Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap4a Ekonomia/I: Neni I

Nga Wikibooks

PARAGRAFI :

Funksionimi

[redakto]

1. Ekonomia e Kosovës do të funksionojë në pajtim me parimet e tregut të lirë.

Tatimet

[redakto]

2. Organet e themeluara për caktimin dhe grumbullimin e tatimit dhe të obligimeve të tjera janë përcatuar me këtë marrëveshje. Përveç në rastet kur është përcaktuar ndryshe, të gjitha organet gëzojnë të drejtën që t’i mbajnë të hyrat nga tatimi dhe obligimet e tjera të tyre në pajtim me këtë marrëveshje.

Përdorimi i tatimeve

[redakto]

3. Një pjesë e të hyrave nga tatimi i Kosovës dhe nga obligimet e tjera do t’u kushtohet komunave, duke marrë parasysh nevojën e barazimit të mjeteve ndërmjet komunave mbi bazën e një kriteri objektiv. Kuvendi i Kosovës do të miratojë legjislacion jo-diskriminues përkatës për këtë qëllim. Gjithashtu, komunat mund të caktojnë tatim lokal në pajtim me këtë marrëveshje.

Doganat

[redakto]

4. Republika Federale e Jugosllavisë do të ketë përgjegjësinë për grumbullimin e të gjitha mjeteve nga doganat në kufijtë ndërkombëtarë të Kosovës. Nuk do t’i bëhet asnjë pengesë qarkullimit të lirë të personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit për në dhe nga Kosova.

Benificionet

[redakto]

5. Organet federative do të sigurojnë që Kosova të pranojë pjesë proporcionale dhe të barabartë të beneficioneve që mund të derivohen nga marrëveshjet ndërkombëtare të konkluduara nga Republika Federale… dhe nga burimet federale.

Qarkullimi

[redakto]

6. Organet federative dhe të tjera, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre përkatëse, do të sigurojnë qarkullimin dhe hyrjen e lirë të personave të mallrave, të shërbimeve dhe kapitalit në Kosovë – duke përfshirë këtu edhe ato nga burimet ndërkombëtare. Ato (organet federative në veçanti do të mundësojnë hyrjen në Kosovë pa asnjë diskriminim të personave të cilët bëjnë shpërndarjen e mallrave dhe të shërbimeve të tilla.

Kredituesi ndërkombëtar

[redakto]

7. Në qoftë se shprehimisht kërkohet nga donatori apo kredituesi ndërkombëtar, kontratat ndërkombëtare për projektet për rekonstruktim do të lidhen nga ana e autoriteteve të Republikës Federale të Jugosllavisë, të cilat do të krijojnë mekanizma të përshtatshëm që të mundësojnë fonde të tilla për autoritetet e Kosovës. Përveç në qoftë se përjashtohet me terma të kontratës, të gjitha projektet për rikonstruktim që ekskluzivisht i përkasin Kosovës do të udhëheqen dhe implementohen nga autoriteti përkatës i Kosovës.