Ti, ty gjenerat e re/Përralla e shqiponjave të Ademit

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search

Na ishte seq na ishte. Pezam diçka në gjithësi aty qëndronte Shqiponja e Zotit. Pas vdekjes së Ademit nga pikat e gjakut të tij filluan të lindin shqiponja të cilat i ushqente Shqiponja e Zotit. Ajo lëshohej nga një herë dhe nga copat e trupit të saj ju jipte për të ngrënë. Zoti ja shëronte plagët. Ajo i ruante ato, si sytë e ballit vetem e vetem që një ditë të dinin të fluturonin dhe të këthehen në duar të fëmijve të Ademit. Shqiponja e Zotit edhe përkundër mundimeve të saja kur shihte se si loznin ndërmjet tyre shqiponjat e Ademit shkrihej nga dashuria. Zaten ajo dashuri e mbante në jetë. Si duket nga kjo arsye edhe ju bërtiste kur ato provonin të dilnin nga foleja e tyre. Me zërin e depërtueshem të saj mundohej t'ja arrinte që ti mbante në fole. Merakosej shumë për to. Ishin ende të reja, ende nuk kishte adhë koha të fluturonin në kaltërsit e qiellit.

Në një moment, Shqiponja e Zotit u lëshu me gjithë shpejtësin dhe kur shtazët tjera të mbledhura rreth foles e panë filluan me të shpejtë të tërhiqen.