Jump to content

Vitviteja/Fadil Hoxha/R. Mexhuani/1

Nga Wikibooks
Kush ishte Fadil Hoxha![1]
shkruar nga R. Mexhuani


Dëshmi për ata që kritikojn...

'
       V.Shita: Udhëheqësit më të lartë shqiptarë të LNÇ-së në atë kohë F.Hoxha, M.Hoxha, R.Berisha, Z.Rexha etj., përpiqeshin të shpëtonin çka mundë të shpëtohej në atë situatë shumë të vështirë.... Nëntorë 1944 prof. dr. Vasa Çubriloviq, autor i projektit të njohur për shpërnguljen dhe eliminimin e shqiptarëve nga Kosova dhe Serbia e Jugut(Maqedinia) në vitin 1938, ia dorëzoi Shtabit Suprem të UNÇ dhe APJ projektin e ri për shpërnguljen, eliminimin dhe likuidimin e minoriteteve nga J. në radhë të parë të shqiptarëve, të gjermanëve, të hungarezëve, të turqve etj. Kjo, sipas këtij projekti, duhej të bëhej pa marrë fund LDB....V. Çubriloviq në atë kohë ishte ministër ne qeverinë federative të J.B.Titos. Ata që e hartuan Rezolucianin e Bujanit dhe disa tjerë u vranë, u shkarkuan dhe u dëbuan nga UDB-ja serbosllave: Hajdar Dushi vritet më 22.09.1944 në Kala të Dodës në rrethin e Dibrës, Xheladin Hana vritet në Drejtorinë e mbrojtjes-UDB-në e Prishtinës. Rifat Berisha vritet nga forcat e sigurimit dhe të ushtrisë jugosllave më 1949. Halim Spahiu kryetar i Këshillit NÇ të rrethit të Prizrenit u ngrit kundër aneksimit të Kosovës edhe në bisedë me J.B.Titon prill 1945, një vit më vonë, u dënua me vdekje-pushkatim. Ishte likuiduar në rrethana misterioze nga organet e UNÇ dhe të OZN-ës komisari i çetës partizane të Drenicës, Qamil Hoxha. Në Mitrovicë u likuidua juristi Nexhib Deva. Me vrasjen e M. Popoviqit vrahet H. Taha mësues, Ibrahim Banush Sedllari kapiten i UNÇ dhe Enver Sudi arsimëtar. Dënohet-pushkatohet B. Pejani sekretar i KMKK edhe drejtues per disa muaj i Lidhjes së dytë të Prizrenit, njeriu të cilin F.Hoxha numri një i lëvizjes antifashiste në Kosovë nuk ngurronte ta vizitonte në burgun e J.së re e ti qonte cigare etj. M.Hoxha, kryetari i parë i këtij këshilli ose të kësaj qeverie do të hiqet nga kjo detyrë menjëherë....
       F.Hoxha, atëherë komandant i Shtabit kryesor të UNÇ të Kosovës të barabartë me shtabet e tjera kryesore të UNÇ të njësive federale.... Fadili menjëherë në fillim të v.1945 u hoq nga kjo pozitë.... Z.Rexha u dëbua nga Kosova etj. F.Hoxha akoma akuzohet nga disa, edhe për Sh. Polluzhën.
       I.Shaqiri: Miladini më telefonoi. Ai insistonte se duhet bërë çmos që Shabani me njerëzit e tij të niset për në frontin e Sremit, si e vetmja mënyrë për ti ikur gjakderdhjes dhe për të shpëtuar pjesen më të madhe të njerëzve të pafajshëm të mashtruar dhe që nga frika e hakmarrjes ju bashkuan bandës së Sh. Polluzhës. Në bisedë me Sh.Polluzhën, ai më lajmroi se njerëzit e tij nuk deshirojnë të largohen nga Kosova dhe te shkojnë ne front te Sremit....Unë ia kamë dhënë fjalen Fadilit por këta nuk duan dhe nuk më ndëgjojnë dhe shtoi, ndegjo vetë se çka thonë.... Hymë në postë e kerkova Fadilin i cili gjindej në fshatin Lupç. Unë fjalen ta kam dhënë por shokët nuk po më degjojnë...Nëse shokët nuk të dëgjojnë duhet vetëm të shkosh dhe ta mbash fjalen e dhënë - qenë fjalet e fundit të Fadilit. Që këtu është prerë biseda dhe marrëveshja me Sh.Polluzhen dhe njerëzit e tij....
       Z.Çelaj: Gati 50 vjet më vonë, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, duke hapur dosjen "Hoxha" do të japë arsyet: Shkarkohet nga detyra e komandantit të Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, sepse ishte i pavendosur dhe fare i butë ndaj forcave kundërevolucionare të Shaban Polluzhës.... Ai ka manifestuar gatishmëri të bashkëpunojë e të bëjë kompromise me ballistë e rebelë...
       R.Rajoviq:Në KK të PKJ nuk kishin një qëndrim unik në lidhje me metodat e luftës kundrër kontrarevolucionit: ndërsa M.Popoviqi dhe F.Hoxha ishin për bisedime dhe për zgjidhje politike, antëtarët e tjerë të udhëheqjes partiake krahinore ishin për aksione të vendosura dhe energjike me qëllim që të shpartalloheshin kryengritësit, me përdorimin e forcave ushtarake. Shiko: S.Djakovic, "Sukobi na Kosovu", Beograd 1984, fq.241-249. Krerët shqiptarë me të cilët zhvilloheshin bisedimet gjithnjë shtronin si kusht që të mos preket Kosova në kuptimin e refuzimit që Kosova dhe Rr.i Dukagjinit të mbeten ne kuadrin e J. Në Rezolutën e KNÇ për Kosovë e Rr. e Dukagjinit, më 2.01.1944 shmangien të përdorimit të emrit Jugosllavi. Millosh Giliqi-Miqa, ant.i KK të PKJ....propozime: që të ndërrohet emri Metohi në gjuhën shqipe në Rr.e Dukagjinit sepse kështu e quan dhe populli dhe thotë se fjala Metohi është emër serbisht....KK drejtuar KQ të PKJ më 31.12.1943; Ndihet pakënaqësia e disa krerëve shqiptarë pse seanca e KAÇKJ dhe deklarata nuk e ka prekur çështjen e popullit shqiptarë në J. Pse Tito, si kryetar në deklaratë dhe në proklamatë nuk e ka paraqitur qëndrimin e qartë ndaj shqiptarëve. pse KQ i Partisë nuk u drejtohet shqiptarëve dhe pse nuk përmenden shqiptarët.
       S.Gjakoviq: E.Hoxha e dërgon delegacionin e KQ të PKSH tek Ivan Millotinoviq, ant. i IBP të KQ të PKJ në gusht të viti 1943, i cili ndodhej në territorin e M.të Zi.
       E.Hoxha i vuri për detyrë delegacionit ta shtronte çështjen e statusit të Kosovës e Rr.të Dukagjinit duke kërkuar që ti bashkohet Shqipërisë KQ PKJ më 2.12.1943 i dërgon letër KQSH ku thuhet: Të shtrosh sot çështjen e bashkimit kjo do të thotë ta kthesh ujin në mulli të reaksionarëve dhe okupatorëve.... S.Gjakoviqi në atë kohë kryeshef i OZN-ës për Kosovë shkruan: E.Hoxha e dërgoi Ramadan Çitakun ant. i B. së KQ të PKSH, te M.Popoviqi në Prishtinë, që të kërkojë shpjegime pse është aplikuar Pushteti Ushtarak në Kosovë dhe a do të thot kjo ndarje definitive e Kosovës dhe e Rr. të Dukagjinit nga Shqipëria.
       As.prof.dr. Ana Lalaj:...Politikanët serbë i kishin shfaqur në një material të paraqitur Kryesisë së KQ të Serbisë, të quajtur Libri i Kaltër në v.1977 në të kërkohej kufizimi i të drejtave dhe i kompetencave të krahinave autonome.
       Fehmi Dalipi: U.Hoti ka qenë Sekretarë i Sekretariatit për Marrëdhenie me botën e jashtme te Këshillit Ekzekutiv dhe të Kuvendit të Krahinës Socialiste të Kosovës (ish ministër i jashtëm i ish-Krahinës së Kosovës). Këtë e ka faktuar edhe Ukshin Hoti.
       M.Vuçiniq: RS e Serbisë nuk kishte mundësi që ta pengojë këtë sepse, krahina autonome e saj, Kosova në bazë të Kushtetutës së RSFJ-së nga v, 1974 kishte pozitë të njëjtë me to përkitazi me të drejtat në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar....
       Sh.Braha: Berishët u bojkotuan me dhunë shtetërore.... Vetëm F.Hoxha qe ai që urdhëroi: Qysh nesër nxënësit ti vijojnë mësimet, s'ka forcë që mund të pengojë shkollimin e fëmijëve tanë.
       Dr.J.Bajraktari: F.Hoxha shpresonte se nëpërmjet LANÇ, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar antifashist, do ti sherbente idealit të kahershëm popullit të Kosovës i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot deshiron me u bashku me Shqiperinë. Motiv dhe preokopim i tij dhe i bashkëmendimtarëve të tij të merituar për zhvillimin dhe emancipimin e popullit shqiptarë do të bëhet deviza Nga Abetarja deri tek Universiteti dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
       Dervina.com 15.01.2008. Besnik Prishtina - Pavarësia pa pavarësi: Në historin më të re shumë shtete u pavarësuan nga sundimi i ish B.Sovjetik dhe nga ish RSF e J. në të cilën përbërje si Popull Konstituiv merrte pjesë edhe Populli Shqiptarë i Kosovës.
       B.Prishtina në al-today.com, para dy ditësh(12-13.01.2008) reagoi kundër shkrimit tim pro F. Hoxhës...
       Thënie popullore-shkencore: Kush e mohon të kaluarën nuk ka as ardhmëri . Ata që kritikojnë të kaluarën sdm. pa fakte nuk i duhen popullit në të ardhmen.
- - - -
       Literatura:
       Grup autorësh : Fadil Foxha Një jetë në shërbim të atdheut(J.Bajraktari) bot. Prishtinë 2007
       Vehap Shita: Zekeria Rexha, patriot humanist,intelektual emotiv, bot. Prishtinë 2007
       Fehmi Dalipi: Mr Ukshin Hoti për kauzën kombëtare - mosangazhimi i tjerëve për fatin e tij, bot Gjilan 2001
       Grup autorësh: Konferebca e Bujanit(Ana Lalaj), bot. Tiranë 1999
       Instituti i Historisë së Kosovës : KOSOVA 9-10, bot. Prishtinë 1980-1
       Shaban Braha: Rifat Berisha, fugure e shquar kombetare, bot. Tiranë 1998
       Radoshin Rajoviq: Autonomia e Kosovës-Rilindja, bot. Prishtinë 1987
       Milan Vuciniq: Pse Kosova nuk mundet të bëhet republik, bot. Beograd 1990
- - -
       Me nderime nga R.Megjuani, Prishtinë 26.01.2008


pjesa e parë
pjesa e dytë<<
pjesa e tretë
shtesë


Persona të cekur:


V.Shita ~ VV·W
M.Hoxha~Mehmed Hoxha VV·W R.Berisha~Rifat Berisha VV·W
Z.Rexha~ VV·W
V. Çubriloviq~Vasa Çubriloviq VV·W
J.B.Titos~Josip Broz Tito VV·W
Xh.Hana~Xheladin Hana VV·W
H.Spahiu~Halim Spahiu VV·W
Q.Hoxha~Qamil Hoxha VV·W
N.Deva~Nexhib Deva VV·W
M. Popoviqi~Miladin Popoviq VV·W
H. Taha~ VV·W
I.B.Sedllari~Ibrahim Banush Sedllari VV·W
E.Sudi~Enver Sudi VV·W
B. Pejani~ VV·W
Sh. Polluzha~Shaban Polluza VV·W
I.Shaqiri~Ismet Shaqiri VV·W
Z.Çelaj~ VV·W
R.Rajoviq~ VV·W
S.Djakovic ~ VV·W
S.Gjakoviq ~ VV·W
M.G.Miqa~Millosh Giliqi-Miqa VV·W
I.Millotinoviq~Ivan Millotinoviq VV·W
R.Çitaku~Ramadan Çitaku VV·W
A. Lalaj~Ana Lalaj VV·W
L. i Kaltërt~Libri i Kaltërt VV·W
F.Dalipi~Fehmi Dalipi VV·W
U.Hoti~Ukshin Hoti VV·W
M.Vuçiniq~ VV·W
Sh.Braha~ VV·W
J.Bajraktari~ VV·W


Shkurtesa dhe dukuri


KNÇ~Këshilli Nacional Çlirimtar VV·W
OZN~ VV·W
UNÇ~Ushtria Nacional Çlirimtare VV·W
APJ~Armata Popullore e Jugosllavis VV·W
J.~Jugosllavia VV·W
LDB~Lufta e Dytë Botërore VV·W
Rezolucianin e Bujanit~Mbledhja e Bujanit VV·W
UDB~ VV·W
Kalaja e Dodës~Kalaja e Dodës VV·W
LIIP~Lidhja e dytë e Prizrenit VV·W
F. i Sremit~Fronti i Sremit VV·W
F.Lupç~Fshati Lupç VV·W
Dosja Hoxha~Dosja Hoxha VV·W
KAÇKJ~Këshilli Antifashist Çlirimtar i Komunist i Jugosllavisë VV·W
KQPKJ~Këshilli Qendror i Partisë Komuniste të Jugosllavisë VV·W
LANÇ~Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare VV·W


  1. Nxierr nga : Amza e internetit http://www.zeriyt.com/personalitete-politike/kush-ishte-fadil-hoxha-t41840.0.html