Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/II: Policia Komunale
<< | 2. Sigurimi Publik Policor dhe Civil | >> |
< | Neni II Policia Komunale |
> |
PARAGRAFI :
Të përgjithshme
[redakto]1. Derisa ndërtohën njësitë komunale policore, të organizuara dhe të stacionuara në nivele komunale dhe municipale, do të marrin për detyrë përgjegjësinë primare për kontrollimin e zbatimit të ligjeve në Kosovë. Përgjegjësitë specifike të policisë komunale do të përfshijnë patrollimet policore dhe evitimin e krimeve, hetimet e krimeve, arrestimin dhe mbajtjen e të pandehurit, kontrollimin e turmave, dhe kontrollimin e komunikacionit.
Numri dhe Përbërja
[redakto]2. Numri dhe Përbërja.
Numri i gjithmbarshëm i policisë komunale themeluar nga ana e kësaj Marrëveshjeje që operon në Kosovë nuk do të tejkalojë 3,000 oficer aktiv për kontrollimin e zbatimit të ligjeve. Sidoqoftë, CIM do të ketë pushtet të rrisë apo të ulë këtë numër (kufi) nëse e shef këtë aksion të arsyeshëm për nevoja operative. Para se të merret një vendim i tillë, CIM do të konsultohët me Administratën për Jurisprodencë Penale dhe me autoritete tjera të duhura. Bashkësitë nacionale në çdo komunë do të jenë drejtë të përfaqësuar në njësi komunale të policisë.
Administrata për Jurispodencë Penale
[redakto]3. Administrata për Jurispodencë Penale:
- (a) Do të themelohet Administrata për Jurispodencë Penale (AJP-ja) – (Criminal Justice Administracion-CJA). Do të jetë Organ Administrativ i Kosovës, që do t’i përgjigjet një anëtari të Qeverisë së Kosovës, i cili do të përcaktohët nga Qeveria. AJP-ja do të mirret me koordinimin e përgjithshëm të zbatimit të ligjeve në Kosovë. Funkcionet specifike të AJP-së, do të përfshijnë mbikqyrjen e përgjithshme mbi, dhe këshillimet për, forcat e policive komunale nëpërmjet komandantëve të tyre, duke ndihmuar në koordinimin në mes të forcave të veçanta të njësive policore komunale, dhe mbikqyrjen e operacioneve të Akademisë policore. Duke ushtruar këto detyra, AJP-ja mund të jap direktiva, të cilët janë të obliguara për komandantët dhe personelin e policisë komunale. Në zbatimin e detyrave të saj, AJP-ja do të jetë nën çdo direkcion që ipet nga ana e CIM-it.
- (b) Brenda 12 muajve të formimit të AJP-së, AJP-ja do t’i dorëzojë CIM-it planin për koordinim dhe zhvillim të organeve për kontrollimin e zbatimit të ligjeve dhe të përsonelit në Kosovë që bijnë nën jurispondencën e saj. Ky plan do të sherbejë si kornizë për koordinimin dhe zhvillimin e kontrollimit të zbatimit ligjeve në Kosovë, dhe do të mund të modifikohën nga CIM.
- (c) Ky Mi do të mundohet që sa më shpejt të zhvillojë kapacitetin e AJP-së. Përderisa AJP-ja nuk mund të kryejë obligimet e spjeguara në paragrafet e mëparshëm, determinuar nga CIM. MI do t’i kryej këto funksione.
Komandantët Komunalë
[redakto]4. Komandantët Komunalë.
Me përlqimin e këtij CIM-I, çdo komunë do të emërojë, dhe mund të shkarkojë, me anë të shumicës së votës nga ana e këshillit komunal, komandantët e policisë komunale me përgjegjësinë për operacionet policore mbrenda komunës.
Sherbimi
[redakto]5. Sherbimi në Polici
- (a) Rekrutimi i personelit për sigurim publik do të bëhët kryesisht në nivel lokal. Qeveria lokale dhe komunale, përgjatë konsultimeve me Komisione Komunale për Jurispondencë Penale , do të nominojë kandidat që do të vijojnë Akademinë Policore të Kosovës. Oferta për punësim do të bëhet nga ana e komandantëve policor komunal, me pëlqimin e drejtorit të akademisë, vetëm pasi që kandidati ka mbaruar me sukses kursin themelor për rekrutë të Akademisë.
- (b) Regrutimi, seleksioni, dhe stërvitja e oficerëve të policisë komunale do të bëhët nga ana e MI-së gjatë periudhës së funksionimit të saj.
- (c ) Nuk do të ndalohet shërbimi në policinë komunale në bazë të aktiviteteve të mëparshme politike. Megjithatë, anëtarëve të policisë që ushtrojnë këtë detyrë publike, nuk u lejohet pjesëmarrja në aktivitete poliko-partiake përveç anëtarësimit në këto parti.
- (d) Shërbimi i vazhdueshëm në polici varet nga sjellja, në pajtueshmëri me kandidatët e kësaj Marrveshjeje, duke përfshirë këtu edhe këtë Kapitull. MI-ja do të mbikqyrë vlerësimet e rregullta të oficerëve për kryerjen e funksioneve të tyre, vlerësime të cilat do të jenë në pajtim me normat ndërkombëtare.
Uniformat dhe Pajisjet
[redakto]6. Uniformat dhe Pajisjet
- (a) Të gjithë policët komunal, pëveç atyre që marrin pjesë në kontrollimin e turmave të qytetarëve, do të mbajnë uniformë standarde. Uniformat do të përfshijnë shenjën (begjin), identifikimin me fotografi, dhe begjin me emrin.
- (b) Policia Komunale mund të posedojë revole, pranga dore, shufër dhe radio.
- (c ) Me mundësi për autorizim apo modifikim nga ana e këtij CIM-it, çdo komunë mund të mbajë, në kryeqendrat komunale apo stacionet komunale, jo më shumë se një armë me tytë të gjatë, tyta e së cilës nuk guxon të jetë më e gjatë se 7,62 mm, për çdo 15 oficerë policorë të caktuar për komunë. Çdo armë e tillë duhët të aprovohet dhe të regjistrohet nga ana e këtij Mi dhe KFOR-it sipas procedurave të themeluara nga CIM-it dhe COMKFOR-it. Kur nuk janë në përdorim, këto armë duhët të ruhën në mënyrë të sigurtë dhe çdo komunë do të mbajë rexhistrin e këtyre armëve.
- (I) Në rast rreziku të shkeljes serioze të ruajtjës së rendit, rast ku i cili justifikon përdorimin e armëve në pyetje, komandanti i policisë komunale do duhej të marrë pëlqimin e këtij MI para përdorimit të këtyre armëve.
- (II) Komandanti i policisë komunale mund të autorizojë përdorimin e këtyre armëve pa pëlqimin paraprak të këtij MI vetëm në raste të vetëmbrojtjes. Në raste të tilla, komandanti është i detyruar që brenda një ore ta raportojë këtë incident MI-së dhe KFOR-it.
- (III) Nëse CIM-i determinon se përdorimi i këtyre armëve nga ana e anëtarëve të policisë komunale është në mënyrë kontraditore me këtë Kapitull, ai mund të marrë masa diciplinore; këto masa mund të përfshijnë zvogëlimin e numrit të armëve të cilat janë lejuar për forcën policore komunale, apo shkarkimin ose diciplinimin e oficerit i cili ishte i involvuar.
- (d) Oficerët policor komunal të angazhuar në punën e kontrollimit të tubimit të popullsisë do të furnizohën me pajisje të përshtatshme për punën e tyre, duke përfshirë këtu shufrat, helmetat dhe mbrojtset, pajisje këto që duhet të aprovohën nga MI-ja.