Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/VI: Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale
<< | 1. Kushtetuta | >> |
< | Neni VI Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale |
> |
PARAGRAFI :
Liritë fundamentale
[redakto]1. Të gjitha Organet në Kosovë duhet të sigurojnë respekt për të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale në Kosovë, ndërkombëtarisht të njohura.
Konventa Evropiane
[redakto]2. Të drejtat dhe liritë të parashtruara në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Fundamentale si dhe protokolet e saj, do të aplikohen drejtpërdrejtë në Kosovë. Instrumentet tjera të të drejtave të njeriut ndërkombëtarisht të njohura, të dekretuara me ligj nga Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të aplikohen. Këto të drejta dhe liri do të kenë prioritet mbi të gjitha ligjet tjera.
Funksionimi
[redakto]3. Të gjitha gjyqet, agjencionet, institucionet qeveritare dhe institucionet tjera publike të Kosovës, ose që veprojnë në lidhje me Kosovën, duhet të sillen sipas këtyre të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale.