Dokumenti i Rambujesë/Kap6/ Ombudsmani/I: Të përgjithshme
<< | 6. Ombudsmani | >> |
< | Neni I Të përgjithshme |
> |
PARAGRAFI :
Vëzhgimimi
[redakto]1. Do të jetë një Ombudsman, i cili do të vëzhgojë realizimin e të drejtave të anëtarëve të bashkësive nacionale dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut në Kosovë. Ombudsmani do të ketë qasje të papenguar me qdo përson dhe vend dhe do të ketë të drejtën që të paraqitet dhe të intervenojë para çfarëdo kërkese, në çdo institucion të vendit, federativ, ose ( konform me rregullat e organeve të tilla) organi ndërkombëtar, pas kërkesës së tij / saj. Asnjë përson, institucion ose entitet i palëve nuk mund të ndërhyjë në punët e Ombudsmanit.
Zgjedhja
[redakto]2. Ombudsmani do të jetë një individ i shquar, me moral të lartë, i cili posedon një zotim dhe përcaktim të demonstruar për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e anëtarëve të bashkësive nacionale. Ai ose ajo do të propozohët nga Kryetari i Kosovës dhe do të zgjedhet nga Kuvendi, njëri nga një listë e kandidatëve që do të përgaditet nga Kryetari i Gjyqit Evropian i të Drejtave të Njeriut, me mandat të termit tre vjeqar pa të drejtë rizjgedhjeje. Ombudsmani nuk do të jetë qytetar i asnjë shteti apo etniteti që ishte pjesë e Jugosllavisë së kaluar, apo të ndonjë shteti fqinjë. Përderisa të bëhet zgjedhja për Kryetar dhe Kuvend, CIM do të emërojë një person i cili do të shërbej si Ombudsman në bazë të përkohshme, i cili do të zëvendsohet (detyra do të vazhdohet) individi i zgjedhur sipas procedurës përfshirë në këtë paragraf.
Kabineti
[redakto]3. Ombudsmani do të ketë pavarësi të plotë për zgjedhjen e personelit të tij / saj. Ai / ajo do të ketë dy Zëvendës. Të dy zëvendësit duhet të jenë nga bashkësië e ndryshme nacionale.
- (a) Pagat dhe shpenzimet e Ombudsmanit dhe përsonalit të tij/saj do të përcaktohën dhe paguhen nga Kuvendi i Kosovës. Pagat dhe shpenzimet do të jenë plotësisht adekuate për zbatimin e mandatit të Ombudsmanit.
- (b) Ombudsmani dhe anëtarët e personelit të tij/saj nuk do të inkriminohen për asnjë akt të zbatuar në kuadër të sfondit të detyrave të tyre.