Mesele/4
Appearance
< Mesele
Mustafë Syla shkoi me marrë nji rob s'pari te Haxhi Salihi. Haxhija thirri do burra t'mirë t'katundit edhe Mulla Jupën e Krekovës. Erdhën miqtë e me ta ishin edhe Xhemajl Obrija e Lush Mehiqi i Plluzhinës. Bâjshin muhabet burrat nërmjet vedi e Mulla Jupa folke sall me Xhemajlin. Lushi i tha Mulla Jupës:
- - Pse po flet sall me Xhemajlin e me ne jo?
- - Po flas sall me Xhemajlin se ky po e shkund dardhën mirë e kadal, e po m'i qet para sall dardhat e sarita e t'dukta, e t'verdhat po i len n'rrem qysh jânë kânë deri sa t'i vjen rêni me u pjekë edhe ato. Me folë me ju tjerët, po tutna se e shkundni dardhën me hez e i qitni n'tokë t'verdha e t'sarita, e s'ka kush i han veç n'i hânkshin loptë.
< 3 |
faqe - 4 - |
5 > |