Jump to content

Vitviteja/Fadil Hoxha/R. Mexhuani/3

Nga Wikibooks
Kush ishte Fadil Hoxha![1]
shkruar nga R. Mexhuani


Shtesë[2]

'
        Afër 20 vite si socialist, bolshevist dhe komunist të kuq u njëllosën figurat më të shquara kombëtare duke filluar nga rilindasit gjërë më 1990-
        -Me shembjen e komunizmit edhe në Shqiperi-Kosovë këto 18-19 vite mediat shqiptare shumë intelektual, publicist, udhëheqës të rinjë shqiptarë, iu vërsulën të kaluares shqiptare duke kritikuar-etiketuar dhe njëllosë pa as një argument vetëm për ti hyrë në hatër regjimit të ri kapitalist.
        Këta zotërinjë që vetë kishin qenë komunist u bënë sikur nuk po e dinë që duke e kritikuar komunizmin direkt apo indirekt po i njëllosin figurat më të mëdha kombetare që nga Rilindasit, Komitetin e Kosovës, LDB, gjërë më 1990.
        -K.Frashëri fq 10: Mesa dimë deri sot, personaliteti i parë shqiptar qe u fut në qerthullin e diskutimit të problemit të socializmit, ishte ideologu i shquar i Lëlizjes Kombetare Shqiptare, Sami Frashëri. Nga një shkrim i tij i botuar në ditët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1878) me tittull; Socializmi dhe prona e përbashkët.
        Fq.14: Gjatë dhjetëvjeqarit të parë të shek.XX, idetë socialiste bënë për vete edhe dy shkrimtar rilindas-Hil Mosin në Shkdër dhe Mihal Gramenon në Korçë që të dy antiklerikal të cilët i përqafuan idetë socialiste jashtë Shqiprisë, ku punonin si emigrant në Rumani.
        Fq.28: Traktati i Fshehtë i Londrës 1915 që copëtonte Shqipërinë. Të mos qe Lenini nuk do ish një fuqi në botë që të mund ta prishte këtë trakt ....
        Fq.35: Fan Noli më 1927 së bashku me Bedri Pejanin dhe Ibrahim Gjakovën i ftuar nga qeveria Sovjetike për të marrë pjesë në kongresin "Miqt e B.R.S.S-së" që atje u mbajt, në pragun e dhjetëvjetorit të fitorës së Revolucionit të Tetorit....
        Fq.36-7: Komiteti i Çlirimit të Kosovës(KÇK-ja) u njoh nga Kominterrni, si një grup komunist i veçuar nga PK jugosllave, vendim ky që tregonte se Kominterrni e njihte në atë kohë Kosovën si subjekt i të drejtave kombëtare të veçanta, pra si subjekt për të formuar një shtet më vete.
        -M.Foliq fq.94-5: Proklamata e klubit komunist të Prizrenit autor i të cilës është Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi përmbante synimet e klasës punëtore dhe të masave punuese të Prizrenit. Në të ndër të tjera thuhet Sot agoi dita e socializmit.Sociali zmi është humanitet. Ai i sjell popullit lumturi, atëdheu i tij është tërë bota. Y.L.Paqarrizi ka qenë sheh, i dervishëve. Eshtë marrë edhe me letërsi ka qenë korrespodent i SZ.... Teqja e Y.L.Paqarrizit u bë strehim për komunistët.
        Fq.145: Zef Lush Marku ant. i Sekretariatit Krahinor të PKJ për Maqedinin dhe Kosovën u vra nga borgjezia serbomadhe në natën 2 e 3 dhjetorit 1920 në burgun policor të Gjakovës.
        Fq.168: Bajram Curri i pranoi idetë e Revolucionit të Tetorit, e ka çmuar Leninin dhe eka çuajtur me nderimet më të larta të botëkuptimeve islame (hazreti Lenin).
        Fq.185: Lëvizja Kacake të cilën e udhëheqte organizata demokratike shqiptare Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, u formua në Shkodër më 7 nëntor 1918 nga emigrantët e Kosovës....
        Fq.186-7: Në vitin 1924 u likuidua Azem Bejta dhe kështu kësaj lëvizje iu dha një goditje e rëndë.Në këtë kohë një ndikim të madh në masat shqiptare në Kosovë bënte lëvizja demokratike e F.Nolit, e drejtuar kundër regjimit të Ahmet Zogut në Shqipëri...
        I riu i Pejës Ali Kelmendi (1900-1930) bëhet qysh më 1922 ant. i organizatës revolucionare të rinisë në Shqipëri Bashkimi.Seksioni i Federatës Komuniste të Ballkanit në Vienë u angazhua që më 1920 të formohet Komiteti i Revolucionit Kombëtar (KONARE), në të cilin Ali Kelmendi bëhet një nga anëtarët me ndikim...Me vendimin e Komitetit të Revolucionit popullor një grup shqiptarësh të rinj nga Viena shkoi në Moskë për shkollim. Në mesin e tyre gjendet edhe Ali Kelmendi. Një vit më vonë në Leningrad nga ata të rinjë u formua grupi parë i komunistëve shqiptarë, prej 18 antarësh i cili përfaqësonte grupin e komunistëve të kombësis shqiptare në Internacionalen Komuniste. Në vitin 1920 Federata Ballkanike e komunistëve merr vendim për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Udhëheqja e kësaj partie iu besua Ali Kelmendit me shokë në Moskë. Një vit mbas pranimit në PKS(b) një numër emigrantësh shqiptarë Kominterrna i dërgoi nga Rusia në Francë për punë politike, pjesën tjetër në Shqipëri, kurse një pjes e tyre u inkuadruan në Rusi. Qe vendosur që A.Kelmendi të vijë në Kosovë. Mirëpo për shkak të ndjekjeve policore nuk mundi të qëndroi në këtë Krahinë por shkoi në Shqipëri dhe atje formoi celulat partiake duke i tubuar emigrantët përparimtarë të Kosovës (Asim Vokshi, Xhemal Kada etj.)...
        Fq.334: Një pjesë e udhëheqësisë së Kominterrnes (prej vitit 1924, deri më 1935) e shikonte Jugosllavin si krijim të Vërsajit, të cilën duhej shkatërruar, duke e ndarë prej përbërjes së saj Slloveninë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
        -H.Bajrami fq.11-13: Kudo Bajram Curri theksonte se populli shqiptar do të gjente shpëtimin nga Hazreti Lenini...Emin Hyseni nga Gjakova i shkruante B.Currit Morali i Shqiptarëve në Kosovë është i mirë.... Djemt e Leninit të madh (si i quante ai luftëtarët e lirisë të udhëhequr nga Azem Bejta e shumë të tjerë), çdo ditë po i afrohen objektivit të tij.
        Fq 97: Kështu në tubim me presion dhe agjitim zgjedhor populli i ndihmuar nga disa kacakë po deklarohet për komunistët.
        Fq 153: Në Kongresin VII të Kominterrnit Georgi Dimitrovi e përmend tri herë Jugosllavinë si vend fashist.
        Fq 201-2: Politika nacionale e PKJ-së në periudhen 1930-5 ndryshon dukshëm ndaj shqiptarëve ne Jugosllavi, në sajë të rezolutës së Kongresit V të Kominterrnit lidhur me çështjen nacionale në Jugosllavi, polemikave të Stalinit me Sima Markoviqin.
        -M.Vuçiniq fq.37 :Nën ndikimin e ideologjisë dhe të politikës sovjetike Kominterrni e përkrahu tezën se Mbretëria e Jugosllavisë ishte kreaturë artificiale, se ajo u është imponuar popujve te Jugosllavisë si pushtet versaist dhe antipopullor.... Duke e konsideruar Jugosllavinë si shtet armiqësor politika sovjetike ishte e qartë: të bëhet çmos që ajo të shkatërrohet....Si dëshmon dokumentacioni i asaj kohe, planet e Kominterrnës ishin që të gjitha shtetet e pavarura të krijuara në këtë mënyrë në Ballkan të tubohen në federatën e ardhshme Ballkanike me të cilën do të ndryshojë sistemi i Versaijit në Europë. Kështu shkatërrimin e Jugosllavisë si detyrë të vetë parësore PKJ përpiqej ta realizojë me faktin se në cdo popull-përveç atij serb (sepse ai qe shpallur nga Kominterrni si hegjemonist)....Organizata e PKJ-së për Kosovë dhe Metohi ka qenë e lidhur me Komitetin Krahinor të PK të M. të Zi, pastaj me Komitetin Krahinor të PK të Serbisë kurse prej Konferencës V të Vendit të PKJ-së-drejtpërdrejt me KQ të PKJ-së.Deri në gjysmën e viti 1945 udhëheqësia e PKJ-së luhatej nëse Kosova dhe Metohia ti bashkangjitën Shqipërisë ose të mbeten në Jugosllavi....
        -M.Krasniqi fq.87-8: Rrugën ia kanë hapur dhe e kanë krijuar Jugosllavinë socialiste forcat popullore liridashëse nacionalclirimtare, nën udhëheqjen e PKJ-së, të cilën Cvijiqi e ka urrejtur me gjithë zemër.Jugosllavia socialiste njëkohësisht është realizim i ideve të Svetozar Markoviqit dhe Dimitrije Tucoviq e jo të ideologjisë serbomadhe të Jovan Cvijiqit, Vladan Gjorgjeviqit e të Nikolla Pashiqit, ideologji kjo e cila edhe në programin e saj ka pasur krijimin e një shteti të madh, ku do të sundonin serbët mbi popujt tjerë. Koncepti shtetëror i Cvijiqit ka qenë i ngjajshëm me programin çetnik të Drazha Mihajloviqit për krijimin e Serbis së madhe dhe etnike të pastër në Ballkan.... Cvijiqi Rusinë cariste e quante sveta majka Rusia (nëna e shenjtë Rusi), kurse Rusis së Leninit as emrin s'donte t'ia dëgjojë. Madje, ai në programin politik të tij, gjithëmonë ka qenë i orientuar kah perendimi. përf.citati.
        -Me këmbënguljen e deputetëve përparimtarë (Avni Rrustemit-deputeti i Kosovës) Asambleja Kushtetuese bëri pesë minuta pushim për vdekjen e Leninit.
        Si komunist të kuq u njëllosën indirekt dhe direkt edhe Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini etj., të cilët kanë qenë pro shqiptarëve dhe kundra Serbisë-Jugosllavisë borgjeze- fashiste. Stalini dhe shtetet tjera ish-komuniste më 1948 e kanë përjashtuar Jugosllavinë nga kampi komunist.
        U kritikua indirekt si komunist të kuq edhe Komiteti i Kosovës ku aty ishin Hoxh Kadri Prishtina(kryetar), B.Pejani, Hasan Prishtina, B.Curri, F.Noli, Sali Nivica, Hysni Curri, Beqir Vokshi, Aqif Elbasani, A.Rrustemi, Azem Bejta, Agan Koja, Ibrahim Fehmiu, Isuf Mehaniqi etj.
        Gati këto dy dekada u njëllos si komunist burri më i madh i kombit Enver Hoxha e tjerë udhëheqës komunist që nga LDB-ja në Shqipëri dhe Kosovë.
        E.Hoxha u njëllos edhe ditën e shpalljes së pavarsisë së Kosoveës nga një TV nga Shqipëria, u dhanë inserte filmike duke e pritur Enveri Titon në Beograd, kurë dihet që në atë vizitë Enver Hoxha ka kerkuar që Kosova dhe viset tjera shqiptare ti bashkohen Shqipërisë.
        U njëllosën indirekt edhe grupet ilegale në Kosovë përfshirë që nga Adem Demaqi gjërë te Jusuf Gervalla kur dihet që këto organizata kanë qenë Grupi Revolucionar, Grupi Marksist-Leninist, Fronti i Kuq, Partia Komuniste Marksiste-Leninisteetj.
        Siç kamë shkruar më parë gjërësisht pos E.Hoxhës edhe F.Hoxhëa ka qenë për bashkim kombëtar që nga LDB-ja (Konf. e Bujanit).Shkurt 1945 F.Hoxha i thaTitos: Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ dhe ato duhet ti mbani ndryshe Jugosllavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët.aut.Sh.Braha.R.Berisha.
        Po më 1945 Fadili në Tiranë iu ankua Enverit për gjendjen e rëndë që ekzistonte në Kosovë, për situatën e ndjekjeve, të represaljeve e të terrorit që zotëronte në Krahinë nga serbosllavët si në jugosllavinë e kralëve. E.Hoxha.Titistët.
        B.Pejani sekretar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, dhe drejtues për disa muaj i Lidhjës së dytë të Prizrenit njeriu të cilin F.Hoxha numri një i lëvizjes antifashiste në Kosovë nuk ngurronte ta vizitonte në burgun e Jugosllavisë së re e ti qonte cigare. M.Verli, Kosova në fokus të historisë.
        -24.09.1954. Në Plenumin e Komitetit Krahinor këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve.J.Lluka.Shperng.e shqip. nga Peja....
        -1958 F.Hoxha: Me qenëse është shumica e shqiptarëve në Kosovë gjithësesi se kjo do të shkoj në Shqiperi. M.Vuçinq, Pse Kosova nuk mundë të bëhet republikë.
        -1963. U panë parullat Poshtë Tito, Poshtë Jugosllavia, Rroftë Enver Hoxha, Rroftë Shqipëria. Në mes autorëve të këture parullave u zbulua edhe Sharr Hoxha djali i Fadilit. B.Horvat. Kosovsko Pitanje.
        -22.04.1968. Në mbledhjën e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës F.Hoxha kërkonte: Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trillur....Në Kosovë shumica janë shqiptarë edhe flamuri duhet të jetë shqiptarë dhe zyrtar. F.Hoxha këkroi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemën dhe festën e vetë shtetërore.Këtu është kerkuar Kosova Republikë. M.Mishoviq.Ko je trazio republiku Kosovo.
        F.Hoxha është akuzuar nga Serbia si seperatist që nga LDB-ja (Konf. e Bujanit) gjërë në vdekje.Madje udhëheqësit e vjetër kanë qenë edhe për likuidim nga OZNA dhe UDB-ja serbojugosllave. Serbia-Jugosllavia ka qenë gjithmonë e përkdhelura e perëndimit gjërë në vitet e 90-ta. Igell Berger ambasador amerikan në Jugosllavi më 1974 intervistë gazetarit jugosllav B.Bogunoviç i thotë: varri i Jugosllavisë po hapet në Prishtinë she Kosovë ju u keni hapur atyre njërin prej universiteteve më të mëdha në Jugosllavi, u keni dhënë atyre Akademin e Shkencave etj..., nesër do të dalin në rrugë dhe do të kërkojnë shtetin e tyre. Sh. Vukaj. Rusia dhe Kosova.
        Vetëm nga viti 1970-1990 u diplomuan mbi 33 mijë student shqiptarë, 213 dr.shkencash, 160 mr., dhjetëra akademik. M.Krasniqi: Disa shtete shumë të mëdha me potencial shumë të madh intelektual, kanë më pak akademikë se Kosova (p.sh. Belgjika ka vetëm 18 akademikë, Franca jo më shum se 40).
        Universiteti i Prishtinës me 9 fakultete ishte faktikisht Universiteti me numër të studentëve shqiptarë më i madhi në Jugosllavi.Në vitet 70-ta nga Shqiperia në fakultetet e Kosovës epnin mësim edhe 224 profesorë.
        Që nga viti 1877/8-1999 janë vrarë e masakruar rreth 450 mijë shqiptarë dhe rreth 1milion e 500 mijë tjerë janë shpërngulur. H.Kuliqi.Viktimat e Delikteve ne Kosovë. Kosova e tashme,...Para vitit 1913 kishte një sip. prej 29.900 km2...F.Kristaj.Tro jet e Shqipeve II.
        P.Nushi, në KTV ditën e shpalljes së pavarsisë tha: Që më 1913 te krimeve që ka kryer regjimi serb 23% janë të luftës së fundit.Pavarësia e mbikqyrur nuk është ajo çka e kemi pritur. Jemi kundër shtetit multietnik. Mbi 90% jemi shqiptarë. Edhe ne kemi bërë diqka për Kosovën në atë kohë, tha P.Nushi.
        Për fund: Pavarësia e shpallur është meritë e gjakut të derdhur të qindra mijëra dëshmorëve e viktimave që nga 1877/8 deri edhe te lufta e lavdishme e UÇK-së.
- - -
        Literatura:
        Kristo Frashëri, Historia e lëvizjes së majtë në Shqupëri 1878-1941. Tiranë 2006.
        Hakif Bajrami, Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941. Prishtinë 1982.
        Millutin Foliq, Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941. Prishtinë 1987.
- - -
        Me nderime nga R.Megjuani Prishtinë. Në rast botimi ju faleminderojmë.


pjesa e parë
pjesa e dytë
pjesa e tretë
shtesë<<



  1. Nxierr nga : Amza e internetit http://www.zeriyt.com/personalitete-politike/kush-ishte-fadil-hoxha-t41840.0.html
  2. E bartur përshkakë të botëkuptimit që ka në lidhje me përmbajtjen e më parshme