Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/IV: Forcat e Armatës Jugosllave

Nga Wikibooks
<< 7. Implementimi II >>

< Neni IV
Forcat e Armatës Jugosllave
>

PARAGRAFI :

Njësitë e Armatës Jugosllave

[redakto]

1. njësitë e Armatës Jugosllave:

  • (a) Deri më ditën K+5 ditë, të gjitha njësitë e Armatës Jugosllave në Kosovë, në përjashtim të atyre forcave të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, do të kenë përfunduar rirreshtimin në kolonitë e numëruara në shtojcën A të këtij Kapitulli. Komandanti më i lartë i Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i konfirmojë me shkrim COMKFOR-it deri më ditën K+5 ditë, se Armata Jugosllave i është bindur këtij aneksi dhe të ofrojë informatën e kërkuar me nenin VII më poshtë që të marrin parasyshë tërheqjet apo ndryshimet e tjera që janë bërë me rastin e rirreshtimit. Kjo informatë do të plotësohet për çdo javë.
  • (b) Deri më ditën K+30 ditë, Shefi i Gjeneral Shtabit të Armatës Jugosllave nëpërmjet të komandantit më të lartë të Armatës Jugosllave në Kosovë, do t’i ofrojë COMKFOR-it për aprovim planin e detajizuar për tërheqjën në faza të forcave të Armatës Jugosllave nga Kosova në lokalitetet e tjera në Serbi, për të siguruar se këto afate janë plotësuar:
  • 1. Deri më ditën K+30 ditë, autoritetet e ArmatësJugosllave domosdo duhët që në satisfakcion të COMKFOR-it, të tërheqin nga Kosova në lokacionet tjera në Serbi 50% të njerëzve dhe materialit, si dhe të gjitha mjetet e dedikuara për ofenzivë. Mjete të tilla konsiderohët se janë: tankset për beteja; të gjitha automjetet e blinduara që kanë armë të përforcuara më të mëdha se 12.7 mm; dhe i gjithë armatimi i rëndë ( automjetet me përforcime dhe pa to) mbi 82 mm.
  • 2. Deri më ditën K+180 ditë, i gjithë përsoneli i Armatës Jugosllave dhe pajisjet ( me përjashtim të Forcave të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni) do të tërhiqen nga Kosova në lokacione të tjera në Serbi.

Forcat e Armatës jugosllave Roje të Kufirit

[redakto]

2. Forcat e Armatës jugosllave Roje të Kufirit

  • (a) Forcat e Armatës jugosllave Roje të kufirit do të lejohën, por të kufizuara në numrin 1500 anëtar, të para muajit shkurt të vitit 1998, të batalionit të rojës së Kufirit në lokalet në lokacionin e Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt, dhe në ndërtesat plotësuese brenda zonës kufitare prej 5 kilomatrash, apo në numrin e kufizuar të lokaleve ekzistuese në afërsi të zonës kufitare, që i nënshtrohët miratimit paraprak nga COMKFOR-i, dhe që ai numër të arrihet deri në ditën K=14 ditë. Një numër shtesë i përsonelit të Armatës Jugosllave, që nuk mund të kalojë numrin e gjithëmbarshëm 1000 C2 (komandë dhe kontrollë, sqarim i përkthyesit) dhe forcat e logjistikës , do të lejohën që të mbetën në lokacionet e miratuara të numëruara në shtojcën A që t’i plotësojnë funksionet e nivelit të brigadës, dhe që kanë të bëjnë me sigurinë e kufirit. Pas periudhës fillestare 90 ditëshe nga dita K, në çdo kohë, COMKFOR-i mund të shqyrtojë shtrirjen e përsonelit të Armatës Jugosllave dhe mund të kërkojë përshtatje të mëtutjeshme të nivelit të forcës, me qëllim që të arrij minimumin e strukturës së forcës së kërkuar për siguri legjitime të kufirit, siç lejon situata e sigurisë dhe sjellja e palëve.
  • (b) Elementet e Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i kenë të kufizuara armët prej 82 mm dhe më ulët. Ato nuk mund të posedojnë as automjete të blinduara ( të tjera përveq automjeteve me rrotë me armatim të përforcuar të 12.7 mm apo më pak), e as armatim kundërajror.
  • (c) Njësitë e rojës kufitare të Armatës Jugosllave brenda zonës kufitare do të lejohet që të patrollojnë në Kosovë vetëm brenda zonës kufitare dhe vetëm me qëllim të mbrojtjes së kufirit nga sulmet e jashtme dhe ruajtjes së integritetit të saj dhe pengimit të kalimit të palejueshëm të kufirit. Terreni gjeografik mund të kërkojë që rojet e kufirit të manovrojnë kah brendësia përveç 5 kilomatrave të zonës kufitare; çdo manovër e tillë do të koordinohet me COMKFOR-in dhe të miratohët nga ai.
  • (d) Njësitet e Armatës Jugosllave mund të udhëtojnë nëpër Kosovë vetëm për të shkuar në stacionet e detyrës dhe në garnizonet e Zonës Kufitare, apo lokacionet e kolonive të miratuara, dhe vetëm përgjatë marshutës dhe në pajtim me procedurën e përcaktuar nga COMKFOR-i pas konsultimeve me CIM-in, omandantëve të njësiteve të Armatës Jugosllave, autoriteteve të qeverive komunale dhe komandantëve të policisë. Këto marshuta dhe procedura do të përcaktohën deri më ditën K+14 ditë, dhe i nënshtrohën ripërcaktimit nga COMKFOR-i në çdo kohë. Forcat e Armatës Jugosllave që kalojnë dhe janë të shtrira në Kosovë do të lejohet të veprojnë vetëm në vetmbrojtje duke iu pëgjigjur veprimeve armiqësore, në pajtim me rregullat e angazhimit (ROE), të cilat miratohën nga COMKFOR-i në konsultim me CIM-in. Kur të shtrihën në zonën kufitare, ato do të veprojnë në pajtim me ROE, të përcaktuara nën kontrollë të COMKFOR-it.
  • (e) Forcat e Armatës Jugosllave Roje të Kufirit mund të ndërmarrin aktivitete të stërvitjes vetëm mbrenda 5 kilomatrash të Zonës Kufitare dhe vetëm me miratimin e shprehur paraprakisht nga COMKFOR-i.

Forcat Jugosllave Ajrore dhe të Mbrojtjës Ajrore

[redakto]

3. Forcat Jugosllave Ajrore dhe të Mbrojtjës Ajrore (YAADF) Të gjithë aeroplanët, radarët, predhat tokë-ajr (duke përfshirë sistemin e dorës për mbrojtje kundërajërore (MANPADS) dhe artileria kundërajërore në Kosovë do të filloi që të tërhiqet nga Kosova në lokacionet e tjera në Serbi, jashtë zonës së dyanshme të sigurisë prej 25 kilomatrash siç është përcaktuar në nenin X menjëherë pas EIF ( hyrjës në fuqi ). Kjo tërheqje do të përfundojë dhe komandati i lartë i Armatës Jugosllave në Kosovë do t’i raportojë komandantit të paraparë të NATO-s, jo më vonë se 10 ditë pas EIF (hyrjës në fuqi) . Komandanti i paraparë i NATO-s, do të kontrolloi dhe të koordinoi shfrytëzimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, duke u nisur nga EIF siç ështe më tej e paraparë në Aneksin 10. Asnjë sistem i mbrojtjës ajrore, radarët për gjurmim të shenjave dhe artileria kundërajërore nuk do të pozicionohën apo të veprojnë në Kosovë, apo në Zonën e Dyanshme te¨Sigurisë prej 25 kilomatrash pa miratim të shprehur paraparakisht nga komandanti i paraparë i NATO-s.