Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/IV: Qeveria dhe Organet Administrative

Nga Wikibooks
<< 1. Kushtetuta >>

< Neni IV
Qeveria dhe Organet Administrative
>

PARAGRAFI :

1. Pushteti ekzekutiv do të ushtrohet nga Qeveria. Qeveria do të përgjigjet për implementimin e ligjeve të Kosovës, dhe të autoriteteve të tjera qeveritare kur përgjegjësitë e tilla janë të përcjellura nga ato autoritete. Qeveria do të ketë gjithashtu autoritet t’i propozojë ligjet Kuvendit.

  • (a) Qeveria do të përbëhet nga Kryeministri dhe Ministrat, duke përfshirë së paku një person nga secila bashkësi nacionale në pajtim me kriteret e përcaktuara në paragafin 1(b) (ii) të Nenit II. Ministrat do të udhëheqin Organet Adminsitrative të Kosovës.
  • (b) Kandidati për Kryeministër i propozuar nga Presidenti do t’ia përcjellë listën e Ministrave të Kuvendit. Kryeministri dhe Ministrat e propozuar do të aprovohen nga shumica e tyre prezent dhe që votojnë në Kuvend. Nëse Kryeministri nuk do të fiojë pëlqimin e shumicës për qeverinë, atëherë Presidenti do të propozojë kandidat të ri për Kryeministër brenda një afati prej dhjetë ditëve.
  • (c) Qeveria do të japë dorëheqje nëse miratohet mocioni i mosbesimit me shumicën e votës nga anëtarët e Kuvendit. Në rast të dorëheqjes së Kryeministrit apo të Qeverisë Presidenti do të zgjedh kandidat të ri për Kryeministër, i cili do ta formojë Qevrinë e re.
  • (d) Kryeministri do ta konvokojë mbledhjen e Qeverisë, do ta përfaqësojë Qeverinë në vende të duhura, dhe koordinojë punën e saj. Vendimet e Qeverisë do të kërkojnë shumicën e Ministrave prezent dhe që votojnë. Kryeministri do të ketë votë vendimtare në rast se Ministrat do të ndaheshin në mënyrë të barabartë, përndryshe, Qeveria do t’i vendosë rregullat e procedurës së saj.

2. Organet adminstrative do të kenë përgjegjësi që ta ndihmojnë Qeverinë në kryerjen e detyrave të saj.

  • (a) Të punësuarit në Organet administrative do të paraqesin raport të drejtë të popullatës dhe të bashkësive kombëtare të Kosovës.
  • (b) Çdo qytetar i Kosovës i cili pohon se dëmtohet në mënyrë direkte dhe negative për shkak të ndonjë vendimi të organit ekzekutiv ose administrativ do të ketë të drejtë për shqyrtim gjyqësor të këtij vendimi, pas shfrytëzimit të të gjitha mundësive që ekzistojnë për shqyrtim administrativ. Kuvendi do të nxjerr ligj adminstrativ i cili e rregullon këtë shqyrtim.

3. Do të jetë një shef prokuror, i cili do të jetë përgjegjës për ndjekjen e individëve të cilët i shkelin ligjet penale të Kosovës. Ai do të udhëheqë zyrën e prokurorit, e cila zyrë në të gjitha nivelet do ta ketë personelin që e përfaqëson popullsinë e Kosovës.