Ti, ty gjenerat e re/Gojëdhana nga Lubina e Epirit

Nga Wikibooks

Mbasi u rrit Zoti, erdhi n'Epir e u bâ paranduer mbi Epir, Thesali, e mbi Ellaz.

Zoti kishte pasë lufët me Gegët, (se Gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit të tyne Antititant) edhe Zoti kishte ndimëtarë njerzë me nji sy edhéme njëqind duer (Kiklopët-Katallájët) të cillët luftojshin me nji fuq të bindshëme e per armë kishin húj të hekurt e trenë të ndezun, e u bishin lodertijve në mal të Olympit, e Titanët ishin neper malet të tjera. - Kjo luftë ngjati dhetë vjet. Shkaktarët e luftës kjén Titanë (Gegët) të cillët deshten me shthronëzueZotin e në kambë të ti me konorue per mret Martin, pse ishte trim edhé i pashem. - Në këtë luftë Zoti doli ngadhnyes: i vúni perpara Gegët edhé i qiti tej lumin e Vijosës e në vend të tyne solli Lapthit (Labët). - Në ket luftë mueren pjesë të gjith trima mbreterorë (të gjith perendijt). - Gegët të muejtun u zhgulen, e në vend të tyne mbretnoj Zoti, vëllazent e ti e fëmijt e ti.

Mbasandei Zoti hapi luftë me Kretas. - Ushtarët e zotit ishin Laber.

O r o e : Shum pshatra të Kretës, kan emnat e pshatrave të Toskënis: si bj.fj. Selinon, Selija e Delvinës; Svaqja, Sfaka e Gjirokastres etj. si edhé shkronjat "nj" e "lj" e perdorin teper Kretasit! si edhé Labert.