Dokumenti i Rambujesë/Kap8 AVGj dhe DP/I: Amandamenti dhe vlerësimet Gjithëpërfshirëse
<< | 8. Amandamanti, Vlerësimet Gjithëpërfshirëse dhe Dispozitat Përfundimtare | >> |
< | Neni I Amandamenti dhe vlerësimet Gjithëpërfshirëse |
> |
Aprovmi
[redakto]1. Amandamentet në këtë marrëveshje do të aprovohen me pëlqimin e të gjitha palëve, përveç nëse ndryshe jepet në Nenin X të Kapitullit1.
Propozimi
[redakto]2. Secila palë mund të propozojë amandamente në çdo kohë dhe të konsiderojë dhe kosultohet me palët tjera rreth amandamenteve të propozuara.
Afati
[redakto]3. Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit Final të Helsinkit, dhe që të ndërmirren vlerësimet e përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masat shtesë.