Jump to content

Botajon/Far e Fis/1

Nga Wikibooks
Botajon

Far e Fis
      Çka d.m.th Far e Fis?
Kujt po i thoin Animalia?
[redakto]

Ani malit ose anës malit ku rrinë kafshët, ku me ditë unë. Kjo fjalë tani sa ka fillu të përdoret prej përkthyesve të rinjë pro-perendimorë. Ekspert biologu thotë se Animalia është shprehje e shkencëtarëve. Ata e përdorin këtë shprehje për të grupuar frymorët apo qeniet e gjalla. Këtë grupim ata e bëjnë më qëllim të dallimit nga llojet tjera të qenieve që nuk marrin frymë e nuk shfaqin gjallëri në jetën e tyre. Sipas tyre në kjo grup e sistemit zologjik ndahet më tutje në nëngrupe. Pas nëngrupit të parë klasifikues Dega, pason nëngrupi i tij që shpesh quhet Fisi, pastaj nëngrupi i Fisit, Klasa e kështu me radhë, Rendi, Familja, Fara dhe së fundi Lloji i frymorit.

Po, çka ashtë sistemi zologjik?
[redakto]

Nuk e di. Por, po e lexoj qi, i paska rrojt fellë edhe po munoka me i mledh krejt ment që i ka bota për gjallnin edhe me i qitë n'fletore. Edhe masanej shkenctart me u marr vesh nermjet veti ma mirë e ma lehtë. Mes meju ngatrru farat e fiset gjallesave nermjet veti.

Kur ja kanë nis me i radhitë?
[redakto]

Vlla unë kit punë s'e di. Po e di që pleqtë folshin për trandofila t'bashqes e për lula tjera, bile edhe për lloje të kepëve e purrive, kastravecave e t'patlixhonave. Një djal i axhës n'çoshe t'sobes i ngojke edhe i shkrujke shka kuvenojshin ata. Edhe tashti kur e veta po më thotë se: Me gjenerata të tëra kanë vepruar si ai para tij, qysh në kohërat e lashta. Me kalimin e kohës edhe përkundër heqjes së emërtimeve të dyfishta janë mbledhur grumbuj të dhënash mbi botën. Këto grumbuj të dhënash për me i përdorë më mirë, të diturit filluan ti ndajnë sipas logjikës së biologëve. Sipas kësaj logjike që në antikë ata filluan që të dhënat të i ndajnë në klasa të niveleve të caktuara.

Ç'farë kushte duhej të i plotësonte radhitja?
[redakto]

Sipas djalit t'axhes tamë: Të diturit, e më vonë edhe shkencëtarët, ja kishin arritur të ndërtojnë një lloj skeleti d.m.th sistem bazë, mirëpo për radhitje kishin vënë shumë rregulla të ndryshme e të shumta. Me dalje në dritë të teorisë së prejardhjes, paraqite nevoja e një sistemi natyrorë'.

Çka e kanë pas njet me këtë sistem natyrorë?
[redakto]

Sipas djalit t'axhes tamë: Sistemi Natyrorë duhej të pasqyronte me saktësi sa më të lartë gjallërinë e jetës dhe të mos ishte vetëm një klasifikim i thjeshtë, ai duhej të pasqyronte zhvillimin fillo-gjenetikë të gjallesave të sotshme nga paraardhësit e thjeshtë të tyre si dhe lidhjet farefisnore të tyre. Në atë kohë shkencëtarët ishin të vetëdijshëm për shprehjen që bie në sy këtu DUHEJ - po si të plasohet gjallëria në fletore kur dihet që ajo qëndron në lidhje të ngushtë me truallin se ku zhvillohet. Por si do që të jetë ata e dinin që kërkimet duhet të shkonin në këtë drejtim ashtu që një ditë të mund të tregohet se si ka qenë puna e botës që nga fillimi me të vërtetë.

A ja kanë arrit qëllimit?
[redakto]

Pak si ngërc! Djali i axhes po thotë se: Çdo sistem që është krijuar deri më sot, nuk ja ka arri të i afrohet qëllimit ideal d.m.th sistemit natyrorë. Gjitha sistemet e deri më tashme janë bazuar në të dhëna të mangëta. Shumica e këtyre mangësive vije si rezultat i thjeshtimit të domosdoshëm për krijimin e sistemit.

Po ky sistemi zologjik?
[redakto]

Kan me arrit qëllimin kur t'a ngjallin letren!? Djali i axhes po thotë se: Ky sistem, Sistemi Zologjik i ditëve tona, as nuk është i përsosur as nuk është i përkryer dhe mund të ndryshohet dhe ndryshohet sa herë që të ndryshon ndonjë ligj i lëkundshëm.

Kush ke i pari që ja nisi Sistemit Shkencor-Natyror?
[redakto]

Ku me ditë mër unë! Fol mër ti, biolog! Iki Qoti, ju prishen nervat. - Çysh po e lexoj: Si themelues i SSN (Sistemit Shkencor Natyror) është Karli i Linit. Ky suedezë gjatë shekullit XVIII, punimet e tij i botonte nën emrin Linnaeus. Ky shkencëtarë radhiti gjitha njohurit e tij për llojet e bimëve e të frymorëve në bazë të ngjashmërisë së formës të trupave dhe sistemin e tij të formuluar në një punim për herë të parë e botojë në vitin 1735 në Systema naturae. Më vonë, botimi i 10 i këtij punimi u bë themel i gjitha sitematizimeve taksonomike, deri te ato të ditëve tona.

Ha, po shka ashtë tashti ky Taxi?
[redakto]

Po de çashtu dishka si Taxi i jetës përditshme. Po e lexoj: Me renditjen e llojeve të frymorëve (kafshëve), problemet e ndryshoreve (variablave), krijimin e llojeve, si dhe përkufizimin e njësive sistematike merret Taxonomia moderne. Po, vazhdojë : Për t'u gjetur më lehtë të dhënat për llojet e shumta të farave e fiseve, Taksonomia ka krijuar një parë shkallë hierarkie të kategorive sistematike (d.m.th klasave të sistemit). Ajo përdorë shprehje të veçanta për nivele të caktuara, p.sh.: Fisi, Klasa, Rendi, etj. dhe në këto grupime futen të dhënat konkrete të shkencëtarëve mbi Organizmat.

Sa shkallë i paska ky sistem?
[redakto]

Normal në Evropë punojin me dheçe! Po e lexoj: Themelin e sistemit e përbëjnë tetë kategori themelore sistematike: - Po e vazhdojë, po mund të gabojë se nuk asht shqip - Fara (tjerët po thonë Mbretëria), Dega (Rremi), Fisi, Klasa, Rendi, Familja, Gjinia dhe Lloji. Këto kategori themelore zgjerohen në një varg kategorish anësore, me ndihmën e të cilave kuptohen më lehtë lidhjet farefisnore gjatë Evolucionit.

Po si renditen sot kategoritë?
[redakto]

Sot për sot, në gjuhen shqipe nuk e di, por në latinisht po. Regnum (Rendi - Aradha), Subregnum (Nënrendi - Nënaradha), Devisio (Dega - Rremi), Phylum (Fisi), Subphylum (Nënfisi), Superclassic (Siperklasat), Classis (Klasat), Subclassis (Nënklasat), Supordo (Siperadha - Siperorendia), Ordo (Radha - Orendi), Subordo (Nënradha - Nënorendia), Supfamilia (Siperfamilja), Familia (Familja), Subfamilia (Nënfamilja), Genus (Gjenia - Vija), Subgenus (Nëngjenia - Nënvija), Species (Lloji), Subspecies (Nënlloji).

Si mbahen mend gjitha këto emërtime?
[redakto]

Disa nga emrat e kategorive sistematike bëjnë që të dallohen nga prapashtesa latine e cila i ngjitet emrit të cunguar latin. Prapashtesa -idae zakonisht tregon një familje (Viverridae, Vespidae), -inae tregon nënfamiljen (Antilocaprinae). Po me pakë përjashtime përdoren edhe prapashtesat -oidea apo -acea për sipërfamiljet (Dasyuroidea, Muricacea), -ptera apo -formes për orendin (Heteroptera, Pelecaniformes).

Cila është kategoria ma e madhe?
[redakto]

Shkalla më e lartë e hierarkisë së kategorizimit sistematik është shkalla që unë po e quaj Aradha e tjerët e quaj Mbretëria d.m.th kategoria e emërtuar nga shkencëtarët Regnum. Për fundi kësaj pastaj vijnë rremat, e rremat degëzohen në klasa e kështu me radhë vazhdon vargu deri në kalaveshë e përsheshë.

Po, a i futin në kategori në bazë të tipit të gojës, hunës...?
[redakto]

Gjitha kategoritë nga kategoria Gjenia nuk janë asgjë tjetër veç se kutia të zbraztë ku janë futur mendimet për llojet. Natyrisht që këto mendime janë të bazuara në diçka dhe shërbejnë për të pasur një pasqyrë mbi marrdhënjët e gjallërisë. E kjo diçka, mund të jetë ngjashmëria e gojës, kockës së kokës, organeve të brendshme etj. Gjallesat që i kanë këto ngjashmëri pastaj futen në kategorinë Gjenia. Pastaj për shkak të ngjashmërive tjera anëtarët e kategorisë me gjene të ngjashme dhe me tipare të ngjashme futen në kategorinë Familja, dhe kështu me radhë deri në kalavesh.

Cila veçori, cili tipar ka përparësi?
[redakto]

Pyetje me vend, e me kohë. Cilat tipare e veçori kanë përpasi për t'u futur në një kategori sistematike, këtë duhet të llogarit secili shkencëtarë veç e veç. E vetmja gjë konkrete që është në natyrë nga ky sistem është lloji i gjallesës. Për të shfaqur një pasqyrë për tiparet e llojit, shumë shkencëtarët janë mundu.

Cilat veçori merren në rastet e zakonshme?
[redakto]

Po, nëse nisemi nga përkufizimet në fuqi, atëherë mund të dallojmë Llojin e grupit të një popullimi (bashkësi që shumohet). Anëtarët e këtij Lloji kanë burim të njëjtë të gjeneve, kështu që mund të veçohet vendi përkatës që zënë në evolucion. Këto popullime të veçanta zhvillohen ndaras, mirëpo janë në gjendje për shumim të kryqëzohen (shartohen) - ose e bëjnë ose i kanë mundësit të vijnë deri tek shumimi ndërmjet veti. Në të njëjtën kohë këto popullime, sa i përket shumimit dhe kryqëzimit (shartimit), janë të izoluara nga popullimet e Llojeve tjera.

Me kalimin e kohës, ndryshojnë Llojet?
[redakto]

Po. Lloji merret si një njësi e ndryshueshme. Llojet zhvillohen dhe më këtë, me kalimin e kohës ndryshojnë në ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Individët e një Lloji, po thuaj se fare nuk dallojnë ndërmjet veti - Lloji është njësi treguese e ndryshimeve të vogla. Këto ndryshime janë zakonisht ndryshime të vogla për shkak të ndërrimit të ambientit, apo ndryshime ku konkurrenca e llojeve tjera nuk paraqet rrezik. Veçorit e tyre kanë zënë vend dhe janë stabilizuar në ta, gjatë kohës së fillo-gjenezës. Llojet e reja shpesh janë më të luhatshme. Këtyre ju duhet kohë për përshtatje ambientit.

Çka janë Nënllojet?
[redakto]

Shpesh ndodhë që të ketë popullime të të njëjtit Lloj, që ndërmjet veti, popullimet të dallojnë në disa tipare themelore. Mirëpo pasi që anëtarët i takojnë të njëjtit Lloj, edhe përkundë asaj që i takojnë popullimeve të ndryshme,. ata ndërmjet veti mund të shumohen pa problem. Frytet e këtyre shumimeve zakonisht quhen Nënlloje. Lloji i cili degëzohet në Nënlloje thirret Lloj politipik ndërsa ai që nuk degëzohen thirren Lloj monotipik.

Çka d.m.th Holotip, Paratip?
[redakto]

Gjatë përshkrimit të secilit Lloj të ri duhet veçuar dallimin. Shkencëtari për secilin përshkrim të Llojit të ri veçon Holotipin (nëpërmjet një anëtari shembullorë) dhe Paratipit ( një grupi të anëtarëve) dhe nëpërmjet dallimeve me llojet tjera karakterizohet ai Lloj i ri. Nganjëherë tiparet morfologjike vendosen si të pandryshueshme (statike).

Si shkruhet lloji në sistem?
[redakto]

Futja e një Lloji konkret në planin e sistemit zologjik dhe kufizimi sistematik i përkatësisë së tij, mund të treohet më së miri nëpërmjet shënimeve të më poshtme:

Sistemi           || Lloji konkret
---------------------------------------
Shqiptume (Latinisht) || Shqiptume (Latinisht)
--------------------------------------- 
Fara    (Regnum ) || Frymorëve (Animalia)
Rremi   (Devisio) || Eumetazëve (Eumetazoa)
------------------------------------------------------------------
Fisi    (Phylum)  || Nyjgjymtyrëve     | Kordatët
                     (Arthropoda)        (Chordata)
Klasa   (Classis) || Insekteve(Insecta)| Shpezëve(Aves)
Rendi   (Ordo)    || Dykrahrorve       | Anseriformave 
                     (Diptera)          (Anseriformes)
Familja (Familia) || Mizave (Muskidae) | Patove(Anatidae)
Gjenia  (Genus)   || Miza(Musca)       | Gusa(Cygnus)
Lloji   (Species) || Miza e shtëpisë   | Gusa olor 
                     (Musca domestica)   (Cygnus olor)

Sa rrema i ka ky sistem?

[redakto]

Numri i nën klasifikimeve vije duke u shtuar gjithnjë e më shumë duke u lëshuar shkallëve te poshtë të sistemit. Sistemi zologjik ka vetëm një farë (d.m.th. shkalla më së larti), mirëpo p.sh në shkallën e 3 (shkalla ku hynë fiset) ka 27 fise. Kështu numri i nën klasifikimeve në shkallën e klasave, e rendit etj. vije duke u rritur.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të

Në pritje...
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të