Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/VIII: Komunat
<< | 1. Kushtetuta | >> |
< | Neni VIII Komunat |
> |
PARAGRAFI :
Ndryshimi i kufinjëve
[redakto]1. Kosova do t’i ketë Komunat ekzistuese. Ndryshimet mund të iu bëhën kufinjëve Komunal me akt të Kuvendit të Kosovës, pas konsultimit me autoritetet e Komunave të interesuara.
Mardhënjet ndër-komunale
[redakto]2. Komunat mund të zhvillojnë marrëdhënie në mes vete për benefit të tyre të dyanshëm.
Organet administrative komunale
[redakto]3. Çdo Komunë do të ketë një Kuvend, një Këshill Ekzekutiv, dhe organe të tilla administrative që Komunat mund të krijojnë.
- (a) Çdo bashkësi nacionale anëtarësia e të cilës përbën së paku 3 përqind të popullsisë së komunës do të përfaqësohet në Këshill në proporcion me pjesëmarrjen e saj në popullsinë e komunës apo nga një anëtar, cilido që është më i madh.
- (b) Para kompletimit t konsensusit t, kontestet mbi përqindjen e popullatës komunale për qellime të këtij paragrafi, do të zgjidhën me referencë të deklaratave të anëtarësisë së bashkësive nacionale në regjistrimin e votuesve.
Përgjegjësit
[redakto]4. Komunat do të kenë përgjegjësi për :
- (a) zbatimin e ligjeve, siç është përcaktuar në Aneksin 2 të kësaj Marrëveshjeje;
- (b) rregullimi dhe kur është e duhur, sigurimin e kujdesit ndaj fëmijes;
- (c) sigurimin e arsimit në pajtim me drejtat dhe detyrat e bashkësive nacionale, dhe në frymën e tolerancës ndërmjet bashkësive nacionale dhe respektimit të të drejtave të anëtarve të të gjitha bashkësive nacionale në pajtim me standardet ndërkombëtare;
- (d) mbrojtjen e mjedisit jetësor komunal;
- (e) rregullimin e tregtisë dhe dyqaneve në pronësi private;
- (f) rregullimin e gjuetisë dhe peshkatarisë;
- (g) planifikimi dhe kryerja e punëve publike me rëndësi komunale, duke i përfshirë rrugët dhe sistemin e ujësjellsit, dhe participimi në planifikimin dhe kryerjen e projekteve të punëve publike jashtë Kosovës;
- (h) rregullimin e shfrytëzimit të tokës, plani urban, rregulloret mbi ndërtimin e shtëpive;
- (i) programet zhvillimore për turizëm, industri hotelerike, shërbime ushqimore (catering) dhe sport;
- (j) organizimin e panaireve dhe tregjeve lokale;
- (k) organizimin e tregjeve publike me rëndësi komunale, duke përfshirë shërbimin e zjarrëfikësve, shërbimin e reagimit ndaj rasteve urgjente dhe policisë, në pajtueshmëri me Kapitullin 2. Të kësaj Marrëveshjeje
- (l) finansimin e punës të institucioneve komunale, duke përfshirë ngritjen e tatimeve, dhe përgaditjen e buxheteve.
Përgjegjësit në fushat tjera
[redakto]5. Komunatë gjithashtu do të kenë përgjegjësinë për të gjitha fushat tjera të cilat hyjnë nën pushtetin e Kosovës, të cilat nuk janë të përcaktuara shprehimisht në ndonjë pjesë tjetër, që i nënshtrohën dispozitave të Nenit II. 5 (b) të kësaj Kushtetute.
Mënyra e udhëheqjes
[redakto]6. Çdo komunë do të udhëheqë punën në mënyrë publike dhe do të mbajë evidencë të bisedimeve dhe vendimeve që do të jenë në disponim publik.