Dokumenti i Rambujesë/Kap5 Implementimi I/IV: Procesi i Implementimit
<< | 5. Implementimi I | >> |
< | Neni IV Procesi i Implementimit |
> |
PARAGRAFI :
Të Përgjithshme
[redakto]1. Palët njohin se implementimi i tërsishëm do të kërkojë akte dhe masa politike, dhe zgjedhjen e themelimin e institucioneve dhe të organeve të parapara në këtë Marrëveshje. Palët pajtohën që të zbatojnë në mënyrë efikase këto detyra sipas orarit të paraparë nga Komisioni i Përbashkët. Palët do të ofrojnë përkrahje aktive, bashkëpunim, dhe pjasëmarrje e cila do të sigurojë implementimin e suksesshëm të kësaj Marrëveshjeje Zgjedhjet dhe regjistrimi i Popullsisë
Zgjedhjet
[redakto]2. Brenda 9 muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, do të mbahen zgjedhjet në përputhje dhe sipas procedurës së përshkruar në Kapitullin III, të kësaj Marrëveshjeje për autoritetet e themeluara këtu, në përputhje me listën e votuesve të përgaditur sipas standardeve ndërkombëtare nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. OSBE-ja do t’i mbikëqyrë këto zgjedhje, që të sigurojë se janë të lira dhe të drejta.
Regjistrimi i popullsisë
[redakto]3. Nën mbikëqyrjen e OSBE-së, dhe me pjesëmarrëjen e zyrtarëve të Kosovës dhe të ekspertëve të emëruar nga bashkësitë nacionale në Kosovë dhe që u përkasin atyre, zyrtarët federativ që do të udhëheqin regjistrimin e popullsisë në Kosovë, në mënyrë objektive dhe të lirë, sipas rregullave dhe rregulloreve në pajtim me OSBE-në, sipas standardeve ndërkombëtare. Regjistrimi i popullsisë do të bëhet kur OSBE-ja e vlerëson se kushtet e lejojnë një regjistrim objektiv dhe të saktë.
- (a) regjistrimi i parë i popullsisë do të përkufizohet në emrin, vendin e lindjes, vendin dhe adresën e zakonshme të qëndrimit, gjininë, moshën, nënshtetësinë, bashkësinë nacionale dhe religjionin;
- (b) zyrtarët e palëve do t’i ofrojnë njeri tjetrit dhe OSBE-së, të gjitha regjistrat e nevojshëm për kryerjen e regjistrimit të popullsisë, përfshirë të dhënat mbi vendbanimin, nënshtetsinë, listat e votuesve dhe informata të tjera.
Dispozitat kalimtare
[redakto]4. Kur kjo Marrëveshje të hyjë në fuqi, të gjitha ligjet dhe dispozitat në fuqi në Kosovë do të mbetën në fuqi deri sa të mos zëvendësohen nga ligjet dhe dispozitat e miratuara nga organi kompetent. Te gjitha ligjet dhe dispozitat e zbatueshme në Kosovë, e që janë jokompatibile me këtë Marrëveshje, do të supozohet se janë harmonizuar me këtë marrëveshje që, në veçanti, ligji mbi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë është me këtë nul ( ipavlefshëm)
Institucionet e mbetura
[redakto]5. Institucionet të cilat janë aktualisht në Kosovë do të mbetën përderisa të mos ndërrohen nga organet e krijuara nga kjo marrëveshje apo në pajtim me këtë marrëveshje. CIM (shefi i MI-së) mund t’u rekomandojë autoriteteve përkatëse shkarkimin dhe emërimin e zyrtarëve, si dhe ndërprerjen e operacioneve të institucioneve ekzistuese në Kosovë, nëse ai qmon se një gjë e tillë është e domosdoshme për zbatimin efektiv të kësaj Marrëveshjeje. Nëse veprimi i rekomanduar nuk ndërmerret në kohë të kërkuar, Komisioni i Përbashkët mund të vendos që ta ndërmerrr veprimin e rekomanduar.
Para zgjedhjes së zyrtarëve të Kosovës
[redakto]6. Para zgjedhjes së zyrtarëve të Kosovës sipas kësaj Marrëveshje, CIM do t’i ndërmerrë masat e domosdoshme për të siguruar zhvillim dhe funksionim të mediave të pavarura konform standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë caktimin e frekuencave për radio dhe TV.