Dokumenti i Rambujesë/Kap4a Ekonomia/II: Neni II
Appearance
<< | 4a. Ekonomia | >> |
< | Neni II | > |
PARAGRAFI :
Rivendosja e pronësis
[redakto]1. Palët pajtohen që të bëjnë rivendosjen e pronësisë dhe të mjeteve në pajtim, aq sa është e mundur, me ndarjen e pushtetit dhe të kompetencave, siç është përcaktuar me këtë marrëveshje, në fushat vijuese :
- (a) pasuritë shtetërore (duke përfshirë institucionet arsimore, shëndetsore, spitalet, pasuritë natyrore dhe objektet prodhuese) ;
- (b) kontributet për sigurim pensional dhe social ;
- (c) mjetet të distribuohen sipas Nenit I. 5 ; dhe
- (d) çdo çështje tjetër që ka të bëjë me marrëdhëniet ekonomike ndërmjet palëve, e që nuk janë të përcaktuara me këtë marrëveshje.
CSC
[redakto]2. Palët pajtohen për krijimin e Komisionit të zgjidhjeve e ankesave (Claim Settlement Commision – CSC) për zgjidhjen e të gjitha kontesteve ndërmjet tyre për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1.
- (a) CSC-ja do të përbëhet nga tre ekspertë të emëruar nga Kosova, tre ekspertë të emëruar bashkërisht nga Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë, si edhe tre ekspertëve të pavarur të emëruar nga CIM-i.
- (b) Vendimet e CSC-së, që do të merren nga shumica e votave, do të jenë përfundimtare dhe juridikisht të obligueshme . Palët do t’i implementojnë këto pa asnjë vonesë.
Pronësia publike
[redakto]3. Organet që pranojnë pronësinë ndaj objekteve publike, do të kenë pushtet të operojnë me objekte të tilla.
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje