La Liga/2
Appearance
< La Liga
< 1 |
faqe - 2 - |
3 > |
- Asgjë nuk pikën nga qielli pa qenë së pari në tokë. Edhe liga e futbolit spanjoll siq e njohim sot nuk piku ashtu kotë nga qielli. Para saj që nga viti 1902 ekzistonte Copa del Rey. Përpos kësaj çdo provincë apo regjion i Spanjës kishte veqëse një ligë. Shembull i mirë i kësaj periudhe ishin Campeonato de Catalunya në Katoloni, apo edhe Campeonato Centro në Madrid dhe rrethinë. Me këta shembuj fillon edhe zhvillimi dhe afirmimi i shpejt i futbollit në Spanjë, dhe brenda një kohe shumë të shkurtë dualen emra të famshëm në nivel mbi regjional si Pichichi, Josep Samitier dhe para së gjithash Ricardo Zamora.
- Nga veprimtaria amatore e futbollit në vitin 1926 u thirrë në jetë veprimtaria si profesionale e cila që në start kishte lojtar të cilët mund të siguronin bukën e gojës nga kjo veprimtari. Me afirmimin dhe popullarizimin që arriti në këtë fazë futbolli në hapsirën e Spanjës u paraqit nevoja e krijimit të një lige të skuadrave në nivel të Spanjës. Mirëpo realizimi i kësaj ishte pakësa më i vështirë se sa paramendohej nga adhuruesit e flaktë të futbollit. Tejkalimi i kundërshtimeve në mes të përfaqësuesve të ligës së Katalonisë dhe të atyre të Baskësis rrezikonte edhe ngritjen në nivel të Spanjës. Këto dy liga tashmë kishin ngritur shumë skuadra që luanin një futboll shumë më kualitativ se tjerat dhe tashmë kishin bërë emër anë e mbanë Spanjës. Por si problem tjeter jo më i vogël paraqitej edhe ana logjistike, udhëtimet për të marrë pjesë në ndeshje ndodhte të zgjasnin deri edhe në katër-pesë ditë të tëra. Kështu që u thirrë në jetë një marrëveshje sipas së cilës do të ngritej një sistem i ligës në nivel të Spanjës me dhjetë skuadra. Në këtë ligë u përfshinë gjitha skuadrat që deri në atë kohë kishin fituar Copa del Rey apo kishin qenë finalistë të saj.
- Si pasuese e Real Vigo Sporting-ut, Celta Vigo, edhe kjo priste një vend startimi në ligën e parë. Mirëpo skuadrat e tjera e kundërshtonin këtë përshkakë se udhëtimi deri në Vigo, në një këndë të largët Spanjës ju paraqiste probleme serioze. Kështu erdhen në përfundim tek një zgjidhje tjetër të bazuar në një turnirë të vogël, në finale të të cilit fitojë Racing Santander kundër Celta Vigo-së.
- Nga kjo kohë fillon edhe ngritja e mirëfillt e sistemit të ligës së parë nga skuadrat themeluese të saj, të cilat vinin nga anë të ndryshme të Spanjës. Nga Baskësia vinin pesë skuadra : Athletic Bilbao, Real Unión Irún, Arenas de Getxo dhe Real Sociedad San Sebastián, nga Kastilia dy skuadrat e Madritit: Real Madrid dhe Atlético Madrid, ndërsa futbollistët më të aftë katalanët ishin tubuar në tri skuadrat e tyre : FC Barcelona, Espanyol Barcelona dhe CE Europa. Nga anët tjera të largëta nga kryeqyteti i vetmi që u kalifikua ishte Racing Santander.
- Këto skuadra ishin themeluesit e ligës e cila më vonë do të jetë si prijatore në shumë drejtime të zhvillimit të futbollit jo vetëm në Evropë por edhe në rruzullin tokësor e deri në krijimin e degëve të ndryshme ekonomike në shoqëri.
- Fishkëllima që doli nga pipi i gjyqtarit më dhjetë shkurti të vitit 1929, shënon fillimin e ligës së njohur spanjolle Primera División. Emri i futbollistit José Prat Ripollés, do të hyjë si golashënuesi i parë në historin e saj. Këtë golë e shënojë në minuten e pestë të lojës, për skuadren e tij Partie Espanyol Barcelona kundër skuadrës Real Unión Irún.
- Kushtet dhe kushtëzimet që rrjedhnin nga zhvillimi ekonomik, që në fillim u lajmëruan si ndikues të mëdhenjë në zhvillimin e kësa disipline sportive. Kështu që në start, shumë skuadra të mira e me shumë adhurues po që vinin nga anët ruale, u deshtë të dorzoheshin para ardhmërisë. Ato nuk ishin në gjendje të përballonin kërkesat në rritje. Shembull i këtyre zhvillimeve është edhe skuadra Real Unión Irún e cila u dorëzua më 1932 pikërisht për shkaqet e përmendura. Skuadra dominuese e këtyre viteve para luftës qytetare ishte pa mëdyshje skuadra Athletic Bilbao e cila ja arriti që nga tetë sasione të rrëmbejë pesë tituj. Më 1929/30 e fitoj titullin pa asnjë humbje. Dy sasione më vonë, skuadra Real Madrid po kështu ja arriu të marrë titullin pa asnjë humbje.
- Shumica e skuadrave për trajnerë kishin trajner angëlez ndër të cilët më i njohuri ishte Frederick Pentland trajner i skuadrës Athletic Bilbao. Dominimin dyvjeçarë të Athletic Bilbao-së, e ndalojë Real Madrid-i, duke paguar një çmim të lartë për huazimet e lojtarëve. Në këtë kohë ata paguan huazimet për lojtarë të njohur si Luis Regueiro, Josep Samitier dhe Ricardo Zamora. Shuma që paguan kapte vlerën e 150,000 pezetave spanjolle të kohës.
- Befasia e parë e ligës ndodhi në sasionin 1934/35, kur skuadra jo aq e afirmuar deri në atë kohë, Betis Sevilla, fitoj titullin e kampionit. Ndërsa e papritura e radhës e cila shkaktoj ndërpremjen e aktivitetit të ligës për tri sasione ishte lufta qytetare që kalpojë Spanjën më 1936.
< 1 |
faqe - 2 - |
3 > |