Jump to content

Ti, ty gjenerat e re

Nga Wikibooks



Ti, ty gjenerat e re
nga
Wkipedia
redaktor
Hipi Zhdripi
shkurt 2009





Ti, ty gjenerat e re. Ty që nesër, bashkë shtetasit tu do të quaj gjeneratë e dytë. Ty që do të quajnë zweiter generation, second generetion, e ku ta di se çka tjetër. Ti për ne do të jesh një dhe sipas zgjedhës së vijës së jetës tënde edhe për ty do të jemi një. Në atdhe do të gjesh pasqyrën tënde ashtu siç e gjet Xhema i Belushëve e shumë të tjerë.
Ky ishte fati jonë i përbashkët. Thonë që ka shumë rrugë tek i Madhi Zot, shpresojë që njërën nga to do ta zgjedhësh e të mos mbetesh në udhëkryqe të jetës, si një pikë uji në det. Ne që jemi një nuk do të pengojmë në përzgjedhjen tënde edhe pse përshëndetja jote me një mirëmëngjesi, zemrën e gjyshit tënd ja rrëmben. Por që të mos vije ajo kohë që të thuash nuk e kam ditë, këto fjalë duhet me ti thënë. E gjitha fillojë me një luftë të heshtur, me një shpërthim i cili jo rrallë përfundojë me një të këndume të këngës
populli yt është populli im, populli im është populli yt.

Jemi ne ata një. Jemi ne ata një që pamë gjymtyrët tona të përgjakura mbi asfalte, lëndina, male e kodra. Jemi ne ata një që nga fëmijët tanë na ndanë, jemi ne ata që në vegjëli nga prindërit na ndanë. Jemi një, jo pse patëm ndonjë ideologji por natyra jonë dhe ajo përreth nesh na shtyri të jemi një. Jemi ne ata që deshëm lirin njerëzore për të krijuar artin më të bukur të jetës, punën për një jetë me kulturë shpirtërore.
Në vendit ku u rrite ndoshta dikush na pranojë si njerëz të traumatizuar, si njerëz të mpirë, njerzë të egër. Por jo nuk është ashtu. Nuk është ashtu. Sepse edhe ai, emrin e të cilit shumica e tyre e mbajnë lartë, për popullin e tij u sakatosë, u përbuzë, u gozhdua por as qe i traumatizuar, as qe i mpirë e as qe i egër.
Për të parë që ishim një dhe përkundër erave të kohës, ata që mbeten gjallë mbetem një, do ta tregojmë tregime që kanë para tregim e që kur të mbledhet krijonë një histori.

Është ky tregim përralla e njërit nga ne që po e quajmë Hipi Zhdripi si fëmijë.