –i do t’a organizojë këte tranzicion midis MUP-it dhe policisë komunale;
    • (4) Në çdo rast, deri më EIF (hyrjës në fuqi) + një vit, e gjithë ministria e brendshme e policisë civile do të zvogëlohët dhe do të bjerë në zero. Cim-i do të ketë pushtet diskrecional që të shtyjë këtë afat për 12 muaj që të plotësohën nevojat operacionale.
  • (d) 2500 MUP të lejuar me këtë Kapitull të përmendur në Nenin V.1 (a) të Kapitullit 2, do të jenë kompetent vetëm për funksionet policore civile dhe do të jenë nën mbikëqyrjën dhe kontrollin e CIM-it.