Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/I Parimet e Vetqeverisjes Demokratike në Kosovë

Nga Wikibooks
<< 1. Kushtetuta >>

< Neni I
Parimet e Vetqeverisjes Demokratike në Kosovë
>

PARAGRAFI :

1. Kosova do të qeverisë vetveten në mënyrë demokratike nëpërmjet të organeve dhe institucioneve legjislative, ekzekutive, gjyqësore, dhe të tjera të përcaktuara këtu. Organet dhe institucionet e Kosovës do të ushtrojnë pushtetin e tyre në pajtim me dispozitat e kësaj Marrëveshjeje

2. Të gjitha autoritetet në Kosovë do të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë e qytetarëve dhe bashkësive nacionale.

3 .Republika Federale e Jugosllavisë mbanë përgjegjësi në Kosovë për fushat vijuese, përveç nëse është përcaktuar në vend tjetër në këtë marrëveshje: (a) integriteti territorial, (b) ruajtja e tregut unik brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, pushteti i së cilës do të ushtrohet në mënyrë të tillë që të mos bëjë diskriminimin ndaj Kosovës, (c) politika monetare (ç) mbrojtja, (d) politika e jashtme, (dh) shërbimet doganore, (e) tatimet federale, (ë) zgjidhjet federale, dhe (f) fushat tjera të përcaktuara me këtë Marrëveshje.

4. Republika e Serbisë do të ketë pushtet në Kosovë, ashtu si është përcaktuar në këtë Marrëveshje, duke përfshirë marrëdhënien me zgjidhje republikane.

5. Qytetarët në Kosovë mund të vazhdojnë të participojnë në fushat në të cilat Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë ka kompetenca përmes përfaqësimit të tyre në Institucione relevante, pa paragjykim mbi ushtrimin e kompetencave nga ana e autoriteteve të Kosovës të parashtruara në këtë Marrëveshje.

6. Sa i përket Kosovës:

  • (a) Nuk do të bëhët ndryshim i kufijve të Kosovës;
  • (b) Vendosja dhe përdorimi i policisë dhe forcave të sigurisë do të qeveriset me Kapitullin 2 dhe 7 të kësaj Marrëveshjeje; dhe
  • (c) Kosova do të ketë pushtet që të ndërmarrë marrëdhënie me jashtë brenda fushave të përgjegjësisë së tyre ekuivalente me pushtetin e paraparë për Republikat sipas nenit 7 të Kushtetutës së Republikës Federale të Jugosllavisë.

7. Nuk do të ketë ndërhyrje në të drejtën e qytetarëve, dhe të bashkësive nacionale në Kosovë që t’i bëhët thirrje institucioneve përkatëse të Republikës së Serbisë, për qellimet që vijojnë:

  • (a) ndihmën në përpilimin e plan-programeve dhe standardeve shkollore;
  • (b) participimi në programe të ndihmës sociale, siç është kujdesi për veteranët e luftës, pensionerët dhe personave të hendikepuar; dhe
  • (c) qytetarët në Kosovë mund të vazhdojnë të participojnë në fushat në të cilat Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë ka kompetencë përmes përfaqësimit të tyre në institucionet relevante, pa paragjykim mbi ushtrimin e kompetencave nga ana e autoriteteve të Kosovës të parashtruara në këtë Marrëveshje.
  • (d) shërbimet e tjera të pranuara vullnetarisht, paraparë që këto shërbime nuk kanë të bëjnë me policinë dhe çështjet e sigurisë që do të kontrollohen me Kapitullin 2 dhe 7 të kësaj Marrëveshjeje, dhe se cilido personel i Republikës që shërben në Kosovë konform këtij paragrafi, do të jetë furnizues i paarmatosur i shërbimeve që vepron sipas ftesës së bashkësisë nacionale në Kosovë.
  • (e) Republika do të ketë pushtet për përcaktimin e tatimeve dhe detyrimeve tjera për qytetarët që kërkojnë shërbime konform me këtë paragraf, si përkrahje e domsodoshme e dispozitave të shërbimeve të tilla.

8. Nëjsi themelore të qeverisjes lokale të Kosovës do të jenë Komunat. Të gjitha përgjegjësitë e Kosovës jo shprehimisht të parapara tjetërkund, do të jenë përgjegjësi të Komunave.

9. Për ruajtjen dhe promovimin e vetëqeverisjes demokratike në Kosovë, të gjithë kandidatët për vende publike të emëruara, të zgjedhura, apo tjera, dhe të gjithë mbajtësit e vendeve do t’i përmbushin këto kritere:

  • (a) asnjë person që është duke vuajtur dënimin të shqiptuar nga Tribunali i Krimeve Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, dhe asnjë person që është akuzuar nga Tribunali dhe që nuk i është përmbajtur urdhërit për t’u paraqitur para Tribunalit, nuk mund të jetë kandidat dhe nuk mund të jetë bartës i asnjë funksioni; dhe
  • (b) të gjithë kandidatët dhe bartësit e funksioneve do të heqin dorë nga dhuna si mekanizëm për të arritur qëllime politike; aktivitetet politike dhe të rezistencës në të kaluarën nuk do të jenë pengesë për bartjen e funksioneve në Kosovë.