Jump to content

Vitviteja/Fadil Hoxha/R. Mexhuani

Nga Wikibooks
Kush ishte Fadil Hoxha![1]
shkruar nga R. Mexhuani


Kush ishte Fadil Hoxha!

'
        Sh.Oseku është ant. i Levizjes Vetëvendosja dhe shkruan rregullisht në gazetën 4 faqëshe Vetëvendosja bot. Epoka e Re të hëneve. Në gazetën Epoka e re e enjte 3 janar 2008 Sh. Oseku e fyen dhe e njollosë shumë rëndë dhe pa asnjë argument figurën e F. Hoxhës. Sh. O.:F. Hoxha iu bashkua partizanëve komunistë, që etnikisht qenë serbë e që drejtoheshin nga Sërbia. Jo Sh. O. Nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Z. Hajdini " ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942 ), "E. Duraku (janar 1943 ), e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943). Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, që ushtronte të njejtat funksione me shtabet ushtarake të krijuara në viset e tjera të J. .....Në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Pra Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor i UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, F. Hoxha në asnjë mënyrë nuk iu është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë....Ndërsa bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, qliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. Sh. O. shkruan: Pas Konferencës së Bujanit eprorët serbë e poshtruan botërisht F. Hoxhën....Jo Sh. O. ju po e poshtëroni F. Hoxhën, gjakun e mijëra dëshmorëve dhe vendimet e Konferencës së Bujanit, e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 , ku këtu ishte vendosur që Kosova dhe viset tjera shqiptare në J. të mbesin në përbërje të J. si më parë. Jo z. Sh. O. pas Konf. së B. të poshtëruara pos Jugosllavisë - Serbisë mbetën edhe Fuqitë e Mëdha që më 1878 që ju në këtë shkrim askund nuk i përmendët të cilat edhe tash janë përkëdhelëse të Sërbisë. Kuvendi i Prizërenit 8-10 korrik 1945 është mbajtur në rrethana të jashtëzakonëshme ushtarake e policore serbe për aneksimin e Kosovës ku aty morën pjesë 142 delegatë dhe të ftuar shumica serbë e malazezë. F. Hoxha në Konferencën e Bujanit në program e ka patur bashkimin kombëtarë më shumë se Lëvizja Vetëvendosje tash. Sh. O. F. Hoxhën e akuzon për mbylljen e syve gjersa shokët e tij ia masakronin qindra bashkëqytetarë me çekan në kokë të Tephanet në Gjakovë e gjetiu në Kosovë. Amanetin e tijë Shaban Polluzhës në Drenicë që ti mbyllë edhe ai sytë njësoj gjersa vriteshin drenicasit....Jo Sh. O. atë kohë F. Hoxha ishte shkarkuar nga detyra e Komandantit të shtabit Operativ, ndodhi Tivari dhe Lufta në Drenicë. Që prej asaj kohe F. Hoxha është parë me dyshim dhe është sulmuar nga politika serbe, deri në vitet e 60-ta dhe pas v. 1981. Nga Beogradi epiteti seperatitst nuk i është ndarë asnjëherë. është cilësuar si Babë i seperatizmit shqiptarë. Pas ngjarjeve të 81-ës është kërcënuar me burgosje dhe u shkarkua nga të gjitha postet e larta, ku tërhiqet nga jeta politike dhe publike. Kundër F. Hoxhës u shkruan qindra faqe gazetash, vëllime librash dhe fushata serbe nuk pushoi deri në përfundim të luftës së Kosovës.Siq e dimë F. Hoxha i pari e ka përkrahë UÇK- në '" Po të isha i ri, përsëri doti mbathja opingat dhe do të dilja në UÇK kurse Sh. O. shkruan Fadili e mbijetoi luftën çlirimtare i fshehur përrreth Gjakovës e vdiq nga pleqëria më 2001, në një Kosovë që tashti drejtohej nga ata që më 1981 i pati kërcnuar ti fuste në birë të minit".Po z.Oseku Fadili e ka përmend birën e minit por ai e ka ditur se çka do te bëhet me vonë. Udhëheqësit e vjetër në Shqipëri e Kosovë të asaj kohe ashtu analistë e publicistë etj. i kanë thënë mendimet e tyre për demostratat e 81-tës, ku shumica nga ta i kanë vlerësuar jo të favrshme dhe jo në kohën e duhur sdm. pas vdekjes së Titos. Sh. Oseku shkruan më 1981 janë vrarë dhjetëra studentë....Jo z. 13 veta janë vrarë. Udhëheqësit e Kosovës në atë kohë janë munduar ti ndalin dhe ti minimizojnë demonstratat e 81-tës para j. për të mos u dhënë shkas forcave serbosllave të ndërhynin - siç ndërhynë dhe vranë. Ashtu F. Hoxha dhe R. Berisha janë munduar ta ndalin gjakëderdhjen - luftën në Drenicë 1945, ku e qojnë Asim Luzhën me influencë nga Drenica në bisedime me komandën e njësive serbo-malazeze. Aty në komandë çdo gjë kinse pranohet nga A. Luzha në favor të drenicasve kinse edhe tërheqja e forcave s-m. Si gjithmonë në pabesi dhe në befasi komanda, nëpërmjet vendosjes së një bombe të aktivizuar në xhep dhe shtytjes së tij nga shkallët poshtë, e vranë këtë atdhetar të përkushtuar. Në Drenicë, në atë fund janari 1945 u pushkatuan edhe 21 shoqërues të Asimit....Shkuarja e F. Hoxhës në Beograd për të biseduar çështjen e Kosovës, ishte bërë me dijen e Titos dhe E. Hoxhës....Prandaj mendohej se Kosova duhej ti bashkangjitej Shqipërisë....F. Hoxha kishte shkuar atje, por nuk e dinte fare si do të kthehej....Në bisedime, ku nuk ishte prezent Fadili, Milladini ishte kërcënuar prej Rankoviqit dhe Gjilasit, sepse përmes Kosovës po insistonte që territori jugosllav ti bashkohet Shqipërisë....Rankoviqi iu kishte kërcnua Milladinit se për këto ambicje karrieriste mund të shkoj edhe koka....Aty per aty ishte vendosur të likujdohet Milladini e jo Fadili. Beogradi si gjithmonë insistote që Kosova të ishte një provincë autonome e Sërbisë. Po në shkurt 1945 në takim në Beograd F. Hoxha dhe M. Popoviqi me udhëheqësit më të lartë j. Titoja e E. Kardeli me qëllim që Kosova të fshihej edhe si krahinë autonome krejtësisht -ajo duhet të ndahet administrativisht në 3 zona. Metohija (Rr. i Dukagjinit) të bashkohet me M. e Zi, Kosova Veriore e Qendrore të bashkohet me Serbinë ndërsa Kosova Jugore, nga Kaçaniku deri në Ferizaj, të bashkohet me Maqedoninë....Milladini kundërshtoi i pari mendimin e udhëheqsve j.Ne tha ai i kemi premtuar popullit shqiptarë të Kosovës se ai vetë do të vendosë për fatin e tijë, kurse F. Hoxha tha : " Kjo do të thotë kthim në ndarje e vjetra të kralëve serbë - në Zetska, Ibarska e Vardarska banovina ( njësi administrativo-territoriale të mbretërisë jugosllave si një formë principate). Populli kurrë nuk do të pajtohet me këtë ndarje. Reakcioni dotë thotë se ja Jugosllavia e re po del edhe më keq se e vjetra. As unë vetë kurrë nuk do të pajtohem me copëtimin e Kosovës. Ju e dini çfarë premtimesh na keni dhënë gjatë LANÇ dhe ato duhet ti mbani, ndryshe Jugoslavia do të jetë për një kohë të gjatë në luftë me shqiptarët ....Sh. O. F. Hoxhën e quan kolaborator të shtypur dhe e kritikon RTK-në pse këtë figurë tragjike e bëri "baba të Kosovës" ?! Ç' vlera pati ai njeri i gjorë që na u dashka ta kultivojmë edhe sot. Pse u dashka që edhe breznitë e reja ta përkujtojnë me pietet shembëltyrën e një kolaboratori të shtypur ? them se përgjigjen na e dha vet RTK-ja. Z. Sh. O. ju as te thembra e F. Hoxhës nuk jeni. Fadili që gjatë LDB - gjerë në vdekje ka qenë për vetëvendosje dhe bashkim kombëtarë.Fatmir Fehmiu për F. Hoxhën shkruan " ai në një rast patë thënë kur jam inkuadruar në lëvizje më 1936 në Shkodër, jam inkuadruar në një ideal: barazi sociale dhe bashkim të popullit të copëtuar....E. Hoxha shkruan në letrat që na dërgonte në vitet e luftës Komiteti Krahinor i Kosovës - F. Hoxha pohohej mosbesim që ndihej në Kosovë ndaj PKJ dhe ndaj partizanëve jugosllavë, për shkak të shtypjes së egër serbomadhe, vrasja e shqiptarëve të pafajshëm. F. Hoxha ishte te Enver Hoxha në Tiranë pas çlirimit. Fadili iu ankua Enverit për gjendjen e rëndë që ekzistonte në Kosovë, për situatën e ndjekjeve, të represaljeve e të terrorit ndaj shqipëtarëve që zotëronte në krahinë dhe hapur më tha se " as spo shohim, as ska ndonjë ndryshim nga e kaluara kur vuam nën jugosllavinë e kralëve". F. Hoxha pas çlirimit solli shkronjat e para shqip nga Tirana për Rilindjen ashtu solli rreth 200 mësues e arsimtarë dhje një kamion me libra nga Shqipëria ku në atë kohë ajo nuk kishte për vete. Fundi i v. 60 -ta F. Hoxha udhëhoqi komisionin për ndryshimet kushtetuese që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës. F. Hoxha zhduku analfabetizmin në Kosovë ( nga 80% në 8%) Më 1984 F. Hoxha reagoi me mëse 18 faqe të shkruara kundra Kryesisë së KQ të LKJ, e cila denonconte konferencën e Bujanit si seperatiste.Tetor 1987 Dhoma Federative e Kuvendit të Jugosllavisë anuloi Rezolutën e Bujanit. F. Hoxha me udhëheqësit e tjerë në kohën e Rankoviqit kanë qenë kundër shpërnguljes së shqipëtarve në Turqi, ku për këtë kanë shkuar ilegalisht edhe nëpër fshatëra dhe kanë qenë kundër deklarimit të shqipëtarëve në turq etj. Kanë folur hapur si p.sh. 24 shtator 1954 në Plenumin e Komitetit Krahinor : këtu ka shenja të asgjësimit të shqipëtarëve. Ju Vetëvendosja në nr. të fundit Vetëvendosja bot. Epoka e re e lavdëruat TV Mitrovicën për kombëtarizëm, kinse shkaku pse ka qenë musafir A. Kurti, pas 2 dite Zyra e Komisionerit të UNMIK-ut për media mori vendim për konfiskmin e paisjve të TV Mitrovica. Të gjithë e dimë që udhëheqësi - pronari i këtij TV N. Spahiu është shpikës i Kombit Kosovar. Kombin kosovar nuk e ka shpikë as F. Hoxha as RTK-ja - Agim Zatriqi dhe askush tjeter madje A. Kurti pas daljes nga burgu një kohë ka punuar në RTK- emisione javore. Si ju të Vetëvendosjes patën filluar ta kritikonin Fadilin disa anëtarë të LDK-së të cilët brenda 24 orëve nga LKJ kaluan aty. Kjo ishte para 17 vite. Fadili, Xhaviti u thanë bine ku e kemi pru ne tani kritikoni. Në këtë aspekt Vetëvendosja është mrapa 17 vite. Faktikisht Kosova që nga viti 1989 dhe sot nuk është më e avancuar as ekonomikisht as politikisht e as kombëtarisht që ishte rreth 20 vite (1966-1989). Pra F.Hoxha siq u vertetua në këtë shkirm që nga LDB-ja nuk ka qenë titist por për bashkim kombëtarë, dhe kot njelloset akoma. Albinit nuk i mugon aftësia as guximi por Albinit i mungon menquria nuk është i hapur, nuk bashkpunon me të tjerët sidomos me të vjetërit, nuk pranon kritika , nuk është vetëkritik.Vetëvendosja duhet ti kërko falje familjes së Fadil Hoxhës- shoqës Vahidës , veteranëve të LANÇSh etj.


- - -
        Literatura :
        Grup atorësh: Fadil Hoxha Një jetë në shërbim të atdheut( akademik Minir Dushi) , botuar, Prishtinë 2007
        Dr. Hakif Bajrami : Tragjeda e Tivarit, Prishtinë 1993
        Shaban Braha : Rifat Berisha Figure e shquar kombëtare, Tiranë 1998
        E. Hoxha : Titistët, Tiranë 1982
        J. LLuka : Shpërngulja e shqipëtarve nga Peja e rrethina 1912-1994, Prishtinë 1997
- - -
        Me nderime,
        R. Mexhuani Prishtinë
- - -
        Reagimet pa fakte, e kisha lutur redaksinë që të mos botohen fatekeqesishte kjo akoma po ndodhë neper mediat tona.


pjesa e parë<<
pjesa e dytë
pjesa e tretë
shtesë



  1. Nxierr nga : Amza e internetit http://www.zeriyt.com/personalitete-politike/kush-ishte-fadil-hoxha-t41840.0.html