Jump to content

Dokumenti i Rambujesë/Kap6/ Ombudsmani/III: Mandati dhe Obligimet

Nga Wikibooks
<< 6. Ombudsmani >>

< Neni III
Mandati dhe Obligimet
>

PARAGRAFI :

Shkeljet e raporteve

[redakto]

1. Ombudsmani do të hulumtojë të gjitha shkeljet e raportuara që bien nën Juridiksionin e përcaktuar me nenin II. 1. Ai ose ajo mund të veprojë ose me vetëiniciativë, ose të përgjigjet pohimit të parashtruar nga cilado palë apo person, organizatë joqeveritare ose grup individësh të cilët do të pohonin të kenë qenë viktimë e dhunës ose të cilët veprojnë në emër të viktimave që janë të vdekur apo të zhdukur. Puna e Ombudsmanit do të jetë gratis për përsonat përkatës.

Çasja

[redakto]

2. Ombudsmani do të ketë qasje të plotë, të papenguar dhe të menjëherëshme te çdo person, vend ose informatë, me kërkesën e tij/saj.

  • (a) Ombudsmani do të ketë liri të plotë të shqyrtojë dokumentet zyrtare dhe ai ose ajo mund t’i kërkojë çdo personi, përfshirë zyrtarët e Kosovës, që të bashkëpunojnë duke ofruar informata relevante, dokumente dhe dosje.
  • (b) Ombudsmani mund të ndjekë dëshmitë administrative dhe mbledhjet e institucioneve të tjera të Kosovës me qellim të grumbullimit të informatave.
  • (c) Ombudsmani mund të hulumtojë objektet dhe vendin ku mund të gjenden personat e privuar nga liria, si pasojë e arrestimit, punës, etj.
  • (d) Ombudsmani dhe personeli i tij do të mbajnë në fshehtësi të gjitha informatat konfidentale, përveç në rast kur Ombudsmani vlerëson se informata është dëshmi e shkeljes së të drejtave që përfshihen në juridiksionin e tij/saj, në ç’rast, informata mund të bëhën publike në njoftimet publike ose procedurën e përcaktuar ligjore.
  • (e) Palët zotohën të sigurojnë bashkëpunim me Ombudsmanin rreth hulumtimeve. Mohimi i qëllimshëm i bashkëpunimit do të jetë vepër penale, e dënueshme nga të gjitha palët, sipas normave të të gjitha palëve. Në rast kur një zyrtar do të pengojë hulumtimin duke refuzuar dhënien e informatave të nevojshme, Ombudsmani do të vëjë kontakt me përgjegjësin e zyrtarit ose me prokurorin publik rreth veprimit përkatës penal që duhët të ndërmerrët në pajtim me ligjin.

Publikimi

[redakto]

3. Ombudsmani do ta bëjë publik rezultatin dhe përfundimin e hulumtimit në formë të raportit të publikuar pas përfundimit të hulumtimit.

  • (a) një palë, institucion ose zyrtar i cili identifikohet nga ana e ombudsmanit si abuzues, brenda një periudhe që e përcakton ombudsmanin, do të jap sqarim me shkrim për mënyrën se si do ta zbatojë qdo udhëzim të cilin ombudsmani mund ta parashtrojë si masë përmirësues
  • (b) Nëse përsoni ose entiteti nuk respekton konkluzionet dhe rekomandimet e Ombudsmanit, raporti do të dërgohet për veprim të mëtejmë Komisionit të përbashkët , i themeluar në Kapitullin 5 të kësaj marrveshjeje , kryetarit të palës përkatse dhe qdo zyrëtari apo instuticioni tjerër që Ombudsmani e sheh të nevojshme