Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/III: Presidenti i Kosovës
Appearance
<< | 1. Kushtetuta | >> |
< | Neni III Presidenti i Kosovës |
> |
PARAGRAFI :
.
[redakto]1. Kosova do ta ketë Presidentin i cili do të jetë i zgjedhur nga Kuvendi me anë të shumicës së votave të anëtarëve. Presidenti i Kosovës do të ketë mandat trevjeçar. As një njeri nuk mund të shërbej si President i Kosovës për më shumë se dy mandate.
.
[redakto]2. Presidenti i Kosovës do të ketë përgjegjësi për:
- (I) Do të përfaqësojë Kosovën, përfshirë edhe përfaqësimin para çdo organi ndërkombëtar ose federal, apo çdo organi të Republikave;
- (II) I propozon Kuvendit kandidat për Kryeministër, për Gjyq Kushtetues, Gjyq Suprem dhe zyre gjyqësore të tjera në Kosovë;
- (III) Mban takime të rregullta me përfaqësues të bashkësive nacionale të zgjedhura në mënyrë demokratike;
- (IV) I udhëheq marrëdhëniet e jashtme dhe përmbyll marrëveshjet brenda këtij pushteti, në pajtim me autoritetet e institucioneve të Kosovës nën këtë Marrëveshje. Marrëveshjet e tilla hyjnë në fuqi vetëm atëherë kur aprovohen nga Kuvendi;
- (V) Përcakton përfaqësuesin i cili do të shërbejë në Komisionin e Përbashkët të themeluar nga Neni I.2 të Kapitullit 5 të kësaj marrëveshjeje.
- (VI) Mban takime të rregullta me Kryetarët; të Federatës dhe Republikave; dhe
- (VII) Detyrat tjera të specifikuara këtu apo me ligj.
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje