Mesele/3

Nga Wikibooks
Si dânte pleqni Xhemajl Obrija

N'Drenicë Xhemajl Obrija i katûndit Obrij, ka kênë n'zâ me dâ pleqní.

Njiher, n'nahije t'Gillanit, ishin pasë bâ dymbëdhet gjaqe edhe nji varrë. Parija e katûndit u mundue me i pajtue po s'ia duelën m'krye. Çuen e e thirrën Mehmet Roshanin e rrethit t'Perzerendit edhe Xhemajl Obrijën. Mehmet Roshani shkon e rrîn tue pritë shtatë ditë. U mundue sa kje atje me i pajtue ato gjaqe, po vetëm për nja shtatë disi ia duel m'krye edhe ato jo bash mirë. Tjerat gjaqe s'mujti me i pajtue kurrqysh.

Xhemajl Obrija, para se me u nisë, i mbluedh do pleq prej pesë bajraqeve e dikur u nis e shkoi n'nahi t'Gillanit. Kur mbërrini atje me pleqt e vet, i duel Mehmet Roshani përpara e i tha:

- Ku kje Xhemajl Obrija? Qe shtat dit qi po t'pres e ti kërkû m'u dukë. Une kallapin e preva e me at kallap i pres tullat pej çamuri e me ato tulla e çoj shpinë shtat kat, hiç pa pêj.5
- Besa û jam pej nji vêni kërsh, pej Obrije, - ia kthej Xhemajli. - Na çamur nuk marojmë. Mâ s'pari i bâjmë gati gurt, e qesim pênin e i renojmë gurt e, qai qi ta qet kryet, i mshojmë çekiç krés e kshtu e çoj kullën dymbëdhet katsh.6

Edhe përnjimend, sa ndêj Xhemajl Obrija aty, i pajtoi dymbëdhet gjaqe e nuk la fjalë mbrapa.


< 2
faqe
- 3 -

4 >