Botajon/Trojet/4
Trojet
- Çka d.m.th trojet ?
Trojet te Maja e Ropsit, të kujt janë?[redakto]Maja e Ropsit gjendet në Deçan, trojet që shtrihen rreth saj, në një hapësirë prej rreth 20 hektarësh janë troje të bimëve. Këto troje i banojnë së bashku lloje të molikës, bredhit, pishës dhe ahut. Për shkak të vlerave të këtyre llojeve, trualli i tyre është futur dhe gjendet nën mbrojtje që nga viti 1955. Ku gjenden trojet e bozhurit?[redakto]Trojet e lules së Bozhurit ( Paenonia decora Anders ) gjenden në Gazimestan, në Prishtinë. Një truall me sipërfaqe prej 12 hektarësh me qëllim të ruajtjes është futur dhe gjendet nën mbrojtje që nga viti 1953. Po ku i ka trojet në Kosovë dhia e egër?[redakto]Në Kozhnjeri, në Deçan gjendet një truall me një sipërfaqe prej 150 hektar, e cila është futur nën mbrojte që nga viti 1955. Ky truall mbrohet pasi që në të gjallëron dhia e egër ( Rupicapra rupicapra L.). Çka d.m.th Forsythia europea[redakto]Në vitin 1959, populli i Kosovës kanë vendosur që trojet e lloji bimor endemorelikt boshtra, që zënë një sipërfaqe prej 38,24 hektarësh të i mbrojë. Këto troje gjenden në Gubavci, në Pejë. Çka u vendosë në Prizren më 1960?[redakto]Është vendosur që trojet në të cilat jeton bima munika-arneni e pastër (Pinus heldreichii) të fillojnë të mbrohen. Këto troje të mbrojtura shtrihen në një sipërfaqe të përgjithshme 30 hektarë. Po ashtu trojet tjera që gjenden në Oshljakë, diku 20 hektarë. Së bashku me këto, edhe trojet e bimës së molikës që gjenden në Golem bor (35 hektarë) në po të njëjtin vit janë futur nën mbrojtje. Ndërsa trojet paksa më të vogla të munika-arnenit (gati 1 hektarë) tek Malet e Prelepit, në Deçan, kanë filluar të mbrohen tri vite më vonë. Ku i ka trojet në Kosovë rrëqebulli?[redakto]Falë një dokumenti të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, dihet që ku janë trojet e mbrojtura të rrëqebullit (Lynx lynx L.). Sipas tyre, këtyre shtazëve ju mbrohet sipërfaqja prej 300 hektarësh që nga viti 1955. A po, trojet ndodhen në Rusenicë, në Therandë. Kamilja e Albanikut, a asht ma e mira?[redakto]Nuk e di, por po e lexojë që demek, në Albanik qenka një bregore gëlqerore Kamilja dhe paska veçori paleontologjie. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 227,89 hektarësh e cila që nga viti 1988 është futur nën mbrojtje. Gjallesat e Kosovës, kanë troje kombëtare?[redakto]Në Kosovë 39 000 hektarë të Maleve të Sharit që shtrihen në Prizren, Therandë, Kaçanik e Shtërpcë, për shkak të karakteristikave të llojeve të shumta relikte dhe endemike të florës, vegjetacionit dhe faunës, që nga viti 1986 janë futur si troje të mbrojtura të nivelit të lartë nën titullin Park Kombëtar. Çka ka në trojet e Sharrit?[redakto]Në pyjet e larta të Sharrit jetojnë llojet e rëndësishme të gjitarëve siç janë: ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), etj Gjithashtu në këto male gjejnë kushte të volitshme për folenizim edhe lloje të shumta të shpendëve siç është shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos) pastaj lloje të tjera të familjes së grabitçarëve si dhe shumë lloje të tjera të grupit të këngëtarëve. Ku gjenden macat e egra në Kosovë?[redakto]Në trojet e Mirushës janë përposë macave të egra maca e egër (Felis silvestris) janë vrërejtur edhe këto lloje të shtazëve tjera si: derri i egër (Sus scrofa), vjedulla (Meles meles), lepuri (Lepus europaeus), ketri (Sciurus vulgaris), ujku (Canis lupus), sqarthi (Martes martes), miu bizam (Ondatra zibethica), miu i verdhë malor (Apodemus flavicollis), iriqi (Erinaceus concolor L.), breshka e tokës (Testudo sp.), gjarpëri helmues i gurit (Vipera ammodytes), etj. Përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha ekzistojnë kushte të volitshme për jetën e ujëtokësorëve dhe peshqve. |
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të
| ||||||