Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap3 Zgjedhjet/II. Roli i OSBE-së

Nga Wikibooks
<< 3. Zgjedhjet >>

< Neni II
Roli i OSBE-së
>

PARAGRAFI :

Programi elektoral

[redakto]

1. Palët kërkojnë nga OSBE që të aprovojë dhe të aplikojë një program elektoral për Kosovën dhe të mbikqyrë zgjedhjet sipas kësaj Marrëveshje.

Mbikëqyrja

[redakto]

2. Palët i kërkojnë OSBE-së që të mbikëqyrë, në një mënyrë të përcaktohët nga OSBE-ja, në bashkëpunim me organizatat tjera ndërkombëtare për të cilat ajo e sheh të nevojshme, përgaditjën dhe zhvillimin e zgjedhjeve për:

  • (a) Anëtarët e Kuvendit të Kosovës;
  • (b) Anëtarët e Kuvendeve Komunale,
  • (c) Zyrtarët e tjerë të cilët zgjedhen në zgjedhjete popullore në Kosovë, sipas kësaj Marrëveshjeje, ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, në diskrecionin e OSBE-së.

Komisioni Qendrorë

[redakto]

3. Palët i kërkojnë OSBE-së, të themelojë një Komision Qendroe të Zgjedhjeve ("Komisioni").

Zgjedhjet e para

[redakto]

4. Në harmoni me Nenin IV të Kapitullit 5, zgjedhjet e para duhët të mbahen brenda 9 muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje. Kryetari i Komisionit, në konsultim me Palët, do të vendosë për datën e saktë dhe për rregullat e zgjedhjeve për postet politike në Kosovë.