Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap5 Implementimi I/III: Statusi i Misionit Implementues

Nga Wikibooks
<< 5. Implementimi I >>

< Neni III
Statusi i Misionit Implementues
>

PARAGRAFI :

Përsoneli

[redakto]

1. Përsonelit të MI do t’i lejohet lëvizje dhe akces i papenguar në çdo kohë në tërë Kosovën.

Funksionimi

[redakto]

2. Palët do të lehtësojnë funksionimin e MI-së, përfshirë nga provizionet e ndihmës sipas kërkesës në lidhje me transpot, adaptimit në rrethin e ri, akomodim, komunikim, dhe lehtësi të tjera,

Ushtrimi i funksionit

[redakto]

3. MI-ja, do t’i gëzojë ato mundësi legale të cilat do të jenë të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tija sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës, të RFJ-së, dhe të Republikës së Serbisë. Këto mundësi legale do të përfshijnë mundësinë të kontraktojnë, të sigurojnë dhe të rregullojnë pasurinë e patundshme të private.

Privilegjet dhe imunitete

[redakto]

4. Privilegjet dhe imunitetet për MI dhe personelin shoqërues janë si vijojnë:

  • (a) MI, lokalet, arkivat dhe pronat e tjera do të gëzojnë privilegje dhe imunitet të njëjtë sikurse misionet diplomatike në bazë të Konventës së Vjenës, për Marrëdheniet Diplomatike.
  • (b) CIM, anëtarët profesional të ekipit të tij dhe familjet e tyre do të gëzojnë të njëjtat privilegje dhe imunitet sikurse zyrtarët diplomatik dhe familjet e tyre në bazë të Konventes së Vjenës, për Marrëdhenie Diplomatike, dhe,
  • (c) Anëtarët të tjerë të ekipit të MI-së, dhe familjet e tyre do të gëzojnë të drejtat dhe imunitetet siç i kanë anëtarët e ekipit administrativ dhe teknik dhe familjet në bazë të Konventes së Vjenës, për Marrëdhënie Diplomatike.