Jump to content

La Liga

Nga Wikibooks



La Liga
1928-1936
redaktor
Hipi Zhdripi
2011




       Plotë 90 vite, futboll, pika kulminante, zbritje ngrite të futbollit spanjoll në përmbledhjen La Liga. Përmbledhje për sy dhe si doracak i pregatitur për tu shtypur.



Një fillim i vështirë, një sukses i zhytur në luftë qytetare



       Asgjë nuk pikën nga qielli pa qenë së pari në tokë. Edhe liga e futbolit spanjoll siq e njohim sot nuk piku ashtu kotë nga qielli. Para saj që nga viti 1902 ekzistonte Copa del Rey. Përpos kësaj çdo provincë apo regjion i Spanjës kishte veqëse një ligë. Shembull i mirë i kësaj periudhe ishin Campeonato de Catalunya në Katoloni, apo edhe Campeonato Centro në Madrid dhe rrethinë. Me këta shembuj fillon edhe zhvillimi dhe afirmimi i shpejt i futbollit në Spanjë, dhe brenda një kohe shumë të shkurtë dualen emra të famshëm në nivel mbi regjional si Pichichi, Josep Samitier dhe para së gjithash Ricardo Zamora.
       Nga veprimtaria amatore e futbollit në vitin 1926 u thirrë në jetë veprimtaria si profesionale e cila që në start kishte lojtar të cilët mund të siguronin bukën e gojës nga kjo veprimtari. Me afirmimin dhe popullarizimin që arriti në këtë fazë futbolli në hapsirën e Spanjës u paraqit nevoja e krijimit të një lige të skuadrave në nivel të Spanjës. Mirëpo realizimi i kësaj ishte pakësa më i vështirë se sa paramendohej nga adhuruesit e flaktë të futbollit. Tejkalimi i kundërshtimeve në mes të përfaqësuesve të ligës së Katalonisë dhe të atyre të Baskësis rrezikonte edhe ngritjen në nivel të Spanjës. Këto dy liga tashmë kishin ngritur shumë skuadra që luanin një futboll shumë më kualitativ se tjerat dhe tashmë kishin bërë emër anë e mbanë Spanjës. Por si problem tjeter jo më i vogël paraqitej edhe ana logjistike, udhëtimet për të marrë pjesë në ndeshje ndodhte të zgjasnin deri edhe në katër-pesë ditë të tëra. Kështu që u thirrë në jetë një marrëveshje sipas së cilës do të ngritej një sistem i ligës në nivel të Spanjës me dhjetë skuadra. Në këtë ligë u përfshinë gjitha skuadrat që deri në atë kohë kishin fituar Copa del Rey apo kishin qenë finalistë të saj.
       Si pasuese e Real Vigo Sporting-ut, Celta Vigo, edhe kjo priste një vend startimi në ligën e parë. Mirëpo skuadrat e tjera e kundërshtonin këtë përshkakë se udhëtimi deri në Vigo, në një këndë të largët Spanjës ju paraqiste probleme serioze. Kështu erdhen në përfundim tek një zgjidhje tjetër të bazuar në një turnirë të vogël, në finale të të cilit fitojë Racing Santander kundër Celta Vigo-së.
       Nga kjo kohë fillon edhe ngritja e mirëfillt e sistemit të ligës së parë nga skuadrat themeluese të saj, të cilat vinin nga anë të ndryshme të Spanjës. Nga Baskësia vinin pesë skuadra : Athletic Bilbao, Real Unión Irún, Arenas de Getxo dhe Real Sociedad San Sebastián, nga Kastilia dy skuadrat e Madritit: Real Madrid dhe Atlético Madrid, ndërsa futbollistët më të aftë katalanët ishin tubuar në tri skuadrat e tyre : FC Barcelona, Espanyol Barcelona dhe CE Europa. Nga anët tjera të largëta nga kryeqyteti i vetmi që u kalifikua ishte Racing Santander.
       Këto skuadra ishin themeluesit e ligës e cila më vonë do të jetë si prijatore në shumë drejtime të zhvillimit të futbollit jo vetëm në Evropë por edhe në rruzullin tokësor e deri në krijimin e degëve të ndryshme ekonomike në shoqëri.
        Fishkëllima që doli nga pipi i gjyqtarit më dhjetë shkurti të vitit 1929, shënon fillimin e ligës së njohur spanjolle Primera División. Emri i futbollistit José Prat Ripollés, do të hyjë si golashënuesi i parë në historin e saj. Këtë golë e shënojë në minuten e pestë të lojës, për skuadren e tij Partie Espanyol Barcelona kundër skuadrës Real Unión Irún.
        Kushtet dhe kushtëzimet që rrjedhnin nga zhvillimi ekonomik, që në fillim u lajmëruan si ndikues të mëdhenjë në zhvillimin e kësa disipline sportive. Kështu që në start, shumë skuadra të mira e me shumë adhurues po që vinin nga anët ruale, u deshtë të dorzoheshin para ardhmërisë. Ato nuk ishin në gjendje të përballonin kërkesat në rritje. Shembull i këtyre zhvillimeve është edhe skuadra Real Unión Irún e cila u dorëzua më 1932 pikërisht për shkaqet e përmendura. Skuadra dominuese e këtyre viteve para luftës qytetare ishte pa mëdyshje skuadra Athletic Bilbao e cila ja arriti që nga tetë sasione të rrëmbejë pesë tituj. Më 1929/30 e fitoj titullin pa asnjë humbje. Dy sasione më vonë, skuadra Real Madrid po kështu ja arriu të marrë titullin pa asnjë humbje.
       Shumica e skuadrave për trajnerë kishin trajner angëlez ndër të cilët më i njohuri ishte Frederick Pentland trajner i skuadrës Athletic Bilbao. Dominimin dyvjeçarë të Athletic Bilbao-së, e ndalojë Real Madrid-i, duke paguar një çmim të lartë për huazimet e lojtarëve. Në këtë kohë ata paguan huazimet për lojtarë të njohur si Luis Regueiro, Josep Samitier dhe Ricardo Zamora. Shuma që paguan kapte vlerën e 150,000 pezetave spanjolle të kohës.
       Befasia e parë e ligës ndodhi në sasionin 1934/35, kur skuadra jo aq e afirmuar deri në atë kohë, Betis Sevilla, fitoj titullin e kampionit. Ndërsa e papritura e radhës e cila shkaktoj ndërpremjen e aktivitetit të ligës për tri sasione ishte lufta qytetare që kalpojë Spanjën më 1936.


Një për një, e bëmë "La Liga"



Kupa e parë, por jo edhe fundit,
FC Barcelona


       Një fletushkë, në një këndë të e së cilës ndodhej kjo shpallje :
       "Miku dhe partneri ynë zt. Kans Gamper, nga rubrika e sportit "Sociedad Los Deportes" dhe mjeshtri zvicëranë donë të bashkojnë disa futbollistë në Barcelonë, e lutë çdo adhurues të këtij sporti që të vijnë të ejnjëteve apo të premteve nga ora 9 deri 11 në mbrëmje në zyren e tij."
       Ishte kjo shpallja e paraqitur në fletushken "Los Deportes" të datës 22 tetor 1899, ishte kjo xixa e formimit të një yllskuadre të futbollit. Me këtë shpallje ata pakë futbollistë të ekipeve të pakta që gjendeshin në Barcelonën para dy shekujve u thirrën për të formuar një skuadër në të cilën kishte vend jo vetëm për vendasit por edhe për të huajt që ndodheshin në Barcelon e ishin adhurues të futbollit. Ky zotëri, në Spanjë kishte migruar më 1898 në moshën 22 vjeçare, dhe aty në Barcelon kishte vendosur të formonte një skuadër futbolli dhe si do të tregon koha dhe ja kishte arritur. Gamperi ishte një lojtarë i flakët i futbollit, një sportis i dalluar në shoqërin e tij në disa disiplina, në gara me biçiklet dhe atletikë të lehtë në nivel ndërkomtar kishte marrë medalje. Me paraqitjen e mjaftueshme të interesuarve në redaksin e sportit të kësaj gazete më 29 nëntor 1899 u vendos themelimi i Klubit Futbolistik të Barcelonës. Termi nga anglishtja Klub Futbollistik për skuadrën tregon atë ndikimin anglofil të themeluesit të klubit në të cilin mbi gjysma ishin të huaj dhe i takonin ritit protestant të fesë së krishterë.
       Si president i parë i klubit u zgjodhë anglezi Walter Wild, ndërsa si kapiten i skuadrës themeluesi i saj Kans Gamper. Loja e parë në të cilën u paraqit FC Barcelona u zhvillua më 8 dhjetor 1899 kundër një ekipi të tubuar nga anglezët e vendosur në Velòdrom de la Bonanova. Këtë ndeshje FC Barcelona e humbi me një golë të shënuar nga lojtari i më vonëshem i saj, anglezi Arthur Witty i cili gjatë kësaj kohe luante në anën e bashkëkombasve të tij, përndryeshe ata nuk do plotsonin numrin e plotë të 11 lojtarëve në fushë. Sido që të jetë kënë emra të njohur si themelues të skuadrës me emrin e popullarizuar Foot-Ball Club Barcelona i cili së shpejt do të merrte rregullisht pjesë në turnirin Campeonato de Cataluña edhe në turnirin Copa del Rey qarkullojnë : Walter Wild, Lluís d'Ossó, Bartomeu Terradas, Otto Kunzle, Otto Maier, Enric Ducal, Pere Cabot, Carles Pujol, Josep Llobet, John Parsons dhe William Parsons. Këtu duhet cekur se shkrimi i emrave nuk duket të jetë i saktë përshkakë, së pari vetë gjuhës spanjolle si dhe pa rregullësi e mbajtjes së regjistrave në atë kohë dhe tendencave të ndryshme të adhuruesve të sotshem të futbollit. Kështu i njëjti person në internet haset nën disa forma të shkrimit, gjermane, angleze, spanjole e pse jo edhe në gjuhen shqipe ndodhin ngatërrime.



        Nga turma e futbollistëve dhe adhuruesve të futbollit që ja kishte arrit që me një organizim pakësa më të ngritur, më 1902 të fitoi trofeun në turnirin Copa Macaya dhe më 1905 atë të Campeonato de Cataluña u arrit të formohet një skuadër e llojit pakë a shumë siq i njohim sot skuadrat e futbollit. Më 14 mars të vitit 1909 klubi luanë ndeshjet në stadiumin Carrer Indústria, një stadium me kapacitet prej rreth 8,000 shikuesve. Nën udhëheqjen e Gamperit në vitin 1922, klubi i skuadrës ja arrin të ketë mbi 10 000 anëtarë. Ky zhvillim dhe përkahje e ritur i mundësojë skuadrës që të zhvillonte ndeshjet në stadium më të avancuar që kishte përfunduar në po atë vitë ndërtime, e që tani thirrej stadiumi Las Cortes dhe kishte kapacite fillestar rreth 22 000 shikues. Një kapacitet i cili më kalimin e kohë u ngrit në 60 000 shikues.
       Këto zhvillime paralajmronin ngritjen e një skuadre prapa së cilës qëndronte një klub serioz sportiv. Për ngritjen e nivelit të lojës së skuadrës, klubi angazhojë edhe golashënuesin më të mirë të kohës në Spanjë, Paulino Alcántara dhe më 1917 për drejtimin e punëve dhe qështjeve të klubit si menaxhues caktohet Jack Greenwell. Nga kjo kohë fillon edhe ndikim i klubit në lojën e skuadrës. Ndryshimet që ndodhin në klub fillojnë të reflektohen me të madhe në lojën e skuadrës. Persona që përmenden për ndikim dhe për funksione të larta në klub nga kjo kohë deri në fillimin e luftës qyteare janë Sagi-Barba, Ricardo Zamora, Josep Samitier, Félix Sesúmaga dhe Franz Platko.


Nga livadhet në zyra,
Real Madrid


       "Zhurma" e anglezve për futbollin nuk e kurseu as kryeqendren e Spanjës së fund shekullit XIX. Rrethë e përqarkë kësaj zhurme u tubuan sportist të disiplinave të ndryshme dhe formuan skuadra futbolli në mjegullen e të cilave linden edhe klubet sportive në gjirin e të cilave hynin edhe disiplina tjera të sportit, kryesisht që kishin të bënin me "sferen magjike" të quajtur top. Në fillim të kësaj mjegulle në vitin 1897 u formuan shoqëri të vogla të ashtuquajtura Football Sky dhe njëra ndër to nën emrin Madrid Foot Ball Club. Luanin me topkome nëpër livadhet e skutat përqarkë e brenda qytetit. Nga të angazhuarit në këto forma shoqërore sportive në kujtes kanë mbetur disa emra si b.f. José de Gorostizaga, Manuel Mendía, vëllëzrit Juan dhe Carlos Padrós, Adolfo Meléndez , Antonio Neyra, por edhe Julián Palacios nuk mund të harrohet.
       Nga kjo lojë e djelmëris së qytetit, pesë vite më vonë, më 6 mars 1902 erdhë deri tek një llojë "institucionalizimi" gjegjësisht regjistrimit të shoqëris së tyre nën emrin Madrid Foot Ball Club. Ky regjistrim, sot merret si ditëlindja e skuadrës futbollistike me namë botërorë Real Madrid. Kryetar i parë i kësaj shoqërie u zgjodhë Juan Padrós. Lojtarët në fush dilnin me tesha sportive të bardha, çorap të zeza, dhe me një rrip në ngjyrat simbolike të Spanjës, kuq e verdhë. Trajneri i parë i skuadrës ishte britaniku, Arthur Johnson. Deri në janarë të vitit 1904, skuadra ishte pjesë e klubit në të cilin bënin pjesë dhe skuadra tjera si skuadra Moderno, Moncloa dhe skuadra Amicale. Në radhët e kësaj të fundit ndodheshin kryesisht francezë. Kështu ishte deri më 21 maj 1904, kur në Paris, në Francë, u themelua Fédération Internationale de Football Association (FIFA), më pastaj skuadra e regjistruar si Madrid F. C. ishte përfaqsuese zyrtare e Spanjës.



       Më 16 prill 1905, skuadra, për të parën herë delë si fitimtare e një turne të nivelit regjional të Spanjës, duke fituar kundë Athletic Bilbao-së, me rezulltat 3:0 në finale për kupën Copa del Rey. Pas kësaj, për katëherë radhazi e fiton këtë kupë dhe më këtë nga të tjerët merret si shembull se si mbahet kupa në duar. Deri më 1912, skuadra ndeshjet i zhvillonte në stadiume të ndryshme, nga ky vitë, klubi që e financonte dhe ndihmonte i sigurojë edhe stadiumin e vetë në rrugën O'Donell.
       Si duket kjo nuk ndihmoj edhe aq në përmisimin e lojës së skuadrës por më tepër klubit. Si do që të jetë kënë, skuadrës ju deshën plotë nëntë vite që të arrij të fitojë një kupë nga hera e fundit. Kështu në vitin 1917, pasi një vit më parë e huqi në finale, më në fund ja arriti të fitojë kupen e turneut Cope del Rey. Në këtë kohë, ylli i skuadrës si sulmues, ishte francezi René Petit. Mirëpo ky ishte edhe pokali i fundit deri në lartësimin zyrtar të Ligës Spanjole të Futbollit më 1928. Deri më 1928, skuadra dështoj dy herë në finale për të fitura kupën në Real Unión de Irún. Në anën tjetër, një dashamirës i futbollit, me ndikim kyçë në zhvillet e përgjthëshme të Spanjës, mbreti i Spanjës Alfonso XII, më 1920, vendosi që nëpërmjet dekreti mbretëror, kësaj skuadre të ja dhurojë titullin Real që në spanishtë hiq më shumë e hiq më pakë do të thotë Mbret, e më këtë e merr këtë klub në rradhët e veta. Tre vite më vonë, më 1923, skuadra aktivitete e saj fillon të i zhvillojë në stadium tjetër, më të avancuar, në stadiumin Ciudad Lineal Velodrom. Një vitë më vonë në një stadium, shumë të madh se të klubit në stadiumin Chamartín.


Një përpjekje që ja vlenë,
Real Club Deportivo Español


       Vlimi i djalëris në qendrën e Spanjës së shekullit XIX për sferen magjike, adhurimi i tyre që shprehej nëpër grupe të ndryshem të pa organizuar aq mirë, bërë që më 28 tetor të vitit 1900 një grupë i till të dallohet dhe në krye të tyre të zgjedhin si president Ángel Rodríguez Ruiz. Ishte ky një grup të rinjësh ndër të cilët kishet dhe student të Univeristeti i Barcelonës. Me këtë vendim ata ja arriten që të ishin pjesë e historis së formit, zhvillimit e të futbollit në Spanjë. Këta të rinjë me emri, Espanyol që në gjuhën e katalanëve ka kuptimin si spanjishë donin të tregonin rrënjet spanjolle të klubit.
       Lindja e këtij kulbi thirret aty diku në regjistrimet zyrtare nën emrin Sociedad Española de Fútbol. Ky emër u morë për faktin që themeluesit e klubit vinin nga Katolonia dhe Spanja. Me kalimin e kohës, në rradhë të skuadrës u pranuan edhe të huaj e veçanërisht u dallua angazhimi i britanikëve, të cilët edhe duket të kenë strukturuar jo vetë skuadrën por edhe klubin në tërsi.



       Ngjyrat e teshave me të cilat paraqiteshin në fushë themeluesit e saj, ishin e verdha pasi që ashtu ju kishte dhënë financuesi i tyre. Mirëpo më kalimin e kohës dhe rritjen e rëndësis së simboleve si dhe të kapacitetit vetëfinancues edhe kjo ndryshojë. Mbreti i Spanjës, Alfonos XIII, më 1912 vendosi që këtij klubi të i japë titullin Real dhe ta fasu në rradhet e veta. Si shenjë e kësaj, klubi mbanë edhe stemen e mbretnis së Spanjës.
       Në fillim lojtarët e skuadrës Espanyol Barcelona ndeshjet si vendas i luanin në stadiumin e hapur në afërsi të Sagrada Familia. Në vitin 1923 u strehua në stadiumin e sapongritur Estadi Sarrià në lagjen Sarrià.
       Triumfet e para të mëdha për Espanyol Barcelona filluan pas themelimit të Ligës Spanjole të Futbollit, kur më 3 shkurt 1929 fitojë Copa del Rey në finale kundër Real Madrid.


E themeluam, por s'qe e thënë të mbesim pjesë e saj,
Arenas Club de Getxo


        Getxo që shqiptohet diçka si Getco apo Gexo apo ku ta dimë si e shqiptojnë baskët, një qytet buzë oqeanit, në provincen Biskaja, tani fqinjë i kryeqytetit të kësaj province Bilbao, në fund shekullin XIX një qytet tërheqës për tregtarë dhe industrialistë nga Bilbao e Madridi dhe më gjërë. Jehona për lojën me "sferën magjike" nuk e kurseu edhe këtë anë të Spanjës. Që në vitin 1901, djalëria, kryesisht nga radhët borxheze, fillojë që të lozë sipas shembujve që kishin hasur në anët tjera.



       Kështu në vitin 1909, në lagjën e saj me namë, Las Arenas, kurorëzohet angazhimi për formimin e një skuadre për të cilën vendoset të merret vetë emri i lagjes, Arenas Football Club. Emër të cilin do ta bartë deri në vitin 1912 kur vendoset përfundimisht që emrit të i ngjitet edhe emri i qytetit, Arenas Club de Getxo. Pas shumë përpjekjeve, pas shumë peripetive, skuadra e klubit ja arrinë që më 1917 të depërtojë deri tek finalja për kupën Copa del Rey, mirëpo në lojë shtesë pësojë humbje kundrej Real Madrid-it me rezulltat 2:1. Mirëpo, skuadra nuk u dorzua dhe dy vite më vonë, më 1919 ja arriti të depërtojë gjerë në finale dhe aty u ndeshë me FC Barcelona. Kësaj rradhe lojtarët e Arenas Club de Getxo ja arriten që më në fund që lokalitetin e tyre ta zbukuronin me një kupë. Ata korren fitore bindëse, 5:2. Dy herë radhasi pas këtij suksesi, skuadra ja arriti gjerë në finale, një herë u ndeshë me FC Barcelona e më pastaj me Real Unión Irún, por s'qe e thënë të merrte kupen në shtëpi.
       Aktivitet dhe angazhimi i klubit, bërë që Arenas Club de Getxo të jetë një ndër themeluesit e Ligës së Futbollit në Spanjë më 1928. Por edhe këtu skuadra u tregua si pjesmarrëse e denjë për më shumë se 7 vite, një herë duke zënë vendin e 3-të në tabelen përfundimtare të sasionit 1929/30. Fatëkeqësisht më 1935, skuadra e klubit nuk i bëri më ballë kundërshtarëve në Ligë të parë dhe u deshtë të lëshonte vend. Që nga kjo kohë asnjëherë më nuk e ka arritur të përsërit sukseset që i patë në kohën e themelimit të Ligës.
       Sido që të jetë në historin e klubit mbesin të shënuara fitorja në finalen për kupën Copa del Rey më 1919, si dhe dy pjesëmarjet tjera në finale.


Rritem, rritem pa importim,
Athletic Club
( Bilbao FC dhe Vizcaya )


       U nisëm po thuaj se nga asgjëja, së bashku themeluam "La Liga" më 1928, e deri më sot, ishim dhe mbetem një skuadër e klasës së lartë të futbollit në Spanjë. Po ti thoshte këto fjalë ndonjë futbollist që lozte me sferen magjike në Bilbaon e shekullit të XIX-të, ai plotësisht do të kishte të drejtë.
        Loja me topkome në Bilbao u zhvillua kryesisht nga dy grupe të veçuar të lojtarëve të ndikuar nga nëna e futbollit. Grupi i migrantëve, punonjës në industrin e çelikut e të anije ndërtimit dhe grupi i studentëve basëkë të sapo këthyer nga studimet në Britani. Në fund të shekullit XIX-të, porti që ndodhej në Bilbao u shëndrrua në një qendër. Minjerat dhe uzina e anijeve ja lehtësuan hyrjen në epoken e industrializimit dhe e shëndrruan në një motor të ekonomis së Spanjës. Motorr i cili në gjirin e tij tërhiqte edhe puntorë e tregtarë të huaj nga anët verilindore të Anglis dhe pjesë tjera të saj. Këta ardhacakë me vete sollen edhe lojen me sferen magjike dhe për të plotësuar nevojat e skuadrës së tyre, më 1890 themeluan klubin Bilbao Football Club. Përkrahë tyre, djalëria basëkë, mori rrugën për në universitete të Britanis. Ata këtu erdhen në kontakt me topin dhe lojen që zhvillohej me të. Pas 9-të viteve, të këthyerit në vendlindje së bashku me nxënsit e gjimnazit Zamacois për skuadren e tyre themeluan klubin Athletic Club.
       Më 1902, që të dy klubet vendosen të formonin një skuadër të vetme, skuadrën Vizcaya ashtu që të rrisnin gjasat për pjesëmarrje dhe fitimin e kupës Copa del Rey. Ky bashkëpunim. ky fusion i tyre edhe u kororzua me kupë. ata u këthyen në shtëpi me kupë në dorë pas ndeshjes në finale me skuadren e klubit FC Barcelona. Suksesi i arritur si duket bërë që fusioni të mbetej dhe më tej, kështu që më 1903 ata vendosen përfundimisht të bashkohen nën emrin e klubit Athletic Club. Zjarri i diskutimeve të asaj kohe, edhe sot është i ndezur. Kështu disa specialist të futbollit për datë themelimi marrin vitin 1898, e disa tjerë 1901 apo 1903.
       Si do që të jetë kënë, skuadra në fushë në fillim paraqitej me tesha ndërrese të improvizuara në të bardha, mirëpo më pas sasionit 1902/03-ës, u vendosen edhe ngjyrat zyrtare, me triko gjysmë të kaltërta, gjysmë të kuqe, të thjeshta siq kishte Blacbum Rovers-i, e të cilat finacoheshin nga Juan Moser. Më vonë, një djalosh i quajtur, Juan Elorduy, i cili udhëtojë në Londër për kalimin e këshëndellave të vitit 1909, u udhëzua që të sillte me veti disa triko të reja për skuadrën. Mirëpo ai nuk ja arriti të gjejë triko të mjaftueshme vetëm 25 copë. Në pritje e sipër për anijen këthyese në qytetin Bilbao, djaloshi mendojë që ngjyrat e trikove të skuadrës të klubit lokal Southampton Football Club i shkonin përshtati ngjyrave të qytetit Bilbao dhe solli me vete 50 triko të tilla. Me të arritur djaloshi, drejtoria e klubit vendosi që menjëherë të ndërrohen ngjyrat sipas trikove të reja. Nga ajo kohë, nga viti 1910, skuadra e Athletic Club paraqite në fushë në ngjyrat kuq e bardhë.



       Pjesëmarrja për turnirin Copa del Rey ishte që në fillimet e klubit. Me bashkimin në Club Vizcaya, e fitoj përsëri më 1903. Një vit më vonë ata u shpallen si fitues të tij, përshkak se Club Español de Madrid nuk u turr në turnir. Rreth vitit 1907, ndodhin prapë disa lëvizje në klub, dhe si rezulltat i tyre nga Club Vizcaya bëhet një kombinim me Union Vizcaya. Pas një kohe të shkurtë ata fituan prapë kompetencat më 1911 dhe më pastaj për tri herë radhasi nga 1914-1916 fituan. Ylli i kësaj kohe ishte lojtari Pichichi, një golashënues i vërtetë, i njohur edhe për golin e parë në stadiumin San Mamés më 21 gusht 1913 si dhe për hetrikun në fnalen e vitit 1915. Sot La Liga për emërnderim të tij ka listën e golashënuesve.
       Basëkët nuk kishin vetem një skuadër. Ata nuk u kënaqen me një deri në vitin 1920. Jo, jo kishte edhe skuadra e kluba tjera aktive që nxisnin kualitetin e lojtarëve. Krahas klubit Athletic Club ndodheshin edhe klubet si Real Unión, Arenas Club de Getxo dhe Real Sociedad. Që të gjitha këto klube ishin themeluese të "La Liga" më 1928. Kjo dhe bashkangjitja e klubit CD Alaves në "La Liga" më 1930, si duket u bënë shkaktare që të ngritet thënja Con cantera y afición, no hace falta importación diçka si Rriten skuadrat, rriten adhuruest, s'ka nevoj për importues.
        Vitet pasuese të 1921-ës, për adhuruesit e këtij klubi janë të njohura si era Fred Pantland - një trajner i huazuar nga rradhët e klubit Racing Santander. Ky e udhëhoqi klubin drejt rrëmbimit të Copa del Rey më 1923, me vepriment dhe ndërmarrjet e tij, defakto bëri revulucion në lojen e skuadrës duke favorizuar pasimet e shkurta në lojë. Pas katër viet shërbimi tek ky klub, iku në Madrid tek klubi Athletic Madrid.


Kjo mbetë nga koha krenarisë së ndjenjave


       Sido që të jetë, përshkrimi tabelarë dhe statestikorë nëpër sasionie i rrjedhave gjatë kësaj periudhe kohore duket pakë a shumë si vijonë.


1928 / 1929


       Sasionjë i parë 29/29, siq thamë filloj më 10 shkurt 1929 dhe zgjati deri më 23 qershorë të po këtij viti. Fitimtar i tij ishte skuadra FC Barcelona, ndërsa skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Arenas Club de Getxo; Athletic Bilbao; Atlético Madrid; FC Barcelona; RCD Español; CE Europa; Racing de Santander; Real Madrid; Real Sociedad; Real Unión;
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 FC Barcelona 25 18 11 3 4 37 23 +14
2 Real Madrid 23 18 11 1 6 40 27 +13
3 Athletic Bilbao 20 18 8 4 6 43 33 +10
4 Real Sociedad 20 18 8 4 6 46 41 +5
5 Arenas Club de Getxo 19 18 8 3 7 32 39 -7
6 Club Atlético de Madrid 18 18 8 2 8 43 41 +2
7 Espanyol Barcelona 18 18 7 4 7 32 38 -6
8 Club Esportiu Europa 16 18 6 4 8 45 49 -4
9 Real Unión de Irún 12 18 5 2 11 40 42 -2
10 Racing de Santander 9 18 3 3 12 25 50 -25
        Skuadra Racing de Santander është rikualifikuar në La Liga duke zhvilluar ndeshje shtesë, dhe për kundërshtar kishte skuadrën Sevilla FC. Sevilla FC nuk ja arriti të hyjë në La Liga përshkakë të avantazhit prej një gole që kishte arritur të shënojë Racing de Santander ndaj saj. Kështu që kjo bëri që të mos ketë ndryshime në listen e pjesëmarrësve në sasionin pasues.
        Fitues i kupës Copa del Rey për sasionin 1927/28 ishte skuadra e rradhitur si e shtata në tabelen përfundimtare të kampionatit, skuadra Espanyol Barcelona. Trofeu tashmë i popullarizuar Pichichi për këtë sasion ju dha golashënuesit Paco Bienzobas të skuadrës Real Sociedad i cili kishte shënuar gjithësej 14 gola. Golashënues të radhitur në listë ishin dhe tre lojtarë me nga 12 gola të shënuara ishte Luis Regueiro nga Real Unión Irún, Lafuente nga Athletic Bilbao dhe Gaspar Rubio nga Real Madrid.
       Nga thjeshtësia e gjërave deri tekë kupat tashmë të famshëme dhe të popullarizuara e pse jo edhe fitimpruese për ekonomin, futbolistët amaterë të Spanjës ja kishin arritur që sukseset e tyre të shkruhen si dëshmi e kohës. Shumë elemente të asaj kohe, kanë mbetur në errësirë por disa nga to sot, sot ato janë futbolli. Kështu b.f. trofeu për mbretin e golashënuesve Pichichi, apo kupa Copa del Rey, ato janë edhe simbole të Spanjës. E kur jemi të këto lloj simbole, sot ka dy lloj trofejsh për mbretë të golashënuesve, trofeu i përgjithshem i ligës, i quajtur Pichichi e që i dedikohet ligës Spanjolle si dhe trofeu i brendshëm, i quajtur Trofeo Zarra. Për trofetë dhe elemente tjera të La Liga-së, përmbledhja e të cilave këtu nuk do ishte intersante pa kulminacionin e tyre do flasim më vonë në një këndë të veqant të librit.


1929 / 1930


       Sasioni i dytë 29/30, siq thamë nuk patë freskim përnga pjesmarrja e skuadrave. Ai filloj më 1 dhjetor 1929 dhe zgjati deri më 30 mars 1930. Fitimtar i tij ishte skuadra Athletic Bilbao, ndërsa skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Arenas Club de Getxo; Athletic Bilbao; Atlético Madrid; FC Barcelona; RCD Español; CE Europa; Racing de Santander; Real Madrid; Real Sociedad; Real Unión;
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Athletic Bilbao 30 18 12 6 0 63 28 +35
2 FC Barcelona 23 18 11 1 6 46 36 +10
3 Arenas Club de Getxo 20 18 9 2 7 51 40 +11
4 RCD Español 20 18 9 2 7 40 33 +7
5 Real Madrid 17 18 7 3 8 45 42 +3
6 Real Unión 17 18 6 5 7 48 52 -4
7 Real Sociedad 14 18 5 4 9 34 37 -3
8 Racing de Santander 14 18 7 0 11 32 58 -26
9 CE Europa 13 18 6 1 11 29 44 -15
10 Athletic Club Madrid 12 18 5 2 11 32 50 -18
       Po thuaj se në tërë pjesën e parë të sasionit, në krye të tabelës printe FC Barcelona, mirëpo nga mesi epërsin e saj e minimizojë dhe poziten e parë ja mori Athletic Bilbao, e cila edhe e mbajti deri në fund. Skuadra Athletic Club Madrid, e cila në pjesen e parë të sasionit qëndronte në mesin e tabelës, nga fundi pësoj disa humbje të njëpasnjëshme edhe përkundër faktit që deri në fund luftojë krahas dy kandidatët CE Europa dhe Racing de Santander për deplasim nga liga nuk ja arriti të mbetet në ligë. Për sasionin pasues në ligë hyri për të parën herë skuadra baske nga qyteti Vitoria, skuadra Deportivo Alavés.
       Finalist të kupës Copa del Rey ishte kampioni dhe i plasuari i 5-të i tabelës përfundimtare, skuadra Real Madrid. Fitues i saj ishte Athletic Bilbao .
       Golashënuesit më të njohur të sasionit ishin Guillermo Gorostiza nga Athletic Club de Bilbao me 20 gola të shënuara njëherit fitues i trofeut Pichichi, pastaj Gaspar Rubio nga Real Madrid me 19 gola dhe Santiago Urtizberea nga Real Unión de Irún me gjithësej 18 gola të shënuara.


1930 / 1931


       Sasioni i tretë 30/31 u freskua me skuadrën Deportivo Alavés dhe filloj më 7 dhjetor 1930 dhe zgjati deri më 5 prill 1931. Fitimtar i tij ishte skuadra Athletic Bilbao, ndërsa skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Arenas Club de Getxo; Athletic Bilbao; Deportivo Alavés; FC Barcelona; RCD Español; CE Europa; Racing de Santander; Real Madrid; Real Sociedad; Real Unión;
        Përndryshe freski kishte dhe organizimi i ligës La Primera División de España. Tani për të përkujdesej RFEF, shkurtes për federatën spanjolle të futbollit Real Federación Española de Fútbol.
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Athletic Bilbao 22 18 11 0 7 73 33 +40
2 Racing de Santander 22 18 10 2 6 49 37 +12
3 Real Sociedad 22 18 10 2 6 42 39 +3
4 FC Barcelona 21 18 7 7 4 40 43 -3
5 Arenas Club de Getxo 18 18 8 2 8 35 38 -3
6 Real Madrid 18 18 7 4 7 24 27 -3
7 Real Unión 16 18 6 4 8 41 45 -4
8 Deportivo Alavés 14 18 5 4 9 25 39 -14
9 RCD Español 14 18 6 2 10 32 45 -13
10 CE Europa 13 18 6 1 11 23 38 -15
        Në këtë sasion nga liga e parë në të dytën bije skuadara CE Europa dhe në vend të saj hynë një skuader nga qyteti i Valenciasë që njëherit bartë edhe emrin e qytetit FC Valencia. Athletic de Bilbao sasionin e filloj me humbje, dhe tabelës pothuaj se përgjatë tërë sasionit i printe skuadra Real Sociedad. Mirëpo kjo skuadër, në javën e 13-të, u detyrua t'ia lëshojë udhën kampionit. Në anën tjetër si duket skuadra CE Europa që në javën e 10 e kishte vulosur fatin e saj, për ti lëshuar pjesëmarrjen në ligë FC Valencias.
       Golashënuesi më i dalluar ishte Bata nga Athletic Bilbao me 27 gola, i përnga shënimet qëndronte largë nga bashkëlojtari i skuadrës së tij Guillermo Gorostiza që kishte shënuar plotë 17 herë. Prapa tyre qëndronte Ángel Arocha nga FC Barcelona me 16 gola të shënuara.


1931 / 1932


       Sasioni i katërt 31/32 filloj më 22 nëntor 1931 dhe zgjati deri më 3 prill 1931. Fitimtar i tij ishte skuadra Real Madrid , ndërsa skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Arenas Club de Getxo ; Athletic Bilbao ; FC Barcelona ; Deportivo Alavés ; Donostia CF; CE Espanyol; Racing de Santander ; Union Club Irún ; Valencia CF ;
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Real Madrid / Madrid C.F. 28 18 10 8 0 37 15 +22
2 Athletic Bilbao 25 18 11 3 4 47 23 +24
3 FC Barcelona 24 18 10 4 4 40 26 +14
4 Racing de Santander 20 18 7 6 5 36 35 +1
5 Arenas Club de Getxo 17 18 7 3 8 35 42 -7
6 RCE Español / CE Espanyol 15 18 7 1 10 34 39 -5
7 Valencia CF 15 18 6 3 9 38 47 -9
8 Real Sociedad / Donostia CF 14 18 7 0 11 38 35 +3
9 Deportivo Alavés 11 18 5 1 12 22 44 -22
10 Real Unión / Union Club Irún 11 18 4 3 11 24 45 -21
        Gjatë këtij sasioni, 5-së klubeve aktive ju merret e drejta e përdorimit të titullit mbretëror Real. Ndër këto klube që u detyruan të ndryshonin emrin ishin: Real SociedadDonostia CF; RCE EspañolCE Espanyol; Real MadridMadrid CF; Real UniónUnion Club Irún.
        Fitues i kupës Copa del Rey ishte i plasuari i dytë në tabelë, njëherit ish-kampioni, Athletic Bilbao. Po thuaj se gjatë tërë sasionit, Athletico Bilbao ja arriti që të mbrojë titullin nga kampionati i sasionit të më parshëm, mirpo nga java e 15-të, Real Madrid-i, ja arriti që të merr pozitën e të parit dhe atë të mbrojë deri në përfundim të kapionatit. Në anën tjetër në fund të tabeles mbeti Real Unión Irún dhe u zhytë në ligën e dytë të Spanjës, nga e cila për sasionin 32/33 u pregatit të hynte skuadra Betis Sevilla.
        Golashënuesi më i mirë i sasionit ishte Guillermo Gorostiza nga Athletic Bilbao me 12 gola të shënuara, pas tij vinte bashkëlojtari i skuadrës së tij, Bata me një golë të shënuar më pakë. Në poziten e tretë Cholin-i nga skuadra Donostia CF me 10 gola sa kishte dhe Cisco nga Racing de Santander.


1932 / 1933


       Sasioni i pestë 32/33 u freskua me skuadrën Betis Sevilla dhe filloj më 27 nëntor 1932 dhe zgjati deri më 28 mars 1933. Fitimtar i tij ishte skuadra Real Madrid C.F , ndërsa skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Arenas Club de Getxo ; Athletic Bilbao ; FC Barcelona; Betis Sevilla / Betis Balompié ; Deportivo Alavés; Donostia CF; CE Espanyol ; Racing de Santander ; Valencia CF ;
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Real Madrid C.F. 28 18 13 2 3 49 17 +32
2 Athletic Bilbao 26 18 13 0 5 63 30 +33
3 RCD Espanyol 22 18 10 2 6 33 30 +3
4 FC Barcelona 19 18 7 5 6 42 34 +8
5 Betis Balompié 17 18 6 5 7 31 45 -14
6 Real Sociedad 15 18 6 3 9 41 47 -6
7 Arenas Club de Getxo 14 18 5 4 9 39 44 -5
8 Racing de Santander 14 18 6 2 10 47 58 -11
9 Valencia CF 13 18 4 5 9 34 53 -19
10 Deportivo Alavés 12 18 5 2 11 21 42 -21
       Në 9-të javët e para beteja për vendin e parë u zhvillua mes Athletic de Bilbao-së dhe CD Espanol-it, mirëpo nga java e 10-të e deri në përfundim të kampionatit vendin e parë e zë Real Madrid-i. Në pjesen e poshtëme të tabeles pothuaj se gjatë tërë sasionit qëndronte skuadra CD Aëavés.
       Fitues i radhës, i kupës Copa del Rey, ishte i plasuari i dytë në tabelen përfundimtare, skuadra Athletic Bilbao. Siq u bë e ditur më lartë, nga Liga e parë u përshënde skuadra CD Alavés ndërsa për sasionin e ardhëshëm u pregatit të hyjë Real Oviedo.
        Golashënuesi më i dalluar i sasionit ishte lojtari i skuadrës fituese të kampionatit, Manuel Olivares me 16 shënime. Bata nga skuadra Athletic Bilbao edhe këtë sasion u dallua me 15 shënimet e tij. Pas tij në listën e golashënuesve më të mirë u plasua José Iraragorri bashkëlojtarë i Bata-së, por me një shënim më pakë.
        Lojtarë të dalluar të skuadrës fituese të sasionit, pra të Real Madrid-it, ishin : Ciriaco Errasti, Eugenio, Manuel Gurruchaga, Hilario, Luis Olaso, Luis Regueiro, Leóncito, Manuel Olivares,Pedro Regueiro, Jacinto Quincoces, Ricardo Zamora, Luis Valle.


1933 / 1934


       Sasioni i gjashtë 33/34 filloj pa skuadrën Deportivo Alavés në vend të së cilës, në ligë u paraqitë Real Oviedo. Sasioni filloj më 5 nëntor 1933 dhe zgjati deri më 4 mars 1934. Fitimtar i tij ishte skuadra, tashmë për të tretën herë, Athletic Bilbao. Skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Arenas Club de Getxo; FC Barcelona; Betis Balompié ; Donostia CF ; CE Espanyol ; Madrid CF ; Oviedo CF ; Racing de Santander ; Valencia CF ;
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Athletic Bilbao 24 18 11 2 5 61 27 +34
2 Real Madrid C.F. 22 18 10 2 6 41 29 +12
3 Racing de Santander 19 18 9 1 8 38 39 -1
4 Betis Balompié 19 18 9 1 8 29 36 -7
5 Real Sociedad 18 18 7 4 7 29 33 -4
6 Oviedo CF 18 18 8 2 8 51 45 +6
7 Valencia CF 17 18 7 3 8 28 38 -10
8 RCD Espanyol 17 18 7 3 8 41 42 -1
9 FC Barcelona 16 18 8 0 10 42 40 +2
10 Arenas Club de Getxo 10 18 3 4 11 18 49 -31
        I sapo hyri në ligë në këtë sasion, Real Oviedo , ja arriti të dëshmojë që e ka merituar këtë, duke e mbyllur sasionin në poziten e 6-të të tabelës. Kupa Copa del Rey për këtë sasion ra në duar të skuadrës nga Madridi, Real Madrid e cila e mbylli sasionin në poziten e 2-të të tabelës. Fituesi i sasionit, Athletic de Bilbao deri në javën e 11-të, luftonte për poziten e parë, nga kjo javë ja arriti që për 8 javë me radhë, deri në fund të sasionit të mbajë poziten e parë. Gjatë këtij sasioni në pjesën e poshtëme të tabeles qëndronin FC Barcelona dhe Arenas de Getxo e cila që nga java e 8-të e vulosi fatin e vetë.
       Golashënuesi më i dalluar i sasionit vinte nga rradhët e skuadrës Real Oviedo, lojtari Isidro Lángara me 27 gola të shënuara. Pas tij në listën e golashënuesve u rradhit Rafa Iriondo nga Espanyol Barcelona me 18 gola të shënuara, dhe pas tyre Bata nga Athletic Bilbao i cili kësaj rradhe u deshë të kënaqej me 15 golat e shënuara për skuadren e vetë.
       Lojtarë të dalluar të skuadrës fituese të sasionit, pra të Athletic Bilbao-së, ishin : Bata, Gregorio Blasco Sánchez, José Maria Castellanos Ledo, Chirri, Leonardo Cilaurren, Juan Garizurrieta, Gerardo Bilbao, Guillermo Gorostiza, José Iraragorri, Ramón de la Fuente, José Muguerza, Roberto Echevarría Arruli. Trajnerë i tyre ishte Patricio Caicedo.


1934 / 1935


       Sasioni i shtatë 34/35 u deshë të nisej pa skuadrën Arenas Club de Getxo mirëpo numri i skuadrave pjesëmarrëse u rritë dhe për dy skuadra. Mirëpo si duket ky sasion më në fund ishte i fundit në historin e këtij klubi. Filloj më 2 dhjetor 1934 dhe përfundojë më 28 prill 1935. Fitimtar i tij ishte skuadra që para dy viteve ja kishte arritur të futet në Ligën e parë, skuadra Betis Balompié e njohur sipas disa adhuruesve të tjerë të saj edhe si Betis Sevilla. Skuadra tjera pjesëmarrëse ishin dhe : Arenas Club de Getxo ; Athletic Bilbao ; Athletic Club de Madrid; FC Barcelona; Donostia CF ; CE Espanyol ; Madrid CF; Oviedo CF ; Racing de Santander ; Sevilla FC ; Valencia CF ;
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Betis Balompié 34 22 15 4 3 43 19 +22
2 Real Madrid C.F. 33 22 16 1 5 61 34 +27
3 Oviedo CF 26 22 12 2 8 60 47 +13
4 Athletic Bilbao 25 22 11 3 8 60 37 +23
5 Sevilla FC 24 22 11 2 9 53 38 +15
6 FC Barcelona 24 22 9 6 7 55 44 +11
7 Atlético Madrid 21 22 8 5 9 40 45 -5
8 RCD Espanyol 20 22 9 2 11 47 59 -12
9 Valencia CF 20 22 9 2 11 40 49 -9
10 Racing de Santander 17 22 7 3 12 37 46 -9
11 Real Sociedad 11 22 5 1 16 28 67 -39
12 Arenas Club de Getxo 9 22 3 3 16 17 56 -39
       Sasioni, siq e prekëm tërthorazi më lartë, filloj me disa ndryshime sistematike në "La Liga". Si do që të jetë pas këtyre ndryshimeve në ligën e parë hynë dhe dy skaudara të klubit FC Sevilla dhe Atlético Madrid.
       Skuadra e klubit Betis Balompié që nga java e 3-të kur e zuri vendin e parë në tabel, nuk e lëshojë atë deri në fund të sasionit. Në fund të tabelës, dy skuadrat e klubeve Donostia FC dhe Arenas Club si duket e vendosen fatin e tyre që në javen e dytë.
        Fituese e kupës Copa del Rey ishte skuadra e sapo hyrë në ligë e që zuri vendin e 5-të në tabelen përfundimtare, skuadra e klubit FC Sevilla. Fituesi i pokalit nga sasioni i më parshëm, Real Madrid, në këtë sasion u plasua si i dyti me një pikë më pakë se kampioni.
        Golashënuesi më i dalluar ishte Isidro Lángara nga Real Oviedo me 26-të gola, 6-të më shumë se tre të plasuarit pas tij, Julio Antonio Elícegui nga Atlético Madrid , Ildefonso Fernando Sañudo nga Real Madrid dhe Guillermo Campanal nga FC Sevilla.
        Lojtarët më të dalluar kampionjasë të prirë nga trajneri Patrick O'Connell ishin : Adolfo Martín, Serafín Aedo, Pedro Arezo, José González Caballero, Francisco Gómez Vicente, Rufino Fernández Larrinoa, Simón Lecue, Peral, José Rancél, Saro, Timimi, Joaquín Urquiaga dhe Víctor Unamuno.


1935 / 1936


       Sasioni i tetë 35/36 filloj më 10 nëntor 1935 dhe zgjati deri më 19 prill 1936. Ishte sasioni i fundit para luftës qytetare që e kaplojë Spanjën e, që e pamundësojë zhvillimin e aktiviteteve sportive. Edhe në këtë sasion moren pjesë 12 skuadra. Fitimtar i tij ishte skuadra Athletic Bilbao , ndërsa skuadra tjera pjesëmarrëse ishin: Athletic Club de Madrid; FC Barcelona; Betis Balompié ; CE Espanyol; Hércules CF; Madrid CF ; Osasuna ; Oviedo CF; Racing de Santander ; Sevilla FC; Valencia CF .
Rradhitja Skuadra Pikë Nd. N+ N= N- G+ G- G+/-
1 Athletic Bilbao 31 22 14 3 5 59 33 +26
2 Real Madrid C.F. 29 22 13 3 6 62 35 +27
3 Oviedo CF 28 22 12 4 6 63 47 +16
4 Racing de Santander 27 22 13 1 8 58 46 +12
5 FC Barcelona 24 22 11 2 9 39 32 +7
6 Hércules CF 24 22 11 2 9 37 41 -4
7 Betis Balompié 20 22 9 2 11 31 46 -15
8 Valencia CF 19 22 7 5 10 36 42 -6
9 RCD Espanyol 17 22 8 1 13 36 53 -17
10 Sevilla FC 16 22 6 4 12 27 48 -21
11 Atlético Madrid 15 22 6 3 13 34 50 -16
12 CA Osasuna 14 22 7 0 15 46 55 -9
       Skuadra e po sa hyrë në Ligë, skuadra e klubit Hércules Alicante ja arriti që të arsyetojë hyrjen duke përfunduar kampioniatin në pozitën e 6-të. Fituese e kupës Copa del Rey edhe kësaj rradhe ishte shkuadra e klubit Madridase, Real Madrid.
       Për vendin e parë gajtë tërë sasionit luftuan dy skuadra ajo e Athletic de Bilbao dhe Madrid FC, mirëpo nga java e 17-të, Athletic de Bilbao nuk e lëshojë deri në fund vendin e parë. Në fund të tabelës, për të mbetë në ligë luftuan gjatë tërë sasionit Sevilla FC dhe Athletic de Madrid, mirëpo aty nga fundi, në javën e 21-të, CA Osasuna rrëshqiti në pozitën e 11-të, e një javë në pozitën e fundit dhe u diskualifikua për sasionin e ardhëshem.
        Fituese e kupës Copa del Rey, përsëri ishte Real Madridi, ndërsa ish-fituesi i saj përfundojë në pozitën e 10-të të tabelës me 16 pikë.
        Isidro Lángara nga Real Oviedo me 28-të gola të shënuara, ja arriti të mbrojë titullin e golashënuesit më të mirë që kishte nga sasioni i kaluar. Bata i cili, në sasionin e kaluar kishte përfunduar në poziten e 5-të, me 21 golat e shënuar në këtë sasion, ja arriti prapë të këthehet në pjesen e sipërme të listës së golashënuesve.
        Lojtarët më të dalluar kampionjasë të prirë nga trajneri William Garbutt ishin : Bata, Gregorio Blasco Sánchez, Hermenegildo Elices, Francisco Garate, Gerardo Bilbao, Guillermo Gorostiza, José Iraragorri, José Muguerza, Isaac Oceja, Roberto Echevarría Arruli, Luis Zabala dhe Ángel Zubieta.