Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/II: Kuvendi

Nga Wikibooks

PARAGRAFI :

Të përgjithshme

[redakto]

1. Kosova do të ketë Kuvendin, i cili do të përbëhet nga 120 anëtarë.

  • (a) Tetëdhjetë anëtarë do të zgjedhen drejtëpërdrejtë.
  • (b) Dyzet anëtarët e tjerë do të zgjedhen nga anëtarët e bashkësive nacionale të caktuara.
    • (I) Bashkësitë, pjesëtarët e të cilëve përbëjnë së paku 5 për qind të popullsisë së Kosovës apo më pak se 5 për qind, do t’i kenë 10 nga këto vende, të cilat do të ndahen mes tyre në pajtim me proporcionin e popullatës së gjithmbashme.
    • (II) Bashkësitë pjesëtarët e të cilëve përbëjnë së paku 5 për qind të popullatës së Kosovës do t’i ndajnë 30 vendet e mbetura në mënyrë të barabartë. Bashkësia nacionale serbe dhe shqiptare do të konsiderohet (pandehet) se i takon 5 përqindëshin të pragut të popullsisë.

Dispozitat tjera

[redakto]

2. Zgjedhjet për të gjithë anëtarët, do të bëhen në mënyrë demokratike, në pajtim me dispozitat e Aneksit 3. Anëtarët do të zgjedhen për afatin trevjeçar.

3. Vendosja e vendeve në Kuvend do të bazohet në mbledhjen e të dhënave në konsensus të përmendur në Kapitullin 5 të kësaj marrëveshjeje. Para përfundimit të regjistrimit, për qëllime të këtij neni, deklaratat e pjesëtarëve të bashkësive nacionale të bëra (dhëna) gjatë regjistrimit të votuesve do të shfrytëzohet për përcaktim të përqindjes së pjesëmarrjes së këtyre bashkësive nacionle në popullatën e Kosovës.

4. Anëtarët e Kuvendit do të kenë imunitet në të gjitha procedurat civile dhe penale në bazë të fjalëve të thëna apo akteve tjera të ndërmarra në cilësinë e tyre si anëtarë të Kuvendit. Pushteti i Kuvendit

5. Kuvendi do të jetë përgjegjës për nxjerrjen e ligjeve të Kosovës, duke i përfshirë ato që i rregullojnë marrëdhëniet në fushën politike, sigurisë, ekonomike, sociale, arsimore, shkencore dhe kulturore, ashtu siç përfshihet më poshtë dhe në vende tjera në këtë marrëveshje. Kjo Kushtetutë dhe ligjet e Kuvendit të Kosovës nuk do t’u nënshtrohen ndryshimeve apo modifikimeve nga autoritetet e Republikave ose të Federatës.

  • (a) Kuvendi do të jetë përgjegjës për:
    • (I) Aktivitetet financiare të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë mbledhjen e tatimeve dhe detyrimeve nga burimet brenda Kosovës;
    • (II) Duke i miratuar buxhetet e Organeve Administrative dhe isntitucioneve të tjera të Kosovës, me përjashtim të institucioneve komunale dhe të atyre të bashkësive nacionale, përveçse nëse ndryshe është specifikuar këtu;
    • (III) Duke i miratuar rregullat që kanë të bëjnë me organizimin dhe procedurat e Organeve Administrative të Kosovës;
    • (IV) Aprovimi i listës së ministrave të Qeverisë, duke e përfshirë Kryeminstrin;
    • (V) Koordinimi i aranzhmaneve arsimore në Kosovë duke i patur parasysh kompetencat e bashkësive nacionale dhe të komunave;
    • (VI) Zgjedhja e kandidatëve për zyrë gjyqësore të propozuar nga Presidenti i Kosovës.
    • (VII) Nxjerrja e ligjeve që siguron qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe të personave në Kosovë, në pajtim me këtë Marrëveshje;
    • (VIII) Aprovimi i marrëveshjeve të lidhura nga Presidenti brenda fushave të përgjegjësisë së Kosovës;
    • (IX) Bashkëpunimi me Kuvendin Federativ dhe me Kuvendet e Republikave dhe ndërmarrja e marrëdhënieve me organet e huaja legjislative;
    • (X) Formimi i kornizave për vetëqeverisje lokale;
    • (XI) Duke i nxjerrë ligjet lidhur me çështjet ndër-komunale dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive nacionale, atëherë kur është e nevojshme;
    • (XII) Duke i nxjerrë ligjet që e rregullojnë punën e Institucioneve Mjekësore dhe Spitaleve;
    • (XIII) Duke e mbrojtur mjedisin jetësor atëherë kur çështjet ndër-komunale janë të përfshira;
    • (XIV) Miratimi i programeve të zhvillimit ekonomik, shkencor, teknologjik, demografik, rajonal dhe zhvillimit social, si dhe planifikimit urban;
    • (XV) Miratimi i programeve për zhvillim të bujqësisë dhe të vendeve rurale;
    • (XVI) Rregullimi i zgjedhjeve në pajtim me Kapitullin 3 dhe 5;
    • (XVII) Duke e rregulluar pronësinë e Kosovës; dhe
    • (XVIII) Duke i rregulluar regjistrat e tokës.
  • (b) Kuvendi do të ketë gjithashtu pushtet që të nxjerrë ligjet në fushat brenda përgjegjësisë së Komunave nëse çështja nuk mund të rregullohet në mënyrë efektive nga Komunat apo nëse rregullimi nga Komunat individuale mund t’i dëmtojnë të drejtat e Komunave të tjera. Në mungesë të ligjit të nxjerrë nga Kuvendi, në këtë nënparagraf që i paraprinë veprimit Komunal, Komunat do të mbajnë pushtetin e tyre.

Procedurat

[redakto]

6. Ligjet dhe vendimet të tjera të Kuvendit do të miratohen nga shumica e anëtarëve që janë prezent dhe që votojnë

7. Shumica e anëtarëve të një bashkësie nacionale të zgjedhur për Kuvend sipas paragrafit 1(b) mund të miratojnë mocion se ligji apo vendimi tjetër negativisht ndikon në interesat vitale të bashkësisë së tyre nacionale. Ligji i vënë në pyetje apo vendimi do të suspendohet në lidhje me atë bashkësi nacionale përderisa porcedura për pajtimin e kontesteve në paragrafin 8 të kompletohet.

8. Procedurat vijuese do të përdoren në rast të mocionit nën paragrafin 7:

  • (a) Anëtarët që bëjnë mocion mbi interesin vital do të arsyetojnë mocionin e tyre. Propozuesve të legjislacionit do t’u jepet rast që të përgjigjen.
  • (b) Anëtarët që bëjnë mocionin, brenda një dite do ta emërojnë ndërmjetësuesin e zgjedhur nga ata që të ndihmojë arritjen e një marrëveshjeje me ata që e propozojnë legjislacionin.
  • (c) Nëse ndërmejtësimi nuk rezulton me marrëveshje brenda shtatë ditësh, çështja mund të dorëzohet për vendosje juridikisht të obligueshme. Vendimi do të merret nga një trup i përbërë nga tre anëtarë të Kuvendit: një shqiptar dhe një serb, secili i emëruar nga delegacioni i bashkësisë së tij apo të saj nacionale; si dhe anëtari i tretë i cili do të jetë i nacionalitetit të tretë dhe do të zgjedhet brenda dy ditësh me konsensus të Kryesisë së Kuvendit.
    • (I) Mocioni mbi interesin vital do të përkrahet nëse legjislacioni i vënë në pyetje dëmshëm ndikon në të drejtat themelore kushtetuese të bashkësisë, të drejtat shtesë të parapara në Nenin VII, apo parimin e trajtimit të drejtë.
    • (II) Nëse mocioni nuk përkrahet, legjslacioni i vënë do të hyjë në fuqi për atë bashkësi.
  • (d) Paragrafi (c) nuk do të aplikohet në seleksionimin e zyrtarëve të Kuvendit.
  • (e) Kuvendi mund t’i përjashtojë vendimet e tjera nga kjo procedurë me anë të ligjit të nxjerrë me shumicë të secilës bashkësi të zgjedhur sipas paragrafit 1(b).

9. Shumica e anëtarëve do ta përbëjnë kuorumin. Kuvendi përndryshe do të vendos për rregullat e veta të porcedurës.

Udhëheqësia

[redakto]

10. Përbëhet nga Kryetari, dy Nënkryetarët dhe udhëheqësit e tjerë në pajtim me rregullat e procedurës së Kuvendit. Çdo bashkësi nacionale që i plotëson kufizimet e specifikuara në paragrafin 1(b) (ii) do të jetë i përfaqësuar në udhëheqje. Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë nga e njëjta bashkësi nacionale e Presidentit të Kosovës.

11. Kryetari i Kuvendit do të përfaqësojë Kuvendin, të konvokoj mbledhjet, të udhëheqë mbledhjet e tij, të koordinojë punën e çdo komiteti që mund ta krijojë, dhe t’i ushtrojë detyrat e tjera të përcaktuara me rregullat procedurale të Kuvendit.