Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/V: Operacionet Policore në Kosovë
Appearance
<< | 2. Sigurimi Publik Policor dhe Civil | >> |
< | Neni V Operacionet Policore në Kosovë |
> |
PARAGRAFI :
Policia komunale
[redakto]1. Policia komunale e themeluar sipas kësaj Marrëveshjeje do të ketë pushtet ekskluziv për kontrollimin e zbatimit të ligjeve dhe juridiksionin e saj, dhe do të jetë e vetmja prezencë policore në Kosovë pas reduktimit dhe tërheqjes eventuale të MUP-it nga Kosova, përveç policisë kufitare, siç është e specifikuar në Nenin VI dhe mbështejes dhënë sipaas Nenit I. (3) (h)
- (a) Gjatë tranzicionit në polici komunale, MUP-i i mbetur do të mirret vetëm me punë policore normale, dhe do të reduktohet, sipas orarit të spjeguar në kapitullin 7.
- (b) Gjatë periudhës së reduktimit me faza të MUP-it, MUP-i në Kosovë do të ketë pushtet vetëm për zbatimin e funksioneve civile policore, dhe do të jetë në mbikqyrje dhe kontrollë të CIM-it. Mi-ja mund ta shkarkoj nga detyra, apo të zbatojë diciplinë ndaj çdo anëtari te¨MUP-it i cili pengon implementimin e kësaj Marrëveshjeje.
Zbatimi i Ligjeve
[redakto]2. Zbatimi i Ligjeve në Kosovë
- (a) Përveç se si është dhënë në Nenin V.1 dhe në Nenin VI, autoritetet Federale dhe Republikane për kontrollimin e zbatimit të ligjeve mund të veprojnë në Kosovë vetëm atëherë kur janë duke ndjekur individë të pandehur, i cili ka bërë shkelje kriminale serioze.
- (I) Autoritetet Federale dhe Republikane duhët që sa më shpejt (praktikisht), por jo më vonë se një orë pas hyrjes së tyre në kosovë duke nxituar pas ndonjë të pandehuri, të lajmërohën tek autoritetet Kosovare për kontrollimin e zbatimit të ligjeve që gjinden në afërsi, dhe t’iu tregojnë se nxitimi ka hyrë (kaluar) në Kosovë. Pas informimit të autoriteteve Kosovare, nxitimi i më tejmë do të bëhët në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët Kosovarë. Pas zënies së të pandehurit, i pandehuri do t’i dorëzohët autoriteteve që filluan nxitimin. Nëse i pandehuri nuk zihet brenda 4 orëve, pala që filloi nxitimin do ta lëshojë Kosovën menjëherë, përveç nëse janë ftuar nga ana e AJP-së apo MI-së, që ta vazhdojnë nxitimin e tyre.
- (II) Në rast se nxitimi pason me arrestim, dhe tërë procedura është e shkurtë dhe nuk ka kaluar njëorëshin për notifikim, pas arrestimit, zyrtarët Kosovar do të njoftohën dhe do tu ipet rasti që të takojnë të arrestuarin para largimit të tij nga Kosova.
- (III) Përsoneli që mirret me nxitim sipas dispozitave të këtij neni mund të jenë vetëm policë civil, mund të mbajnë vetëm armë të duhur për policët civil të rëndomtë (armë brezi, dhe armë me tytë të gjatë, e cila nuk kalon 7,62 mm), mund të lëvizin vetëm në vetura policore me shenja zyrtare, dhe numri i personelit nuk mund të kalojë tetë veta në të njejtën kohë. Lëvizja në vetura të blinduara është rreptësisht e ndaluar.
- (IV) Rregullatë e njejta do tu takojnë zyrtarëve Kosovar që marrin pjesë në nxitimin e ndonjë të pandehuri në territorin federal, jashtë Kosovës.
- (b) Çdo palë do të ofrojë nivelin sa më të lartë të ndihmës reciproke lidhur me çështjet e kontrollimit të zbatimit të ligjeve si përgjigje në kërkesë të dhënë.
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje