Jump to content

Botajon/Trojet/1

Nga Wikibooks
Botajon

Trojet
      Çka d.m.th trojet ?
Pyjet
[redakto]

Pyjet përherë e kanë ndryshuar planetin, që para 400 milion viteve, kur pemtë e para filluan pushtimin e sipërfaqës së tokës. Por gjithashtu ato që nga fillimi i dhuruan gjallesave tjera mbrojtje nga erat, shiu, dielli dhe nxehtësia e madhe. Po ashtu ato shërbenin si ushqimore të gjallesave. Ato merrnin nga shiu, ujin dhe e ruanin si ujë të pijshëm (ujë të ëmbël). Për këtë shkak bimë dhe gjallesa tjera u shpërngulën nga uji në sipërfaqe të tokës. Këto në pyje gjeten një lloj strehimi nga era, shiu, dielli e nxehtësia. Me kalimin e kohës, në evulucion e sipër, tokën e pyellit e popullzuan lloje të reja të gjallesave, lloje të pemëve me trungje, degë e gjethe. Që në epokat e para të historisë së planetit, në tokë të pyellit duhet të ketë qenë një jetë e shumë gjallë. Ne, kemi pasur pakë kohë, disa qindravite, për të studiuar ligjet dhe format e ndryshimeve që kanë ndodhur brenda miliona viteve.

Pyjet janë bashkësit më të sukseshme për gjallërimin e jetës. Në to ka ndodhur krijimi i bashkësive dhe gjallesat që dalin nga to që nga fazat e para të evulucioni dhe vazhdojnë të ndodhin edhe në ditët tona. As një formë tjetër e gjelbërimit nuk është më e përhapur e më me gjallëri se pylli. Por fatëkeqësish asnjë formë nuk është duke u rrudhur më shumë se pylli. Flora e fauna burimore e pyejve po thuaj se është zhdukur, gjallërimi natyrorë i jetës në pjesë të madhe është ndikuar me paraqitjen e njeriut.

Pyjet e moçme
[redakto]

Botanikët janë të mendimit që pemtë e para që dualen mbi sipërfaqe të tokës, nuk arrinin dotë lartësin 1m, kishin një trungëz dhe nuk kishin gjethe të vërteta por të tilla që tregonin një strukturë druri e cila i rezistonte erës dhe i dilte përball dritës së diellit. Kur dhe ku u rritën këto pemë, nuk mund ta hotë askush me siguri. Mirëpo që në kohë të devonit, diku para 350 milion viteve, ishin krijuar lloje pyjesh të mëdha. Këto pyeje në të vërtet ishin vend tubime të pemëve të llojit të fierit.

Qysh ashtë puna në venet nën xero grad?
[redakto]

Shka s'ka njeri në trup? Por edhe kafshët e gjallesat tjera në trupin e tyre kanë materie të ndryshme, sidomos një lëngë të quajtur glicerinë. Po, kjo materie gjendet në trupat e gjallesave në trojet polare. Ato gjallesa e përdorin po thuaj se ngjashëm sikurse lëngu që i shtohet ujit të kerrit. Ai lëngë e mbron sasinë e ujit që të mos ngrihet edhe nëse temperatura e sasisë së përzier bie nën ero gradë. Kështu për të jetuar në afërsi të poleve dhe në pole, në trupa të tyre , shumë gjallesa duke filluar nga ujoret deri tek insektet, krijojnë lëngë të ngjashëm kundër ngrirjes. Një pjesë, bukur e mirë e gjallesave që mbajnë temperaturë konstante të trupit, për të mbijetuar në këto hapësira, djegin yndyrën që kanë krijuar si rezervë në trupin e tyre. Gjallesa të tilla janë p.sh.: foka dhe ariu i bardhë apo si i thonë ndryshe ariu polar.

Po, shka hanë në atë ftohtë
[redakto]

Gjithçka, tona të mirat e zotit!

Si dukej Antarktiku para miliona viteve?
[redakto]

Bo vaki u kon shkretin si sot? Jo, kjo nuk është e përpiktë. Është e vërtet që mbi dhe në Antarktik, diku para 70 milion viteve, sundonte temperaturë e këndshme për shumë gjallesa por shkretëtirë nuk ishte. Përkundrazi, ishte një truall shumë i adhuruar nga gjallesat. Pyjet e mbulonin sipërfaqen e tij, dhe shumë pasardhës të kafshëve me thes në Australi rrjedhin nga ky truall. E gjithë kjo duket e pa kuptueshme,po mos të ishte gjeografi nga Tokajon dhe të na tregon që në atë kohë, ky kontinent në njërën anë ishte i bashkuar me Amerikën Jugore dhe në anën tjetër ishte i bashkua me kontinentin e Australisë. Mirëpo, pas shkëputjes së këtyre tri kontinenteve, në Antarktik, fillojë të sundojë ngrica dhe ta shndërrojë atë në një shkretinë të ngrirë.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të

Nga Bota bimore janë të njohura rreth 500.000 specie të përhapura në ambiente të ndryshme të rruzullit tokësor. Ndahen në bimë të ulëta dhe të larta. Bimët e larta ose kormofitet ndahen në myshqe, fierorë, farëzhveshura dhe farëveshura. Farëveshurat janë të përfaqësuara me rreth 300.000 lloje.
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të