Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/VII: Bashkësitë Nacionale

Nga Wikibooks
<< 1. Kushtetuta >>

< Neni VII
Bashkësitë Nacionale
>

PARAGRAFI :

Të Përgjithshme

[redakto]

1. Bashkësitë nacionale dhe anëtarët e tyre do të kenë të drejtat shtesë ashtu si përfshihen më poshtë në mënyrë që ta ruajnë dhe ta shprehin identitetin e tyre nacional, kulturor, fetar dhe gjuhësor në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe Aktin Final të Helsinkut. Këto të drejta do të ushtrohen në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut dhe lirive fundamentale.

Zgjedhja e institucioneve

[redakto]

2. Çdo bashkësi nacionale mund t’i zgjedhë përmes mjeteve demokratike dhe në mënyrë konsistente me dispozitat e Kapitullit 3 të kësaj Marrëveshjeje, institucionet për administrim të çështjeve në Kosovë.

Kompetencat e Kuvendit Kosovës

[redakto]

3. Bashkësitë nacionale do t’u nështrohen ligjeve të zbatuara në Kosovë, që sigurojnë se çdo veprim apo vendim që i përket bashkësive nacionale duhet të jetë jo-diskriminues. Kuvendi do të vendosë mbi procedurën për zgjidhjen e kontesteve në mes të bashkësive nacionale.

Të drejtat shtesë

[redakto]

4. Të drejtat shtesë të bashkësive nacionale, që veprojnë përmes institucioneve të tyre në mënyrë demokratike të zgjedhura, janë që ta:

  • (a) Ruajnë dhe mbrojnë identitetin e tyre nacional, kulturor, religjioz dhe gjuhësor, duke përfshirë:
    • (I) mbishkrimi i emrave lokalë të qyteteve dhe fshatrave, lagjeve dhe rrugëve, si dhe emrave tjerë topografik në gjuhë dhe alfabet të bashkësisë nacionale si shtesë shenjave në gjuhën shqipe dhe serbe, në pajtim me vendimet lidhur me stilin dhënë nga istitucionet komunale;
    • (II) sigurimi i informatave në gjuhë dhe alfabet të bashkësisë nacionale;
    • (III) sigurimi i arsimit dhe formimi i institucioneve të arsimit, sidomos shkollimit në gjuhë dhe alfabet të vet si dhe në kulturë dhe histori kombëtare, për të cilat autoritetet relevante do të sigurojnë ndihmë financiare; planprogramet do të reflektojnë frymën e tolerancës në mes të bashkësive nacionale dhe respektin për të drejtat e anëtarëve të të gjitha bashkësive nacionale në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare;
    • (IV) sigurimi i kontakteve të papenguara me përfaqësuesit e bashkësive nacionale respektive, brenda Republikës Federale të Jugosllavisë dhe jashtë;
    • (V) Përdorimi dhe shfaqja e simboleve kombëtare, duke përfshirë simbolet e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë;
    • (VI) Mbrojtja e praktikës kombëtare në të drejtën familjare, nëse komuniteti (bashkësia) vendos, rregullimi i rregullave në lëminë e trashëgimisë, familjes dhe raporteve martesore, kujdestaria dhe adoptimi;
    • (VII) Ruajtja e lokacioneve religjioze, historike, apo kulturore me rëndësi për bashkësinë nacionale, në bashkëpunim me auroirtetet tjera;
    • (VIII) Implementimi i shëndetësisë dhe shërbimeve sociale në baza jodiskriminuese për qytetarët e bashkësisë nacionale;
    • (IX) Funksionimi i institucioneve fetare në bashkëpunim me autoritete fetare; dhe
    • (X) Pjesëmarrja në organizata rajonale dhe joqeveritare ndërkombëtare në pajtim me procedurat e këtyre organizatave.
  • (b) Të garantohet hyrja dhe përfqësimi në mediat publike për informim, duke përfshirë dispozitat për programe të ndara në gjuhë relevante nën udhëheqjen e të nominuarve nga ana e bashkësisë nacionale përkatëse në bazë të drejtë dhe të barabartë, dhe
  • (c) Financimi i aktiviteteve të tyre duke i mbledhur pagat nga bashkësia nacionale, nëse ashtu vendoset nga komuniteti (që të mblidhet kjo shumë nga bashkësia përkatëse)

Individualiteti

[redakto]

5. Anëtarët e bashkësive nacionale gjithashtu do të garantojnë individualisht:

  • (a) Të drejtat për gëzim të kontakteve të papenguara me anëtarët e bashkësisë nacionale respektivisht kudo tjetër në Republikën Federale të Jugosllavisë dhe jashtë,
  • (b) Çasje të barabartë të punësimit në shërbimet publike të të gjitha niveleve;
  • (c) E drejta për përdorim të gjuhës dhe alfabetit të tyre;
  • (d) E drejta për përdorim dhe çfaqje të simboleve të bashkësive nacionale;
  • (e) E drejta për pjesëmarrje në institucione demokratike që do të përcaktojnë ushtrimin e bashkësive nacionale të së drejtës kolektive të parapara në këtë Nen; dhe
  • (f) E drjeta për formimin e asociacioneve kulturore dhe fetare, për të cilat autoritetet relevante do të sigurojnë ndihmë financiare.

Ushtrimi i të drejtave shtesë

[redakto]

6. Çdo bashkësi kombëtare dhe aty ku është e përshtatshme, anëtarët e tyre që veprojnë në mënyrë individuale mund t’i ushtrojnë këto të drejta shtesë përmes institucioneve Federale dhe isntitucioneve të republikave në pajtim me procedurat e këtyre institucioneve dhe pa paragjykim ndaj aftësive të institucioneve të Kosovës për kryerjen e përgjegjësive të tyre.

Mbrojtja nga diskriminimi

[redakto]

7. Çdo person do të ketë të drejtën ta zgjedhë lirisht që të trajtohet apo të mos trajtohet si pjesëtarë i bashkësisë nacionale, dhe nuk do të rezultojnë me kurrfarë jopërparësie nga kjo zgjidhje apo nga ushtrimi i të drejtave lidhur me këtë zgjidhje.