Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute) No edit summary |
Puntori (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 14: | Rreshti 14: | ||
|- |
|- |
||
|Kapitulli I : '''[[/1|Dispozita të përgjithshme]]''' || ...[[/1|Faqe 1]] |
|Kapitulli I : '''[[/1|Dispozita të përgjithshme]]''' || ...[[/1|Faqe 1]] |
||
|- |
|||
|colspan="3"| [[/Neni 1|Neni 1]] | [[/Neni 2|Neni 2]] | [[/Neni 3|Neni 3]] | [[/Neni 4|Neni 4]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 6|Neni 6]] | [[/Neni 7|Neni 7]] | [[/Neni 8, 9|Neni 8, 9]] | [[/Neni 10|Neni 10]] | [[/Neni 11, 12|Neni 11, 12]] |
|||
|- |
|- |
||
| Kapitulli II: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve''' |
| Kapitulli II: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve''' |
||
|- |
|- |
||
| Kreu 1: '''Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike''' |
| Kreu 1: '''[[/2|Ndërtimi dhe mbrojtja e rrugëve dhe zonave publike]]'''|| ...[[/2|Faqe 2]] |
||
|- |
|- |
||
| Kreu 2: '''[[/3|Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor]]'''|| ...[[/3|Faqe 3]] |
|||
| [[/Neni 13, 14|Neni 13, 14]] | [[/Neni 15, 16, 17|Neni 15, 16, 17]] | [[/Neni 18, 19, 20|Neni 18, 19, 20]] | [[/Neni 21, 22|Neni 21, 22]] | [[/Neni 23|Neni 23]] | [[/Neni 24, 25|Neni 24, 25]] | [[/Neni 26, 27|Neni 26, 27]] | [[/Neni 28, 29, 30|Neni 28, 29, 30]] | [[/Neni 31, 32, 33, 34|Neni 31, 32, 33, 34]] |
|||
|- |
|- |
||
| Kapitulli III: '''Mjetet rrugore''' |
|||
|Kreu 2: '''Organizimi i qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor |
|||
|- |
|||
<!---- |
|||
| Kreu 1: '''[[/4|Mjetet rrugore në përgjithësi]]'''|| ...[[/4|Faqe 4]] |
|||
| [[/Neni 34, 35, 36, 37|Neni 34, 35, 36, 37]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]] | [[/Neni 5|Neni 5]]---> |
|||
|- |
|||
| Kreu 2: '''[[/5|Mejetet e tërhequra me kafshë, slitat dhe biçikletat]]'''|| ...[[/5|Faqe 5]] |
|||
|- |
|||
| Kreu 3: '''[[/6|Mejetet rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre]]'''|| ...[[/6|Faqe 6]] |
|||
|- |
|- |
||
|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij. |
|colspan="3"|Normat e këtij Kodi hyjnë në fuqi 1 vit pas miratimit të tij. |
||
Rreshti 32: | Rreshti 34: | ||
|} |
|} |
||
|- |
|- |
||
|width="550" colspan="3"| |
|width="550" colspan="3"|<div style="border: 2px solid #CCCC99; background-color: #CCCC00; padding: 5ex; text-align: center; margin: auto"><div style="font-size: 130%"><font color="brown"><small>solli në wikibooks<br></small> '''[[Përdoruesi:Lagoon|Lagoon]]'''<br><br> <small>redaktoi<br></small> '''[[Përdoruesi:Puntori|Puntori]]'''<br> <small>2008</small> </font></div><br/> |
||
|} |
|} |
||
Rreshti 38: | Rreshti 40: | ||
<!---- |
<!---- |
||
KREU 2 |
|||
ORGANIZIMI I QARKULLIMIT DHE SINJALIZIMIT RRUGOR |
|||
NENI 35 |
|||
KOMPETENCA |
|||
1. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse është |
|||
kompetencë për nxjerrjen e udhëzimeve për organizimin e |
|||
qarkullimit dhe të sinjalizimit përkatës rrugor, pasi ka marrë |
|||
mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për aspektet që i përkasin |
|||
kompetencave të saj, mbi të gjitha rrugët, përjashtuar ato që |
|||
janë vetëm për përdorim ushtarak, për të cilat kompetencat i ka |
|||
komandanti i rajonit ushtarak. Ajo përcakton, gjithashtu, |
|||
kriteret, ku duhet të mbështeten entet pronare të rrugëve për |
|||
planifikimin e trafikut, për rastet e përcaktuara në rregulloren |
|||
e zbatimit. Udhëzimet dhe kriteret e mësipërme do të shpallen |
|||
brenda një viti nga data e miratimit të këtij Kodi. |
|||
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse është e |
|||
autorizuar të përshtasë me urdhëresat përkatëse, normat dhe aktet |
|||
në zbatim të këtij Kodi me direktivat e Komunitetit Europian dhe |
|||
me marrëveshjet ndërkombëtare në këtë fushë. |
|||
3. Drejtoria e Qarkullimit dhe e Sigurisë Rrugore pranë |
|||
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse ngarkon Institutin |
|||
e Studimeve të Transportit të përgatitë kriteret në fushën e |
|||
qarkullimit dhe sinjalizimit rrugor, në zbatim të pikave 1 dhe |
|||
2 të këtij neni. |
|||
NENI 36 |
|||
PLANE TRAFIKU PER RRUGET URBANE DHE INTERURBANE |
|||
1. Bashkitë me popullsi më të madhe se 20 000 banorë janë |
|||
të detyruara që brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi |
|||
të këtij Kodi, të hartojnë planin urban të trafikut dhe |
|||
sinjalizimit rrugor, nëpërmjet Institutit të Studimeve të |
|||
Transportit mbështetur në kriteret dhe udhëzimet e lëshuara nga |
|||
ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. Bashkitë dhe komunat |
|||
e tjera i hartojnë planet e trafikut e të sinjalizimit rrugor |
|||
ndërmjet seksioneve të tyre të transportit dhe i miratojnë në |
|||
Institutin e Studimeve të Transportit, brenda afatit të mësipërm. |
|||
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, brenda 12 |
|||
muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Kodi, të miratojë |
|||
planin interurban të trafikut të mjeteve për aksin kryesor |
|||
kombëtar të hartuar nga Instituti i Studimeve të Transportit. |
|||
3. Planet urbane dhe interurbane të trafikut azhurnohen çdo |
|||
dy vjet. |
|||
NENI 37 |
|||
VENDOSJA DHE MIREMBAJTJA E SINJALIZIMIT RRUGOR |
|||
1. Vendosja dhe mirëmbajtja e sinjalizimit rrugor, me |
|||
përjashtim të rasteve për sinjale të veçanta të parashikuara në |
|||
aktet përkatëse, është në ngarkim: |
|||
a) të enteve pronare të rrugës jashtë qendrave të banuara; |
|||
b) të bashkive dhe komunave, brenda qendrave të banuara, |
|||
duke përfshirë edhe sinjalet që tregojnë fillimin dhe fundin e |
|||
qendrës së banuar, edhe kur sinjalet janë mbi rrugë që nuk i |
|||
përkasin bashkisë a komunës; |
|||
c) të bashkisë dhe komunës për rrugët private të lejuara për |
|||
përdorimin publik dhe për rrugët lokale; |
|||
d) të enteve pronare vetëm për sinjalet që kanë lidhje me |
|||
karakteristikat strukturore ose gjeometrike për rrugët në |
|||
brendësi të qendrave të banuara që nuk janë në pronësi të |
|||
komunës; sinjalet e tjera janë në kompetencën e komunës. |
|||
2. Entet, për të cilat flet pika 1, autorizojnë vënien e |
|||
sinjaleve që tregojnë vendet e shërbimit rrugor, duke përfshirë |
|||
edhe sinjalet rrugore për në vendet e ndihmës së shpejtë që janë |
|||
në ngarkim të këtyre enteve. Vënia dhe mirëmbajtja e sinjaleve |
|||
të sipërpërmendura është në ngarkim të atyre që i kanë |
|||
vendosur. |
|||
3. Kundër urdhëresave dhe vendimeve që detyrojnë ose që |
|||
autorizojnë vënien e sinjaleve rrugore bëhet ankim brenda |
|||
tridhjetë ditëve te ministri i Punëve Publike dhe Transportit. |
|||
NENI 38 |
|||
SINJALIZIMI RRUIGOR |
|||
1. Në sinjalizimin rrugor përfshihen grupet e mëposhtme: |
|||
a) sinjalet vertikale; |
|||
b) sinjalet horizontale; |
|||
c) sinjalet e ndritshme; |
|||
d) sinjalet dhe pajisjet shtesë. |
|||
2. Përdoruesit e rrugës duhet të respektojnë kushtet që |
|||
bëhen të ditura nga sinjalet rrugore, sikurse edhe për rregullat |
|||
e tjera të qarkullimit. Udhëzimet e sinjaleve të semaforëve, duke |
|||
përjashtuar ato të dritave të verdha të rrezikut, për të cilat |
|||
bëhet fjalë në nenin 41, kanë përparësi mbi sinjalet vertikale |
|||
dhe horizontale që rregullojnë përparësinë. Udhëzimet e sinjaleve |
|||
vertikale kanë përparësi ndaj atyre të sinjaleve horizontale. Në |
|||
çdo rast përparësinë e kanë sinjalet e policëve të trafikut sipas |
|||
nenit 43. |
|||
3. Eshtë e lejuar vënia e përkohshme e sinjaleve rrugore për |
|||
rastet urgjente dhe të domosdoshme, kur sinjalet e mëparshme |
|||
shfuqizohen në bazë të dispozitave të pikave 6 dhe 7. |
|||
4. Gjithçka e përcaktuar në këto norma dhe në aktet në |
|||
zbatim të tyre për sinjalizimin rrugor jashtë qendrave të |
|||
banuara, zbatohet edhe në rrugët brenda qendrave të banuara. |
|||
5. Në aktet në zbatim, që i bashkëngjiten këtij Kodi, |
|||
përcaktohen për secilin grup, sipas pikës 1, sinjalet e veçanta, |
|||
sistemet ose mjetet sinjalizuese, si dhe emërtimi i tyre, |
|||
domethënia, tipet, karakteristikat teknike (forma, përmasa, |
|||
ngjyrat, materialet, reflektueshmëria, ndriçimi), mënyrat e |
|||
shënjimit, të vendosjes dhe përdorimit (lartësi dhe largësi), |
|||
normat teknike të shfrytëzimit dhe rastet e detyrueshme. Përveç |
|||
këtyre, janë treguar edhe figurat e çdo sinjali të veçantë dhe |
|||
komente sqaruese për domethënien e tyre dhe për mënyrën e |
|||
sjelljes së përdoruesit në rrugë. Sinjalet vendosen në mënyrë të |
|||
tillë që të mos përbëjnë pengesë në qarkullimin e personave |
|||
invalidë. |
|||
6. Vënia e sinjalizimit rrugor i përgjigjet kritereve të |
|||
uniformitetit mbi territorin e Republikës, të cilat janë |
|||
përcaktuar në aktet sipas pikës 5, duke respektuar normativat e |
|||
Komunitetit Europian dhe ato ndërkombëtar në fuqi. |
|||
7. Sinjalizimi rrugor duhet të mbahet gjithmonë në eficiencë |
|||
të përkryer nga ana e enteve të ngarkuara për vënien e tij në |
|||
përdorim dhe duhet të zëvendësohet, riparohet ose hiqet kur |
|||
është, qoftë edhe pjesërisht, i pavlefshëm, ose kur nuk i |
|||
përgjigjet më qëllimit, për të cilin është vënë. |
|||
8. Eshtë e ndaluar të vendoset mbi një sinjal të çfarëdo |
|||
grupi, si dhe në pjesën e prapme apo në mbajtësen e tij, të |
|||
gjithçkaje që nuk është e parashikuar në aktet në zbatim. |
|||
9. Në aktet në zbatim përcaktohen hapësirat e rezervuara për |
|||
instalimin e komplekseve sinjalizuese të drejtimit, në kryqëzimet |
|||
e rrugëve ose në afërsi të tyre. |
|||
10. Vendet e përdorimit të detyrueshëm të sinjalizimit |
|||
rrugor përfshijnë rrugët e përdorimit publik dhe të gjitha rrugët |
|||
në pronësi private, që janë të hapura për përdorimin publik. Në |
|||
zonat private që nuk janë të hapura për përdorimin publik, |
|||
vendosja dhe përdorimi i sinjalizimit duhet të bëhet sipas |
|||
udhëzimeve të përshkruara në aktet në zbatim. |
|||
11. Për kërkesa të veçanta të trafikut ushtarak, në rrugët |
|||
e përdorimit publik lejohet vendosja e sinjalizimit rrugor |
|||
ushtarak, me mënyra të veçanta të vendvendosjes, normat për të |
|||
cilën janë fiksuar në aktet në zbatim. Entet pronare të rrugëve |
|||
janë të detyruara të lejojnë vendosjen në rrugë në mënyrë të |
|||
përkohshme ose të përhershme të sinjaleve të gjykuara të |
|||
nevojshme nga autoritetet ushtarake për qarkullimin e mjeteve të |
|||
tyre. |
|||
12. Subjektet e ndryshme që nuk janë ente pronare të rrugës |
|||
dhe që shkelin dispozitat e pikave 7, 8, 9 dhe 10, ndëshkohen me |
|||
masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë |
|||
lekë. |
|||
13. Ndaj enteve pronare të rrugës që nuk përmbushin |
|||
detyrimet e këtij neni ose të akteve në zbatim, apo që nuk |
|||
përdorin siç duhet sinjalizimin e parashikuar, Ministria që |
|||
mbulon veprimtarinë përkatëse urdhëron përmbushjen e detyrimeve |
|||
që u takojnë. Në rast mosbindjeje, brenda pesëmbëdhjetë ditëve |
|||
nga dhënia e urdhrit, ministri i Punëve Publike dhe Transportit |
|||
merr masa për përmbushjen e këtyre detyrimeve, duke i vënë në |
|||
ngarkim entit pronar të rrugës shpenzimet përkatëse. |
|||
14. Shkelja e dispozitave të këtij neni nga ana e |
|||
përdoruesve të rrugës sanksionohet nga neni 144. |
|||
NENI 39 |
|||
SINJALE VERTIKALE |
|||
1. Sinjalet vertikale ndahen në këto kategori: |
|||
A) Sinjalet e rrezikut paralajmërojnë praninë e rreziqeve, |
|||
tregojnë natyrën e tyre dhe i detyrojnë drejtuesit e mjeteve të |
|||
mbajnë një qëndrim të kujdesshëm. |
|||
B) Sinjalet urdhëruese bëjnë të ditur detyrimet, ndalimet |
|||
dhe kufizimet, të cilave duhet t'u nënshtrohen përdoruesit e |
|||
rrugëve. Ato ndahen në: |
|||
a) sinjale të përparësisë; |
|||
b) sinjale të ndalimit; |
|||
c) sinjale të detyrimit. |
|||
C) Sinjalet treguese u japin përdoruesve të rrugës |
|||
informacionin e nevojshëm a të dobishëm për t'i udhëhequr dhe për |
|||
gjetjen e zonave të caktuara, itinerareve, shërbimeve dhe |
|||
impianteve. Ato ndahen në: |
|||
a) sinjale paralajmëruese; |
|||
b) sinjale të drejtimit; |
|||
c) sinjale pohuese; |
|||
d) sinjale të identifikimit të rrugëve; |
|||
e) sinjale të itinerarit; |
|||
f) sinjale të qendrave të banuara; |
|||
g) sinjale të emrave të rrugëve; |
|||
h) sinjale turistike të territorit; |
|||
i) sinjale të tjera që japin informacion të dobishëm për |
|||
drejtimin e mjeteve; |
|||
j) sinjale të tjera që tregojnë impiante dhe shërbime. |
|||
2. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat, ngjyrat dhe |
|||
simbolet e sinjaleve rrugore vertikale dhe mënyrat e vënies e të |
|||
shfrytëzimit të tyre. |
|||
3. Ndaj subjekteve të ndryshme që nuk janë ente pronare të |
|||
rrugës, por që shkelin dispozitat e këtij neni dhe ato të akteve |
|||
në zbatim të tij, zbatohet pika 13 e nenit 38. |
|||
NENI 40 |
|||
SINJALE HORIZONTALE |
|||
1. Sinjalet horizontale të shënuara në rrugë shërbejnë për |
|||
rregullimin e qarkullimit, për të drejtuar përdoruesit, si dhe |
|||
për të dhënë udhëzime dhe tregues të dobishëm për sjellje të |
|||
veçanta që duhen mbajtur. |
|||
2. Sinjalet horizontale ndahen në: |
|||
- vija gjatësore; |
|||
- vija tërthore; |
|||
- vendkalime këmbësorësh ose biçikletash; |
|||
- shigjeta drejtuese; |
|||
- shkrime dhe simbole; |
|||
- vija kufizuese për vendet e qëndrimit ose për |
|||
vendqëndrimet e rezervuara; |
|||
- ishuj trafiku ose sinjalizimi paraprak për pengesa brenda |
|||
karrexhatës; |
|||
- vija kufizuese të stacioneve të qëndrimit të mjeteve të |
|||
transportit publik të linjës; |
|||
- sinjale të tjera të parashikuara nga aktet në zbatim. |
|||
3. Vijat gjatësore mund të jenë të vazhdueshme ose të |
|||
ndërprera. Vijat e vazhdueshme, me përjashtim të atyre që |
|||
kufizojnë korsinë e emergjencës, tregojnë kufirin e |
|||
pakapërcyeshëm të një korsie lëvizjeje ose të karrexhatës, kurse |
|||
vijat e ndërprera kufizojnë korsitë e lëvizjes ose karrexhatën. |
|||
4. Një vijë gjatësore e vazhdueshme mund të vendoset ngjitur |
|||
me një të ndërprerë; në këtë rast ato u tregojnë drejtuesve të |
|||
mjeteve që lëvizin në të djathtë të vijës së ndërprerë, se mund |
|||
t'i kalojnë këto vija. |
|||
5. Një vijë tërthore e vazhduar tregon kufirin, para të |
|||
cilit drejtuesi i mjetit është i detyruar të ndalojë mjetin për |
|||
të respektuar sinjalin e semaforit, sinjalin "ndalo dhe jep |
|||
përparësi", sinjalin "kalim në nivel" ose sinjalin e personelit |
|||
që kryen shërbimin e policisë rrugore. |
|||
6. Një vijë tërthore e ndërprerë tregon kufirin, para të |
|||
cilit drejtuesi i mjetit është i detyruar të ndalojë mjetin për |
|||
të respektuar sinjalin "jep përparësi". |
|||
7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar normat për format, |
|||
përmasat, ngjyrat, simbolet dhe karakteristikat e sinjaleve |
|||
rrugore horizontale, si dhe për mënyrën e përdorimit të tyre. |
|||
8. Vijat gjatësore të vazhduara nuk duhet të kapërcehen. |
|||
Eshtë e ndaluar të kapërcehen vijat gjatësore të vazhduara, |
|||
përveçse nga ana e vijës gjatësore të ndërprerë, kur kjo e fundit |
|||
ndodhet ngjitur me të vazhduarën. |
|||
9. Vijat anësore të rrugës mund të kalohen vetëm nga mjetet |
|||
e shërbimit publik ose të mjeteve që duhet të kryejnë ndalime |
|||
emergjence. |
|||
10. Nuk lejohet: |
|||
a) ndalimi në karrexhatë, anët e së cilës dallohen nga një |
|||
vijë e vazhduar; |
|||
b) qarkullimi mbi vijat gjatësore, përveçse kur ndërrohet |
|||
korsi; |
|||
c) qarkullimi i mjeteve të paautorizuara në korsitë e |
|||
rezervuara. |
|||
11. Në vendkalimet e këmbësorëve drejtuesit e mjeteve duhet |
|||
t'u japin përparësi këmbësorëve që kanë filluar kalimin. |
|||
Vendkalimet e këmbësorëve duhet të jenë gjithmonë të kalueshme |
|||
edhe për karrocat me rrota të invalidëve. |
|||
NENI 41 |
|||
SINJALE TE NDRITSHME |
|||
1. Sinjalet e ndritshme ndahen në këto kategori: |
|||
a) sinjale të ndritshme rreziku dhe udhëzuese; |
|||
b) sinjale të ndritshme treguese; |
|||
c) fenerë semafori normale për mjetet; |
|||
d) fenerë semafori korsie për mjetet; |
|||
e) fenerë semafori për mjetet e transportit publik; |
|||
f) fenerë semafori për këmbësorët; |
|||
g) fenerë semafori për biçikleta; |
|||
h) fenerë semafori për mjetet për korsi me dy sense |
|||
lëvizjeje; |
|||
i) fenerë semafori e verdhë vezulluese; |
|||
j) fenerë semafori të veçantë; |
|||
k) sinjale të ndritshme të veçanta. |
|||
2. Dritat e semaforëve normalë për mjetet janë me formë |
|||
rrethore dhe me ngjyrë: |
|||
- të kuqe, që ka kuptimin e ndalimit; |
|||
- të verdhë, që ka kuptimin e paralajmërimit të ndalimit; |
|||
- të gjelbër, që ka kuptimin e rrugës së lirë. |
|||
3. Dritat e fenerëve të semaforëve të korsisë për mjetet |
|||
rrugore kanë formën e shigjetës së ngjyrosur në sfond të zi; |
|||
ngjyrat janë e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër; kuptimi është i |
|||
njëjtë me atë të pikës 2, por vepron vetëm mbi mjetet që lëvizin |
|||
në drejtimin e treguar nga shigjeta. |
|||
4. Dritat e fenerëve të semaforëve për mjetet e transportit |
|||
publik kanë formën e një shiriti të bardhë në sfond të zi, |
|||
horizontalisht ka kuptimin e ndalimit, vertikalisht ose i prirur |
|||
në të majtë apo në të djathtë ka kuptimin e rrugës së lirë ose |
|||
përkatësisht ktheu majtas apo djathtas, si dhe një trekëndësh të |
|||
verdhë në sfond të zi që ka kuptimin e paralajmërimit të |
|||
ndalimit. |
|||
5. Vendkalimet e semaforizuara të këmbësorëve mund të jenë |
|||
të pajisura me sinjalizim zanor për të verbrit. Dritat e fenerëve |
|||
të semaforit të këmbësorëve janë në formën e një këmbësori me |
|||
ngjyrë në një sfond të zi. Ngjyrat janë: |
|||
a) e kuqe, që ka kuptimin e ndalimit dhe nuk i lejon |
|||
këmbësorët të kalojnë ose të zënë karrexhatën; |
|||
b) e verdhë, që ka kuptimin e zbrazjes së vendkalimit të |
|||
këmbësorëve dhe që i lejon këmbësorët që ndodhen brenda |
|||
vendkalimit, ta zbrazin sa më shpejt atë dhe ndalon ata që janë |
|||
në trotuar të hyjnë në karrexhatë; |
|||
c) e gjelbër, që ka kuptimin e rrugës së lirë dhe që i lejon |
|||
këmbësorët të kalojnë karrexhatën vetëm në drejtim të dritës së |
|||
gjelbër. |
|||
6. Dritat e fenerëve të semaforëve për biçikletat kanë |
|||
formën e biçikletës së ngjyrosur në sfond të zi; ngjyrat janë e |
|||
kuqe, e verdhë dhe e gjelbër; kuptimi është i njëjtë me atë të |
|||
pikës 2, por vepron vetëm mbi biçikletat që vijnë nga një korsi |
|||
biçikletash. |
|||
7. Dritat e fenerëve të semaforëve për korsi me dy sense |
|||
lëvizjeje janë: të kuqe dhe në formë x, me kuptimin e ndalimit |
|||
të kalimit nëpër korsi ose të zënies së rrugëkalimit poshtë |
|||
dritës; e gjelbër, që ka kuptimin e lejimit të kalimit nëpër |
|||
korsi ose të zënies së rrugëkalimit poshtë dritës. |
|||
8. Gjatë periudhës kur drita e gjelbër është e ndezur, |
|||
mjetet mund të lëvizin në të gjitha drejtimet e lejuara nga |
|||
sinjalet vertikale dhe horizontale; në çdo rast mjetet nuk mund |
|||
të zënë zonën e kryqëzimit, nëse drejtuesit e mjeteve nuk janë |
|||
të sigurt se mund ta lirojnë atë para se të ndizet drita e kuqe; |
|||
drejtuesit e mjeteve duhet t'u japin gjithmonë përparësi |
|||
këmbësorëve dhe biçikletave, të cilëve u është hapur në të |
|||
njëjtën kohë drita e gjelbër, drejtuesit e mjeteve në kryqëzimet |
|||
në nivel duhet t'u japin, gjithashtu, përparësi mjeteve që vijnë |
|||
nga e djathta dhe mjeteve të rrymës së trafikut, në të cilën ato |
|||
po futen. |
|||
9. Gjatë periudhës kur drita e verdhë është e ndezur, mjetet |
|||
nuk mund të tejkalojnë shënjat përkatëse të ndalimit, sikurse |
|||
flitet në pikën 10, vetëm në qoftë se ndodhen aq afër këtyre |
|||
shënjave në momentin e ndezjes së dritës së verdhë, saqë është |
|||
e pamundur të frenojnë në mënyrë të sigurtë pa kapërcyer këto |
|||
shënja; në këtë rast drejtuesit e mjeteve duhet të dalin me |
|||
kujdesin e duhur nga zona e kryqëzimit. |
|||
10. Gjatë periudhës kur drita e kuqe është e ndezur, mjetet |
|||
nuk mund të kalojnë vijat e përcaktuara për ndalimin; në mungesë |
|||
të këtyre vijave, mjetet nuk duhet të zënë as zonën e kryqëzimit |
|||
dhe as vendkalimin e këmbësorëve, si dhe të kalojnë sinjalin sa |
|||
të mos shohin dot treguesit e tij. |
|||
11. Ndriçimi i dritave të semaforit të korsisë për mjetet |
|||
ose ndriçimi i dritave të semaforit të mjeteve të transportit |
|||
publik kanë të njëjtën domethënie me ndriçimin e dritave të |
|||
semaforit normal, por në këtë rast vlejnë vetëm për mjetet që |
|||
duhet të ndjekin drejtimin e treguar nga shigjetat, për pasojë |
|||
drejtuesit e këtyre mjeteve duhet t'u përmbahen të njëjtave |
|||
dispozita si në pikën 8, 9 e 10. |
|||
12. Në rastin kur drita e semaforit për këmbësorët ose ajo |
|||
për biçikletat është e fikur apo treguesit nuk janë në rregull, |
|||
këmbësori a drejtuesi i biçikletës është i detyruar të sillet me |
|||
kujdesin më të madh kundrejt drejtimeve, për të cilat janë të |
|||
ndezura dritat dhe lejojnë kalimin e mjeteve që ndërpriten me |
|||
trajektoren e tyre të kalimit. |
|||
13. Gjatë kohës së ndezjes të dritës së gjelbër, të verdhë |
|||
ose të kuqe në formë biçiklete, drejtuesi i biçikletës duhet të |
|||
veprojë njësoj si drejtuesit e mjeteve në rastin kur janë ndezur |
|||
dritat e semaforit për mjetet normale, për të cilat flitet në |
|||
pikat 8, 9 e 10. |
|||
14. Në mungesë të dritave të semaforit për biçikletat, |
|||
drejtuesit e tyre duhet të sillen mbi kryqëzimet e semaforizuara |
|||
njësoj si këmbësorët. |
|||
15. Gjatë periudhës së ndezjes së dritave të fenerëve |
|||
semaforikë për korsi me dy sense lëvizjeje, drejtuesit e mjeteve |
|||
nuk mund të lëvizin në këtë korsi ose të futen në zonën që është |
|||
poshtë dritës së kuqe në formë X; mund të lëvizin nëpër korsi ose |
|||
të futen në zonën që është poshtë dritës së gjelbër në formë |
|||
shigjete të kthyer nga poshtë. Eshtë i palejueshëm gjithsesi |
|||
ndalimi përpara dritave të fenerëve semaforikë për korsi me dy |
|||
sense lëvizjeje, edhe kur drita është e kuqe në formë X. |
|||
16. Në prani të dritës së verdhë me llampë, siç tregohet në |
|||
pikën 1, shkronja "i", mjetet mund të lëvizin, por me shpejtësi |
|||
të moderuar dhe me një kujdes të veçantë, duke respektuar normat |
|||
e përparësisë. |
|||
17. Kur ndodh ndonjë avari ose për shkaqe të tjera një dritë |
|||
semafori për mjetet është e shuar apo paraqet çrregullime të |
|||
ndryshme, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të veprojnë me |
|||
kujdes të madh dhe me një shpejtësi minimale, edhe në qoftë se |
|||
në drejtimet e tjera janë ndezur dritat që lejojnë kalimin e |
|||
mjeteve. |
|||
18. Me aktet në zbatim janë përcaktuar format, |
|||
karakteristikat, përmasat, ngjyrat dhe sinjalet ndriçuese dhe |
|||
bashkë me to edhe mënyrat se si të sillen përdoruesit e rrugës |
|||
dhe çfarë qëndrimi të mbajnë në situata të ndryshme me sinjalet. |
|||
NENI 42 |
|||
SINJALE PLOTESUESE |
|||
1. Sinjalet plotësuese janë të destinuara të tregojnë: |
|||
a) drejtimin rrugor; |
|||
b) kthesat e veçanta dhe pikat kritike; |
|||
c) pengesat e vendosura mbi rrugë ose anash saj. |
|||
2. Gjithashtu, sinjale plotësuese janë edhe sistemet e |
|||
destinuara për të penguar vendqëndrimin dhe për të ngadalësuar |
|||
shpejtësinë. |
|||
3. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat dhe simbolet |
|||
e sinjaleve plotësuese, karakteristikat e tyre konstruktive dhe |
|||
mënyrat e vendosjes së tyre. |
|||
NENI 43 |
|||
SINJALIZIME TE POLICEVE TE TRAFIKUT |
|||
1. Përdoruesit e rrugës janë të detyruar t'u binden pa |
|||
diskutim sinjalizimeve të policëve të caktuar për rregullimin e |
|||
trafikut. |
|||
2. Udhëzimet e dhëna nëpërmjet sinjalizimeve të kryera nga |
|||
policët anulojnë çfarëdo udhëzimi tjetër të dhënë nëpërmjet |
|||
sinjalitikës rrugore dhe normave të qarkullimit. |
|||
3. Sinjalizime të policëve janë veçanërisht: |
|||
a) Krahu i ngritur vertikalisht tregon "kujdes, ndalo" për |
|||
të gjithë përdoruesit, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve që |
|||
nuk janë më në gjendje të ndalojnë në kushte të mjaftueshme |
|||
sigurie; nëse sinjali jepet në një kryqëzim, ai nuk do të thotë |
|||
ndalim për përdoruesit e mjeteve që kanë hyrë tashmë në të; |
|||
b) krahët ose krahu i shtrirë horizontalisht tregon "ndalo" |
|||
për gjithë ata përdorues që vijnë nga drejtime që kryqëzohen me |
|||
drejtimin e treguar nga krahët, kurse për ata që vijnë nga |
|||
drejtime të njëjta me drejtimin e krahëve, ku sinjal do të thotë |
|||
"rrugë e lirë". |
|||
4. Pas sinjalizimit të pikës 3, polici mund ta ulë krahun |
|||
ose krahët; pozicioni i ri tregon njësoj "ndal" për gjithë |
|||
përdoruesit e rrugës që gjenden përballë policit ose prapa tij, |
|||
kurse për ata që gjënden anash tij, ky sinjal tregon që "rruga |
|||
është e lirë". |
|||
5. Policët, për kërkesa të lidhen me rrjedhshmërinë ose |
|||
sigurinë e qarkullimit, mund, gjithashtu, të rritin ose ta |
|||
zvogëlojnë shpejtësinë e mjeteve, të ndalojnë ose të kthejnë |
|||
rrjedha mjetesh ose mjete të veçanta, si dhe të japin urdhra të |
|||
veçantë për zgjidhjen e situatave të vështira, edhe kur kjo është |
|||
në kundërshtim me sinjalizimin ekzistues ose kur është në |
|||
kundërshtim me normat e qarkullimit. |
|||
6. Në aktet në zbatim janë përcaktuar sinjale të tjera që |
|||
janë të domosdoshme për rregullimin e trafikut, si dhe mënyrat |
|||
dhe mjetet që e bëjnë më të lehtë njohjen dhe pamjen në largësi, |
|||
ditën ose natën, të policëve të trafikut dhe të sinjaleve të |
|||
tyre, edhe nëpërmjet sinjaleve të posaçme dalluese. |
|||
NENI 44 |
|||
KALIMET NE NIVEL |
|||
1. Pranë kalimeve hekurudhore në nivel me barriera mund të |
|||
vendoset, në të djathtë të rrugës, një sinjal me një dritë të |
|||
kuqe të fiksuar, i vënë me shpenzimet dhe nën kujdesin e |
|||
administruesit të hekurudhës, i cili lajmëron në kohën e duhur |
|||
për mbylljen e barrierave dhe që është i pajisur me një sinjal |
|||
tjetër akustik. Sistemet ndriçuese ose akustike janë të |
|||
detyrueshme kur bëhet fjalë për barriera të manovrueshme në |
|||
largësi, ose që nuk janë të dukshme nga vendi i manovrës. |
|||
Konsiderohen barriera hekurat, tubat metalikë ose mjetet e tjera |
|||
që shërbejnë njësoj si mjete mbyllëse. |
|||
2. Pranë kalimeve hekurudhore në nivel me gjysmëbarrierë |
|||
duhet të vendosen në të djathtë të rrugës, nën kujdesin dhe me |
|||
shpenzimet e atij që e administron hekurudhën, një sistem |
|||
ndriçues me dy drita të kuqe që e alternojnë ndriçimin ndërmjet |
|||
tyre dhe funksionojnë në kohën kur duhet të paralajmërojnë për |
|||
mbylljen e gjysmëbarrierave, të lidhura me një sistem me sinjale |
|||
akustike. Gjysmëbarrierat mund të vendosen vetëm në rastin kur |
|||
karrexhata ku kalojnë mjetet është e ndarë në dy sense të |
|||
ndryshme lëvizjeje nga trafikndarëse të pakalueshme që janë |
|||
shtrirë në gjatësinë e përshtatshme. Kalimet në nivel mbi rrugët |
|||
me sens unik që janë të pajisura me barriera, të cilat zënë të |
|||
gjithë rrugën vetëm në hyrje të saj, konsiderohen kalime në nivel |
|||
me gjysmëbarriera. |
|||
3. Në aktet në zbatim përcaktohen sinjale vertikale dhe |
|||
horizontale të detyrueshme për paralajmërimin dhe për |
|||
sinjalizimin e kalimeve në nivel, karakteristikat e sinjaleve |
|||
vertikale, ndriçuese dhe akustike, si dhe sipërfaqet minimale të |
|||
ndriçuara të barrierave, të gjysmëbarrierave dhe të kavaletave |
|||
që vendosen në rast avarie. |
|||
4. Veprat e domosdoshme për të siguruar fushëpamjen e |
|||
hekurudhave kanë karakter të shërbimit në dobi të publikut. |
|||
NENI 45 |
|||
UNIFORMITETI I SINJALIZIMEVE, MJETET E RREGULLIMIT E TE |
|||
KONTROLLIT DHE HOMOLOGIMET |
|||
1. Janë të ndaluara prodhimi dhe vënia e sinjalizimeve |
|||
rrugore të paparashikuara nga ky Kod dhe aktet në zbatim të tij. |
|||
2. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse urdhëron entet |
|||
pronare, koncesionere ose administrues të rrugëve, bashkitë, |
|||
komunat, rrethet, ndërmarrjet ose personat e autorizuar dhe të |
|||
ngarkuar me vënien e sinjalizimeve rrugore, të zëvendësojnë, |
|||
zhvendosin, heqin a korrigjojnë, brenda një afati kohor prej |
|||
pesëmbëdhjetë ditësh, çdo sinjal të papërshtatshëm për |
|||
karakteristikat, mënyrën e zgjedhjes së simbolit, mënyrën e |
|||
vendosjes dhe për vendin ku është vënë. Kjo ndodh kur nuk është |
|||
siç është parashikuar në Kod ose aktet përkatëse në zbatim dhe |
|||
e bëjnë të papërshtatshëm një sinjal që mund të sjellë |
|||
çrregullime a ngatërrime në rrugë me sinjale të tjera. |
|||
Gjithashtu, duhet të vendosen sinjalizimet rrugore edhe atje ku |
|||
mungojnë. |
|||
3. Me kalimin e afateve të përcaktuara në pikën 2, lëvizja, |
|||
zëvendësimi, vendosja, zhvendosja dhe korrigjimi i gjithçkaje |
|||
tjetër që duhet për të rregulluar sinjalizimin rrugor, kryhet nga |
|||
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse me shpenzimet e enteve |
|||
pronare të rrugës. |
|||
4. Për sinjalet që tregojnë instalime a shërbime të vëna në |
|||
përdorim nga subjektet e autorizuara, enti pronar i rrugës mund |
|||
t'u komunikojë, kur është e nevojshme, këtyre subjekteve për |
|||
riintegrimin, zhvendosjen ose heqjen e menjëhershme brenda 10 |
|||
ditëve, të sinjaleve që nuk janë në përputhje me normat sipas |
|||
pikës 2, ose që janë edhe vetëm pjesërisht të dëmtuara, ose që |
|||
nuk i përgjigjen më kushteve lokale dhe që mund të shqetësojnë |
|||
a të ngatërrojnë dukshmërinë e sinjaleve të tjera rrugore. Me |
|||
mbarimin e afatit të përcaktuar në komunikim, enti pronar i |
|||
rrugës vepron vetën me shpenzimet në ngarkim të shkelësit. Organi |
|||
kompetent i pushtetit lokal, me kërkesë të entit pronar, urdhëron |
|||
pagesën e tij. Urdhri i tij është i formës së prerë. |
|||
5. Në aktet në zbatim janë përcaktuar sinjalet, sistemet, |
|||
aparaturat dhe të tjera mjete teknike të kontrollit dhe |
|||
rregullimit të trafikut, si dhe ato akte të verifikimit dhe |
|||
identifikimit automatik të shkeljeve të normave të qarkullimit |
|||
dhe të materialeve që për nga fabrikimi dhe shpërndarja e tyre |
|||
janë subjekt i miratimit dhe homologimit nga ana e Ministrisë që |
|||
mbulon veprimtarinë përkatëse, duke verifikuar paraprakisht |
|||
karakteristikat gjeometrike, fotometrike, funksionale dhe |
|||
gjithçka tjetër të nevojshme. Në të njëjtat akte në zbatim janë |
|||
përcaktuar, gjithashtu, edhe mënyrat e homologimit e të |
|||
miratimit. |
|||
6. Cilido që shkel normat e pikës 1 dhe të akteve përkatëse |
|||
në zbatim, dënohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e |
|||
pesë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë. |
|||
7. Prodhimi i sinjalizimeve rrugore lejohet vetëm për |
|||
ndërmarrjet e licensuara nga Ministria që mbulon veprimtarinë |
|||
përkatëse, sipas nenit 35, pika 3, që parashikon nëpërmjet një |
|||
shërbimi të veçantë, verifikimin e kërkesave teknike, |
|||
profesionale dhe përdorimin e atrecaturave të përshtatshme, që |
|||
tregohen në aktet në zbatim. |
|||
8. Cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet sinjale, |
|||
sisteme ose aparatura sipas pikës 5, të pahomologuara ose që nuk |
|||
përputhen me prototipin e homologuar, kur ky akt nuk përbën krim, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë |
|||
deri në dyqind mijë lekë. Kjo shkelje shoqërohet me masë |
|||
administrative të konfiskimit të objekteve të shkeljes. |
|||
KAPITULLI 3 |
|||
MJETET RRUGORE |
|||
KREU 1 |
|||
MJETET RRUGORE NE PERGJITHESI |
|||
NENI 46 |
|||
PERKUFIZIMI I MJETIT RRUGOR |
|||
1. Sipas këtij Kodi, quhen mjete rrugore të gjitha llojet |
|||
e mjeteve që qarkullojnë në rrugë dhe që drejtohen nga njeriu. |
|||
Nuk quhen mjete rrugore mjetet që përdoren nga fëmijët ose |
|||
invalidët që, edhe pse mund të kenë motor, nuk i kalojnë kufijtë |
|||
e përcaktuara nga aktet në zbatim. |
|||
NENI 47 |
|||
KLASIFIKIMI I MJETEVE RRUGORE |
|||
1. Mjetet, sipas qëllimeve të përcaktuara në këtë Kod, |
|||
klasifikohen si vijon: |
|||
a) mjete që lëvizin me forcën e krahut; |
|||
b) mjete të tërhequra me kafshë; |
|||
c) biçikleta; |
|||
d) slita; |
|||
e) ciklomotori; |
|||
f) motomjete; |
|||
g) automjete; |
|||
h) trolejbusë; |
|||
i) rimorkio; |
|||
j) makina bujqësore; |
|||
k) makina teknologjike; |
|||
l) mjete rrugore të veçanta. |
|||
2. Mjete me motor dhe rimorkiot e tyre sipas pikës 1, |
|||
shkronjat "e", "f", "g", "h", "i" dhe "l", klasifikohen, |
|||
gjithashtu, në bazë të kategorive ndërkombëtare si vijon: |
|||
a) - kategoria L1: mjete me dy rrota, cilindrata e motorit |
|||
(kur flitet për motor me djegie të brendshme) të mos i kalojë 50 |
|||
cc (centimetra në kub) dhe me shpejtësi maksimale të projektuar |
|||
(për çdo lloj sistemi motorik) jo më të madhe se 50 km/h; |
|||
- kategoria L2: mjete me tri rrota, cilindrata e motorit |
|||
(kur flitet për motor me djegie të brendshme) të mos i kalojë të |
|||
50 cc dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj |
|||
sistemi motorik) jo më të madhe se 50 km/h; |
|||
- kategoria L3: mjete me dy rrota, cilindrata e motorit (kur |
|||
flitet për motor me djegie të brendshme) është më e madhe se 50 |
|||
cc dhe me shpejtësi maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi |
|||
motorik) më të madhe se 50 km/h; |
|||
- kategoria L4: mjete me tri rrota asimetrike ndaj aksit |
|||
gjatësor të mesit, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me |
|||
djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cc dhe me shpejtësi |
|||
maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të |
|||
madhe 50 km/h (motorë me kosh); |
|||
- kategoria L5: mjete me tri rrota simetrike ndaj aksit |
|||
gjatësor të mesit, cilindrata e motorit (kur flitet për motor me |
|||
djegie të brendshme) është më e madhe se 50 cc dhe me shpejtësi |
|||
maksimale të projektuar (për çdo lloj sistemi motorik) më të |
|||
madhe se 50 km/h; |
|||
b) kategoria M: mjete me motor të destinuara për transport |
|||
njerëzish dhe që kanë të paktën katër rrota; |
|||
- kategoria M1: mjete të destinuara për transport njerëzish |
|||
dhe që nuk kanë më shumë se tetë ndenjëse, përeç ndenjëses së |
|||
drejtuesit të mjetit; |
|||
- kategoria M2: mjete të destinuara për transport njerëzish |
|||
dhe që kanë më shumë se tetë ndnejëse, përveç ndenjëses së |
|||
drejtuesit të mjetit dhe peshë maksimale me ngarkesë deri 5 tonë; |
|||
- kategoria M3: mjete të destinuara për transport njerëzish |
|||
dhe që kanë më shumë se tetë ndenjëse, përveç ndenjëses së |
|||
drejtuesit të mjetit dhe peshë maksimale me ngarkesë më të madhe |
|||
se 5 tonë; |
|||
c) - kategoria N: mjete me motor të destinuara për transport |
|||
mallrash dhe që kanë të paktën katër rrota; |
|||
- kategoria N1: mjete të destinuara për transport mallrash |
|||
dhe që kanë peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 3,5 |
|||
tonë; |
|||
- kategoria N2: mjete të destinuara për transport mallrash, |
|||
me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 3,5 tonë, por jo |
|||
më të madhe se 12 tonë; |
|||
- kategoria N3: mjete të destinuara për transport mallrash, |
|||
me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 12 tonë; |
|||
d) - kategoria O: rimorkiot (përfshirë edhe |
|||
gjysmërimorkiot); |
|||
- kategoria O1: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë jo |
|||
më të madhe se 0,75 tonë, |
|||
- kategoria O2: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më |
|||
të madhe se 0,75 tonë, por jo më të madhe se 3,5 tonë; |
|||
- kategoria O3: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më |
|||
të madhe se 3,5 tonë, por jo më të madhe se 10 tonë; |
|||
- kategoria O4: rimorkio me peshë maksimale me ngarkesë më |
|||
të madhe se 10 tonë. |
|||
NENI 48 |
|||
MJETE QE LEVIZIN ME FORCEN E KRAHUT |
|||
Mjete që lëvizin me forcën e krahut, janë ato mjete që: |
|||
a) shtyhen ose tërhiqen nga njeriu në këmbë; |
|||
b) vihen në lëvizje nga forca muskulare e drejtuesit të |
|||
tyre. |
|||
NENI 49 |
|||
MJETE TE TERHEQUAR ME KAFSHE |
|||
1. Mjetet të tërhequra me kafshë janë mjete që tërhiqen nga |
|||
një ose më shumë kafshë dhe që ndahen në: |
|||
a) mjete të destinuara kryesisht për transport njerëzish; |
|||
b) mjete të destinuara kryesisht për transport mallrash; |
|||
c) karro bujqësore të destinuara vetëm për përdorim në |
|||
bujqësi. |
|||
2. Mjetet që tërhiqen nga kafshët dhe që janë të pajisura |
|||
me rrëshqitëse quhen slita. |
|||
NENI 50 |
|||
BICIKLETAT |
|||
1. Biçikletat janë mjete me dy ose me më shumë rrota që |
|||
vihen në lëvizje vetëm në sajë të veprimit të muskujve, nëpërmjet |
|||
pedaleve ose sistemeve të ngjashme dhe që drejtohen nga njerëzit |
|||
e hipur në to. |
|||
2. Biçikletat nuk mund të tejkalojnë 1.30 m gjerësi, 3 m |
|||
gjatësi dhe 2.20 m lartësi. |
|||
NENI 51 |
|||
SLITAT |
|||
1. Qarkullimi i slitave dhe i të gjitha mjeteve të pajisura |
|||
me rrëshqitëse lejohet vetëm kur rrugët janë të mbuluara me akull |
|||
ose me borë me trashësinë e duhur për të mos lejuar dëmtimin e |
|||
mbishtresës së rrugës. |
|||
2. Cilido që qarkullon me slita në mungesë të kushteve për |
|||
të cilat u fol në pikën 1, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. |
|||
Neni 52 |
|||
CIKLOMOTORET |
|||
1. Ciklomotorët janë mjete me motor, me dy ose tri rrota, |
|||
që kanë këto karakteristika: |
|||
a) motor me cilindrat jo më të mëdha se 50 cc, në qoftë se |
|||
është motor me djegie të brendshme; |
|||
b) aftësi lëvizëse mbi rrugë horizontale me një shpejtësi |
|||
deri në 50 km/h; |
|||
c) ndenjëse njëvendëshe që nuk lejon transportin e një |
|||
njeriu tjetër, përveç drejtuesit të mjetit. |
|||
2. Ciklomotorët me tri rrota, në sajë të ndërtimit të tyre, |
|||
mund të përdoren për transport mallrash; pesha e përgjithshme me |
|||
ngarkesë të plotë dhe përmasat gabaritë nuk mund të jenë më të |
|||
mëdha se sa kufijtë e përcaktuar me udhëzim të veçantë të |
|||
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në përputhje me |
|||
normativat e Komunitetit Europian. |
|||
3. Karakteristikat, për të cilat bëhet fjalë në pikat 1 dhe |
|||
2, janë karakteristikat konstruktive të mjetit. Në aktet në |
|||
zbatim janë përcaktuar kriteret për përcaktimin e |
|||
karakteristikave të sipërtreguara dhe mënyrat për kontrollin e |
|||
tyre, si dhe udhëzimet teknike për verifikimin e tyre me gjendjen |
|||
faktike. |
|||
4. Mjetet e mësipërme, kur e kalojnë kufirin e përcaktuar, |
|||
qoftë edhe për njërën prej karakteristikave të treguara në pikat |
|||
1 dhe 2, konsiderohen si motomjete. |
|||
Neni 53 |
|||
MOTOMJETET |
|||
1. Motomjetet janë mjete me motor, me dy, tri ose katër |
|||
rrota dhe ndahen në: |
|||
a) motorë: mjete me dy rrota, të destinuara për transport |
|||
njerëzish, në numër jo më të madh se dy veta, duke përfshirë edhe |
|||
drejtuesin e mjetit; |
|||
b) motorë me kosh: mjete me tri rrota, të destinuara për |
|||
transport njerëzish, të pajisura me karroceri të përshtatshme dhe |
|||
të afta të mbajnë deri në katër njerëz, duke përfshirë edhe |
|||
drejtuesin e mjetit; |
|||
c) motomjetet për transport të përzier: mjete me tri rrota |
|||
të destinuara për transport njerëzish ose mallrash, kanë |
|||
maksimumi katër ndenjëse, duke përfshirë edhe atë të drejtuesit |
|||
të mjetit; |
|||
d) motokarro: mjet me tri rrota, i destinuar për transport |
|||
malli; |
|||
e) mototërheqës: motokarro me tri rrota, e destinuar për |
|||
tërheqjen e gjysmërimorkiove; |
|||
f) motokarro për transporte të veçanta: mjete me tri rrota, |
|||
të destinuara për transportin e disa mallrave ose njerëzve të |
|||
caktuar në kushte të veçanta dhe karakterizohen nga pajisja, në |
|||
mënyrë të përhershme, me mekanizma specialë që i shërbejnë këtij |
|||
qëllimi; |
|||
g) motokarro për përdorim të veçantë: mjete me tri rrota dhe |
|||
të pajisura me mekanizma të veçantë që qëndrojnë gjithmonë mbi |
|||
to; në këto mjete lejohet transporti i personelit dhe materialeve |
|||
që lidhen me ciklin operativ të këtyre mekanizmave; |
|||
h) autokarro: mjet me katër rrota i destinuar për transport |
|||
mallrash, me maksimumi një njeri në kabinë përveç drejtuesit të |
|||
mjetit; kryen transport të veçantë dhe përdoret në raste të |
|||
veçanta; pesha e mjetit pa ngarkesë nuk i kalon 0,55 tonët, duke |
|||
përjashtuar peshën e baterive nëse ka tërheqje elektrike; i aftë |
|||
të lëvizë në rrugë horizontale me një shpejtësi maksimale deri |
|||
në 80 km/h; karakteristikat konstruktive janë përcaktuar në aktet |
|||
në zbatim; mjete të tilla, në qoftë se kalojnë edhe vetëm njërin |
|||
prej kufijve të mësipërm, konsiderohen automjete. |
|||
2. Gjithashtu, konsiderohen motokarro edhe motoartikularet |
|||
që janë: komplekse mjetesh, të përbëra nga një mototërheqës dhe |
|||
nga një gjysmërimorkio, të destinuara për transportin, për të |
|||
cilin bëjnë fjalë shkronjat e mësipërme "d", "f" dhe "g". |
|||
3. Në aktet në zbatim përcaktohen tipat e motokarrove që |
|||
regjistrohen si motokarro për transport të veçantë dhe për |
|||
përdorim të veçantë. |
|||
4. Motomjetet nuk mund t'i kalojnë 1.60 m gjerësi, 4.00 m |
|||
gjatësi dhe 2.50 m lartësi. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të |
|||
plotë e një mjeti të tillë nuk duhet t'i kalojë 2.5 tonët. |
|||
5. Motoartikularët mund të kenë një gjatësi maksimale deri |
|||
në 5 m. |
|||
6. motokarrot, për të cilat flasin shkronjat "d", "e", "f" |
|||
dhe "g", mund të kenë deri në dy ndenjëse për njerëzit që merren |
|||
me transportin, duke përfshirë edhe drejtuesin e mjetit. |
|||
NENI 54 |
|||
AUTOMJETET |
|||
1. Automjetet janë mjete me motor me të paktën katër rrota, |
|||
me përjashtim të autokarrove. Automjetet ndahen në: |
|||
a) autovetura: mjete të destinuara për transport njerëzish, |
|||
që kanë maksimumi nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen |
|||
e drejtuesit të mjetit; |
|||
b) autobus: mjet i destinuar për transport njerëzish me më |
|||
shumë se nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen e |
|||
drejtuesit të mjetit; |
|||
c) automjet për transport të përzier: mjet që ka një peshë |
|||
të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të madhe se 3.5 tonë, |
|||
ose 4.5 tonë kur ka tërheqje elektrike a me bateri; janë të |
|||
destinuara për transport njerëzish dhe mallrash me kapacitet |
|||
maksimal nëntë ndenjëse, duke përfshirë edhe ndenjësen e |
|||
drejtusit të mjetit; |
|||
d) kamion: mjet i destinuar për transportin e mallrave dhe |
|||
të njerëzve të caktuar me përpunimin ose transportin e këtyre |
|||
mallrave; |
|||
e) tërheqës: mjet i destinuar vetëm për tërheqjen e |
|||
rimorkiove ose gjysmërimorkiove; |
|||
f) automjet për transport të veçantë: mjet transporti i |
|||
destinuar për transportin e disa mallrave ose njerëzve të caktuar |
|||
në kushte të veçanta dhe karakterizohet nga pajisja në mënyrë të |
|||
përhershme, me mekanizma specialë që i shërbejnë këtij qëllimi; |
|||
g) automjet që përdorim të veçantë: mjete të pajisura në |
|||
mënyrë të përhershme me mekanizma të veçantë dhe të destinuar |
|||
përgjithësisht për transportin e këtyre makanizmave; mbi këto |
|||
automjete lejohet transporti i personelit dhe materialeve që kanë |
|||
lidhje me ciklin operativ të këtyre mekanizmave, si dhe |
|||
transporti i njerëzve dhe mallrave që kanë lidhje me |
|||
destinacionin e përdorimit të këtyre mekanizmave. |
|||
h) Autotrenat: komplekse mjetesh të përbëra nga dy njësi të |
|||
veçanta të lidhura bashkë, nga të cilat njëra është udhëzuese; |
|||
vetëm për zbatimin e nenit 61, pikat 1 dhe 2, autotrenat që kanë |
|||
në mënyrë të përhershme pajisje të veçanta për transportin e |
|||
mallrave të përcaktuar në aktet në zbatim, do të përbëjnë një |
|||
njësi të vetme. Në çdo rast, nëse tejkalohen përmasat gabaritë |
|||
kufitare të përcaktuara në nenin 61, mjeti ose transporti |
|||
konsiderohet jashtë norme; |
|||
i) gjysmërimorkiatorë: mjete të përbëra nga një tërheqës dhe |
|||
nga një gjysmërimorkio; |
|||
j) artikular: është autobus i përbërë nga dy pjesë të ngurta |
|||
të lidhura ndërmjet tyre nëpërmjet një mekanizmi të artikuluar; |
|||
në këta tipa mjetesh pasagjerët e secilës pjesë qarkullojnë |
|||
lirisht nga njëra te tjetra; ndarja ose lidhja e të dy pjesëve |
|||
të mjetit me njëra-tjetrën bëhet vetëm në ofiçinë; |
|||
k) autokampe: mjete që kanë një karroceri speciale dhe janë |
|||
të pajisur në mënyrë të përhershme për t'iu përshtatur |
|||
transportit dhe strehimit të deri shtatë njerëzve, duke përfshirë |
|||
edhe drejtuesin e mjetit; |
|||
l) makina ngarkim-stransporti: mjete ose komplekse mjetesh |
|||
që kanë pajisje të veçanta për ngarkimin dhe transportin e |
|||
materialeve që përdoren, ose janë produkt i punimeve të ndërtimit |
|||
dhe të gërmimeve në miniera, si dhe të materialeve që plotësojnë |
|||
gjatë ecjes ciklin e prodhimit të tyre; këto mjete ose komplekse |
|||
mjetesh mund të përdoren në transporte që kalojnë kufirin e |
|||
ngarkesës të përcaktuar në nenin 62, por jo atë të nenit 10, pika |
|||
8; në çdo rast nuk duhet të kalojnë përmasat gabaritë kufitare |
|||
të përcaktuara në nenin 61; makinat e ngarkim-transportit duhet, |
|||
gjithashtu, të jenë të përshtatshme për t'u përdorur në kantiere |
|||
ose për përdorim të përzier në rrugë dhe jashtë saj. |
|||
2. Në aktet në zbatim përcaktohen, sipas pajisjeve të tyre |
|||
shoqëruese, tipat e automjeteve që regjistrohen si automjete për |
|||
transporte të veçanta dhe si automjete për përdorime të veçanta. |
|||
NENI 55 |
|||
TROLEJBUSET |
|||
1. Trolejbuset janë mjete me motor elektrik, që e marrin |
|||
energjinë me kontakt nga linja ajrore elektrike dhe që lëvizin |
|||
mbi rrota të zakonshme gome. Trolejbusi mund të ketë edhe një |
|||
motor me djegie të brendshme ndihmës për lëvizje, ose të jetë i |
|||
pajisur me bateri për ushqimin e motorit elektrik në mungesë të |
|||
ushqimit nga linjat ajrore të kontaktit. |
|||
2. Trolejbuset mund të ndahen sipas kategorive të |
|||
parashikuara në nenin 54 për automjetet. |
|||
NENI 56 |
|||
RIMORKIOT |
|||
1. Rimorkiot janë mjete të destinuara për t'u tërhequr nga |
|||
automjetet, për të cilat flitet në nenin 54, dhe nga trolejbuset |
|||
për të cilët flitet në nenin 55, duke përjashtuar artikularet. |
|||
2. Rimorkiot ndahen në: |
|||
a) rimorkio ose gjysmërimorkio për transport pasagjerësh, |
|||
ku përfshihen rimorkiot me të paktën dy akse; |
|||
b) rimorkio për transport mallrash; |
|||
c) rimorkio për transport të veçantë, sipas kuptimit |
|||
përkatës që është dhënë në shkronjën "f" të nenit 54; |
|||
d) rimorkio për përdorim të veçantë, sipas kuptimit të dhënë |
|||
në shkronjat "g" dhe "h" të nenit 54; |
|||
e) rimorkio kamp: rimorkio me një aks ose me dy akse të |
|||
vendosura në një largësi jo më shumë se një metër, që kanë një |
|||
karroceri të veçantë dhe të pajisur për t'u përdorur si |
|||
vendstrehim, por vetëm kur mjeti është i ndalur; |
|||
f) rimorkio për transportin e pajisjeve turistike dhe |
|||
sportive: rimorkio me një aks ose me dy akse të vendosura në një |
|||
largësi jo më shumë se një metër, të cilat kanë pajimin e |
|||
nevojshëm për transportimin e pajisjeve turistike dhe sportive, |
|||
si barka, planera etj. |
|||
3. Gjysmërimorkiot janë mjete të ndërtuara në mënyrë të |
|||
tillë që një pjesë e tyre t'i mbivihet njësisë motorike dhe që |
|||
një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës së saj të mbahet nga kjo |
|||
njësi. |
|||
4. Karrelat janë mjete shtojcë që nuk kanë më shumë se dy |
|||
rrota dhe janë të destinuara për transport bagazhi, pajisjesh |
|||
etj. si këto; tërhiqen nga automjetet, për të cilat flitet në |
|||
nenin 54, pika 1, duke përjashtuar ato për të cilat flitet te |
|||
shkronjat "h", "i" dhe "l". Karrelat konsiderohen pjesë përbërëse |
|||
e automjeteve, kur hyjnë brenda përmasave gabaritë kufitare dhe |
|||
të ngarkesës së lejuar të përcaktuar nga nenet 61 dhe 62 |
|||
NENI 57 |
|||
MAKINAT BUJQESORE |
|||
1. Makinat bujqësore janë makina me rrota ose me zinxhirë, |
|||
të destinuara për t'u përdorur në bujqësi dhe pylltari, dhe mund |
|||
të lëvizin mbi rrugë njëlloj si mjetet e tjera për të kaluar nga |
|||
një vend pune te një tjetër, ose për të transportuar mallra |
|||
bujqësore etj. |
|||
2. Sipas qarkullimit mbi rrugë makinat bujqësore ndahen në: |
|||
a) vetëlëvizëse: |
|||
1) traktorë bujqësorë: makina me motor me ose pa vend |
|||
ngarkimi që kanë të paktën dy akse, të destinuara përgjithësisht |
|||
për tërheqje, por që shërbejnë edhe për shtytje ose për të vënë |
|||
në lëvizje mekanizma të caktuar; mund të jenë të pajisur me |
|||
mekanizma që mbarten plotësisht ose jo plotësisht nga traktori |
|||
dhe që konsiderohen pjesë përbërëse të tij; |
|||
2) makina bujqësore teknologjike me dy ose më shumë akse: |
|||
janë makina të pajisura ose të destinuara për përdorim të |
|||
mekanizmave speciale për kryerjen e operacioneve të caktuara |
|||
bujqësore; |
|||
3) makina bujqësore teknologjike me një aks: janë makina që |
|||
drejtohen nga toka prej drejtuesit të mjetit dhe mund të jenë të |
|||
pajisura me karrel të shkëputshëm dhe të destinuar vetëm për |
|||
transportin e drejtuesit të mjetit. Pesha e përgjithshme e mjetit |
|||
nuk duhet t'i kalojë 0,7 tonët, duke përfshirë edhe drejtuesin |
|||
e mjetit; |
|||
b) të tërhequra: |
|||
1) makina bujqësore teknologjike: janë makina për kryerjen |
|||
e operacioneve bujqësore dhe për transportin e mekanizmave dhe |
|||
pajisjeve funksionale për punimet mekaniko-bujqësore; janë mjete |
|||
që tërhiqen nga makina bujqësore vetëlëvizëse, me përjashtim të |
|||
atyre për të cilat flitet në shkronjën "a", pika 3; |
|||
2) rimorkio bujqësore: mjete të destinuara për ngarkesë dhe |
|||
të tërhequra nga traktorë bujqësorë; mund të jenë të pajisura me |
|||
mekanizmat e nevojshme për punime bujqësore. Ngarkesa e |
|||
përgjithshme e mjetit me ngarkesë të plotë nuk duhet t'i kalojë |
|||
1.5 tonët. Rimorkiot konsiderohen pjesë përbërëse të traktorit |
|||
që i tërheq; |
|||
3) për t'iu përshtatur qarkullimit rrugor, makinat bujqësore |
|||
vetëlëvizëse me rrota pneumatike ose sistem ekuivalent me to, nuk |
|||
duhet të jenë të afta ta kalojnë shpejtësinë 40 km/h, kur lëvizin |
|||
në rrugë horizontale; makinat bujqësore me rrota metalike, |
|||
gjysmëpneumatike ose me zinxhirë metalikë, me kusht që të kenë |
|||
veshje mbrojtëse, si dhe makinat bujqësore teknologjike me një |
|||
aks dhe me karrel për drejtuesin e mjetit, nuk duhet të jenë të |
|||
afta ta kalojnë shpejtësinë 15 km/h, kur lëvizin në rrugë |
|||
horizontale. |
|||
4) makinat bujqësore, për të cilat flitet në shkronjën "a", |
|||
pikat 1 dhe 2, si dhe në shkronjën "b", pika 1, mund të kenë |
|||
maksimumi tri ndenjëse për personelin e shërbimit, duke përfshirë |
|||
edhe drejtuesin e mjetit; rimorkiot bujqësorë mund të përdoren |
|||
edhe vetëm për transportin e personelit të sipërpërmendur, |
|||
mjafton që të pajisen jo në mënyrë të përhershme me mjetet e |
|||
nevojshme. |
|||
NENI 58 |
|||
MAKINAT TEKNOLOGJIKE |
|||
1. Makinat teknologjike janë makina vetëlëvizëse ose që |
|||
tërhiqen, me rrota ose me zinxhirë. Këto makina janë të |
|||
destinuara të operojnë mbi rrugë dhe në kantiere dhe mund të jenë |
|||
të pajisura me mekanizma specialë. Këto mjete mund të lëvizin në |
|||
rrugë për të kaluar nga një vend pune në tjetrin ose për të |
|||
zhvendosur sende që lidhen me ciklin e punës së vetë makinës ose |
|||
të kantierit, sipas kufizimeve dhe mënyrave të përcaktuara nga |
|||
aktet në zbatim. |
|||
2. Sipas qëllimeve të qarkullimit rrugor, makinat |
|||
teknologjike ndahen në: |
|||
a) makina që përdoren për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e |
|||
veprave ndërtimore a të infrastrukturës rrugore ose për |
|||
rivendosjen e trafikut; |
|||
b) makina që zhbllokojnë rrugën nga bora ose ndihmëse që |
|||
shpërndajnë rërë a gjëra të këtij lloji; |
|||
c) motopirunët dhe elektropirunët: mjete të destinuara për |
|||
lëvizjen e sendeve. |
|||
3. Makinat teknologjike vetëlëvizëse, sipas karakteristikave |
|||
që kanë, mund të kenë jo më shumë se tri ndenjëse për personelin |
|||
e shërbimit, duke përfshirë edhe drejtuesin e tyre. |
|||
4. Për t'iu përshtatur qarkullimit rrugor, këto makina nuk |
|||
duhet të jenë të afta ta kalojnë shpejtësinë 40 km/h, kur lëvizin |
|||
në rrugë horizontale, kurse makinat teknologjike vetëlëvizëse me |
|||
rrota jopneumatike a me zinxhirë nuk duhet të jenë të afta ta |
|||
kalojnë shpejtësinë 15 km/h, kur lëvizin në rrugë horizontale. |
|||
NENI 59 |
|||
MJETE RRUGORE TE VECANTA |
|||
1. Quhen mjete rrugore të veçanta, ato që për |
|||
karakteristikat e tyre të veçanta nuk bëjnë pjesë në mjetet e |
|||
kategorizuara nga neni 52 deri te neni 58. |
|||
2. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, në marrëveshje |
|||
me ministrat që interesohen për këto probleme, përcakton me |
|||
urdhër të tij: |
|||
a) kategoritë e treguara në nenet e mësipërme, ku duhet të |
|||
futen mjetet e veçanta sipas qëllimeve të qarkullimit dhe të |
|||
drejtimit të tyre; |
|||
b) kërkesat teknike të përshtatshmërisë së këtyre mjeteve |
|||
ndaj qarkullimit, duke i identifikuar, sipas kritereve të |
|||
ekuivalentimit, me kërkesat përkatëse të përcaktuara për |
|||
kategoritë e sipërpërmendura të mjeteve. |
|||
NENI 60 |
|||
CIKLOMOTORE DHE AUTOMJETE TE HERSHME ME INTERES HISTORIK DHE |
|||
KOLEKSIONIMI |
|||
1. Janë futur në kategorinë e mjeteve të veçantë |
|||
ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet e prodhimeve të hershme, |
|||
si edhe ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet me interes |
|||
historik dhe koleksionimi. |
|||
2. Hyjnë në kategorinë e prodhimeve të hershme ciklomotorët, |
|||
motomjetet dhe automjetet që janë hequr nga përdorimi i |
|||
zakonshëm, sepse janë të destinuara për t'u ruajtur në muze ose |
|||
në lokale publike e private dhe që nuk lejohet të përdoren pasi |
|||
nuk plotësojnë kërkesat e normave në fuqi për qarkullimin rrugor. |
|||
Mjete të tilla janë regjistruar në listën e qendrës historike të |
|||
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. |
|||
NENI 61 |
|||
PERMASAT GABARITE KUFITARE |
|||
1. Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në nenin 10 dhe |
|||
në pikat e tjera të këtij neni, çdo mjet rrugor, duke përfshirë |
|||
edhe ngarkesën e tij, duhet të ketë: |
|||
a) gjerësi maksimale jo më të madhe se 2.50 m; në |
|||
llogaritjen e kësaj gjerësie nuk futen pasqyrat ke lëvizshme të |
|||
shikimit prapa; |
|||
b) lartësi maksimale jo më të madhe se 4 m; për autobuset |
|||
dhe trolejbuset e destinuar për linjat e shërbimeve publike |
|||
urbane dhe interurbane, lejohet të kenë lartësi deri 4.30 m; |
|||
c) gjatësi të përgjithshme, duke përfshirë dhe mekanizmat |
|||
e tërheqjes, jo më të madhe se 7.50 m për mjetet me një aks dhe |
|||
12 m për mjetet teke me dy e më shumë akse. |
|||
2. Gjysmërimorkiatorët dhe artikularët mund të kenë, duke |
|||
përfshirë dhe mekanizmat e tërheqjes, gjatësi maksimale 16.50 m, |
|||
me kusht që të jenë respektuar edhe kufizimet e tjera të |
|||
përcaktuara në aktet në zbatim; autobuset dhe trolejbuset |
|||
artikulare të linjave të shërbimit publik të pasagjerëve, që |
|||
qarkullojnë në itinerare të përcaktuara, mund të kenë gjatësi |
|||
maksimale deri 18 m; autotrenat dhe trolejbuset me rimorkio mund |
|||
të kenë gjatësi maksimale deri 18.35 m, me kusht që të jenë |
|||
respektuar edhe kufizimet e tjera të përcaktuara në aktet në |
|||
zbatim. |
|||
3. Gjatësia e autokampeve nuk mund të jetë më e madhe se 8 |
|||
m. Gjatësia e rimorkiove kamp, duke përfshirë dhe mekanizmat e |
|||
tërheqjes, nuk mund të jetë më e madhese 6.50 m, kur janë me një |
|||
aks dhe 8 m, kur janë me dy akse. Gjerësia e autokampeve dhe |
|||
rimorkiove kamp nuk duhet të jetë më e madhe se 2.50 m dhe |
|||
lartësia maksimale nga toka nuk duhet ta kalojë 1.8 herë |
|||
largësinë minimale (në aksin tërthor) midis rrotave të mjetit. |
|||
4. Gjerësia maksimale e mjeteve të transportit me regjim |
|||
temperature të kontrolluar të mallrave që prishen, mund të arrijë |
|||
në 2.60 m; në llogaritjen e kësaj gjerësie nuk futen pasqyrat e |
|||
lëvizshme të shikimit prapa. |
|||
5. Për të siguruar lëvizje të rregullt në kthesë të mjeteve |
|||
dhe komplekseve të mjeteve, aktet në zbatim përcaktojnë kushtet |
|||
që duhet të plotësojnë ato dhe mënyrën e kontrollit. |
|||
6. Mjetet që për kërkesa të veçanta funksionale, vetëm ose |
|||
së bashku me ngarkesën e tyre, i tejkalojnë përmasat gabaritë |
|||
kufitare të përcaktuara në pikat e mësipërme, mund të qarkullojnë |
|||
vetëm si mjete jashtë norme ose si transporte në kushte |
|||
jonormale. |
|||
7. Cilido që qarkullon me mjete ose komplekse mjetesh, duke |
|||
përfshirë edhe ngarkesën, që tejkalojnë përmasat gabaritë |
|||
kufitare të përcaktuara në këtë nen, ndëshkohet me sanksione |
|||
sipas nenit 10. |
|||
NENI 62 |
|||
NGARKESAT KUFITARE |
|||
1. Pesha kufitare e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një |
|||
mjeti, që përbëhet nga pesha e vetë mjetit të gatshëm për lëvizje |
|||
dhe nga ajo e ngarkesës së tij, duke përjashtuar rastet e |
|||
përcaktuara në nenin 10 dhe në pikat 2, 3, 4, 5 e 6 të këtij |
|||
neni, nuk mund të jetë më e madhe se 5 tonë për aks për mjetet |
|||
me një aks, 8 tonë për aks për ato me dy akse dhe 10 tonë për aks |
|||
për ato me 3 e më shumë akse. |
|||
2. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një |
|||
rimorkioje me një aks nuk mund të jetë më e madhe se 6 tonë. |
|||
3. Duke përjashtuar rastet e përcaktuara ndryshe nga neni |
|||
104, për mjetet teke me motor me rrota pneumatike, që ushtrojnë |
|||
një ngarkesë mesatare njësi mbi rrugë jo më të madhe se 8 daN/cm2 |
|||
(dekanjuton për centimetër katror) dhe që, kur kanë tri ose më |
|||
shumë akse, largësia midis dy akseve njëri pas tjetrit nuk është |
|||
më e vogël se një metër, pesha e përgjithshme me ngarkesë të |
|||
plotë nuk mund të jetë më e madhe se 18 tonë për mjetet me dy |
|||
akse dhe 25 tonë për ato me 3 akse; 26 dhe 32 tonë përkatësisht |
|||
për mjete me 3 dhe 4 akse, kur aksi i udhëzuar ka rrota të |
|||
dyfishta dhe sistem varjeje pneumatik ose një sistem tjetër |
|||
ekuivalent me të, sipas normave të Ministrisë që mbulon |
|||
veprimtarinë përkatëse. |
|||
4. Pesha e përgjithshme me ngarkesë të plotë e një |
|||
gjysmërimorkiatori ose autotreni, kur plotësojnë kushtet e pikës |
|||
3, nuk duhet të jetë më e madhe se 40 tonë, kur kanë 4 akse dhe |
|||
44 tonë, kur kanë 5 e më shumë akse. |
|||
5. Cilido qoftë tipi i mjetit, pesha për aksin më të |
|||
ngarkuar nuk duhet të jetë më e madhe se 10 tonë. Për rrugët a |
|||
korridoret ndërkombëtare, që përcaktohen si të tilla me urdhëresë |
|||
të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, ky kufi është |
|||
11.5 tonë për aks. |
|||
6. Në rastet e dy akseve afër njëri-tjetrit, shuma e peshave |
|||
mbi dy akset nuk duhet të jetë më e madhe se: |
|||
- 12 tonë, kur largësia aksiale është më e vogël se një |
|||
metër; |
|||
- 16 tonë, kur largësia aksiale është një ose më e madhe se |
|||
një metër dhe më e vogël se 1.30 m; |
|||
- 18 tonë, kur largësia aksiale është e barabartë ose më e |
|||
madhe se 1.30 m dhe më e vogël se 1.80 m. |
|||
Në rastin e fundit kufiri rritet deri në 19 tonë, kur aksi |
|||
i udhëzuar ka rrota të dyfishta dhe sistem varjeje pneumatik ose |
|||
sistem tjetër ekuivalent me të, sipas normave të Ministrisë që |
|||
mbulon veprimtarinë përkatëse. |
|||
7. Kushdo që qarkullon me një mjet, i cili me ngarkesën i |
|||
tejkalon kufijtë e peshave të përcaktuara nga ky nen, i |
|||
nënshtrohet sanksioneve sipas nenit 10, me përjashtim të rasteve |
|||
të parashikuara në nenin 165. |
|||
NENI 63 |
|||
TERHEQJA E MJETEVE |
|||
1. Asnjë mjet nuk mund të tërheqë ose nuk mund të tërhiqet |
|||
nga më shumë se një mjet, përveç rasteve të nevojshme të |
|||
parashikuara për transporte jashtë norme, për të cilat flitet në |
|||
nenin 10, si dhe përveç atyre të parashikuara nga dispozitat e |
|||
nenit 103. |
|||
2. Një automjet mund të tërheqë një mjet që nuk është |
|||
rimorkio, vetëm kur ky i fundit nuk është i aftë të qarkullojë |
|||
si pasojë e një avarie ose për mungesë të agregateve të |
|||
rëndësishme, si dhe sipas rasteve të parashikuara në nenin 157. |
|||
Qëndrueshmëria e lidhjes, mënyrat dhe kujdesi në tërheqje gjatë |
|||
drejtimit të mjetit duhet t'u përgjigjen kërkesave të sigurisë |
|||
së qarkullimit rrugor. |
|||
3. Përveç rasteve të treguara në pikën 2, Ministria që |
|||
mbulon veprimtarinë përkatëse mund të autorizojë për raste të |
|||
veçanta tërheqjen me automjete të mjeteve që nuk janë rimorkio. |
|||
4. Në aktet e zbatimit të këtij Kodi jepen kriteret për |
|||
përcaktimin e peshave kufitare për mjetet e rimorkiueshme, si dhe |
|||
mënyrat dhe procedurat e ganxhimit. |
|||
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me |
|||
masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë |
|||
lekë. |
|||
KREU 2 |
|||
MJETET E TERHEQURA ME KAFSHE, SLITAT DHE BIÇIKLETAT |
|||
NENI 64 |
|||
Pajisjet e frenimit të mjeteve që tërhiqen nga kafshët dhe |
|||
të slitave |
|||
1. Mjetet që tërhiqen me kafshë dhe slitat, duhet të jenë |
|||
të pajisura me sisteme frenimi të efektshme dhe të vendosura në |
|||
mënyrë të tillë që të mund të manovrohen lehtësisht në çdo rast. |
|||
2. Janë të ndaluara sistemet e frenimit që veprojnë |
|||
drejtpërdrejt në sipërfaqen e rrugës. |
|||
NENI 65 |
|||
PAJISJET E SINJALIZIMIT PAMOR TE MJETEVE TE TERHEQURA NGA |
|||
KAFSHET DHE TE SLITAVE |
|||
1. Në orët dhe në rastet e parashikuara në nenin 150, pika |
|||
1, mjetet e tërhequra me kafshë dhe slitat duhet të jenë të |
|||
pajisura me dy fenerë të përparmë që lëshojnë dritë të bardhë |
|||
përpara dhe me dy fenerë të prapmë që lëshojnë nga pas dritë të |
|||
kuqe; fenerët janë vendosur në anët e mjetit. Duhet të jenë të |
|||
pajisur edhe me dy sinjale reflektuese të bardha në pjesën e |
|||
përparme, dy të kuqe nga pas dhe nga një sinjal reflektues ngjyrë |
|||
portokalli në çdo anë. Këto mjete duhet të jenë të pajisura me |
|||
sinjale rreziku të lëvizshme. |
|||
2. Cilido që qarkullon me një mjet që tërhiqet nga kafshët |
|||
ose me një slitë të papajisur me sistemet e frenimit dhe |
|||
sinjalizimin pamor të parashikuar nga nenet 64, 65 dhe 69, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në |
|||
katër mijë lekë. |
|||
NENI 66 |
|||
RRATHET METALIKE TE RROTAVE |
|||
1. Mjetet që tërhiqen nga kafshët, me peshë të përgjithshme |
|||
me ngarkesë të plotë deri në 6 tonë, mund të pajisen me rrathë |
|||
metalikë, me kusht që kjo peshë të mos jetë më e madhe se 15/100 |
|||
e vlerës numerike të gjerësisë së rrethit metalik të rrotës, të |
|||
shprehur në centimetra. Në çdo rast tjetër mjetet duhet të jenë |
|||
të pajisura me rrota gome. |
|||
2. Gjerësia e çdo rrethi rrote nuk mund të jetë kurrë më e |
|||
vogël se 50 mm; buzët e rrathëve në kontakt me rrugën duhet të |
|||
jenë të rrumbullakuara me rreze jo më të vogël se trashësia e |
|||
rrethit metalik; gjatë përcaktimit të gjerësisë së rrethit |
|||
metalik të rrotës duhet të zbriten 5 mm për anë si efekt i |
|||
rakordimeve. |
|||
3. Sipërfaqja e rrotullimit të rrethit metalik duhet të jetë |
|||
cilindrike dhe pa të dala, rrudhosje a ndërprerje. |
|||
4. Bashkitë dhe komunat bëjnë verifikimin e gjerësisë së |
|||
rrathëve metalikë të rrotave, si dhe përcaktojnë peshën e |
|||
përgjithshme me ngarkesë të plotë të lejuar për çdo mjet që |
|||
tërhiqet nga kafshët, i destinuar për transport mallrash. |
|||
NENI 67 |
|||
TARGAT E MJETEVE TE TERHEQURA NGA KAFSHET DHE TE SLITAVE |
|||
1. Mjetet që tërhiqen me kafshë dhe slitat duhet të jenë të |
|||
pajisura me një targë që tregon pronarin e mjetit, bashkinë ose |
|||
komunën ku ai banon, destinacionin e përdorimit të mjetit, numrin |
|||
e regjistrimit dhe, për mjetet e destinuara për transport |
|||
mallrash, peshën e përgjithshme të lejuar me ngarkesë të plotë, |
|||
si dhe gjerësinë e rrethit metalik të rrotës. |
|||
2. Targa rinovohet vetëm kur duhet të modifikohet ndonjë |
|||
prej treguesve të targës ose kur këta tregues nuk janë më të |
|||
lexueshëm. |
|||
3. Dhënia e targave bëhet nga bashkitë dhe komunat që ua |
|||
japin të interesuarve me gjithë treguesit e përcaktuar në pikën |
|||
1. Modeli i targave dhe çmimi përcaktohen në rregulloren e |
|||
zbatimit të këtij Kodi. |
|||
4. Mjetet që tërhiqen me kafshë dhe slitat regjistrohen në |
|||
regjistrin e posaçëm të bashkisë apo komunës ku banon pronari i |
|||
mjetit. |
|||
5. Cilido që qarkullon me një mjet që tërhiqet nga kafshët |
|||
dhe që nuk plotëson kushtet e neneve 66, 67 dhe 69, ose qarkullon |
|||
me një slitë të papajisur me targën e përcaktuar, apo që nuk i |
|||
plotëson kërkesat e parashikuara në pikën 2, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. |
|||
6. Cilido që në mënyrë abuzive prodhon ose shet targa për |
|||
mjete që tërhiqen me kafshë, slita, ose që përdor targa të |
|||
prodhuara në mënyrë abuzive, për rastet kur nuk përbën krim, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në |
|||
njëzet mijë lekë. |
|||
7. Shkeljet, për të cilat flitet në pikat 5 dhe 6, |
|||
shoqërohen me masën administrative plotësuese të konfiskimit të |
|||
targës që nuk i përgjigjet kërkesave të përcaktuara, ose që është |
|||
prodhuar në mënyrë abuzive. |
|||
NENI 68 |
|||
PAJISJET E FRENIMIT DHE TE SINJALIZIMITPAMOR E ZANOR TE |
|||
BICIKLETAVE |
|||
1. Biçikletat duhet të jenë të pajisura me rrota pneumatike, |
|||
si dhe |
|||
a) për frenimin: me sistem të pavarur për çdo aks, që vepron |
|||
shpejt dhe me efektshmëri në rrotat përkatëse; |
|||
b) për sinjalizimin zanor: me një zile; |
|||
c) për sinjalizimin pamor: në pjesën e përparme me një dritë |
|||
të bardhë ose të verdhë, në pjesën e prapme me dritë të kuqe dhe |
|||
sinjale reflektuese të kuqe; gjithashtu te pedalet duhet të kenë |
|||
sinjale reflektuese të verdha dhe të tilla, të ngjashme, duhet |
|||
të ketë edhe anash. |
|||
2. Pajisjet e sinjalizimit sipas shkronjës "c" të pikës 1 |
|||
duhet të mos mungojnë dhe të jenë funksionuese në rastet dhe orët |
|||
e parashikuara nga neni 150, pika 1. |
|||
3. Pajisjet e sinjalizimit të parashikuara në shkronjat "b" |
|||
dhe "c" të pikës 1, nuk përdoren në biçikletat, kur këto përdoren |
|||
në garat sportive. |
|||
4. Cilido që qarkullon me biçikletë që nuk ka goma |
|||
pneumatike ose në të cilën, pajisjet e frenimit a të sinjalizimit |
|||
pamor zanor mungojnë ose nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në |
|||
këtë nen dhe në nenin 69, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. |
|||
NENI 69 |
|||
KARAKTERISTIKAT E PAJISJEVE TE SINJALIZIMIT DHE TE FRENIMIT TE |
|||
MJETEVE TE TERHEQURA NGA KAFSHET DHE TE TERHEQURA NGA KAFSHET |
|||
DHE TE SLITAVE E BICIKLETAVE |
|||
Në aktet në zbatim të këtij Kodi, për mjetet e përmendura |
|||
në nenet 49, 50 dhe 51, janë përcaktuar: numri, ngjyra, |
|||
karakteristikat dhe mënyrat e përdorimit të pajisjeve të |
|||
sinjalizimit pamor, karakteristikat dhe mënyrat e përdorimit të |
|||
pajisjeve të frenimit për mjetet e tërhequra nga kafshët, |
|||
biçikletat, si dhe karakteristikat e pajisjeve të sinjalizimit |
|||
zanor të biçikletave. |
|||
NENI 70 |
|||
SHERBIME TAKSI ME MJETE TRANSPORTI QE TERHIQEN ME KAFSHE |
|||
1. Bashkitë dhe komunat janë të autorizuara të lëshojnë leje |
|||
për shërbime taksi me mjete që tërhiqen me kafshë. Një shërbim |
|||
i tillë zhvillohet në territorin e bashkisë dhe bashkitë |
|||
përcaktojnë vendet dhe zonat ku mund të lejohen këto shërbime për |
|||
interesa turistikë e kulturorë. Mjetet që tërhiqen me kafshë, të |
|||
destinuara për shërbime taksi, përveç targës së treguar në nenin |
|||
67, duhet të pajisen me një targë tjetër, me shënimin "SHERBIM |
|||
TAKSI". Bashkitë dhe komunat mund të përcaktojnë zona të veçanta, |
|||
të kufizuara dhe të piketuara, për vendqëndrimin e mjeteve të |
|||
tërhequra me kafshë, të destinuara për shërbimet taksi. |
|||
2. Aktet në zbatim përcaktojnë: |
|||
a) tipat e mjeteve që tërhiqen nga kafshë, të destinuara për |
|||
shërbimin taksi; |
|||
b) kushtet dhe kërkesat për të marrë lejen për një shërbim |
|||
të tillë; |
|||
c) mënyrat e kontrollit të këtij shërbimi; |
|||
d) mënyrat e dhënies së lejeve, për të cilat është folur në |
|||
pikën 1. |
|||
3. Në vendet dhe në periudhat e kohës, në të cilat lejohet |
|||
përdorimi i slitave, mund të caktohen slita për shërbime taksi. |
|||
Zbatohen po ato norma të shërbimit taksi të mjeteve që tërhiqen |
|||
nga kafshë. |
|||
4. Çdo mjet ose slitë që tërhiqet nga kafshë e që kryen |
|||
shërbim taksi pa pasur lejen përkatëse, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë; |
|||
si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të |
|||
mjetit. Në qoftë se leja është marrë, por nuk janë respektuar |
|||
kushtet e kësaj leje, masa administrative është me gjobë nga |
|||
pesëqind deri në dy mijë lekë. Një shkelje e tillë shoqërohet me |
|||
masën administrative plotësuese të heqjes së lejes. |
|||
KREU 3 |
|||
MJETET RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOT E TYRE |
|||
PJESA 1 |
|||
NORMAT KONSTRUKTIVE TE PAJIMIT DHE KONTROLLET TEKNIKE |
|||
PER QARKULLIMIN |
|||
NENI 71 |
|||
KARAKTERISTIKAT KONSTRUKTIVE DHE FUKSIONALE TE MJETE ME MOTOR |
|||
DHE RIMORKIOVE TE TYRE |
|||
1. Karakteristikat e përgjithshme konstruktive dhe |
|||
funksionale të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre, që kanë |
|||
lidhje me sigurinë e qarkullimit dhe mbrojtjen e mjedisit nga çdo |
|||
lloj ndotjeje, duke përfshirë edhe sistemin e frenimit, janë |
|||
subjekte të kontrolleve të përcaktuara nga aktet në zbatim. |
|||
2. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me udhëzime |
|||
të veçanta, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe |
|||
ministri të tjera të interesuara, përcaktojnë në mënyrë periodike |
|||
karakteristikat konstruktive dhe funksionale, të cilat duhet t'u |
|||
korrespondojnë automjeteve dhe rimorkiove për transporte të |
|||
veçanta ose për përdorime të veçanta, si dhe mjeteve të |
|||
blinduara. |
|||
3. Ministria, që mbulon veprimtarinë përkatëse, me udhëzime |
|||
të veçanta, së bashku me ministritë e tjera të interesuara, |
|||
përcakton në mënyrë periodike normat teknike, sipas |
|||
karakteristikave të përshkruara në pikat 1 dhe 2, si dhe mënyrat |
|||
për vërtetimin e tyre. |
|||
4. Udhëzimet e përmendura në pikën 3 duhet t'u referohen |
|||
marrëveshjeve ndërkombëtare. |
|||
5. Cilido që qarkullon me mjete me motor ose rimorkio, në |
|||
kundërshtim me rregullat e përcaktuara në aktet në zbatim, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në |
|||
dy mijë lekë. Nëse mjetet me motor dhe rimorkiot përdoren për |
|||
transportin e mallrave të rrezikshme, masa administrative është |
|||
me gjobë nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet |
|||
masa administrative plotësuese e bllokimit të mjetit derisa të |
|||
plotësohen kërkesat e pikave 1,2 e 3. |
|||
NENI 72 |
|||
SISTEMET E PAJIMIT TE MJETEVE RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOVE |
|||
TE TYRE |
|||
1. Ciklomotorët, motomjetet dhe automjetet duhet të jenë të |
|||
pajisura me: |
|||
a) sistem drejtimi; |
|||
b) sistem frenimi; |
|||
c) sistemin e sinjaleve pamore dhe ndriçuese; |
|||
d) sistemin zhurmëmbytës dhe të shkarkimit, në qoftë se kanë |
|||
motor me djegie të brendshme; |
|||
e) sistemin e sinjalizimit zanor; |
|||
f) sistemin e shikimit prapa; |
|||
g) gomat ose sistemin ekuivalent me to. |
|||
2. Automjetet dhe motomjetet me peshë pa ngarkesë mbi 0.35 |
|||
tonë, duhet të pajisen me sistemin e marsheve të lëvizjes prapa. |
|||
3. Automjetet duhet të pajisen edhe me: |
|||
a) mekanizmin e qëndrimit (freni i dorës) dhe mekanizmin e |
|||
mbrojtjes (bllokazhin) për mjetet që janë konstruktuar në mënyrë |
|||
të tillë, duke pasur edhe vendet përkatëse të mbërthimit, që kanë |
|||
karakteristikat e treguara në aktet në zbatim për çdo kategori |
|||
mjetesh; |
|||
b) sinjalin e lëvizshëm për të treguar rrezikun, sipas nenit |
|||
160; |
|||
c) treguesin kilometrik të dyllosur, sipas karakteristikave |
|||
të përcaktuara në aktet në zbatim; |
|||
d) sinjalin e lëvizshëm shumëfunksionesh për ndihmë, |
|||
karakteristikat e të cilit dhe mënyra e përdorimit përcaktohen |
|||
në aktet në zbatim; |
|||
e) kutinë e ndihmës së shpejtë. |
|||
Automjetet mund të pajisen me aparaturë për mbledhjen |
|||
atuomatike të taksave rrugore ose për marrjen e sinjaleve dhe |
|||
informacioneve për gjendjen e trafikut. |
|||
4. Trolejbuset duhet të pajisen me sistemet dhe mekanizmat |
|||
e treguar në pikat 1, 2 dhe 3, të përshtatura për mjete të këtij |
|||
tipi. |
|||
5. Rimorkiot duhet të jenë të pajisura me sistemet e |
|||
treguara në pikën 1, shkronjat "b", "c" dhe "g". Mjetet e afta |
|||
për të tërhequr rimorkiot dhe vetë rimorkiot të jenë të pajisura |
|||
me mekanizma të përshtatshëm për lidhje. |
|||
6. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, duke marrë |
|||
mendimin e Ministrisë së Rendit Publik, me udhëzime të veçanta, |
|||
përcakton sistemet shtesë, me të cilat duhet ose mund të pajisen |
|||
mjetet e treguara në pikat 1 dhe 5, në lidhje me destinacionin |
|||
e tyre të veçantë, ose me normat e veçanta të sjelljes së tyre. |
|||
7. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, me udhëzime |
|||
të veçanta, nxjerr norma të posaçme për mbi sistemet e mjeteve |
|||
të destinuara për invalidët (që drejtohen nga invalidët) ose për |
|||
transportin e tyre. |
|||
8. Sistemet, për të cilat është folur në pikat e mësipërme, |
|||
janë subjekt për homologim nga ana e Ministrisë që mbulon |
|||
veprimtarinë përkatëse. |
|||
9. Në aktet në zbatim janë përcaktuar, për sistemet e |
|||
treguara në pikat e mësipërme, kushtet teknike në lidhje me |
|||
numrin, karakteristikat konstruktive, funksionale dhe të |
|||
montimit, karakteristikat e shenjës dalluese që tregon përputhjen |
|||
e këtyre sistemeve me normat e këtij neni dhe aktet në zbatim të |
|||
tij, si dhe mënyrën e vendosjes. |
|||
10. Normat e përshkruara në pikën 9 duhet t'u referohen |
|||
marrëveshjeve ndërkombëtare. |
|||
11. Homologimi i lëshuar nga një shtet i huaj për një nga |
|||
sistemet e sipërpërmendura, mund të bëhet i vlefshëm në Shqipëri, |
|||
në qoftë se ka reciprocitet, duke respektuar marrëveshjet |
|||
ndërkombëtare. |
|||
12. Cilido që qarkullon me një nga mjetet e lartpërmendura |
|||
në këtë nen, në të cilin mungon ndonjë sistem, ose ky sistem nuk |
|||
është në përputhje me aktet në zbatim, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. |
|||
NENI 73 |
|||
MJETET MBI SHINA NE RRUGE TE PERBASHKETA |
|||
1. Mjetet mbi shina, për të qarkulluar në rrugë të |
|||
përbashkëta me mjetet rrugore me rrota, duhet të jenë të pajisura |
|||
me sisteme ndriçimi dhe sinjalizimi pamor e zanor të ngjashme me |
|||
ato të automjeteve. Gjithashtu, duhet të jenë të pajisura me |
|||
sisteme të tilla që i lejojnë drejtuesit të mjetit lehtësi |
|||
shikimi edhe nga pas. Fushëpamja e drejtuesit të mjetit, përpara |
|||
dhe anash, duhet të jetë e tillë që të lejojë drejtim të sigurt |
|||
të mjetit. |
|||
2. Me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit |
|||
përcaktohen karakteristikat dhe mënyrat e vendosjes së sistemeve |
|||
të përmendura në pikën 1 dhe karakteristikat e fushëpamjes së |
|||
drejtuesit të mjetit. |
|||
3. Cilido që qarkullon në rrugë të përbashkëta, me një mjet |
|||
mbi shina, që i mungojnë një ose disa prej sistemeve të |
|||
parashikuara nga ky nen, ose në të cilin disa prej sistemeve, |
|||
duke përfshirë edhe fushëpamjen, nuk janë në përputhje me |
|||
karakteristikat a mënyrat e vendosjes sipas pikës 2, ndëshkohet |
|||
me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë |
|||
lekë. |
|||
NENI 74 |
|||
TE DHENA PER IDENTIFIKIMIN |
|||
1. Ciklomotorët, motomjetet, automjetet dhe rimorkiot duhet |
|||
të pajisen që në konstruksion me: |
|||
a) një tabelë identifikimi të fiksuar fort në automjet; |
|||
b) një numër identifikimi të stampuar në shasi, në mënyrë |
|||
të tillë që të mos fshihet ose të mos ndryshohet. |
|||
2. Tabela dhe numri i identifikimit duhet të vendosen në |
|||
vende të dukshme mbi një pjesë të mjetit, që normalisht nuk |
|||
zëvendësohet gjatë përdorimit të mjetit. |
|||
3. Në rastet kur numri i identifikimit është i falsifikuar, |
|||
mungon, është i ndryshuar ose është i palexueshëm, pasi të jetë |
|||
verifikuar shkaku nga organet përkatëse, duhet të ribëhet nga |
|||
zyra e homologimit, e cila lëshon një akt për zyrën që bën |
|||
regjistrimin. |
|||
4. Në aktet në zbatim janë përcaktuar karakteristikat, |
|||
mënyrat e zbatimit dhe treguesit që duhet të përmbajë tabela e |
|||
identifikimit, si dhe karakteristikat e numrit të identifikimit, |
|||
për çka u fol në pikën 3. |
|||
5. Normat e përcaktuara në pikat e këtij neni duhet të |
|||
përputhen me marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe të |
|||
drejtën e të interesuarit për të kërkuar homologimin. |
|||
6. Cilido që falsifikon, heq, zëvendëson, ndryshon, fshin |
|||
ose e bën të palexueshme tabelën e konstruktorit apo numrin e |
|||
identifikimit të shasisë, dënohet me masë administrative me gjobë |
|||
nga njëzet e pesë mijë, deri në njëqind mijë lekë, përveç rasteve |
|||
kur përbën krim më të rëndë. |
|||
NENI 75 |
|||
CERTIFIKATA E MIRATIMIT CERTIFIKATA E ORIGJINES DHE DEKLARATA |
|||
E PERPUTHJES |
|||
1. Organi përkatës i Drejtorisë së Përgjithshme të |
|||
Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas kontrollit të kërkesave të |
|||
aftësisë për qarkullim dhe homologim, sipas akteve në zbatim, i |
|||
jep konstruktorit të mjetit certifikatën e miratimit. |
|||
2. Kërkesës për kontroll duhet t'i bashkangjitet certifikata |
|||
e origjinës së mjetit lëshuar nga konstruktori i tij. Kur bëhet |
|||
fjalë për mjete të tipit të homologuar, që i nënshtrohen |
|||
kontrollit të kërkesave të përshtatshmërisë ndaj qarkullimit, |
|||
certifikata e origjinës zëvendësohet nga deklarata e përputhjes, |
|||
sipas pikës 6. |
|||
3. Lëshimi i certifikatës së miratimit pezullohet për |
|||
kontrollet e nevojshme, kur dalin elemente që të bëjnë të mendosh |
|||
se mjeti apo pjesët e tij janë me prejardhje të ndaluar. |
|||
4. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat dhe |
|||
përmbajtja e certifikatës së miratimit dhe të certifikatës së |
|||
origjinës. |
|||
5. Organet përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të |
|||
Shërbimeve të Transportit Rrugor, me të parë rezultatin pozitiv |
|||
nga kontrolli mbi prototipin, sipas akteve në zbatim, i lëshojnë |
|||
konstruktorit certifikatën e homologimit dhe certifikatën që |
|||
përmban përshkrimin e elementeve që karakterizojnë mjetin. |
|||
6. Për çdo mjet të ndërtuar në përputhje me tipin e |
|||
homologuar, konstruktori i jep blerësit deklaratën e përputhjes. |
|||
Kjo deklaratë, e përpiluar sipas modelit të miratuar nga |
|||
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, provon që mjeti është |
|||
në përputhje me tipin e homologuar. Me një deklaratë të tillë |
|||
konstruktori merr përgjegjësinë e plotë përpara ligjit. |
|||
Konstruktori duhet të mbajë një regjistër progresiv të |
|||
deklaratave të lëshuara të përputhjes. |
|||
7. Në rast se mjetet, karroceria e të cilave ose pajisjet |
|||
e tyre janë realizuar nga konstruktor tjetër nga ai i shasisë, |
|||
dokumentacioni i origjinës lëshohet nga konstruktori që ka |
|||
realizuar pajisjen e mjetit. Ky dokument duhet të shoqërohet me |
|||
deklaratën e përputhjes ose certifikatën e origjinës që i përket |
|||
shasisë. |
|||
8. Cilido që lëshon deklarata përputhjeje, të treguara në |
|||
pikat 6 dhe 7, për mjete jo në përputhje me atë të tipit të |
|||
homologuar, kur nuk përbën krim, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në dyqind mijë |
|||
lekë. |
|||
NENI 76 |
|||
KONTROLLET E PERPUTHJES ME TIPIN E HOMOLOGUAR |
|||
1. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka të drejtë |
|||
të ushtrojë kontroll në çdo kohë për përputhjen me tipin e |
|||
homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe të sistemeve |
|||
për të cilat është lëshuar deklarata përkatëse e përputhjes. Ka |
|||
të drejtë, gjithashtu, të pezullojë vlefshmërinë e homologimit |
|||
të mjeteve dhe të sistemeve ose të zhvleftësojë vetë homologimin, |
|||
nëse nga kryerja e kontrollit del se mungon përputhja përkatëse |
|||
me tipin e homologuar. |
|||
2. Me udhëzime të Ministrisë së Punëve Publike dhe |
|||
Transportit, duke marrë mendimin e ministrive të interesuara, |
|||
përcaktohen kriteret dhe mënyrat e kontrollit e të shqyrtimit të |
|||
mundshëm të mjeteve dhe sistemeve që prodhohen e importohen. |
|||
Detyrimet përkatëse janë në ngarkim të titullarit të homologimit. |
|||
3. Ndaj secilit që prodhon ose tregton një mjet jo në |
|||
përputhje me tipin e homologuar, në qoftë se nuk përbën krim, |
|||
merret masa administrative e pagesës së gjobës nga pesëdhjetë |
|||
mijë deri në dyqind mijë lekë. |
|||
4. Respektohen kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë. |
|||
NENI 77 |
|||
NDRYSHIMET E KARAKTERISTIKAVE KONSTRUKTIVE TE MJETEVE NE |
|||
QARKULLIM DHE AZHURNIMI I LEJES SE QARKULLIMIT |
|||
1. Në aktet në zbatim përcaktohen karakteristikat |
|||
konstruktive e funksionale dhe sistemet e pajisjeve që mund të |
|||
modifikohen vetëm pas paraqitjes së dokumenteve. Janë përcaktuar, |
|||
gjithashtu, mënyrat për kontrollin dhe azhurnimin e lejes së |
|||
qarkullimit. |
|||
2. Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet t'u |
|||
nënshtrohen kontrollit dhe provës pranë organeve kompetente të |
|||
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, |
|||
kur janë bërë një a më shumë ndryshime të karakteristikave |
|||
konstruktive ose funksionale apo të sistemeve të pajisjeve, të |
|||
treguara në nenet 71 dhe 72, si dhe kur është ndërruar ose |
|||
modifikuar shasia. Brenda 15 ditëve nga miratimi i ndryshimeve, |
|||
organi përkatës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor njofton për këtë zyrat kompetente për efekt |
|||
të ndryshimeve në librin e regjistrimit, taksave dhe tatimeve. |
|||
3. Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit i janë |
|||
ndryshuar karakteristikat e treguara në certifikatën e |
|||
homologimit dhe në lejen e qarkullimit, ose i është modifikuar |
|||
shasia dhe nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit dhe provës ose |
|||
cilido që qarkullon me një mjet që i është ndërruar shasia dhe |
|||
që nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit të provës, ndëshkohet me |
|||
masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në |
|||
njëqind mijë lekë. |
|||
4. Shkeljet e rregullave të mësipërme çojnë në masën |
|||
administrative plotësuese të heqjes së lejes të qarkullimit. |
|||
NENI 78 |
|||
GJENDJA TEKNIKE E MJETEVE RRUGORE ME MOTOR DHE RIMORKIOVE TE |
|||
TYRE NE QAEKULLIM |
|||
1. Mjetet me motor dhe rimorkiot e tyre duhet të mbahen |
|||
gjatë qarkullimit në efektivitet të lartë, që të garantojnë |
|||
sigurinë e të kufizojnë zhurmat dhe ndotjen brenda kufijve të |
|||
përmendur në pikën 2. |
|||
2. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kushtet teknike në |
|||
lidhje me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të |
|||
pajisjeve, të cilat duhet t'u korrespondojnë mjeteve, veçanërisht |
|||
për sa u përket gomave dhe sistemeve ekuivalente me to, frenimit, |
|||
sistemeve të sinjalizimit pamor e ndriçues, kufizimit të zhurmës |
|||
dhe ndotjes së mjedisit. |
|||
3. Normat e treguara në pikën 2 duhet të përputhen me |
|||
marrëveshjet ndërkombëtare. |
|||
4. Cilido që qarkullon me një mjet, i cili ka ndryshime në |
|||
karakteristikat konstruktive dhe funksionale të përcaktuara, ose |
|||
qarkullon me sistemet e përmendura në nenin 72, që nuk |
|||
funksionojnë apo që nuk janë instaluar siç duhet, ndëshkohet me |
|||
masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë |
|||
lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e bllokimit të |
|||
mjetit deri në plotësimin e kërkesave teknike e funksionale. |
|||
NENI 79 |
|||
KONTROLLI TEKNIK |
|||
1. Kontrolli teknik është shtetëror. Ministria që mbulon |
|||
veprimtarinë përkatëse përcakton me udhëzim të veçantë kriteret, |
|||
kohët dhe mënyrat për kryerjen e kontrollit teknik të kategorive |
|||
të mjeteve me motor dhe të rimorkiove, me qëllim që të |
|||
kontrollohet nëse ato garantojnë sigurinë dhe qetësinë në |
|||
qarkullim dhe që ndotja e tyre nuk i kalon kufijtë e përcaktuar. |
|||
Kontrollet teknike vjetore dhe ato periodike kryhen në qendrat |
|||
e kontrollit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve |
|||
të Transportit Rrugor. Në udhëzim përcaktohen elementet, mbi të |
|||
cilat duhet të kryhet kontrolli teknik i sistemeve të mjeteve, |
|||
që kanë rëndësi për sigurinë e tyre. |
|||
2. Përmbajtja e udhëzimeve të nxjerra në zbatim të pikës 1 |
|||
t'iu referohet direktivave të Komunitetit Europian, në lidhje me |
|||
kontrollin teknik të mjeteve motorike. |
|||
3. Të gjitha mjetet që qarkullojnë dhe hyjnë në territorin |
|||
e Republikës së shqipërisë, janë të detyruara të kalojnë në |
|||
kontrollin teknik vjetor dhe atë periodik. Kontrolli teknik |
|||
vjetor do të kryhet një herë në vit, për të gjitha mjetet me |
|||
motor dhe rimorkiot. Për mjetet e reja me motor që hyjnë në |
|||
Shqipëri, kontrolli i parë teknik do të kryhet brenda dy vjetëve |
|||
nga data e regjistrimit. Pas kësaj periudhe ky kontroll kryhet |
|||
për çdo vit. |
|||
4. Kontrolli teknik periodik do të kryhet për të gjitha |
|||
mjetet me motor të transportit rrugor, pasi të jetë kryer më parë |
|||
kontrolli i përgjithshëm vjetor sipas udhëzimeve që nxjerr |
|||
Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse. |
|||
5. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të kontrollojë |
|||
gjendjen teknike të mjetit para nisjes dhe gjatë udhëtimit për |
|||
të shmangur aksidentet e mundshme. Qarkullimi i mjetit me të meta |
|||
teknike ndëshkohet me masë administrative me gjobë sipas pikës |
|||
5 të nenit 71. |
|||
6. Organet e shërbimeve të policisë rrugore, për të cilat |
|||
flitet në nenin 12, nëse kanë dyshime për gjendjen e sigurisë, |
|||
zhurmshmërisë dhe ndotjes për mjete me motor ose rimorkio të |
|||
veçantë, mund të urdhërojnë në çdo kohë ndalimin e tyre, duke |
|||
bërë shënimin në librezën e mjetit, për një kontroll teknik të |
|||
menjëhershëm jashtë radhe. |
|||
7. Udhëzimet për kontrollet për zhurmat dhe ndotjet |
|||
atmosferike i nxjerr Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse, |
|||
në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.. |
|||
8. Në raste aksidentesh rugore, në të cilat automjetet ose |
|||
rimorkiot kanë pësuar dëme të rënda dhe mund të lindin dyshime |
|||
mbi gjendjen e sigurisë për qarkullim, organet e policisë |
|||
rrugore, për të cilat flitet në nenin 12, pikat 1 dhe 2, të |
|||
ardhura në vendngjarje, janë të detyruara të njoftojnë zyrën |
|||
kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor për marrjen e masave për kontroll të veçantë |
|||
jashtë radhe për mjetet. |
|||
9. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit përcakton |
|||
tarifat për kontrollet teknike vjetore dhe ato periodike. |
|||
10. Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit nuk i është |
|||
kryer kontrolli teknik, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë, që |
|||
dyfishohet në rast të tejkalimit të afatit të kontrollit teknik |
|||
më shumë se një muaj. Për mjetet e transportit të mallrave të |
|||
rrezikshme tejkalimi i ofertave të kryerjes së kontrollit teknik |
|||
ndëshkohet me masa administrative me gjobë nga njëqind mijë deri |
|||
në dyqind mijë lekë. Për këto shkelje merret edhe masa |
|||
administrative plotësuese e tërheqjes së lejes të qarkullimit |
|||
deri në kryerjen e kontrollit teknik. |
|||
Për mosparaqitje brenda afateve të çdo kategorie mjetesh në |
|||
qendrat e kontrollit teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të |
|||
Shërbimeve të Transportit Rrugor me mbi 10 ditë, për çdo mjet |
|||
paguhet një gjobë prej një mijë lekësh dhe për ato transporte të |
|||
rrezikshme - pesë mijë lekë. Arkëtimi i gjobës bëhet nga vetë |
|||
qendrat e kontrollit teknik. |
|||
11. Cilido që prodhon dëshmi kontrolli teknik false, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë |
|||
deri në njëqind mijë lekë, kur nuk përbën vepër penale. Për këtë |
|||
shkelje merret edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes |
|||
së lejes së qarkullimit të mjetit, për të cilin është lëshuar |
|||
dëshmi false e kontrollit teknik. |
|||
NENI 80 |
|||
KOMPETENCAT E FUKSIONAREVE TE MINISTRISE SE PUNEVE PUBLIKE DHE |
|||
TRANSPORTIT DHE ORGANEVE TE SAJ. |
|||
1. Kontrollet teknike të parashikuara nga ky Kod për mjetet |
|||
me motor dhe mjetet që ato tërheqin, kryhen nga nëpunësit e |
|||
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, |
|||
të diplomuar inxhinierë mekanikë para vitit 1974 dhe inxhinierë |
|||
mekanikë transporti ose teknikë mekanikë transporti. |
|||
2. Nëpunësit e zyrave të treguar në pikën 1, aftësohen për |
|||
kryerjen e kontrolleve teknike nëpërmjet një kursi kualifikimi |
|||
me provime përfundimtare, sipas mënyrave të përcaktuara me |
|||
udhëzim të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse. |
|||
3. Në aktet në zbatim përcaktohen profilet profesionale të |
|||
nevojshme për kryerjen e kontrolleve teknike, të treguara në |
|||
pikën paraardhëse. |
|||
4. Me udhëzim të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit |
|||
fiksohen normat dhe mënyrat e kryerjes së kurseve të kualifikimit |
|||
të parashikuara nga pika 2. |
|||
PJESA II |
|||
DESTINACIONI DHE PERDORIMI I MJETEVE |
|||
NENI 81 |
|||
DESTINACIONI DHE PERDORIMI I MJETEVE |
|||
1. Me destinacion të mjetit nënkuptohet përdorimi i tij në |
|||
bazë të karakteristikave teknike. |
|||
2. Me përdorim të mjetit nënkuptohet shfrytëzimi i tij |
|||
ekonomik. |
|||
3. Mjetet mund të caktohen për përdorim vetjak ose për |
|||
përdorim nga të tretët. |
|||
4. Quhet përdorim nga të tretët kur mjetet shfrytëzohen, |
|||
kundrejt pagesës përkatëse, nga persona të tjerë të ndryshëm nga |
|||
titullari i lejes së qarkullimit. Për rastet e tjera nënkuptohet |
|||
përdorimi vetjak i mjetit. |
|||
5. Përdorimi nga të tretët përfshin: |
|||
a) dhënien me qira pa drejtues mjeti; |
|||
b) dhënien me qira me drejtues mjeti dhe shërbimi taksi për |
|||
transport njerëzish; |
|||
c) shërbimin e linjës për transport pasagjerësh; |
|||
d) shërbimin e transportit të mallrave për llogari të të |
|||
tretëve; |
|||
e) shërbimin e linjës për transportin e mallrave; |
|||
f) shërbimin taksi për transportin e mallrave për llogari |
|||
të të tretëve. |
|||
6. Pas marrjes së lejes së përkohshme të transportit nga |
|||
organet e Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse në rreth, |
|||
mjetet e transportit të mallrave mund të shfrytëzohen në raste |
|||
të jashtëzakonshme dhe përkohësisht për transport njerëzish. Leja |
|||
e përkohshme e transportit lëshohet vetëm mbi bazën e kërkesës |
|||
së titullarit të pushtetit lokal. Leja e përkohëshme e |
|||
transportit lëshohet nga organet përkatëse në varësi të |
|||
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, për autobuzët e |
|||
destinuar për t'u dhënë me qira me drejtues mjeti, të cilët mund |
|||
të përdoren në raste të jashtëzakonshme dhe me urdhëresë të |
|||
Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse në shërbime në linjë |
|||
dhe anasjelltas. |
|||
7. Në aktet në zbatim janë përcaktuar karakteristikat |
|||
konstruktive të mjetit në lidhje me destinacionin ose përdorimet, |
|||
për të cilat ai mund të caktohet. |
|||
8. Duke përjashtuar dispozitat e ligjeve të posaçme, cilido |
|||
që shfrytëzon një mjet me një distinacion ose për një përdorim |
|||
të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e transportit, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në |
|||
njëzet mijë lekë. |
|||
9. Cilido që, pa pasur lejen e transportit të përkohshme të |
|||
përmendur në pikën 6, përdor për transport njerëzish një mjet të |
|||
destinuar për transport mallrash, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind |
|||
mijë lekë. |
|||
10. Mosrespektimi i pikave 8 dhe 9 çon në masën |
|||
administrative plotësuese të pezullimit të lejes së qarkullimit |
|||
nga 1 deri me 6 muaj. Në rast përsëritjeje pezullimi i lejes së |
|||
qarkullimit shkon nga 6 muaj deri në 12 muaj. |
|||
NENI 82 |
|||
PERDORIMI VETJAK |
|||
1. Për autobuset dhe mjetet e destinuara për transport |
|||
njerëzish, të caktuara për përdorim vetjak, leja e transportit |
|||
mund t'u lëshohet vetëm enteve publike, sipërmarrësve dhe |
|||
kolektivave për plotësimin e nevojave të lidhura ngushtë me |
|||
veprimtarinë e tyre, pas kontrollit të kryer mbi qënien e këtyre |
|||
nevojave, sipas udhëzimeve të nxjerra nga Ministria që mbulon |
|||
veprimtarinë përkatëse. |
|||
2. Leja e transportit për mjetet e transportit të mallrave |
|||
për llogari të vet lëshohet në bazë të lejes për ushtrimin e |
|||
transportit të mallrave për llogari të vet. Në lejen e |
|||
transportit duhet të shënohen data dhe numri i licencës, ku |
|||
cilësohet për ushtrimin e autotransportit për llogari të vet, siç |
|||
parashikohet në aktet në zbatim. Dispozitat e këtij ligji nuk |
|||
zbatohen për automjetet, të cilat kanë kapacitet transportues |
|||
deri në 500 kg. Bëhen përjashtime për disa mallra të veçanta, të |
|||
cilat përcaktohen me udhëzimin e Ministrisë që mbulon |
|||
veprimtarinë përkatëse. |
|||
3. Për dokumentet e tjerë, me të cilat duhet të jetë pajisur |
|||
mjeti i caktuar për transportin e mallrave për llogari të vet, |
|||
mbeten në fuqi dispozitat e përcaktuara nga normat e veçanta në |
|||
këtë fushë. |
|||
4. Cilido që shfrytëzon për përdorim vetjak një mjet të |
|||
caktuar për transportin e njerëzve, me përjashtim të autoveturave |
|||
për përdorim vetjak të përcaktuara në lejen e qarkullimit, pa |
|||
lejen përkatëse ose nuk respekton kushtet dhe kufizimet e |
|||
përcaktuara në lejen e qarkullimit, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. |
|||
5. Mosrespektimi i dispozitave të pikës 4, çon në masa |
|||
administrative plotësuese të pezullimit të lejes së transportit |
|||
për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj. |
|||
6. Cilido që shfrytëzon një mjet të përdorimit vetjak për |
|||
transportin e mallrave pa lejen përkatëse, ose nuk respekton |
|||
kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në licencë, ndëshkohet sipas |
|||
sanksioneve të parashikuara nga nenet përkatëse të ligjit për |
|||
transportin automobilistik. |
|||
Neni 83 |
|||
DHENIA ME QIRA DREJTUES MJETI |
|||
1. Për zbatimin e këtij neni, një mjet quhet i caktuar për |
|||
dhënie me qira pa drejtues mjeti kur qiradhënësi, kundrejt |
|||
pagesës, detyrohet të verë në dispozicion të qiramarrësit, me |
|||
kërkesën e këtij të fundit, vetë mjetin. |
|||
2. Mund të caktohen për dhënie me qira të gjitha mjetet me |
|||
motor dhe rimorkiot e tyre, duke përfshirë edhe mjetet e caktuara |
|||
për transportin e mallrave me ngarkesë të plotë mbi 500 kg, si |
|||
dhe mjetet e ndryshme nga autoveturat, të caktuara për |
|||
transportin e njerëzve. |
|||
3. Leja e transportit e mjeteve të tilla lëshohet mbi bazën |
|||
e licencës përkatëse. |
|||
4. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me urdhëresë |
|||
të tij, është i autorizuar të përcaktojë kriteret dhe mënyrat për |
|||
lëshimin e lejes së transportit. |
|||
5. Cilido që jep me qira, pa drejtues mjeti, një mjet jo të |
|||
caktuar për këtë punë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë |
|||
nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, për automjetet |
|||
ose rimorkiot dhe nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë |
|||
lekë, për mjetet e tjera. Gjithashtu, zbatohet edhe masa |
|||
administrative plotësuese e pezullimit të lejes së transportit |
|||
nga 2 deri në 8 muaj. |
|||
NENI 84 |
|||
SHERBIMI I QIRADHENIES ME DREJTUES MJETI PER TRANSPORTIN E |
|||
NJEREZVE |
|||
1. Shërbimi i marrjes me qira me drejtues mjeti për |
|||
transportin e njerëzve disiplinohet me aktet përkatëse. |
|||
2. Mund të destinohen për të kryer shërbimin e qiradhënies |
|||
me drejtues mjeti për transportin e njerëzve: |
|||
- motorët me kosh; |
|||
- autoveturat; |
|||
- autobuset; |
|||
- motomjetet dhe automjetet për transport të përzier ose për |
|||
transport të veçantë njerëzish; |
|||
- mjetet e tërhequra nga kafshët. |
|||
3. Leja e transportit e mjeteve të tilla lëshohet mbi bazën |
|||
e licencës për ushtrimin e transportit. |
|||
4. Cilido që shfrytëzon për qiradhënie me drejtues mjeti një |
|||
mjet që nuk është caktuar për një shërbim të tillë, ndëshkohet |
|||
me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet |
|||
mijë lekë dhe, kur bëhet fjalë për autobuset, nga njëzet e pesë |
|||
mijë deri në njëqind mijë lekë. Kjo shkelje çon në masën |
|||
administrative plotësuese të pezullimit të lejes së transportit |
|||
nga 6 deri në 12 muaj. |
|||
NENI 85 |
|||
SHERBIMET ME TAKSI ME AUTOVETURA ME DREJTUES MJETI |
|||
1. Shërbimi taksi me autovetura me drejtues mjeti ose |
|||
shërbimi taksi, rregullohet nga aktet në zbatim që veprojnë në |
|||
këtë sektor transporti. |
|||
2. Cilido që drejton një taksi i papajisur me licencën |
|||
përkatëse, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë |
|||
mijë deri në njëqind mijë lekë. Për këtë shkelje zbatohet edhe |
|||
masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes së |
|||
qarkullimit dhe konfiskim i mjetit. |
|||
3. Cilido që, megjithëse i pajisur me licencën përkatëse, |
|||
drejton një taksi jo në përputhje me normat në fuqi ose me |
|||
kushtet e përcaktuara në licencë, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. |
|||
Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e |
|||
tërheqjes së licencës. |
|||
NENI 86 |
|||
SHERBIMI I LINJES PER TRANSPORTIN E PASAGJEREVE |
|||
1. Për zbatimin e këtij neni, një mjet do të quhet i caktuar |
|||
në shërbimin në linjë kur ushtruesi i këtij transporti, që |
|||
shpërblehet për punën e realizuar, kryen rrugë të një |
|||
destinacioni të paracaktuar dhe në itinerare të autorizuara, si |
|||
dhe me ofertë të padiferencuar për publikun, edhe kur ky publik |
|||
përbëhet nga një kategori e veçantë njerëzish. |
|||
2. Mund të caktohen për shërbimin në linjë të transportit |
|||
të njerëzve autobuset, autobuset artikulare, trolejbuset |
|||
artikulare, trolejbuset me dhe pa rimorkio, të destinuar për një |
|||
transport të tillë. |
|||
3. Leja e transportit për këto mjete lëshohet mbi bazën e |
|||
miratimit paraprak nga organet kompetente që lëshojnë licencat |
|||
përkatëse për ushtrimin e këtyre transporteve. |
|||
4. Mjetet e mësipërme mund të përdoren vetëm në linjat, për |
|||
të cilat mbajtësi i lejes së transportit ka marrë licencën, duke |
|||
përjashtuar kufizimet e mundshme të përcaktuara në këtë licencë. |
|||
Lëshuesi i licencës për linjën, mund të autorizojë përdorimin e |
|||
mjeteve të destinuara për shërbimin në linjë në shërbimin me |
|||
qiradhënie të mjeteve, me kusht që të garantohet rregullshmëria |
|||
e shërbimit në linjë. Për këtë qëllim leja e transportit duhet |
|||
të shoqërohet nga një dokument i lëshuar nga autoriteti që lëshon |
|||
licencën e shërbimit në linjë, në të cilin tregohen linjat ose |
|||
zonat e trafikut ose qiradhënia, për të cilat mund të përdoren |
|||
mjetet. |
|||
5. Pronarët e automjeteve të regjistruara për t'u përdorur |
|||
në shërbimin në linjë të transportit të pasagjerëve, mund t'u |
|||
japin me qira ushtruesve të tjerë të transporteve në linjë të |
|||
pasagjerëve, përkohësisht dhe në raste të jashtëzakonshme, sipas |
|||
udhëzimeve të shpallura nga Ministria që mbulon veprimtarinë |
|||
përkatëse, një pjesë të mjeteve të tyre me autorizim të |
|||
autoriteteve kompetente për lëshimin e lejeve përkatëse të |
|||
transportit. |
|||
6. Cilido që përdor në shërbimin në linjë një mjet që nuk |
|||
është caktuar për një shërbim të tillë, apo përdor një mjet në |
|||
linja të ndryshme me ato, për të cilat ka lejen e transportit, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë |
|||
deri në njëqind mijë lekë. Gjithashtu, zbatohet edhe masa |
|||
administrative plotësuese e pezullimit të lejes së transportit |
|||
nga 6 deri në 12 muaj. |
|||
NENI 87 |
|||
SHERBIMI I TRANSPORTIT TE MALLRAVE PER LLOGARI TE TE TRETEVE |
|||
1. Për zbatimin e këtij neni, një mjet quhet i caktuar për |
|||
transportin e mallrave për llogari të të tretëve, kur |
|||
sipërmarrësi detyrohet, kundrejt pagesës përkatëse, të kryejë |
|||
transportin e urdhëruar nga kërkuesi i transportit. |
|||
2. Leja e transportit lëshohet mbi bazën e licencës së |
|||
caktuar për kryerjen e shërbimit dhe shoqërohet me një dokument |
|||
të posaçëm të përcaktuar nga aktet përkatëse që disiplinojnë këtë |
|||
veprimtari dhe që është pjesë përbërëse e lejes së transportit. |
|||
Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për automjetet, të cilat |
|||
kanë kapacitet transportues deri në 500 kg. Bëjnë përjashtim disa |
|||
mallra të veçanta, të cilat përcaktohen me udhëzim të Ministrisë |
|||
që mbulon veprimtarinë përkatëse. |
|||
3. Cilido që përdor në shërbimin e transportit të mallrave |
|||
për llogari të të tretëve një mjet që nuk është caktuar për një |
|||
shërbim të tillë apo që shkel kushtet dhe kufizimet e përcaktuara |
|||
në licencë ose në lejen e transportit, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind |
|||
mijë lekë. |
|||
NENI 88 |
|||
SHERBIMI NE LINJE PER TRANSPORTIN E MALLRAVE |
|||
Shërbimi në linjë për transportin e mallrave disiplinohet |
|||
nga ligjet përkatëse të këtij sektori transporti. |
|||
NENI 89 |
|||
TRANSPORTI I MALLRAVE PER LLOGARI TE TE TRETEVE NE SHERBIMIN |
|||
TAKSI |
|||
1.Shërbimi taksi i transportit të mallrave për llogari të |
|||
të tretëve, që kryhet me mjete me peshë të përgjithshme me |
|||
ngarkesë të plotë jo më të madhe se 6 tonë, disiplinohet nga |
|||
normat e veçanta të sektorit; leja e transportit lëshohet mbi |
|||
bazën e licencës së parashikuar për kryerjen e këtij shërbimi. |
|||
2. Cilido që përdor në shërbimin taksi të transportit të |
|||
mallrave për llogari të të tretëve një mjet që nuk është caktuar |
|||
për një shërbim të tillë, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. |
|||
NENI 90 |
|||
QIRADHENIE MJETI ME KESTE PA DREJTUES MJETI ME TE DREJTEN E |
|||
BLERJES DHE SHITJES SE MJETEVE ME KESTE, ME MARREVESHJE PER |
|||
T'IA RIKTHYER PRONARIT KUR NUK PAGUHET KESTI |
|||
1. Motomjetet, automjetet dhe rimorkiot që jepen me qira me |
|||
të drejtën e blerjes, regjistrohen në emër të qiradhënësit, por |
|||
me shënimin në lejen e qarkullimit të emrit të qiramarrësit dhe |
|||
datës së skadimit të kontratës përkatëse. Në raste të tilla |
|||
regjistrimi i mjetit bëhet në përputhje me përdorimin që do t'i |
|||
bëjë atij qiramarrësi dhe me kusht që ky qiramarrës të jetë |
|||
zotërues i lejeve përkatëse dhe të plotësojë kushtet e |
|||
parashikuara në nenet 82 dhe 90. Në këto raste konsiderohet |
|||
titullar i lejes së qarkullimit edhe qiradhënësi. Treguesit e |
|||
sipërpërmendur psqyrohen në regjistrat e degës përkatëse të |
|||
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. |
|||
2. Për efekt të zhdëmtimit të dëmeve, të shkaktuara nga |
|||
qarkullimi i mjetit ndaj personave ose sendeve, qiramarrësi është |
|||
përgjegjës solidar së bashku me drejtuesin e mjetit. |
|||
3. Në rastet e shitjes së mjeteve me marrëveshje për t'ia |
|||
rikthyer pronarit, kur nuk pagohen këstet, mjeti regjistrohet në |
|||
emër të blerësit, por me shënimin në lejen e qarkullimit të emrit |
|||
të shitësit dhe të datës së pagimit të këstit të fundit. Të |
|||
njëjtit tregues shënohen edhe në regjistrat e degës përkatëse të |
|||
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. |
|||
4. Për efekt të shkeljeve administrative, ndaj qiramarrësit |
|||
me këste të mjetit ose blerësit me këste me marrëveshje për t'ia |
|||
rikthyer mjetin pronarit, kur nuk paguhen këstet, zbatohen |
|||
sanksionet përkatëse sipas kapitullit VI. |
|||
NENI 91 |
|||
KOPJET PERMBLEDHESE TE DOKUMENTEVE TE QARKULLIMIT OSE |
|||
DREJTIMIT TE MJETIT |
|||
Kur për motive zyrtare, dokumentet e qarkullimit, leja e |
|||
drejtimit ose një nga dokumentet e tjera të parashikuara në nenin |
|||
178, dorëzohen në zyrat që i kanë lëshuar ato sipas kërkesave të |
|||
procedurave të përcaktuara, këto zyra lëshojnë një kopje |
|||
përmbledhëse të dokumentit që kryen plotësisht rolin e atij |
|||
origjinal për një afat maksimal prej tridhjetë ditësh. |
|||
PJESA III |
|||
DOKUMENTET E QARKULLIMIT DHE REGJISTRIMIT |
|||
NENI 92 |
|||
FORMALITETET E NEVOJSHME PER QARKULLIMIN E AUTOMJETEVE TE |
|||
MOTOMJETEVE DHE RIMORKIOVE |
|||
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot për të qarkulluar |
|||
duhet të jenë të pajisura me një leje qarkullimi dhe të jenë të |
|||
regjistruara pranë degëve përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme |
|||
të Shërbimeve të Transportit Rrugor. |
|||
2. Degët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor marrin masa për regjistrimin dhe lëshojnë |
|||
lejen e qarkullimit ndaj atij që vërteton se është pronar i |
|||
mjetit, duke treguar, kur duhet, edhe gjeneralitetet e |
|||
shfrytëzuesit ose të qiramarrësit me të drejtë blerjeje ose të |
|||
shitësit me marrëveshje me të drejtë rikthimi, kur nuk paguhen |
|||
këstet, siç është treguar në nenin 90. |
|||
3. Leja e qarkullimit nuk mund të lëshohet kur nuk |
|||
plotësohen kërkesat për kryerjen e shërbimit ose transportit |
|||
sipas destinacionit, kur këto kërkohen nga dispozitat ligjore. |
|||
4. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse përcakton me |
|||
udhëzim të veçantë procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për |
|||
regjistrimin, përmbajtjen e lejes së qarkullimit, duke |
|||
parashikuar veçanërisht për rimorkiot shënimet e nevojshme për |
|||
lejimin e tërheqjes së tyre. |
|||
5. Për automjetet dhe rimorkiot e treguara në nenin 10, pika |
|||
1, lëshohet një leje e veçantë qarkullimi që duhet të shoqërohet |
|||
me autorizimin përkatës, kur ky autorizim parashikohet po nga ky |
|||
nen. Në mënyrë të ngjashme, dokument i veçantë lëshohet edhe për |
|||
makinat bujqësore, kur për to veprojnë kushtet sipas nenit 103, |
|||
pika 8. |
|||
6. Cilido që qarkullon me një mjet, për të cilin nuk është |
|||
lëshuar lejeqarkullimi, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë. Këtij |
|||
sanksioni i nënshtrohet më vete pronari i mjetit ose përdoruesi |
|||
i mjetit a qiramarrësi me të drejtë blerjeje ose blerësi me |
|||
marrëveshje rikthimi të mjetit pronarit, kur nuk paguhen të |
|||
gjitha këstet. Për këtë shkelje zbatohet masa administrative |
|||
plotësuese e konfiskimit të mjetit. |
|||
7. Cilido që qarkullon me një rimorkio të ganxhuar te një |
|||
mjet me motor, karakteristikat e të cilit nuk janë pasqyruar në |
|||
lejen e qarkullimit, kur pasqyrimi i tyre është i domosdoshëm, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në |
|||
njëzet mijë lekë. |
|||
8. Cilido që nuk merr masa për të kërkuar në afatet e |
|||
përcaktuara certifikatën e pronësisë, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. |
|||
Leja e qarkullimit i merret menjëherë atij që kryen shkeljen, |
|||
dërgohet në zyrën e regjistrit automobilistik shqiptar dhe i |
|||
kthehet vetëm pasi të ketë plotësuar të gjitha kushtet e |
|||
shkelura. |
|||
9. Normat e mësipërme nuk zbatohen për mjetet e Forcave të |
|||
Armatosura, sipas nenit 136, pika 1; për këto mjete zbatohen |
|||
dispozitat e nenit 136. |
|||
10. Për të arritur një thjeshtim maksimal të procedurave dhe |
|||
për të siguruar raporte të kënaqshme me qytetarët, veprimet |
|||
zyrtare të parashikuara nga ky nen dhe nga neni 93 duhet të |
|||
kryhen nga degët e rretheve me ndihmën e sistemeve informatike |
|||
të përshtatshme. |
|||
NENI 93 |
|||
FORMALITETET PER NDRYSHIMIN E PRONESISE SE AUTOMJETEVE , |
|||
MOTOMJETEVE DHE RIMORKIOVE DHE PER NDRYSHIMIN E VENDBANIMIT TE |
|||
PRONARIT |
|||
1. Në rast ndryshimi pronësie të automjeteve, motomjeteve |
|||
dhe rimorkiove ose në rastin kur i jepen në përdorim të tjerëve |
|||
a kur lidhen marrëveshje për qiradhënie me të drejtë blerjeje, |
|||
dega përkatëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor, sipas kërkesës së paraqitur nga ana e |
|||
interesuar, brenda 10 ditëve nga data kur nënshkrimi i aktit |
|||
është vërtetuar ose është gjykuar i rregullt, merr masa për |
|||
regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose të ndryshimeve të |
|||
tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së re të pronësisë. |
|||
2. Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor, sipas kërkesës së paraqitur nga pronari |
|||
brenda afateve të përcaktuara në pikën 1, merr masa për rinovimin |
|||
ose azhurnimin e lejes së qarkullimit që pasqyron ndryshimet e |
|||
treguara në pikën e mësipërme. Në mënyrë të ngjashme veprohet |
|||
edhe për ndryshimin e vendbanimit. |
|||
3. Cilido që nuk respekton dispozitat e përcaktuara nga ky |
|||
nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë |
|||
deri në dyzet mijë lekë. |
|||
4. Cilido që qarkullon me një mjet, për të cilin nuk është |
|||
kërkuar, brenda afatit të caktuar në pikën 1 dhe 2, azhurnimi ose |
|||
rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në |
|||
njëzet mijë lekë. |
|||
5. Leja e qarkullimit i merret menjëherë atij që kryen |
|||
shkeljet e parashikuara në pikën 3 dhe i dërgohet zyrës së |
|||
Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, |
|||
që merr masa për rinovimin e saj pas zbatimit të dispozitave që |
|||
janë shkelur. |
|||
Neni 94 |
|||
LEJA E PERKOHSHME E QARKULLIMIT |
|||
1. Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi të lejes së |
|||
qarkullimit, zotëruesi i saj duhet që, brenda 24 orëve nga |
|||
konstatimi i faktit, të bëjë denoncim në organet e policisë, të |
|||
cilat bëjnë shënimet përkatëse dhe lëshojnë një vërtetim. |
|||
2. Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor, pasi i është paraqitur vërtetimi i denoncimit |
|||
dhe deklarata e marrjes së përgjegjësisë administrative, lëshon |
|||
lejen e përkohshme të qarkullimit me afat vlefshmërie maksimumi |
|||
për 30 ditë. |
|||
3. Pasi të kenë kaluar 30 ditë nga paraqitja e denoncimit |
|||
sipas pikës 2 dhe leja e qarkullimit nuk është gjetur ose |
|||
dorëzuar, zotëruesi i lejes së qarkullimit duhet të kërkojë një |
|||
regjistrim të ri. |
|||
4. Cilido që qarkullon me një mjet, për të cilin nuk është |
|||
lëshuar leja e përkohshme e qarkullimit, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. |
|||
Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e |
|||
ndalimit administrativ të mjetit. |
|||
NENI 95 |
|||
KRIJIMI I SHOQATAVE TE TRANSPORTUESVE AUTOMOBILISTIKE DHE TE |
|||
KLUBIT TE AUTOMOBILIZIMIT |
|||
Përdoruesit e mjeteve të transportit automobilistik kanë të |
|||
drejtë të organizohen në shoqata dhe në Klubin e Automobilizmit |
|||
për të kontribuar, mbrojtur dhe zhvilluar transportin rrugor |
|||
kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe për të ndihmuar e përkrahur |
|||
interesat e transportit rrugor për llogari të të tretëve dhe për |
|||
llogari të vet. Shoqata e transportuesve dhe Klubi i |
|||
Automobilizmit janë persona juridikë të pavarur dhe nuk kanë |
|||
qëllime fitimi. |
|||
NENI 96 |
|||
FORMALITETE TE NEVOJSHME PER QARKULLIMIN E CIKLOMOTOREVE |
|||
1. Ciklomotorët, për të qarkulluar, duhet të jenë të pajisur |
|||
me: |
|||
a) një certifikatë të përshtatshmërisë teknike që përmban |
|||
të dhënat e identifikimit dhe ato konstruktive, lëshuar nga një |
|||
zyrë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit |
|||
Rrugor, mbi bazën e deklaratës së përputhjes ose të certifikatës |
|||
së miratimit, sipas nenit 75; |
|||
b) një shenjë dalluese identifikimi që lejon të përcaktohet |
|||
pronari i ciklomotorit dhe rrethi përkatës. |
|||
2. Fabrikimi dhe shitja e shenjave dalluese të identifikimit |
|||
bëhet vetëm nga shteti. |
|||
3. Ndryshimi i vendbanimit të zotëruesit të shenjës dalluese |
|||
të identifikimit, kur nuk rezulton i regjistruar në arkivin e |
|||
përgjithshëm të Qendrës së Informacionit të Drejtorisë së |
|||
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duhet të |
|||
njoftohet nga i interesuari, brenda 10 ditëve dhe sipas |
|||
dokumentacionit të përcaktuar, një zyre të rrethit të Drejtorisë |
|||
së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila |
|||
regjistron ndryshimin dhe lëshon dokumentin përkatës. |
|||
4. Në aktet e zbatimit të këtyre normave përcaktohen, mbi |
|||
bazën e kritereve ekonomike dhe të procedurave sa më të thjeshta, |
|||
karakteristikat e shenjave dalluese të identifikimit, mënyrat e |
|||
përdorimit të tyre dhe procedurat përkatëse të shënimit dhe |
|||
shpërndarjes te përdoruesi, si edhe procedurat për ndryshimin e |
|||
pronësisë. |
|||
5. Cilido që fabrikon, prodhon, tregton ose shet ciklomotorë |
|||
që zhvillojnë një shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar në |
|||
nenin 52, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë |
|||
mijë deri në njëzet mijë lekë. Të njëjtit sanksion i nënshtrohet |
|||
edhe ai që modifikon ciklomotorët për të arritur shpejtësi më të |
|||
madhe se sa ajo e përcaktuar në nenin 52. |
|||
6. Cilido që qarkullon me një ciklomotor që ka një ose më |
|||
shumë karakteristika, të cilat nuk përputhen me karakteristikat |
|||
ose kushtet teknike të përcaktuara në nenin 52, ose që zhvillojnë |
|||
një shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar në nenin 52, |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind |
|||
deri në dhjetë mijë lekë. |
|||
7. Cilido që qarkullon me një ciklomotor, për të cilën nuk |
|||
është lëshuar certifikata e përshtatshmërisë teknike ose është |
|||
i papajisur me shenjën dalluese të identifikimit, ndëshkohet me |
|||
masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në |
|||
dhjetë mijë lekë. |
|||
8. Cilido që në mënyrë abuzive fabrikon a shet shenja |
|||
dalluese identifikimi për ciklomotorë ose qarkullon me një |
|||
ciklomotor me shenjë dalluese identifikimi të falsifikuar, |
|||
ndëshkohet sipas nenit 99, pika 12. |
|||
9. Cilido që qarkullon me një ciklomotor të papajisur ose |
|||
të pajisur me shenjën dalluese të identifkimit, të dhënat e së |
|||
cilës nuk duken qartë, ose nuk njofton në afatin e caktuar për |
|||
ndryshimet sipas pikës 3, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. |
|||
10. Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi të shenjës |
|||
dalluese të identifikimit, për zotëruesin e saj zbatohen normat |
|||
dhe sanksionet e parashikuara në nenin 101. Për shkeljet e |
|||
parashikuara në pikat 5 dhe 6, zbatohet masa administrative |
|||
plotësuese e konfiskimit të ciklomotorit. |
|||
NENI 97 |
|||
QARKULLIMI I PROVES |
|||
1. Fabrikat që prodhojnë mjete me motor me rimorkio, |
|||
përfaqësuesit e tyre, koncesionerët, komisionerët dhe agjentët |
|||
e shitjes, tregtarët e autorizuar për të tilla mjete, fabrikat |
|||
prodhuese të karrocerive e të gomave, punonjësit e ofiçinave të |
|||
riparimit e të modifikimeve, edhe kur punojnë për vete, nuk janë |
|||
të detyruar të pajisen me lejen e qarkullimit sipas neneve 92, |
|||
109 dhe 113 për mjete që qarkullojnë për prova teknike, |
|||
eksperimentale ose konstruktive, demonstrime ose transferime për |
|||
arsye shitjeje a kolaudime. Megjithatë këto mjete duhet të jenë |
|||
të pajisura me një autorizim për qarkullime prove, që lëshohet |
|||
nga zyra e rrethit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor. Në mjetin që qarkullon për provë duhet të |
|||
jetë i pranishëm zotëruesi i autorizimit ose një varës i deleguar |
|||
prej tij. |
|||
2. Vlefshmëria e autorizimit është njëvjeçare; ky autorizim |
|||
mund të konfirmohet nëpërmjet verifikimit të plotësimit të |
|||
kërkesave të nevojshme. |
|||
3. Cilido që përdor për qëllime të tjera një mjet të caktuar |
|||
për qarkullime prove, ndëshkohet me masë administrative me gjobë |
|||
nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. I njëjti sanksion |
|||
zbatohet edhe kur në mjet nuk është i pranishëm zotëruesi i |
|||
autorizimit apo i deleguari i tij. |
|||
Në qoftë se kryhen më shumë se dy shkelje, sipas pikës 3, |
|||
ndëshkimi me masë administrative është me gjobë nga dhjetë mijë |
|||
deri në dyzet mijë lekë; zbatohet, gjithashtu, edhe masa |
|||
administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit |
|||
Neni 98 |
|||
FLETEUDHETIMI |
|||
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot që qarkullojnë për |
|||
qëllime verifikimi dhe kontrolli të përshtatshmërisë teknike, për |
|||
të shkuar në pikat tranzitë të kufirit për t'u eksportuar, për |
|||
të marrë pjesë në parada të parashikuara nga autoritetet |
|||
ushtarake, në panaire apo ekspozita të autorizuara për mjete të |
|||
reja ose të përdorura, për të cilat nuk është paguar taksa e |
|||
regjistrimit, duhet të pajisen me një fletudhëtimi dhe një targë |
|||
të përkohshme, të lëshuar nga një zyrë e Drejtorisë së |
|||
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. |
|||
2. Fletudhëtimi duhet të tregojë itinerarin, afatin e |
|||
vlefshmërisë dhe kushtet teknike, në qoftë se është e nevojshme. |
|||
Afati i vlefshmërisë gjithsesi nuk mund t'i kalojë të 30 ditët. |
|||
Sidoqoftë, për kërkesa të veçanta eksperimentimi mjetesh të reja |
|||
që ende nuk janë regjistruar, zyra e rrethit e Drejtorisë së |
|||
Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mund t'i lëshojë |
|||
fabrikës konstruktuese një fletudhëtimi të veçantë, pa kufizime |
|||
itinerari, me afat vlefshmërie maksimumi 180 ditë. |
|||
3. Cilido që qarkullon pa pasur e pa respektuar kushtet |
|||
teknike të fletudhëtimit, itinerarin e lëvizjes dhe nuk është i |
|||
pajisur me targën e përkohshme sipas pikës 1, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë |
|||
mijë lekë. |
|||
4. Kur shkeljet e parashikuara nga pika 3, përsëriten më |
|||
shumë se dy herë, masa administrative është me gjobë nga pesë |
|||
mijë deri në njëzet mijë lekë, si dhe zbatohet masa |
|||
administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit. |
|||
NENI 99 |
|||
TARGAT E REGJISTRIMIT PER AUTOMJETET MOTOMJETET DHE RIMORKIOT |
|||
1. Automjetet duhet të jenë të pajisura në pjesën e përparme |
|||
dhe të prapme me një targë që përmban të dhënat e regjistrimit. |
|||
2. Motomjetet duhet të pajisen në pjesën e prapme me një |
|||
targë që përmban të dhënat e regjistrimit. |
|||
3. Rimorkiot dhe gjysmërimorkiot duhet të pajisen në pjesën |
|||
e prapme me një targë që përmban të dhënat e regjistrimit. |
|||
4. Rimorkiot dhe karrelat me një aks, kur janë të ganxhuara |
|||
me një mjet me motor, duhet të jenë të pajisura në pjesën e |
|||
prapme me një targë që përsërit të dhënat e regjistrimit të |
|||
targës së mjetit me motor që i tërheq. |
|||
5. Targat e treguara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 duhet të kenë |
|||
karakteristika reflektuese për dritën. |
|||
6. Mjetet që qarkullojnë për prova duhet të pajisen në |
|||
pjesën e prapme me një targë që është e transferueshme nga mjeti |
|||
në mjet; për rastet e autotrenave ose të gjysmërimorkiatorëve |
|||
targa duhet të vendoset në pjesën e prapme të mjetit që tërhiqet. |
|||
7. Në aktet në zbatim jepen kriteret e përcaktimit të |
|||
targave të regjistrimit, përsëritëse, të provës dhe të njohjes. |
|||
8. Në aktet në zbatim jepet shenja zyrtare që duhet të kenë |
|||
targat e çdo lloji, duke përjashtuar targat përsëritëse. |
|||
9. Aktet në zbatim përcaktojnë për targat sipas këtij neni: |
|||
- kriteret për formimin e të dhënave të regjistrimit; |
|||
- vendin e vendosjes dhe mënyrat e vendosjes; |
|||
- karakteristikat konstruktive, përmasore, fotometrike, |
|||
kromatike dhe të dallueshmërisë, si dhe kërkesat e verifikimit, |
|||
nëse targa është e përshtatshme për t'u pranuar. |
|||
10. Mbi automjetet, motomjetet dhe rimorkiot është e ndaluar |
|||
të vendosen shkrime, distinktiva ose shenja që mund të krijojnë |
|||
keqkuptime në identifikimin e mjetit. |
|||
11. Cilido që shkel dispozitat e pikave 1, 2, 3 dhe 4 |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në |
|||
njëzet mijë lekë. |
|||
12. Cilido që qarkullon me një mjet të pajisur me një targë |
|||
që nuk është e vetja ose është e falsifikuar, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind |
|||
mijë lekë. |
|||
13. Cilido që shkel dispozitat e pikave 5, 6 dhe 10 |
|||
ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në |
|||
katër mijë lekë. |
|||
14. Cilido që falsifikon, ndryshon ose ndërron targën |
|||
automobilistike apo përdor targa të modifikuara, të falsifikuara |
|||
a të ndërruara, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind |
|||
mijë lekë. |
|||
15. Për shkeljet e parashikuara në pikat e mësipërme, |
|||
zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së |
|||
targës që nuk i përgjigjet kërkesave të përcaktuara. Për shkeljet |
|||
e parashikuara në pikën 12 zbatohet masa administrative |
|||
plotësuese e konfiskimit të mjetit. |
|||
NENI 100 |
|||
PRODHIMI SHPERNDARJA KTHIMI DHE TERHEQJA E TARGAVE |
|||
1. Prodhimi dhe shpërndarja e targave të mjeteve me motor |
|||
ose të mjeteve të tërhequra prej tyre, bëhet vetëm nga shteti. |
|||
Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, me udhëzim të tij, |
|||
pasi ka marrë mendimin e ministrit të Financave, përcakton çmimin |
|||
e shitjes së targave. |
|||
2. Targat i jepen zotëruesit të mjetit nga zyra e Drejtorisë |
|||
së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas kryerjes |
|||
së regjistrimit të mjetit. |
|||
3. Cilido që prodhon ose shpërndan në mënyrë abuzive targa |
|||
për automjete, motomjete dhe rimorkio, ndëshkohet, kur kjo |
|||
shkelje nuk përbën krim, me masë administrative me gjobë nga |
|||
njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe zbatohet edhe |
|||
masa administrative plotësuese e konfiskimit të targave. |
|||
NENI 101 |
|||
HUMBJA , VJEDHJE , DEMTIMI DHE SHKATERIMI I TARGES |
|||
1. Në rast humbjeje, vjedhjeje ose shkatërrimi të ndonjërës |
|||
prej targave të treguara në nenin 99, zotëruesi i lejes së |
|||
qarkullimit duhet të bëjë denoncim brenda 24 orëve në organet e |
|||
policisë, të cilat mbajnë shënimet e duhura dhe lëshojnë |
|||
vërtetimin përkatës. |
|||
2. Pasi të kenë kaluar 15 ditë nga denoncimi i humbjes ose |
|||
vjedhjes së targave dhe këto targa ende nuk janë kthyer a gjetur, |
|||
zotëruesi i lejes së qarkullimit duhet t'i kërkojë degës |
|||
përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të |
|||
Transportit Rrugor një regjistrim të ri për mjetin, sipas |
|||
procedurave të treguara në nenin 92. |
|||
3. Gjatë periudhës kohore, për të cilën flitet në pikën 2, |
|||
lejohet qarkullimi i mjetit vetëm pasi zotëruesi i lejes së |
|||
qarkullimit të ketë vendosur në mjet një tabelë me sfond të |
|||
bardhë, që përmban të gjitha të dhënat e targës së tij |
|||
origjinale. Pozicioni dhe përmasat e tabelës dhe shkronjat e saj |
|||
duhet të jenë të njëjta me ato të targës origjinale. |
|||
4. Të dhënat e regjistrimit të treguara në targë duhet të |
|||
jenë gjithmonë të lexueshme. Kur për shkak të dëmtimeve këto të |
|||
dhëna nuk janë më të lexueshme, zotëruesi i lejes së qarkullimit |
|||
duhet t'i kërkojë zyrës kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme |
|||
të Shërbimeve të Transportit Rrugor një regjistrim të ri të |
|||
mjetit, sipas procedurave të treguara në nenin 92. |
|||
5. Në rastet e shkatërrimit të një prej targave të treguara |
|||
në nenin 99, pika 1, zotëruesi i lejes së qarkullimit, mbi bazën |
|||
e vërtetimit të denoncimit sipas pikës 1, duhet të kërkojë një |
|||
regjistrim të ri të mjetit. |
|||
6. Zotëruesi i lejes së qarkullimit që, në rast humbjeje, |
|||
vjedhjeje ose shkatërrimi të targës së regjistrimit ose të targës |
|||
së mjeteve që qarkullojnë për prova, nuk përmbush detyrimet sipas |
|||
pikës 1 ose qarkullon me tabelën e treguar në pikën 3, pa |
|||
përmbushur detyrimet sipas pikave 1 dhe 2, ndëshkohet me masë |
|||
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. |
|||
7. Cilido që qarkullon me një targë që nuk është plotësisht |
|||
dhe qartësisht e lexueshme, ndëshkohet me masë administrative me |
|||
gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. |
|||
NENI 102 |
|||
DETYRIMET QE RJEDHIN NGA HEQJA PREJ QARKULLIMIT E MJETEVE ME |
|||
MOTOR DHE RIMORKIOVE |
|||
1. Ana e interesuar, zotëruese e një automjeti, motomjeti |
|||
ose rimorkioje, ose që mban titullin e zotëruesit, duhet që |
|||
brenda 10 ditëve të njoftojë degën e Drejtorisë së Përgjithshme |
|||
të Shërbimeve të Transportit Rrugor për shkatërrimin, skrapimin |
|||
ose eksportimin përfundimtar jashtë shtetit të mjetit, duke |
|||
kthyer certifikatën e pronësisë, lejen e qarkullimit dhe targat. |
|||
2. Targat dhe dokumentet e qarkullimit merren gjithashtu |
|||
zyrtarisht nëpërmjet organeve të policisë që kujdesen për |
|||
dorëzimin e tyre në degën e Drejtorisë së Përgjithshme të |
|||
Shërbimeve të Transportit Rrugor, në rast se kanë kaluar 30 ditë |
|||
nga heqja e mjetit nga qarkullimi, sipas nenit 157, dhe nuk është |
|||
denoncuar mungesa e tij, ose vetë mjeti nuk është reklamuar nga |
|||
zotëruesi i dokumenteve të sipërpërmendura apo që ka titullin e |
|||
zotëruesit, ose është skrapuar apo tjetërsuar, sipas kuptimit të |
|||
këtij neni. |
|||
3. Administratorët e qendrave të mbledhjes dhe shitjes së |
|||
motomjeteve, automjeteve dhe rimorkiove për t'i çmontuar dhe |
|||
kthyer në skrap, nuk mund t'i tjetërsojnë, çmontojnë ose |
|||
shkatërrojnë këto mjete pa përmbushur detyrimet e përcaktuara në |
|||
pikën 1, për rastet kur zotëruesi ose ai që ka titullin e |
|||
zotëruesit, nuk i ka përmbushur më parë këto detyrime. |
|||
4. Të njëjtat detyrime të përcaktuara në pikën 3 kanë edhe |
|||
përgjegjësit e qendrave të mbledhjes, ose të vendeve të tjera ku |
|||
ruhen mjetet e hequra nga qarkullimi sipas nenit 157, në rastin |
|||
e skrapimit të mjetit të parashikuar nga neni 211, pika 4. |
|||
5. Cilido që shkel dispozitat e pikave 1 dhe 2 ndëshkohet |
|||
me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet |
|||
mijë lekë. Ky sanksion është me masë administrative me gjobë nga |
|||
njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë, në qoftë se shkelja |
|||
është kryer sipas pikave 3 dhe 4. |
|||
KREU 4 |
KREU 4 |
Versioni i datës 8 maj 2008 22:28
Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë Nr. 8378, datë 22.7.1998
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave Marrë nga:
| |||||||||||||||||||||||