Jump to content

Ti, ty gjenerat e re/Përralla e kohës së re

Nga Wikibooks

Para tregimi

Ne ishim një njeri i dheut dhe u ndamë prej dheut si fëmijë të tij, hapëm thesarin e vogël, pamë botën me sy dhe u kthyem në roje të mjegullës së Lekës. U bëmë pupla të shqiponjës së Pirros, hapëm thesarin, pamë botën me sy dhe u kthyem në roje të mjegullës përreth Olimpit. Gjergji i Kastriotëve na la si shpatë e engjullit të Zotit, hapëm thesarin, pamë botën me sy dhe si bijtë e shqiponjës u kthyem në roje të mjegullës mbi thesarin e Zotit në shtëpi. Nga ky thesar i pa hapur edhe në vendin ku u rrite ka mbërri një damar. Kur të rrehë ai damarë dije që në atdhe është hapë një thesar. Këtë thesarë të njerzimit që e ruajtem nga djalli e dreçi, me gjymtyrt tona të përgjakura na takonë me të tjerët ta ndajmë. Sepse ishim dhe do të mbetemi një.

Tregimi i marsit

Na ishin njëherë disa shërbëtorë të djallit që e quanin veten shërbëtor të Zotit dhe bota atyre ju ndihmonte. Dhe në një ditë marsi, ndodhi tragjedia që ty, ti gjenerat e re me siguri diku do të paraqitet si tragjedia e marsit në Kosovë. Ishte kjo një tragjedi, shkakun e së cilës duhet lypur mu tek shërbëtorët e djallit dhe bota që atyre ju ndihmonte e i ledhatonte. Ndodhi tragjedia, u dëmtuan kulla të Zotit nga një-ri-uni. Po, po ndodhi tragjedia në sy të botës, u dëmtuan kullat që vetë i kishte ndërtuar njeriu i cili kishte gjetur aty vdekjen. Kështu e pa tragjedinë shërbëtori i Zotit i cili nuk dinte të fliste për njeriun për të cilën e kishte dërguar Zoti. Dhe për më se 5 vite kjo tragjedi e njeriut nga shërbëtorët ju prezentu botës si tragjedi e njerëzve të Zotit. Ju hapën dyert shërbëtorëve, ju hapen forumet shërbëtorëve për të treguar tragjedinë e njerëzve të Zotit. E kupton gjeneratë e re, në sy të shërbëtorëve të djallit që e quajnë vetën shërbëtorë të Zotit, gjymtyrët tona nuk ishin pjellë e Zotit por e djallit. Ky ishte një tregim i kohës së re. Këtë tregim e kanë dëgjuar edhe në vendin ku u rrite, por asnjëri nuk ke në gjendje të thotë se njeriu është i shenjtë për gjymtyrët tona dhe të ju përplasë derën e dhomës ku depërtuan këta shërbëtorë të Zotit.