- Fadil Hoxha nuk ka pranuar flamur shumë etnik por ka pranuar vetëm flamurin shqiptarë.
- M.Mishoviq: f.243-244. 22 prill 1968 në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë dhe Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, F.Hoxha, atëherë kryetarë i kuvendit të Kosovës dhe kryetarë i Komisionit për cështje kushtetuese propozoi që Kosova të ketë flamurin zyrtar, stemen dhe festën e vetë shtetërore.
- Flamuri i Kosovës nuk duhet të jetë një flamur i trilluar, tha F.Hoxha dhe të jetë i zgjeruar serb, malazez, shqiptarë, etj., por që në Kosovë jetojnë 70% shqiptarë, flamuri duhet të jetë shqiptarë dhe zyrtarë.
- F.250, F.Hoxha: Sa i përket popullit të Kosovës e M. Na e dimë se përveq Peqancit askush tjetër nuk e shtroi këtë pyetje. Unë jamë Gjakovarë, kurrë unë veti nuk i kamë thënë Metohia, as babai im e as gjyshi im. Ne gjithmonë ishimë Kosovarë.
- F.358 F. Hoxha: Nuk duam të polemizojmë më ata njerëz të cilët gjithëmonë na kanë trajtuar si qiragjinjë, edhe pse ne kurrë qiragjinjë nuk e ndijmë veten, ne jemi ne shtëpinë tonë.
- F.416, 13.12.1985 Hero i popullit Dragutin Gjorgjeviq në mbledhjën e luftarëve të Kosovës, përgjegjësinë për vrasjen e numrit të madh të luftarëve të Kosovës dhe të kuadrave në përleshjet kundërrevolucionare 1945 ia mveshi F. Hoxhës atëherë komandant i shtabit Operatv për Kosovë e M. i cili siq tha Gjorgjeviqi në vendë që të zhvilloi luftën kunërrëvolucionare pranoi të bisedoi me ta.
- B.Horvat: f. 112. 1963 atëherë nuk është shkruar në gazeta, se në rrugët e asfaltit drejt Mitrovicës së K. u panë parullat Poshtë Tito, Poshtë Jugosllavia, Rroftë Enver Hoxha, Rroftë Shqiperia. Në mes autorëve të këtyre parullave u zbulua edhe Shar Hoxha djali i Fadilit.(intervju,14.08.1987.,s.13).
- M.Vuqiniq: f. 114. F.Hoxha më 1958 theksoi: Ua ka sqaruar njerëzve se nëse në Jugosllavi fiton revolucioni e nuk fiton në Shqiperi, atëherë neve do të jemi në Jugosllavi, e nëse revolucioni fiton edhe në Jugosllavi edhe në Shqiperi, atëherë kjo cështje do të zgjidhët në pikpamje marksiste dmth. më vetëvendosje. Por, me qënese është shumica e Shqiptarëve në Kosovë dhe më e madhe., gjithësësi se kjo do të shkojë në Shqipëri.
- R.Rajoviq: f 209, 14-15.03.1941 F.Hoxha thekson këtu keni së pari masat shqiptare që janë antishtetërore, antijugosllave dhe që nuk e presin daljen nga kjo pozitë me ndonjë lëvizje të brendshme, por përkunrdazi, nga jashtë, dhe nga ana tjetër i keni masat serbe e malazeze të cilat janë për këtë shtetë...dhe nuk është cudi që shqiptarët në atë kohë nuk kan pranuar ta mbrojnë atë shtet të tillë...
- F.266: Infiltrimi i pjesëtarëve të forcave të ndryshme kontrarevolucionare dhe të shërbimeve informative kishte arritur edhe deri në vetë Komitetin Krahinor të PKJ dhe Shtabin Kryesor, përkatësisht Operativ për Kosovë e Rr.të Dukagjinit. Organet e Drejtotisë për Mbrojtjen e Popullit (DMP-OZN-ës) kanë zbuluar një numër të madh të këtyre njerëzve që në gjysmën e parë të vitit 1945.
- F.279: Shumë dokumente nga LNÇ tregojnë se në proklamata, trakte partiake etj.bëheshin shmangie që të mos jepej emri i plotë i Partisë, por vetëm Partia Komuniste (pa e Jugosllavisë).
- F.282: Në Këshillimin Krahinor Partiak nëntor 1943 u konstatua : Masat shqiptare po fillojnë ta kuptojnë drejt luftën e sotme. Një pjesë e masave shqiptare po e interpreton drejt, por nuk dëshiron që UNÇJ të vijë në Kosovë e Dukagjin, sepse ende nuk po munden ta kuptojnë se ajo ushtri do tu sjell lirinë....
- F.306: Në tubimin në Prishtinë, kushtuar 40-vjetorin të Shtabit Kryesorë të UNÇ dhe AP për Kosovë e Rr.e Dukagjinit, F.Hoxha foli edhe për vendimet e Konferencës në Bunjaj:...(R.Megjuani: Fadili i doli në mbrojtje kësaj konference, kundra udhëheqësve dhe intelektualëve jugosllav sdm.serb që e quanin Konf. e B.seperatiste).
- F.335: Komitete shqiptare duhet ti aktivizonin politikisht masat shqiptare, ti tubonin në FUNÇ dhe t'i ndanin nga elementët reaksionar.Por, në këto komitete shpeshherë futeshin elementët shqiptaromëdhenjë e shovenistë dhe kontrarevolucionar të hapët që punonin në mënyrë plotësisht të kundërt.Kjo shkaktonte vështirësi....
- F.468: Ngjarjet kontrarevolucionare në Kosovë në mars dhe në prill 1981 ishin Rast i mirë për shovenistët serbë e malazez që ta nxisin përsëri disponimin antishqiptar,që ti aktivizojnë përsëri qëndrimet e veta kundër autonomisë.
- - -
- Literatura:
- Milosh Mishoviq: Koje trazio republiku Kosovo 1945-1985 bot.1987 Beograd.
- Branko Horvat: Kosovsko Pitanje bot.1988 Zagreb
- Radoshin Rajoviq: Autonomia e Kosovës bot. Rilindja 1987 Prishtinë
- Milan Vuciniq: Pse Kosova nuk mundet të bëhet republikë bot.1990 Beograd
- - -
- Ky shkrim përfundon për F.Hoxhën, siq u vërtetua shkencërisht edhe në dy shkrimet e mëparshme F.Hoxha nuk ka qenë titist por për bashkimin e kombit. Prandaj i faleminderoi ata që e botojnë këtë shkrim në tri pjesë.
- - -
- Me nderime R.Megjuani Prishtinë 06.02.2008
|
pjesa e parë
pjesa e dytë
pjesa e tretë<<
shtesë
|